• Provimet e Matures

    Informacion per te gjithe maturantet dhe studentet rreth matures shteterore , universitetit ,profesioneve , bursa , konkurse ...!

Showing posts with label ESE. Show all posts
Showing posts with label ESE. Show all posts

Bota sociale ku jetojme dhe konflikti me individin e kohes

 "Njeriu eshte bir i shoqerise"kete perfundim ma serviren te gatshem ne vitet e shkolles.Duke pare pertej instikteve te mia,qe me mesonin vetem egzistencen,hodha syte dhe gjeta familjen,gjeta komunitetin,qytetin tim,shtetin tim,te tjere qytete e shtete.Gjeta fytyrat e njerezve me te cilet une bashkejetoj.Kaosi me dukej njemije here me i deshirueshem sesa rregulli shoqeror e njemije e nje here kuptova se pa shoqerine,ligjet e saj  s'beja dot.
  Megjithate te renit ne nje rreth ,dalja nga i cili  eshte veshtire ose me sakte e veshtire eshte  hyrja e individeve te tjere qe perbejne shoqerine me duket tragjike.Nepermend me vjen nje pjese te "Metamorfoza"kur personazhi kryesor tashme me nje forme qe per te tjeret eshte e huaj ,rrezohet dhe ah!"sa e lehte do te ishte po te me ndihmonin te ngrihesha"!keshtu mendoi ai me sa mbaj mend.Por te tjeret e jetes time,te jetes sone per arsye te ndryshme mungojne.
  Shpesh fillon nje konflikt i vazhdueshem midis vetvetes (e dyjezuar kjo ne ego  dhe nevojen per shoqerine)dhe individeve te tjere qe vijne nga e njejta situate e brendshme.Konflikti shpesh mbyllet me nenshtrim te njeres pale.Shesh-beteja vetvetiu pastrohet nga gjurmet e perleshjes, por i munduri dy here eshte rrezuar!Ka humbur veten dhe ka humbur perballe tjetrit.
   Kjo dukuri sipas mendimit tim ndodh ne pjesen me te madhe te kohes.Prandaj shoqeria merr trajta te njejta!Njelloj mendojme,paragjykojme jetojme si ushtare qe presin urdhera nga te tjeret edhe kur s'duhet!Ne rresht gatitu!E c'eshte me e keqja heshtim ne krimet qe shohim te kryhen rreth e rrotull nesh.Konflikti i gjithesecilit prej nesh nuk nderton dicka te re.Nuk sjell perparim.
    Por te tjere nuk jane nenshtruar.Jane te
" cuditshmit"e shoqerise!Ja se si shkruante Dostojevski tek Vellezerit Karamazov:Sepse njeriu i cuditshem "jo gjithmone"eshte vecori,por ne te kundert,ndodh qe ai te permbaje ne vetvete thelbin e se teres,kurse njerezit e tjere te epokes se tij ,te gjithet ,sepse jane shkeputur perkohesisht nga nje shkulm i forte ere".
"Qeshe une nje njeri ne kete bote qesh nje luftetar kjo do te thote " shkruante Getja.Une besoj te luftetaret e cuditshem te kohes sone te cilet behen bashke per te fituar lufterat e vogla apo te medha qe jane ne interes te shoqerise.Ata nuk bien ne kurthin  e kesaj dashuri-urrejtjeje midis vetes dhe shoqerise.
Fundja ta permiresosh ate a nuk do te thote te realizosh thirrjet e kembanave qe rrahin ne emer te unit tend?
Share:

Bota sociale ku jetojme dhe konflikti me individin e kohes

Individi eshte nje qenie qe mundohet te pershtatet me mjedisin dhe njerezit nga te cilet rrethohen.Duke u pershtatur ai humb lirine natyrale,lirine per te qene vetvetja,dhe zhytet ne rrjedhen e turbullt ne te cilen e drejton shoqeria.Jetojme ne nje bote sociale ku vleresohet homogjenizimi,njetrajtshmeria dhe perbuzet ai qe del kunder rrymes dhe "rregullave" te shoqerise.Degjojme gjate gjithe kohes thirrje per te dale nga prapambetja psikologjike,mentaliteti i mykur i shqiptareve ,por per te shkuar ku??Drejt nje "modernizimi" te mbivleresuar dhe jo te mireplanifikuar.Duke u perpjekur per te qene si te gjithe te tjeret  ne po humbasim autenticitetin qe e kemi te lindur si ne pamje ashtu dhe ne karakter.Sot po vleresohen me shume
antivlerat sesa virtytet njerezore.Po duartrokitet zhveshja,ekstravaganca,sjelljet e gabuara.Bukuria e njeriut ka marre nje kuptim tjeter,tashme e bukur quhet nje vajze me operacione te shumta plastike dhe veshje te ekzagjeruar,ndersa meshkujt me terheqes per gjinine tjeter jane ata djem qe konsiderohen "te keqinj" per shkak te perdorimit te lendeve narkotike,sjelljes prej prepotenti etj.Po te kthehemi pas ne kohe, gjate regjimit komunist,normalisht qe do gjenim te meta te medha dhe une personalisht nuk e perkrah ate lloj regjimi konservator qe ka len pasoja te renda dhe negative ne kombit tone, por ne ato kohe ishte e papranueshme te mendoje per keto dukuri qe po ndodhin sot e jo me ti zbatonin.Sipas meje,eshte liria dhe toleranca e tepert ajo cfare ka shkaktuar keto dukuri, ose me sakte keqinterpretimi i lirise.Perhap
ja ne mase e ketij modeli,ka marre krahe dhe nga trajtimi mediatik,i cili per te ruajtur interesat dhe perfitimet personale,eshte shume i interesuar per te prodhuar lajme pa marre parasysh ndikimin qe do te kene tek individet e thjeshte.Media eshte mjeti kryesor qe ngre ne piedestal kete model,duke ndikuar ne menyre te drejteperdrejte  tek mendimet qe kemi ne per pamjen tone te jashtme.Pasiguria dhe pakenaqesite shtohen,po ashtu dhe deshira per te ndryshuar ,per te ndjekur modelin e prezantuar si perfekt.Kete e vertetojme me numrin e larte te operacioneve plastike qe shtohen dita dites.Njerezit duken sikur jane pjese e nje gare dhe secili po lufton me ambicien maksimale per te dale superior ndaj tjetrit ne aspektin e bukurise  dhe perfeksionit,por kane harruar se pamja e jashtme eshte siperfaqesore ,nuk ka me shume rendesi sesa nje shpirt i bukur ,i cili ne
ndryshim nga pamja e jashtme , eshte i perhershem.Individi i kohes se sotme nuk mundohet per te njohur karakterin tend, ai mjaftohet me ate cfare arrin te shquaje me sy,ky eshte gjithashtu  nje faktor qe ndikon ne rendesine qe i japim pamjes se jashtme. Po zvogëlohet familja, po zbehen lidhjet e njerëzve të fisit, të gjakut dhe komunitetit. Kjo ka ndodhur, sepse individualizmi është bërë tepër i egër. Po zbehet humanizmi, solidariteti dhe afiniteti social. Njeriu gjithnjë e më shumë po bëhet egoist.Ne keto dite qe po jetojme,verejme me keqardhje brezin e ri,femijet qe nuk sillen si te tille,femije qe kane harruar te luajne me lodrat e tyre,femije qe perpiqen  ti ngjajne te rriturve.Tashme nuk egziston me ajo pafajsia me te cilen i indetifikonim femijet,teknologjia ka ndryshuar cdo gje,sepse cdokujt i jepet  e drejta e kalimit ne boten gjigande te informacionit pavaresisht moshes,qe
shpesh here na con ne keqinformim.Me kete ritem ndryshimi po bejme te mundur zhdukjen e fazes me te bukur te evolucionit te njeriut,femijerine e bukur dhe te pafajshme .Individi i diteve te sotme  eshte i palumtur,sepse nuk jeton jeten
qe zgjedh ,por ate qe i imponohet.Ai priret tu pershtatet te gjitheve duke humbur kontrollin e jetes se tij dhe duke ia lene timonin shoqerise ne dore.Nëse në monizëm njeriut i mungonte vetja, sot i mungon dimensioni human. Ai vuan nga pasione të egra, si paraja dhe individualizmi, konsumi dhe servilizmi, seksi dhe pragmatizmi. Ambicia për para dhe pushtet po kthehet në lakmi e sëmundje e pashërueshme.                  Individualja dhe e përbashkëta, nga autori konceptohen si dy kuaj që tërheqin në rrugën e duhur ”karrocën” e jetës personale”. Vetëm harmonia midis individit dhe shoqërisë, sjell suksesin e individit dhe shoqërisë.Individi i sotem esht pesimist dhe i demoralizuar.Pse? Sepse ne po ecim mbrapsht.Cdo gje po komercializohet.Ndjenjat po blihen.Dashuria e vertete eshte shume e veshtire per tu gjetur pasi njerezit po
vene interesat e tyre para ndjenjave te  verteta.Sot nuk ka rendesi  per te tjeret se cfare karakteri dhe personaliteti ke,rendesi ka vetem pasuria.Shohim cdo dite vajza qe lene menjane dashurine per tu bere pjese e nje jete luksoze me dike qe mund t'ua ofroje.Duke pare rendesine qe po i  jepet pasurise ,djemte kryesisht joshen nga ideja e te berit para lehte dhe thjeshte, kjo i shtyn ata te arrijne qellimin nepermjet veprimeve joligjore.Droga,kontrabanda tashme jane bere lajme te rendomta ne jeten e
perditshme.  Njeriu sot, prej atyre që duan vetëm bark të ngopur, më shumë shikohet si thes dollari se si një ujëvare prej së cilës rrjedhë ujë i pashtershëm i urtësisë. Për fatin tonë të keq, sot kush është i pasur ka edhe fjalën kryesore, ka edhe vendin në krye të dhomës, ka edhe ndarjen e drejtësisë ndërmjet njerëzve të drejtë, ka edhe fakultetet, ka edhe shumëçka tjetër, pos asaj që natyrshëm duhet ta ketë çdo njeri i ndertuar me të gjitha vlerat njerëzore.Ne nuk jemi te ndergjegjshem per rolin  qe ka cdo individ sado i thjeshte ne shoqeri.Cdokush prej nesh mund ta beje ndryshimin.Por te gjithe se bashku ne jemi te pathyeshem.Ne qofte se ne i veme synim vetes qe ta bejme boten nje vend me te mire per brezat qe do te vijne,jam e bindur qe do e arrijme.Mjafton vetem deshira e mire dhe cdo gje mund te realizohet :)
Share:

Historia e nje emigranti

Gjate jetes njeriu has keto dy rruge *ngjitje dhe zbritje*.per te arritur lumturine duhen shume perpjekje. .nuk ka rendesi se si mjafton te kete lumturi ne familje dhe kjo esht e gjitha. ..Por mjafton nje gje e vetme dhe e prish kte lumturi qe ti mezi ke arritur me ate pike. .. Me keto fjale hyrese qe permenda me lart do te rrefej historine e nje djali 23vjecar 'X' Sic e dim vendi yne ka qenë per 40 vjet nen diktaturen e Enver Hoxhes. Per 40 vjet vendi yne ka qenë I izoluar .Me prishjen e koperatives shume shqiptare emigruan drejt shteteve fqinje pasi shpresonin se jeta e tyre do te ndryshonte. ...Po si mund te ndryshoj jeta ne nje vend te huaj pa ditur gjuhen pa njohur vendin pa asnji lloj drejtimi a orjentimi. ...por ikur me nje Ide se dicka me e mir do t'i ofroj e ardhmja. .....Si cdo moshatar tjt mendonte edhe ai ....se nje e ardhme do t'i ofrohej ne nje vend te huaj. ..nga njerez te huaj....Bashke me te vellain dhe dy moshatar tjere more rrugen drejt kurbetit. ..Nuk kishin asgje me vete rruga ishte e gjate dhe e lodhshme moti ishte I eger me shi te dendur dhe vetetima te tmerrshme. Arriten prane kufirit grek dhe ne ato caste rruget e tyre do te ndaheshin secili duhet te gjente menyren e vetper te kaluar ne anen tjt .sapo shkelen kufirin sirena e alarmit u ndez. Policia mberriti aty...secili vraponte per te shpetuar nga policia greke. Te shtena armesh degjoheshin gjithandej. .kaluar ne anen tjt pra u futen brenda ne greqi u takuar por mungonte njeri nga ata. .mungonte ai.....Me shprese se ishte kthyer mbrapa per ne shqiperi pasi nk mund I ti kalonte policet greke. ...kaluna tre dit dhe asnji lajm. ..vellai I tij nk mundi te rrinte me ne ate vend te huaj dicka perbrenda e ndjente dhe vendos I te kthehej gjithmon me shpresa se do ta gjente ne shtepi. ..pastaj shum torturash gjate rruges me ne fund arriti ne shtepi. ..teksa po kontrodhonte te gjitha cepat e dhomes pa qe vellai I tij nk kishte ardhur. ....u tha qe policia na ndau rruget qelluan me arme dhe u takuam brenda ne greqi por ai nuk ishte me ne ..Lajmi qe sapo tha ra si nje bombe pasi ai nuk dihej se ku mund te ishte. ..Shpresat gjithmon I mbanin se ndoshta ishte ne pylle. Kishte humbur rrugen ose mbase ishte ne greqi dhe se kishin takuar Moren serisht rrugen per ne ate vend te huaj pa ditur se ku do te kerkonin ku do perplaseshin. Pas nje jave kerkim por pa asnji rezultat. ..u drejtuan ne policine greke Bashke me nje te aferm qe dinte gjuhen dhe se u tha qe do t'i ndihmonte. ..pasi shkuan ne policine greke ata I drejtuan ne morg ku ishin te gjithe njerzit e vrare. ..cte shikonin nje salle e madhe mbushur plot me arkivol xhami qe I mbanin trupat e ftohte per te mos u prishur. ..kishte nje shenje tek dhembi dhe vetem kshu mund ta dallonin. ..pasi po I shihnin te gjithe me radhe dyshuan tek njeri ...e hapen arkivolin dhe shikuar dhembin e tij. ...ishte ai. ..kishte marr dy plumba nje ne kraharor dhe nje tjt ne balle. ..ishte nje tronditje shume e madhe djali I tyre qendronte i vdekur ne nje arkivol te ftohte xhami. ..me veshtiresi te medha arriten te sillnin trupin e tij ne shtepi. Nje tragjedi teper e rende per familjen te afermit dhe te gjithe te tjt qe e njihnin. Nenes I ishte perveluar shpirti per djalin zemra I luftonte dhe ishte gati te shkulej nga vendi. E per cfare I duhet jeta nje prinderi kur sheh djalin e tij ne arkivol. ..per cfare do ti duhet pasuria kur pasuria e shpirti ishte ai. ..jeta te rrezone te rrezon aq posht sa nk gjen force per tu ngjitur perseri. Nga merzit e tepert fillon e bertet uleret me te madhe dhe thua PERSE? perse?!perse ndodhi kjo. ?!Ndodhi sepse ashtu ishte e shkruar dhe duhet te perballesh me sfidat e jetes ..kjo pra ishte Historia e tij Historia e nje emigranti ..Historia e * B.C* #MC.
MEGI
Share:

E dënuar sepse jam një femër...

     I dashur baba!
     Ti që më martove që në barkun e nënës. Ti që edhe kur ime më më solli në jetë, qaje jo nga gëzimi, por nga dëshira e paplotësuar për të patur një djalë. Ti që ma mohove fëmijërinë, që nuk më le kurrë t'i qepja fustanet kukullave të mia Barbie me duart e mia të vockla. Ti që kurrë s'më lejove të dilja me shoqet e t' u bashkohesha atyre në sheshin e lagjes. E pse? Sepse femrat duhet të mësonin të bënin punët e shtëpisë, kjo ishte detyra e tyre. Ti që nuk më lejoje t'i përkushtohesha shkollës sepse fati im ishte i paracaktuar. Ti që më trajtove gjithmonë si një objekt që duhej të dilte nga shtëpia sa më shpejt, e kurrë si fëmijën tënd. Ti që m'a lidhe jetën me dikë që as fytyrën nuk ia kisha parë ndonjëherë. Ti që më dënove sepse unë isha një femër...
       Po ti nënë? Zgjedh të besoj se ti ishe e pafuqishme kundrejt çdo mizorie e padrejtësi që ndodhte kundrejt meje, por ashtu si unë edhe ti e di mirë që nuk është aspak ashtu. Përkëdheljet e sforcuara apo edhe fjalët e shtirura prej nëne, nuk të bëjnë ty më të mirë se im atë në sytë e mi. Një nënë nuk e mëson të bijën se si të sillet tek shtëpia e bashkëshortit e si të ulë zërin kundrejt padrejtësive. Një nënë e mëson të bijnën se si t'ia dalë në jetë, e si të mësojë të jetë e zonja e vetes. Ti që kurrë s' më konsiderove njësoj me tim vëlla. Ti që më pe gjithmonë me një sy tjetër. Ti , ti që më dënove sepse isha femër...
     Dhe ti i ashtuquajturi "bashkëshort"!
Ti që shfrytëzove pafajësinë time vajzërore e naivitetin pothuajse fëmijëror. Ti që kurrë nuk në pe si një grua, si personi me të cilin do të ndaje jetën. Ti që më pë gjithmonë thjesht si një objekt, që do të të siguronte ty vazhdimësinë e familjes, që do të dillte në jetë pasardhësit e tu. Ti, ti që më dënove sepse isha femër.
       Dhe tani është radha ime! Fajin në supe e mbaj unë, vetëm unë. Unë që nuk munda të ngrija zërin atëherë kur duhej. Unë që nuk i ndoqa ëndrrat e mia. Unë që s' munda të nisesha dot në fluturim me dallëndyshet shtegëtare. Unë që i burgosa ëndrrat e mia të pambarimta. Unë duhet të kisha fluturuar më parë. Pse m' u thyen krahët? Apo dhe unë vetë e dënova veten sepse isha një femër?!
Share:

Cfare do te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali.

Nese do te vinte nje dite ku morali do te ishte thjesht fjale toka do te ishte permbytur e ferri nuk do te mbante mekatet e shoqeris egoiste e fjalimet tokesore.Eshte e veshtire te jetosh ne nje shoqeri ku lirise do ti mungonte morali sepse ajo eshte dhe pjese e pandare e epshit njerezor.Eshte e veshtire te jetosh,eshte e veshtire te guxosh nese liria jote do te kishte te pranishme moralin. Kurse dashuria e falur nga njeriu eshte dhurata e djallit,sepse askush nuk mund te doje me shume se Zoti qe te fal parajsen.Askush nuk mund te veproj sipas deshires se tij,askush nuk mund te kryeje veprimet qe do pa vullnetin e vet Zotit.Nese jeton ne nje shoqeri duhet te miqesohesh me mekatarin qe me pas te ndihesh qingjin e bute qe e perbuzin te gjithe ,por ne fund do luten qe ai ti fal ata.Kurse te shkosh drejt lirise me par duhet te kalosh pengesen e moralit dhe te gjesh çelesin qe gjendet brenda mendjes njerezore.Si te hapesh zemren tek shkembi eshte njesoj sikur shoqeria te humbase pasaporten per te shkuar ne parajse.Edhe do te vuajme kaq shume ne jeten tokesore do te shperblehemi shumefish ne jeten hyjnore.Nese nuk do te ishte morali pjese e shoqerise atehere jeta eshte e pakuptimt.
Share:

Te jetosh eshte nje gje e mire ,edhe pse pr disa njerez nk tingellon keshtu

-E di pse eshte bkr te jetosh ne kete botë magjiplotë ?.sepse ngjyrat lozonjare te natyres jane krijuar per ty .sepse ndjenjat me te vecanta dhe me t çmueshme ne bote jane shfaqur natyrshem per ti perjetuar ti , ashtu magjishem siç vtm ti di t'i përjetosh.Ështe bkr te jetosh ne kete bote sepse rrymat e ekzistencializmit te shpërfaqin perpara syve ndodhitë dashakeqe dhe kuptimplotë te jetes ,dhe te përgatisin ty si qënie njerzore te jesh i forte perball tyre.Të kesh kurajon dhe "t'i thuash ne sy" se ti je aty dhe me i forte se kurrë.
-por a do t jesh gjithmon kaq optimist dhe kaq ne forme..do thoshte ndonje njeri ashtu rendom, i cili esht lodhur nga jeta dhe nk ka kurajo te luftojë.Dhe une natyrshem ashtu sic do t me vinte pergjigja nga qelizat e neuroneve te rilindura dhe "plot lëng" do t'i thosha:  Unë jam ky qe jam dhe nk do te ndryshoj kurre .Jam optimist ,i forte perball jetes dhe sfidant n çdo kohe .Jam ai qe merzitet per gjera t vogla. AI qe ben mire edhe kur te tjeret i bejn keq.Ai qe perpiqet t'i nxjerr ne pah cilësitë me fisnike njerezve "te sakatosur" nga jeta, dhe cilesitë  me te shëmtuara njerëzve qe e konsiderojn veten fuqiplotë.Sigurisht Jam edhe ai personi i thjeshte qe pëlqen artin , si dhe adhuron muziken e pikturen .Por a do të të mjaftonin ty kaq pak cilesi, si qenia me vetëdijen m te larte ne planet te kuptoje se kush jam unë ne te vertet? Sigurisht qe jo.Çdo njeri eshte nje bote më vete, një labirinth i pafund dhe i pazbuluar ku mund te futesh plot frik nga hijet e mendimeve gjykuese dhe te dalesh i lumtur sikur te kishe pare çdo gje, ose e kunderta.Shpesh here nk mjafton nje jetë per te njohur dikë , dhe shumë herë te tjera te mjafton vetëm nje dite te kuptosh se çfare njeriu eshte ai qe ti ke perball dhe mund te kalosh nje jete të tërë.Por unë e kam gjetur zgjidhjen time .Me duket se ate zgjidhje e nxorra diku larg nga xhepi i kujtimeve te pafundme ne nje dite dimri te ftohtë dhe ne ate moment kuptimplote i thash botes se une jam VETVETJA...Po,po vetvetja.
-e ku ka me mir tha dikush ..
Sigurisht qe nk ka i'u pergjigja rrufeshem ,sikur ato fjale do te me fluturonin nga goja .Pastaj shtova edhe nje fjali te fundit qe ne te vertet edhe një njeri i thjesht do ta kuptonte : Nuk ka me mir se të jesh vetvetja.
Të pakten kësaj bote llafazane nuk do t'i mjaftonte e tërë jeta te kuptonte se kush jam une ne te vertet ,prandaj zgjodha rrugën me te shkurter ,te jem vetvetja qe e gjithe kjo bote lajkataresh te mund te kuptonin ne nje dite te vetme se kush jam une ne te vertet..nese do t perfitonin dicka nga kjo gje do te isha krenar ..e nese jo ..do i lija te vazhdonin rrugen e tyre te smirës ne kete bote te pafundme..
KLAJDI MURATI

Share:

C'ndien kur qellon nje femer o njeri?!

Dhuna ne Shqiperi eshte nje koncept relativisht i panjohur,por njekohesisht i varur nga mentaliteti i vjeter shqiptar. Paragjykimi dhe frika per t'u shprehur e ben dhunen nje ligesi te fshehur ne vetvete dhe per te gjithe. Fenomeni i dhunes ne vendin tone eshte i mireperhapur,nga jugu ne veri.
Femra, esht konsideruar gjithmonw si nje qenie e dobet dhe e pambrojtur,qe smund tja dal per asgje.
Rritja e femres dhe evolimi i saj nder vite ka bere qe ne Shqiperi te mos njihet si koncept ose me mire i padeshiruar per tu njohur nga gjinia e kundert. Nje mashkull ushtron dhune ndaj femres, sepse mendon se ne fund do te justifikohet mw fjalet : "Ajo me nxiti ta bej!" . Por a ekziston dikush ne kete bote qe kerkon te dhunohet? A esht dikush aq mosperfilles ndaj kesaj dhimbjeje jo vetem fizike por mbi te gjitha shpirterore?
Thuhet se aty ku ka cilesi nuk ka dhune!
Kultura e dobet,kafsherore e nje mashkulli te prapambetur ben qe te dhunoje kedo e kurdo.
Ajo qe gjithmone me ka grryer dhe qe me beri ta shkruaj kete ese eshte pyetja: " O njeri kam nevoje te me pergjigjesh. Ndihesh burre kur qellon nje grua? Te rritet krenaria kur qellon femren,motren apo nenen tende mbi gjithcka? Nuk ditkte te ndjesh turp? Je i pashpirt? Zemergur?".
Une do te te thoja turp!
Nga vetja!
Nga Zoti
Nga te gjithe...
Mjaft me!
Cdo femer eshte qenie e gjalle! Nje nene e solli ne jete ashtu si edhe ty...
E nje dite do jete nena e dikujt...
Share:

Nje shkrim personal drejtuar "shoqerise"sime

Besimi, eshte nje dege  ku ne  kacavirremi per ti mbijetuar kohes, njerezve e shoqerise. Ne lindim nga qenie te mrekullueshme e ideohemi nga misteri por, me fatin e percaktuar, orarin e papercaktuar, e thene me sakte:"Ne lindim per te jetuar misionin  tone (jo vetem) qe ne fund te gjithckaje, ndonse e papritur a jo , ajo jeton ne nen/vetedijen e secilit prej nesh ."(VDEKJA)
       Para  se te  arrijme ne sliten per te zbuluar kete surprize, le ti levizim akrepat e ores  ne kahun  e kundert e ti leme te pulsojne  bashke me  oazet e dëlirit te femjirise  sone, por dhe te etapave  te tjera  gjithashtu. Ti mbledhim  bashke ashtu  plot dashuri fluturat ne lendina, luledelet e vogla. Ti presim te lulezojne qe ti marrim  ngjyrat me te bukura  e te  veshim  ajrin me pluhurin  e tyre. Le te behen  keto ngjyra notat e jetes sone. E cdo  tingull qe te kumboje  ne veshin  e secilit prej nesh te jehoje:"PAQE".
       Eshte nje  gje  kaq e thjeshte dhe ne te njejten kohe, sublime. Eshte rregull shpirteror, nuk eshte  urdher por si ta them.... Tamam si pambuku, I bardhe e I bute, I lehte dhe I rehatshem, por plumb nga lotet e qiellit.
          Kur na Jane dhuruar sy qe te shohim rrezen e diellit, njerezit qe kane dhuruar nje pjese te tyren per vazhdimesine  tone. Nje dhurate kaq e cmuar qe ne e gezojme, - "E JETOJMEEEE!!!! ",,,,Pse dreqin duhet ta shfrytezosh ne mekate dhe tu behesh mysafir I perjavshem I tyre?!
Pse duhet te shtohet cdo sekonde nje gote qe te shpien drejt  dehjes e degjenerimit total pak e nga  pak?       Nje gllenjke qe per ty mund te jete  shuarje  e etjes se rrugetimit parazit.
-Po!
-Po e shkruaj keshtu sepse ndonese  e shpifur, eshte  e dhimbshme kur shikon se si cdo  hallke e zinxhirit keputet, e si magnet terhiqet drejt epshit, talljes, perbuzjeve, shpifjeve dhe  c'eshte me e rendesishmja, behen Gjyqtar per veprimin  e tjetrit.
.....e kjo shkon  per ata qe te gjithe besojne ne ZOT. Per te mencurit  e botes sureale  qe ata kane  krijuar  ne mikrokozmosin  e tyre.
   Cdo gje  e larte permendur me siper mund dhe t'jua thjeshtesoje pak punen por, dhe nese jo atehere nuk kam cfare te them  per shtrirjen  e gjere dhe bagazhin  qe ju mbartni  .(Nejse)
Jo te gjithe  e kane  nenen, motren, gjyshin, kusherirat,,.......  FLASIM  PER PARAGJYKIMIN E FEMRES NE KETE  RAST  NE NJE SHOQERI QE KERKON  INTEGRIMIN  E SAJ  NE  CDO  FUSHE  DHE PRETENDON SE ESHTE  E ARDHMJA DHE FRYMA E BLERTE  E KOHES. (Cubat e Tates シ).Nese e kemi lexuar se familja eshte qeliza dhe celula baze e cdo njeriu ,eshte krahu dhe shpatulla ku ti do te grushtosh e do te ulerasesh me shpirt e gjak.Eshte dora e padukshme qe jeton tek TI ,sikunder dhe Allahu.
    Atehere pse duhet te cenosh dinjitetin e tjetrit e ti behesh dhe ti sherbetor ne vozitjen e ligte qe dikush per dike ka nisur .A mos harro "WHAT GOES AROUND COMES AROUND"ose e thene ndryshe,duke mos ditur rrethanat e ngjarjeve mos gjyko tjetrin sepse nuk e ke fuqine ti.Je vecse nje udhetar ne nje kalvar shume te gjate .Koha e mire shikohet qe ne mengjes ,ne rrezet e kuqerremta te diellit.-Apo jo? Po kur kete diell e zuri nje re pupulake dhe e fshehu,ku ishin ata qe ta largonin ? Ja pra njerezit e vertet te beses -O HIPOKRITA!, nuk i druhen as shiut nga vetetimat e as nga rrezet perveluese te qiellit te pamate.Per mua mos u mundonj te ndyeni shtepite e Zotit me hapat tuaja,ne cfaredolloj gjeje,etape.Kaq e thjeshte e them duke soditur mozaikun me njolla  te ndertuar nga ju.Thashethemet jane per njerezit pa arsye per jeten ,apo aktivitet ,pa hobi,pa para,per te lemerisurit,taverne e vertet kasapheneje.
   "E ne lunderzat ku po lodroj ,nje fllad mi amshon faqet e buzeqeshi nga lart sepse e di qe dikush ....atje ,lart ,me pret krahe hapur.Pret qe une te fluturoj e te shoh boten duke shkelur mbi gjemba e qe cdo pike qe derdh ta kthej ne ujitje per filizat e rinj."
     
       Paçi fat ne jete dhe mos u ktheni ne nje krimb qe flaket tutje ,ku fare lehte ju me vullnetin e shembullin e te pareve,ktheheni ne nje bujk,. (OSHENAR)-Sepse kete fjale jo vetem ne te kuptuar ,por nuk do ta arrini kurre...
   Gijotina nuk u perket njerezve si ju,Galerat ndoshta edhe...Gjer ateher ....Rrugetim te mbare. ツ
P.s(i gjithe mellefi im ndaj jush  eshte i shkrire ne cdo rresht duke u munduar tua ndricoj pak puseten sepse mu duk se po vajtonte shume dhe kjo nuk eshte e hijshme)
HAAHAHAHAHAHAH
"-SHIKO ! -ROSINANT NJE PESHKNI RI NE HORIZONT ,LUAJ !!! "
(Para se gjithash nisuni nga vetja se padashur duke gjuajtur peshkun ,ne
rrjete ndoshta bashke me unin tuaj keni terhequr dhe pleherat,prandaj dhe keni ngelur aty).
    E NE FUND TE CDO GJEJE ,TOKA RROTULLOHET ,MALET OSHETIJNE ,E UJI,E GJEN RRJEDHEN KUTURU FILL PAS FILLI ,DHE ERA ,PERPIN GJERAT E BUKURA E GLLABERON TESHAT E LEHTA.
Gjynah!
Share:

ESE: Nena burimi i jetes dhe simboli i dashurise

Dashurite e medha lindin nga njerez te medhenj, por kur kto  dashuri te dhurojne dhe vete  ekzistencen tende  ateher kjo dashuri eshte ne infinit, ndoshta eshte edhe nga ato dashurite e njeansheme , te pakthyeshme .... Nena , simbol i prefeksionit dhe i dashurise se kulluar. Nje qenie me fuqi te paimagjinueshme, te ben dhuraten me te shtrenjte "jeten" dhe te dhuron mburojen me te fuqishme te jetes "dashurine"
Share:

Ëndrrat janë krijuar për t'u ndjekur,por si t'i ndjekësh kur nuk ke asnjë shteg të sigurt që të shkosh drejt tyre?

Ëndrrat janë krijuar për t'u ndjekur,por si t'i ndjekësh kur nuk ke asnjë shteg të sigurt që të shkosh drejt tyre? (Flas për ne që nuk kemi miq me pozita të larta).

Jam një nxënëse që këtë vit përfundon klasën e 11 dhe kuptohet se jam pranë një hapi vendimtar në jetën time lidhur me profesion që dua të zgjedh.
Ndihem shumë konfuze,jo sepse nuk e di çfarë dua,por sepse nuk e di cili prefesion do më mundësonte një vend pune pas studimeve përveç ''Call Center''-it,ose cili profesion do më mundësonte një vend pune ku nëse unë e bëj punën time si duhet ,nuk rrezikohem pavarësisht se cila parti vjen në pushtet.
Share:

Faji ne yjet tane

I dashur  Z. Green
 Nuk e kuptoj, si mund t’i  drejtohem dikujt ne mënyrë te tillë. Shpresoj mos  të më quani të paedukatë. Kjo ndodhi për të vetmin shkak se I ndjeva së tepërmi personazhet tuaja. E mbaj në duar librin gjatë gjithë kohës ndërsa e lexoj dy herë e më pas katër, gjashtëmbëdhjetë…U vjetërova shumë z.Green!
Share:

ESE:"Dashuria"

Dashuria,ndjenja me hyjnore qe Zoti ua dha njerzve!Njeriu pa kete ndjenje edhe nje njeri i vdekur shpirterisht.Sepse eshte pikerisht kjo ndjenje qe e shtyn njeriun te beje gjera te bukura.Dashuria edhe forca qe e shtyn njeriun gjithmone nga e mira,e ndihmon te luftoje te keqen,te ngrihet sa here rrezohet dhe mbi te gjitha e ben njeriun te DASHUROJE.Ne dashuri cdo gje eshte e crregullt,e pa forme e lire dhe transparente.Ne dashuri njeriu eshte si zog i lire qe endet pa pushim ne qiellin e pafund dhe humbet ne rete e bardha.Sikurse zogu nuk qendron gjithmone ne ajer dhe kthehet ne fole,ashtu edhe njeriu kthehet ne familje dhe prane te dashurve te tij,sepse edhe pikerisht kjo,dashuria per njerezit e dashur.Sikur nje njeri te ishte i vetem dhe pa dashurine e njerzve qe do ai do te ishte si nje i vdekur qe endet ne nje labirint pa dalje.
Share:

ESE: Shoqeria ime (group "A'L'M")

Shoqeria ne ditet e sotme eshte gjeja me e cmuar per mua  .
Jan dy princesha qe mua me bejne te lumtur ,ato jane binjake dhe jane te pandara asnji qast ndaj meje dhe une, ndaj tyre .Jane njerezit me besnike qe un kam pasur fatin ti njoh ,karakteri i tyre nuk pershkruhet me fjale jan shume te embela shume te qeta ,nese gjendem nen pranine e tyre mendoj qe mua me ndodh mrekullia me e madhe  ne jete .Jane princeshat e mija sepse qendrimi me to me ben te perjetoj momente te paharrueshme per tere jeten time.
Tek ky grup egzistojne disa lloje shoqerish si :
Share:

ESE: "Gjethet rane perdhe..."

Veshtrome ne syte e mi..me thuaj cfare lexon?! Qe jam kaq i tishtuar valle a e shikon?? Une jam nje femije i pafajshem ne kete jete, pse po vuaj kaq shume kjo eshte e padrejte !!!                                        Me thane qe duhet force dhe guxim per te jetuar ...Po kush e tha kete?? une skam buke per te ngrene apo kane harruar ...?Te punoj skam force ,e as te luaj s'mundem,sepse kam nevoje per ushqim qe te arrij te kryej nje veprim...                    
Trpit tim te dobet shume vitamina i mungojne ,, tashme kane mbetur vec eshtrat qe per ushqim lotojne...                        
Share:

ESE:”Te rinjte I thone Jo korrupsionit’’

Hyri Genta.Flokët e gjatë e të verdhë,të derdhur supeve e kishin humbur ritmin vallëzues.Sytë e zinj(flokë të verdhë,sy të zinj-përjashtim që rrallë e bën natyra)pra,sytë e zinj I ishin zvogëluar dhe ndjenin lodhje.
-Makbethi  vrau gjumin.Po gjumin tënd kush e paska vrarë?-e pyeta gjithë ankth.
-O,si s’kam një grusht të fuqishëm,t’i bie mu në zemrën e malit që s’bë za-shpërtheu ajo.
Sakaq u rrethuam nga dhjetra sy e zemra tetëmbëdhjetëvjeçarësh.Mbasi dëgjuam historinë e dhimbshme që i kishte ndodhur një të afërmi të Gentës thamë një zëri:”Më i pangopur për pushtet se vetë Makbethi,më i pafytyrë se Uria Hipi, më I pashpirt se mali që s’bë za-ky qenka KORRUPSIONI.
Dhe gishtërinjtë tanë u mblodhën,u bënë grusht aq sapo ndjenim dhimbje.Sidoqoftë një dhimbje e ëmbël,një dhimbje që na ndau këto detyra:
Share:

ESE: Po, 2016-ta ishte nje vit i shkelqyer!

Faqet e kalendareve fluturojne nga muri drejt nje viti tjeter te ri, bashke me te cilin vjen nje reflektim ne veten tone dhe komuniteteve tona. Shume mund te besojne qe 2016 ishte nje vit zhgenjyes (per te thene te pakten), e pare keshtu ne hashtag-et dhe postimet qe degradojne ekzistencen e tij. Megjithate, nje pjese e njerezve mund ta veshin kete sentiment per te legjitimituar humbje personale ose demtim, gjithashtu duke fajesuar kete koncept mbi ngjarjet e medha, si zgjedhjet ose vdekja e nje te afermi. Ky mentalitet, megjithate, eshte ai c'ka ka shkaktuar qe 2016 mos te quhet nje vit i mire. Kur i hedh syte ne rangun e emocioneve dhe ngjarjeve te nje viti te tere,  eshte e lehte te shkundesh nga veprimet negative dhe konkluzive qe perfshijne koheshtrirjen e tij, mirepo kjo gje eshte nje bllokade e jona nga teresia e ndjenjave dhe idete qe u sollen nga ky vit.
Share:

ESE :Mesuesja ime ideale L.P.

Kur flas per nje mesuese ideale i referohem hapsires jashtë detyrës se saj te mesimdhenies .Kur flas per mesuesen time ideale kam parasysh ate mesuese qe di mese miri te menagjoje marredhenien e saj me nx.
Me kete nenkuptoj një mesuese që ështe gjithnje prane meje per te me këshilluar ....
Mesjesja ime.eshte ajo qe mendon problemet e mija ede pasi dal nga shkolla ajo qe me mbeshtet qofte dhe me nje buzeqeshje ajo qe te korrigjon qofte edhe me nje veshtrim sa here qe duhet ,kjo qenje e mrekullueshme njerezore perpiqet te kuptojë boten time me shumë se ne normalitet.
Arsyeja qe une e pelqej letersine ndoshta je ti,menyra se si na trajtoje ,se si na percillje mesimin ,beri qe une ta dua me shume librin e letersise ,gjithcka qe shkruhej ne librat e letersise une mundohesha ta transferoja ne hardiskun tim te trurit .Me pas aty i jepja komanden (save )pa te drejte fshirje derisa te jem gjalle .
Share:

ESE: "Edhe pse ndryshe nga të tjerët, e dua jetën!"

Eseja fituese per te Drejtat e femijeve. Vertet krenare per kete cmim. Shkolla “Xhemal Jança” Gjergjan. Punoi : Orjana Çekrezi , Klasa IX.

Edhe pse ndryshe nga të tjerët, e dua jetën!

Mos më gjyko! Ti nuk e di se çdo të thotë të ndihesh ndryshe nga ty dhe nga të tjerët. Të përballesh cdo ditë me atë që urren më shumë, me veten tënde.
Kjo me ka bërë të humbas besimin në vetvete. Një shikim tallës I yti dhe une… Dhe mua më shkatërrohet bota ime e brendshme. Ndonjëherë mendoj se do të ishte mirë sikur të isha mik I yti ; të bëja atë që bën dhe ti, por vetëm e vetëm që të mos më shihje sit ë pavlerë. Por jo, e kam patur gabim. Nuk dua që çiltërsinë time të pambrojtur ta shndërroj në egoizëm apo paragjykim, ashtu siç ti ke bërë.
Tani nuk mundem të duroj më. Jam bërë armiku I vetes. Ti nuk e di, por… Çdo natë pasi ndeshem me shikimin dyshues të nënës, shkoj dhe qaj ne dhomën time. Akuzoj veten dhe të tjerët se përse jam “Kështu”, ndryshe nga ty dhe nga të tjeret… Pikërisht pra, pse Dreqin jam kështu?!
Share:

ESE: Cdo individ ne kete bote perfaqeson vlerat e tij edukative, morale apo dhe intelektuale.

Cdonjeri prej nesh pavaresisht se si ka nje enderr, enderr e cila na shtyn te bejme gjithcka per ta realizuar ate.
Disa lodhej dite e nate per ta bere reale, disa te tjere qendrojne nete pa gjume qe ta realizojne ate, ndersa disa te tjere derdhin dhe gjak madje per ate enderr.
Pervec endrrave qe permban individi e bashkangjitur me te qendron dhe menyra se si i menaxhon rrethanat. Mund te jene pikerisht keto rrethana qe vendosin jeten tende, varet nga menyra se si
menaxhon ndjenjat e tua te brendshme.
Share:

ESE: Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?

Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gjithe kohes se  ekzistences se saj ka krijuar rregullatoret e vet per te mbijetuar. Pjese e ketyre rregullatoreve jane kodet ligjore, ato morale, pse jo edhe feja. Me ane te ketyre shoqeria njerezore kufizohet; jo ne nje konotacion negativ, por kufizohet ne te kryeren e gjerave jo njerezore.
Por cfare do te ndodhte nese kete shoqeri ne do ta linim ne liri te plote, pa ligje, fe apo moral? A do te vazhdonte te ekzistonte ende apo do te ishte shfarosur?
Share:
---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts