• Provimet e Matures

    Informacion per te gjithe maturantet dhe studentet rreth matures shteterore , universitetit ,profesioneve , bursa , konkurse ...!

Showing posts with label DEGET dhe PROFESIONET. Show all posts
Showing posts with label DEGET dhe PROFESIONET. Show all posts

Njihuni me profesionet që pritet të kërkohen dhe paguhen më shumë në Shqipëri






Një punë më e mirë, një kërkesë për rritje page, apo një ngritje në detyrë janë në planet dhe pritshmëritë e shumëkujt. Por, sa i përgjigjet ambienti i punës kërkesave tona. Cilat janë profesionet që pritet të kërkohen më shumë? Sa paguhen drejtuesit në Shqipëri? Si është tendenca e pagave sipas profesioneve të ndryshme? Është më mirë dhe më lehtë të gjesh një punë të mirë në kryeqytet apo në rrethe?

Sipas EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve, ka përgatitur pas kërkesës së Monitor një guidë me pozicionet më të kërkuara nga drejtues në specialist dhe punonjës të pakualifikuara dhe pagat përkatëse.

Pozicionet drejtuese më të kërkuara gjatë 2018 kanë qenë: (1 më i kërkuari, 5 më pak i kërkuari)

Drejtor Shitjesh;
Drejtor Marketingu;
Drejtor Finance;
Drejtor Prodhimi/Operacionesh/Logjistike;
Drejtor i Përgjithshëm. (CEO)
Pagat për nivelin drejtues (CEO-1, më lartë nga numri 1 tek 4) luhaten nga 150,000 Lekë neto në 300,000 – 450,000 Lekë neto. Paga e tyre luhaten nga industria ku punojnë, kompleksiteti i përgjegjësive, etj. Ndërsa paga e Drejtorit të Përgjithshëm (CEO), është përafërsisht dy herë më e lartë sesa e drejtuesve CEO-1. Kjo kategori (CEO dhe CEO-1) nuk ka pasur rritje domethënëse gjatë 2018 në pagën fikse, por ka është vënë re rritje objektivi ose vendosje objektivash shtesë për pagesë variabël (që njihet si bonus), i cili është në varësi të rezultateve të matshme.



Punët në nivel specialisti.

Punët në nivel specialistësh kanë pasur kërkesë të lartë gjatë vitit 2018. Pagat e tyre vazhdojnë të rriten dhe këtë vit kanë qenë rreth 5-10% më të larta se një vit më parë. Pagat luhaten nga 40,000 Lekë neto në 100,000 Lekë neto.

Pozicionet më të kërkuara gjatë 2018 kanë qenë :

Shitës në terren;
Specialistë marketingu;
Specialistë financë;
Specialist i teknologjisë së informacionit (programuesit kryesojnë);
Shërbim ndaj klientit;
Asistente administrative;
Specialist i shëndetit dhe sigurisë në punë;
Arkëtar/e;
Magazinier;
Elektricist (specialist);
Marangoz/hidraulik/saldator;
Jurist;
Inxhinier;
Arkitekt/e;
Mekanik (specialist).


Punët e pakualifikuara

Në këtë kategori kërkesa për punë është shumë më e madhe sesa oferta. Ka zona të tëra me të papunë të pakualifikuar dhe ku ka më së shumti një ose dy fasoneri ose kantiere pune. Por pavarësisht faktit se këto janë punë të pakualifikuara, përsëri duhen disa njohuri  sociale bazë që të fillosh punë, duke filluar që nga mundësia e këtyre personave për t’u informuar për vendin e lirë të punës dhe çfarë kërkohet, ose paraqitja tek punëdhënësi me minimumin e sjelljes dhe qasjes ndaj punës, në mënyrë që t’i mundësohet puna. Mungesa e këtyre elementeve bazë, por shpesh edhe mentalitetit prapanik që prek sidomos gratë dhe vajzat,  e mban këtë kategori jashtë tregut të punës. Pagat e kësaj kategorie kanë një minimum ligjor që është bruto 24,000 Lekë (nga 1 janari është bërë 26 mijë lekë), por ka kompani që e kanë tejkaluar këtë minimum, duke paguar në nivelet neto 28,000 Lekë të reja dhe në raste të rralla neto 30,000 – 35,000 Lekë të reja në muaj.



Çfarë pritet në 2019?

Gjatë vitit 2019, sipas vlerësimit të EPPC Albania & Kosovo, pritet që të rritet kërkesa dhe qarkullimi për drejtues të lart dhe të mesëm (CEO, CEO-1 dhe CEO-2), si edhe për punonjës të kualifikuar ose jo në fushat e mëposhtme:

Shitje në terren sipas sektorëve;
Shërbim ndaj klientit (Ballë për ballë ose nëpërmjet telefonit);
Punëtorë shërbimi në hotele;
Teknologjia e informacionit për Programues, Rrjetesh, Ruajtjes së të dhënave, etj.;
Specialist elektrik, mekanik, hidraulik, marangoz, murator, mirëmbajtës;
Specialiste finance;
Inxhinier;
Punëtorë ndërtimi;
Punëtorë fasoneri;
Specialist shëndeti dhe sigurie në punë;
Asistente zyre/administrative.


Sektorët që mund të presin rritje page

“Ndryshimet e konsiderueshme në tregun e punës ndikohen nga zhvillimi ekonomik i vendit dhe investimet”, thotë Erald pashaj, drejtor i EPPC Albania & Kosovo. “Ndërmjet këtyre të fundit janë investimet e huaja zëri kryesor që ndikon rritjen e ofertës për punë, kërkesës për personel të kualifikuar që të zbatojë standarde, rritjen profesionale të stafit dhe për rrjedhojë edhe rritjen e nivelit të pagave”. Vite më parë në sektorin bankar, telekomunikacion dhe farmaceutikë, qenë pikërisht investimet e huaja të cilat rriten nivelin e pagave të këtyre sektorëve dhe ndryshuan tregun e punës. Gjatë vitit 2019 pritet që të rritet paga minimale bruto nga 24,000 Lekë, në 26,000 Lekë të reja në muaj si edhe sektori i hoteleri-turizmit të ketë ndryshimet më pozitive në paga, nxitur nga zhvillimet e fundit në këtë sektor.

“Viti 2019 do të njohë përsëri rritje pagash për kategoritë drejtues dhe specialistë, kryesisht e nxitur nga kërkesa qarkulluese ndërmjet bizneseve aktuale, por dhe nga lëvizjet e pritshme të kësaj kategorie në vendet e BE-së, ku në vend të parë është oferta për punë në Gjermani”, thotë Pashaj.



Më lehtë të gjesh punë në kryeqytet, sepse nuk ka forcë pune të kualifikuar jashtë Tirane

Gjatë vitit 2018 u vunë re disa dukuri, të cilat janë shfaqur lehtë vitet e fundit, por gjatë vitit 2018 janë ndjerë më shumë sesa më parë.

Sipas vlerësimit të EPPC, sot në Shqipëri ka një dallim të madh ndërmjet Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit. Ky dallim është i dukshëm në shumë aspekte të jetës, por ndihet edhe më shumë në tregun e punës. Në 2018 tregu i punës në Tiranë pati disa lëvizje, negative dhe pozitive. Pati shkurtime vendesh pune, falimentime ndërmarrjesh, por edhe zgjerime kompanish ekzistuese apo kompani të reja të mesme ose projekte të reja me fonde publike. Nga ana tjetër në shumë rrethe është një gjendje e gjatë stanjacioni, e mekur në ofertë për punë dhe e trishtueshme përsa i përket njohurive dhe qasjeve nga punëkërkuesit edhe në atë ofertë të pakët. Dëshira e kompanive për të zgjeruar aktivitetin edhe në rrethe të tjera jashtë Tiranës, ekziston, por kësaj dëshire nuk i përgjigjet niveli i punëkërkuesve në rrethe. Sot puna në çdo kompani, sado e thjeshtë dhe e pasofistikuar që të jetë, kërkon më së paku disa aftësi bazë, aftësi sociale dhe njerëzore, si komunikimi, e folura, e lexuara, dëgjimi, sjellja e përgjegjshme, respekti, etj.

Paralelisht nevojiten dhe disa aftësi që lidhen me profesionin, që nga si mbahen veglat e punës, si përdoren pajisjet e zyrës, si i shërbehet një klienti në bar apo restorant, ose si punohet pa rrezikuar veten dhe kolegët, etj. Nëse nuk do të përmirësohen aftësitë bazë si më lart, kjo kategori do të vazhdojë të përballet me vështirësi punësimi. Madje përmirësimi i aftësive shoqërore është edhe më i rëndësishëm që t’ju japë një mundësi për të hyrë fillimisht në një punë, ku më pas të mësojë edhe aftësitë bazë të profesionit. Këto aftësi sociale e sjelljeje duhen gjithmonë dhe kudo.

 Përtej pozicionit dhe punës që një person do të kryejë, këtë vit e në vazhdim do të shihet më shumë se për cilën kompani do të punojë. Reputacioni i punëdhënësit është bërë edhe më i rëndësishëm se vetë puna që ofrohet. Kjo do të jetë një dukuri pozitive për tregun, sepse do të nxisë punëdhënësit që të ndërmarrin masat e duhura që të kategorizohen më lartë dhe për rrjedhojë të tërheqin gjithnjë e më shumë punonjës të aftë.

Gjithashtu gjatë vitit 2018 u ndje një lëvizje e punonjësve të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar drejt Gjermanisë. Kërkesa për punë në tregun gjerman u zgjerua përtej pozicioneve  të kerkuara prej kohësh tashmë si IT, doktorë dhe infermierë, por edhe në pozicione të tjera të mesme, si berber, shofer kamionësh, etj. Kjo kërkesë gjatë 2018 u frenua nga legjislacini gjerman që ende nuk është plotësisht lehtësues, por edhe nga mospasja e minimumi të kërkuar profesional apo njohja bazë e gjuhës gjermane.

Punët e kualifikuara.

“Ne në EPPC marrim mbi 100 aplikime për punë çdo ditë, ku shumica e tyre janë aplikime për punë të kualifikuara, që nga Drejtor, Shef Finance, Drejtor Shitjesh e deri tek Specialist Marketingu, etj”, thotë Pashaj.

“Jo të gjithë aplikuesit janë të papunë, madje mund të them që rreth 70% e tyre janë në punë, por janë në kërkim të punëve/pozicioneve dhe kompanive më të mira se ajo ku punojnë aktualisht. Ndërsa 30% janë përkohësisht pa punë ose duke u larguar nga një punë. Nga një sondazh që ne në EPPC kemi bëre vjet në rang vendi, na rezultoi se 66% e të punësuarve në Shqipëri janë të pakënaqur me punën që bëjnë. Prandaj nuk është aspak rastësi që 70% e aplikimeve ditore në EPPC janë nga punonjës që janë në marrëdhënie pune. Por mos harrojmë që nga ana tjetër edhe punëdhënësit kërkojnë ndryshimin e punonjësve ekzistues. Punësimi i personave të duhur ndikon drejtpërdrejtë në rezultatet e kompanive, dhe punësimi/apo mbajtja e personave të gabuar ka pasoja të rënda për biznesin, ekipin dhe atmosferën e punës. Prandaj punëdhënësit janë të gatshëm të paguajnë për shërbimin e punësimit, por edhe për të ofruar paga më të larta për punonjës më të mirë në sjellje dhe profesion. Vërehet se gjithmonë e më shumë po merr rëndësi sjellja e individit në vendin e punës. Trajnimet e stafit për sjelljen, komunikimin, shërbimin ndaj klientit, etj., janë shumë të kërkuar, sepse janë domosdoshmëri për çdo biznes që do të ecë përpara”, rekomandon Pashaj.

Share:

Pse eshte e veshtire te behesh mesues sot?



Për t'u bërë sot mësuese duhet të konkurrosh Mjekësinë sa u përket viteve. Hyn në fakultet 18 vjeçe e nuk dihet kur mbaron. Tri vite i merr Bachelori (shkove 21 vjeçe). Dy vite t'i merr Masteri (shkove 23 vjeçe). Një vit ta merr Praktika a Stazhi (shkove 24 vjeçe). E pasi kalojnë 6 vite, duhet të japësh Provimin e Licencës. E ja, u rendite e para. E më pas? Nëse vendet e punës janë zënë me mësuese të shkëlqyera që ende nuk kanë dalë pension, kjo do të thotë që nuk ka vend pune për ty. Duhet të presësh sa të dalë dikush në pension e të lirohet vendi ty. E ja, kaloi një vit pritje. Ka përsëri provim në Portal. Mund të dalë dikush më mirë nga ti në renditje e ty të shuhet shpresa për punësim. Kështu ikin 7 vite, 8 vite e me radhë e ty, dhe pse të ikën kaq vite, përsëri je e papunë.

E ja, hamendësojmë se ia gjete anën e u punësove. Sfida tjetër është brezi i nxënësve e brezi i prindërve të papërgjegjshëm të cilët as që kujtohen të vijnë në mbledhje me prindër, mirëpo të guxojë mësuesi/ja t'i bërtasë fëmijës së tyre që e kanë si engjëll (sipas tyre, por rrugaç në sjellje), këta prindër të telendisin.

Të jesh mësuese sot duhet të kesh dy fytyra, dy jetë, dy sjellje të ndryshme. E para është ajo në klasë ku përballesh me një brez nxënësish të llastuar e me prindër të papërgjegjshëm që ta vështirësojnë punën e të shtojnë stres. E jeta tjetër është ajo familjarja, ku hallet e shkollës mbyllen pasi del nga klasa e shkon në shtëpi. "Tani po kthehem në shtëpi. Ç'kusur kanë familjarët t'i bombardoj me streset e shkollës që kalova sot. Duhet të shtirem sikur asgjë nuk ka ndodhur e të shkoj në shtëpi e buzëqeshur." - mund të jetë mendimi i mësueses sot.

Në vend që të festohej, a nuk do të ishte më mirë që mësuesit të kërkonin më shumë të drejta të cilat ua kanë "marrë" nxënësit me këto programet e hartuara që merren copy paste nga Finlanda, Suedia e vendet e tjera nordike? Nuk ka lidhje konteksti i vendeve nordike me atë shqiptar. Nxënësi sot bën zhurmë e s'i bërtet dot se të filmon e të heq nga puna. S'i bën dot presion duke e nxjerrë jashtë se gjoja turpërohet para klasës e ta tregon qejfin kur të dalësh jashtë godinës së shkollës. Ka arritur një pikë ku ke frikë nga nxënësit e mendon: "Ta duroj dhe këto dy vjet sa nxënësi të diplomohet e të këpusë qafën të më hiqet sysh." A nuk duhet filluar presioni që në kopsht e fillore? Nëse nxënësi ka sjellje të keqe e nuk funksionon trekëndëshi mësues-prind-nxënës, le të ngelë që në klasë të dytë e të përsërisë vitin. Kështu do të jetë i shtruar kur të shkojë në 9-vjeçare, në të mesme e më tej.

Shkruar nga AMBRA GJETA
Share:

10 universitetet me te mira mjekesore



Kjo renditje eshte bazuar në një metodologji që vlerëson reputacionin akademik dhe punëdhënës, ndikimin në hulumtim ne kerkimet shkencore dhe më shumë... Këtu marrim një vështrim më të afërt në 10 shkollat ​​më të mira mjekësore;

 10. UCL (University College London)

Nje nga universitetet me te mira ne Londer dhe shtepia e mjekesise pasi ka kryer hulumtime rreth adrenaline sdhe sistemi imunitar

Ketu eshte diplomuar Hugh Owen Thomas, i cili eshte konsideruar si babai i "orthopedic surgery" ne Britani

9. Massachusetts Institute of Technology (MIT)

Ofron nje program Harvard-MIT ne Shkencat Mjekesore dhe Teknologji

8. Yale University

Eshte i njohur qe ka sjell inovacione ne mjekesi si X-ray apo perdorimi i pare i suksesshem i penicilines apo dhe kemioterapise ne vend

7. University of California, Los Angeles (UCLA)
UCLA

The University of California, Los Angeles (UCLA)’s David Geffen School of Medicine eshte i 7 i rankuar dhe e ka emrin nga  David Geffen, i cili dhuroi US$200 million per shkollen ne 2002

6. Karolinska Institute

Karolinska eshte e njohur per fitimin e cmimit Nobel per Mjeksine dhe Fiziologji eshte nje universitet i vogel me 6000 student

5. Johns Hopkins University

Johns Hopkins University eshte universiteti i pare i hapur per kerkime ne SHBA ne 1876. Eshte diplomuar  Florence R. Sabin, Denton Cooley (kirurgja e cilia ka bere implantin e pare te nje zemre artificiale/

4. Stanford University

Eshte nje nga shkollat me veshtira te mjekesise ne SHBA

3. University of Cambridge

2. University of Oxford

Ka nje sistem 6 vjecar per mjekesine , 3 vite paraklinike dhe 3 vite klinike. Eshte nje nga universitetet me te mira qe te ofron te marresh leksione nga lektoret me me emer ne bote.

1. Harvard University

Numri nje per studimet ne mjekesi eshte Harvard University. Ne kete universitet kane mbaruar
Sidney Farber, i cili eshte konsideruar dhe babai i kemioterapise , Fe del Mundo, gruaja e pare e prauar ne shkolle dhe krijuesja e pare e spitalit pedriatik ne Philippines..

Universitetet me te mira mjekesore ne vendet e tjera...

Africa
University of Cape Town, South Africa (ranked 101-150)
Asia
University of Tokyo, Japan (25th)
Australia & New Zealand
University of Melbourne, Australia (17th)
Latin America
Universidade de São Paulo, Brazil (51-100)
Middle East
King Abdulaziz University (KAU), Saudi Arabia (251-300)
Share:

Karriera e nje te diplomuari per veterenari.


Shumica e atyre që regjistrohen per veterineri vazhdojnë të ndjekin karrierën si mjekë veterinarë, duke punuar në një operacion, në praktikë lokale ose brenda një organizate të tillë si një kopsht zoologjik. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja rrugë e karrierës e hapur për ata që diplomohen në veterineri; Gamën e karrierës veterinare që mund të merrni parasysh përfshin:

Mjeku veterinar
Zgjedhja më e dukshme është një karrierë si një mjek veterinar, duke u kujdesur për kafshët si një mjek. Megjithatë, ekziston një ndryshim i rëndësishëm në llojin e kafshëve për të cilat mund të jeni përgjegjës, si dhe në gamën e detyrave të shoqëruara. Ju mund të bazoheni në një operacion që kujdeset për nevojat e kafshëve shtëpiake siç janë macet, qentë... Ju mund të shkoni në thirrje për fermat për të ndihmuar në menaxhimin e bagëtive të tilla si lopë, dele, bizon ose devetë - varësisht se ku jeni në botë! Ose mund të punoni në një kopsht zoologjik apo qendër konservimi, duke mbikëqyrur mirëqenien dhe riprodhimin e kafshëve më të rralla.Për të praktikuar si mjek veterinar, zakonisht duhet të fitoni akreditim nga një organ kombëtar zyrtar.

Nutritionist kafshësh
Një tjetër rrugë e mundshme është një karrierë si një nutritionist kafshësh. Në këtë rol, ju do të jeni përgjegjës për dizajnimin e dietave të veçanta dhe ofroni këshilla për ushqimin e shëndetshëm të kafshëve. Ju mund të punoni me bagëti në fushën e bujqësisë, të mbikëqyrni ushqimin e kafshëve në kopshtin zoologjik, ose të këshilloni pronarët dhe mbarështuesit e kafshëve shtëpiake. Ju do të keni mundësi të specializoni në lloje të caktuara të kafshëve, ose të keni një praktikë të përgjithshme. Përveç dhënies së këshillave për të ushqyerit, mund të ofroni më shumë udhëzime të specializuara për mirëqenien dhe sjelljen e kafshëve.

Karriera veterinare në kërkime Hulumtimi veterinar
Nga ana tjetër, mund të ndjekësh një karrierë në kërkimin e shkencës veterinare, duke kontribuar në avancimin e njohurive në këtë fushë për të përmirësuar shëndetin dhe kujdesin shëndetësor të kafshëve (dhe në disa raste edhe njerëzore). Rolet e hulumtimit janë të disponueshme në kompanitë farmaceutike, laboratorët akademikë dhe universitetet, institutet kërkimore private, agjencitë qeveritare, organizatat bamirëse dhe madje edhe organizatat ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Koha juaj mund të shpenzohet duke hartuar eksperimente dhe gjykime klinike, duke mbledhur dhe analizuar të dhënat, duke shkruar raporte dhe dokumente botuese, duke marrë pjesë në konferenca dhe ngjarje të tjera, dhe duke ofruar udhëzime për organet zyrtare dhe hartuesit e politikave.


Karriera veterinare në arsim
Një mundësi tjetër është që të ndjekë një karrierë në fushën e edukimit të shkencës veterinare, duke punuar si mësues ose ligjërues në një kolegj apo universitet. Roli juaj do të edukojë klasën e ardhshme të studentëve të veterinës, duke ndarë njohuritë tuaja përmes leksioneve, seminareve, sesioneve laboratorike dhe demonstrimeve praktike. Përndryshe, mund të stërvitet si mësues i shkollës së mesme, i specializuar në një lëndë të lidhur siç është biologjia ose anatomia.

Karriera në gazetari shkencore Gazetari shkencore
Një fushë tjetër që mund të konsideroni është gazetari shkencore. Kjo mund të përfshijë punën për një revistë akademike ose revistë shkencore, që prodhon dokumentarë të lidhur me kafshët dhe madje edhe duke punuar për një kanal televiziv të njohur si Discovery, Animal Planet ose National Geographic. Kjo rrugë e karrierës mund t'ju lejojë të udhëtoni, të takoni shumë njerëz të ndryshëm (dhe kafshë), dhe të eksploroni vende dhe lloje të ndryshme anembanë botës.

Gjithashtu ne Shqiperi mund te punoni edhe per sigurine ushqimore. Cdo drejtori qe merret me sigurine ushqimore kerkon nje veteriner. Pra, keni shume mundesi punesimi dhe po studioni nje dege qe vertet ja vlen.
Share:

Profesionet më të mira për çdo lloj personaliteti

Përse ta kaloni jetën me një profesion që nuk i përshtatet tipit të karakterit tuaj? Nëse jeni energjik, përse të mbylleni në zyrë? Nëse do të ishit një avokat i përkryer, përse të bëheni mjek? Zbuloni profesionin tuaj ideal sipas personalitetit

Nëse dëshironi të arrini suksesin më të madh, pa u munduar në punë të cilat nuk janë brenda profilit tuaj, bëni mirë të eksploroni se çfarë dëshironi vërtet nga jeta dhe se çfarë do ishte më i përshtatshëm për personalitetin tuaj.
Ndarjet e personalitetit
Tipat e njerëzve ndahen në dy grupe kryesore: introvertë dhe ekstrovertë. Të parët janë ata persona të mbyllur në vetvete që preferojnë t’i mbajnë mendimet për vete dhe të mos bisedojnë me të tjerët. Këta njerëz kanë zakonisht pak miq, sepse nuk janë shumë të shoqërueshëm. Ata preferojnë më shumë të punojnë vetëm, ose në grupe të vogla. Që të arrijnë suksesin, këta persona duan të punojnë të qetë dhe në paqe.
Nga ana tjetër, ekstrovertët janë krejt të kundërt. Ata janë ‘alfat’ e shoqërisë, pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe i ndajnë mendimet e tyre me të tjerët. Këta persona janë shumë energjikë, preferojnë shumëllojshmëri detyrash dhe mund të bëjnë shumë gjëra njëherësh.
Në lidhje me mënyrën si çdokush e merr informacionin, ekziston një ndarje tjetër. Në njërin krah qëndrojnë personat e ndjeshëm, këta janë realistë, pëlqejnë të përqendrohen mbi detajet dhe faktet, gjithashtu kombinojnë praktikën me përvojën.
Në krahun tjetër janë intuitivët. Ata preferojnë të përqendrohen te mundësitë dhe korniza kryesore, vlerësojnë të renë dhe krijojnë zgjidhje për problemet.
Në lidhje me marrjen e vendimeve, personalitetet ndahen në dy grupe: mendimtarët dhe zemërndjekësit. Të parët priren t’i marrin vendimet në bazë të logjikës, objektivitetit dhe llogaritjes së të mirave dhe të këqijave. Zemërndjekësit janë persona të ndjeshëm, bashkëpunues, i marrin vendimet në bazë të vlerave të tyre dhe të mënyrës sesi do të ndihen të tjerët.
Në lidhje me organizimin, njerëzit ndahen në dy kategori: gjykuesit dhe perceptuesit. Të parët pëlqejnë të jenë të organizuar dhe të përgatitur. Ata bëjnë një plan dhe i qëndrojnë besnik. Gjithashtu preferojnë të ndjekin rregullat. Perceptuesit e mbajnë mendjen e hapur për çdo ide, ata duan të veprojnë natyrshëm dhe bëjnë plane fleksibël.
Profesionet
Realistët që marrin shpejt vendime praktike, ose ndryshe ekstrovertët e ndjeshëm, mendimtarë dhe që mbështeten mbi logjikë, janë shumë të aftë të bëjnë punë si agjentë shitjesh, farmacistë, avokatë, menaxherë projektesh dhe gjykatës.
Ata që punojnë shumë dhe që vlerësojnë përgjegjësitë dhe zotimet e tyre, ose ndryshe introvertët e ndjeshëm, që marrin vendime në bazë të logjikës e që ndjekin rregullat, përshtaten më mirë në punë si revizor, llogaritar, shef finance, inxhinier kompjuterik dhe nëpunës shtetëror.
Tradicionalistët që janë të prirë të ndihmojnë të tjerët, e gjejnë veten në punë si përfaqësues shitjesh, infermierë, nëpunës socialë, ekspertë të marrëdhënieve me publikun dhe oficerë kredie.
Punonjësit modestë dhe të vendosur për të ndihmuar të tjerët, janë punonjës idealë në punë si dentistë, mësues filloreje, bibliotekarë, pronarë franshize dhe përfaqësues të shërbimit ndaj klientit.
Pragmatistët që pëlqejnë të përballen me sfida, duhet të punojnë si detektivë, bankierë, investitorë, agjentë sipërmarrje dhe trajnerë sporti.
Njerëzit e drejtë dhe të ndershëm që preferojnë veprat në vend të fjalëve, do ta gjenin veten shumë mirë si inxhinierë civilë, ekonomistë, pilotë, analistë të të dhënave të komunikimit dhe mjekë të dhomave të emergjencës nëpër spitale.
Njerëzit e afrueshëm dhe të sjellshëm që duan t’i ndihmojnë njerëzit në mënyra direkte, kanë si profesion ideal stilimin, fizioterapinë, terapinë e masazheve, arkitekturën e peizazhit dhe magazinimin.
Liderët e lindur që analizojnë me logjikë dhe planifikojnë mirë strategjitë, duhet të punojnë si drejtues, avokatë, analistë të kërkimeve të marketingut, këshilltarë biznesi dhe kapitalistë sipërmarrjesh.
Ata që janë të dhënë pas perfeksionit, që janë krijues nga natyra dhe që duan t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre, janë shumë të aftë si bankierë investimesh, këshillues financiarë personalë, zhvillues softuerësh, ekonomistë dhe drejtues.
Njerëzit që i duan të tjerët, që janë energjikë dhe me sjellje diplomatike, janë shumë të zotë të punojnë si drejtues reklamash, specialistë të marrëdhënieve me publikun, trajnerë, menaxherë shitjesh dhe specialistë punësimi.
Mendimtarët dhe krijuesit me principe të forta dhe integritet profesional, duhet ta orientojnë karrierën drejt punëve si këshilltarë të shëndetit mendor, punonjës socialë, menaxherë punësimi, këshilltarë organizativë dhe menaxherë të marrëdhënieve me klientin.
Personat krijues që ndërmarrin sfida të reja e gjejnë veten në profesione si sipërmarrës, zhvillues të pronave të paluajtshme, drejtorë krijues të reklamave, drejtorë marketingu dhe politikanë, ose këshilltarë politikë.
Ata që i zgjidhin problemet vetëm dhe në mënyrë të pavarur, kanë favore në punë si programues kompjuterikë, analistë financiarë, arkitektë, profesorë dhe ekonomistë.
Tipat krijues, plot vetëbesim dhe që shohin kudo mundësi, kanë prirje të lindura për punë si gazetarë, drejtorë të krijimit të reklamave, këshilltarë, sipërmarrës restorantesh dhe planifikues eventesh.
Së fundmi, idealistët e ndjeshëm, të motivuar nga vlerat e thella personale, duhet të punojnë si dizenjues grafikë, psikologë, terapistë, shkrimtarë/redaktorë, trajnues stafesh dhe fizioterapistë. /Marrë nga Business Insider/
Share:

Si të bëhesh stjuardesë?

Ishte hera e dytë brenda pak minutave që dy djemtë adoleshentë e thërrisnin. Ndërsa në anën tjetër paralel me ta, një foshnjë nuk pushonte së qari dhe nëna nuk po mund ta qetësonte. Si të mos mjaftonin këto, një mesoburrë duhet të pinte ilaçet që i kishte në çantën mbi kokat e pasagjerëve.

Kushdo tjetër, në vendin e saj, do ishte revoltuar. Ndërsa ajo, ndaj së cilës drejtoheshin gjithë kërkesat, vazhdonte të buzëqeshte njëlloj. Dhe jo vetëm sepse në mes të qiellit nuk ke nga të shkosh. Por kjo është puna e një stjuardese. Për situata të ngjashme, madje shumë më të sikletshme, e përgatisin veten para çdo fluturimi. Nuk është e thjeshtë. Por sigurisht që ka edhe një pasion të fortë që i shtyn këto vajza drejt profesionit që gjithmonë do shihet pak si ekzotik dhe jo prej njerëzish të zakonshëm.

“Stjuardesa nuk është vajza e buzëqeshur që jemi mësuar të shohim, roli i saj kyç është mbajtja e sigurisë”- thotë Teuta Gjonaj, një nga 25 stjuardesat e kompanisë ajrore shqiptare.

Pas buzëqeshjes së një vajzë e cila ka dëshirë dhe synim të punësohet në këtë profesion ka edhe shumë kritere të tjera të domosdoshme, që duhet t’i plotësojë para se të veshë uniformën.

Gjatësia mbi 1.65, zotërimi i rrjedhshëm i gjuhës angleze dhe italiane si dhe aftësia për të notuar më shumë se 50 m, janë kualifikimet bazë që ka vendosur kompania e vetme ajrore që operon në Shqipëri, për të rekrutuar një stjuardesë. Por, edhe nëse i plotëson këto kritere, kujdes! Shanset ulen ndjeshëm nëse ke kaluar të 30-at, dhe shifrat tregojnë që pjesa më e madhe e vajzave që aplikojnë janë rreth moshës 21 vjeç.

Për sa i përket shkollimit, duke qenë se në Shqipëri mungon kultura e aviacionit, nuk ka asnjë shkollë të mirëfilltë për t’u bërë stjuardesë. Sipas menaxheres së ekuipazheve të kabinës, e vetmja mundësi për të studiuar dhe trajnuar janë kompanitë ajrore. Kështu shpjegohet edhe fakti që aplikueseve u kërkohet vetëm zotërimi i diplomës së arsimit të mesëm.

Por si mund të aplikojë një e interesuar në këtë kompani? Duhet të jetë e vëmendshme për njoftime që bëhen online, ose në faqet e shtypit të shkruar. Fillimisht dërgohet CV-ja e cila reflekton përmbushjen e kërkesave nga aplikuesja. Të gjtha CV-të vlerësohen dhe kalohet në fazën e intervistave, gjatë të cilave janë prezentë përfaqësues të kompanisë.

Trajnimi teorik është intensiv dhe zgjat një muaj. Sipas standardeve evropiane përcaktohen edhe orët përkatëse brenda të cilave trajtohen tema të caktuara. Në vazhdim të përzgjedhurit fillojnë kursin e trajnimit, i cili realizohet në ambientet e aprovuara të kompanisë përkatëse dhe përfshin studimin dhe përvetësimin e një manuali në gjuhën angleze, sipas standardeve të rregullatorëve evropianë. Në këtë manual përfshihen procedurat e kompanisë, ato specifike të çdo fluturimi që kryen një stjuardesë, si dhe procedurat në raste emergjence.

Pas përfundimit me sukses të pjesës teorike, që finalizohet me provim, kalohet në pjesën praktike ose në simulator, e cila realizohet brenda 4 ditëve në Itali, për shkak se në Shqipëri nuk mundësohen kushtet e duhura. Pjesa praktike përmban simulimin e çdo rasti potencial emergjent, siç është rënia e avionit në ujë, apo problemet shëndetësore të një pasagjeri. Kjo fazë gjithashtu duhet të kalohet me sukses nga ana e kandidatëve.

Më në fund, vjen momenti për të filluar fluturimet. Sigurisht, për t’u certefikuar si pjesë e ekuipazhit duhet të zhvillosh një fluturim familjarizues në prani të instruktorëve.

“Fluturimi i parë që kam bërë ka qenë Tiranë-Londër-Tiranë. Ka qenë një emocion i veçantë. Pasagjerët më shihnin si shpëtimtare dhe çdo gjë që më parë, më dukej e panjohur, në atë moment, në avion, ishte shumë e njohur për mua. Lartësia më pëlqente”, e përshkruan ish-stjuardesa Sara Brojka, përvojën e saj të parë të fluturimit.

Ky profesion është si një shkollë që nuk mbaron kurrë, sepse për të mbajtur në nivel standardet e kompanisë, para çdo fluturimi, ekuipazhi i kabinës bashkë me pilotët, bëjnë parapërgatitjet përkatëse. Stjuardesat kontrollohen përsa i përket paraqitjes, dokumentacionit, por edhe njohurive teorike, të cilat testohen me anë të tri pyetjeve.

Sigurisht që ky profesion, si gjithë të tjerët, ka dhe anët e vështira. Pjesa më e vështirë ka të bëjë me sjelljen e pasagjerëve, edhe pse duke e krahasuar me vitet e mëparshme është vënë re një ndryshim pozitiv. “Edukata e pasagjerëve ka ndryshuar nga vitet e mëparshme. Tregohet më shumë respekt ndaj ekuipazhit dhe rregullave që duhet t’ju përmbahen të dyja palët”, tregon menaxherja e ekuipazheve të kabinës.

Çrregullsia e orareve është një tjetër vështirësi me të cilën duhet të përballen stjuardesat. “Është një punë me peripecitë e saj, me orare të ndryshme ose të paqëndrueshme, por kjo është ajo që e bën profesionin dinamik dhe shmang monotoninë’, tregon Teuta Gjonaj. Fluturimet vajtje-ardhje janë rasti më i mirë, pasi ka edhe fluturime në të cilat stjuardesat detyrohen të qëndrojnë jashtë Shqipërisë nga një deri në tri ditë, në varësi të skedulimeve sezonale. Dhe kjo mund të shkaktojë probleme edhe për angazhimet familjare. Nga vajzat shqiptare që aktualisht punojnë si stjuardesa, një është nënë, katër të fejuara dhe një pjesë e mirë vazhdojnë studimet e larta. Gjithsesi, menaxherja e ekuipazheve të fluturimit, këmbëngul që profesioni i stjuardesës nuk të pengon për të ndjekur studimet apo për të krijuar familje.

Pjesa e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ka të bëjë me pagesën. Sa paguhet një stjuardesë? “Pagat janë të kënaqshme, por sigurisht varen nga eksperienca dhe pozicioni brenda në kompani”- thotë Sara Brojka. Një lajm i mirë është që stjuardesat përveç pagës bazë, marrin edhe një dietë respektive për çdo fluturim, por që ndryshon në kompani të ndryshme.

Një gjë është e sigurt, në këtë profesion asnjë ditë nuk përfshihet nga monotonia. Një pjesë e mirë e stjuardesave me eksperiencë e kanë të vështirë t’i largohen aviacionit dhe këtë e vërtetojnë rastet e atyre që kanë vazhduar punën deri në moshën 50-vjeçare.

Ndoshta nuk mund të heqin lehtë dorë nga vështrimet që i shohin si shpëtimtare, ose i tërheq kombinimi i rrezikut dhe kënaqësisë që vetëm ca profesione ta japin dhe vetëm ca njerëz janë të aftë ta përballojnë. Me siguri, stjuardesat janë pjesë e tyre.

Kualifikime

Mosha 21-30 vjeç (preferohet)
Gjatësia mbi 1.65m, në proporcion me trupin
Arsimi minimal, diplomë e shkollës së mesme
Të zotërojë rrjedhshëm në shkrim e lexim gjuhët angleze dhe italiane
Zotërimi i një gjuhe të tretë përben avantazh
Eksperienca në shërbim ndaj klientit përben avantazh
Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi
Të ketë pasaportë të vlefshme
Të mos ketë shenja të dukshme si tatuazhe/piercing
Të jetë e aftë të notojë më shumë se 50 m.
Share:

Cfare eshte FASTIP ?

SHIKO VIDEO INFORMUESE - KLIKO KETU 
Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 827 datë 11.06.2008 "Për hapjen e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën, pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës dhe për mënyrën e funksionimit të tij në periudhën kalimtare", i ndryshuar, në fund të vitit akademik 2013-2014 përfundonte periudhën kalimtare të funksionmit të tij.
 
Në një vlerësim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për efektivitetin e funksionimit të FASTIP-it citohet se:
 
⇒ "Vërtetohet plotësisht se FASTIP-i, ka realizuar objektivat e parashikuara kjo, mbështetur në risitë që solli ky fakultet në arsimin e lartë në Shqipëri, në efektivitetin e programeve të studimit që ofroi, në ecurinë e deritanishme të tij si dhe në përvojën e fituar në këto gjashtë vite".

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron vijueshmërinë e funksionimit të FASTIP-it tanimë mbi një bazë të re ligjore.
                                     
                                                           ....
Share:

Karriera e nje te diplomuari per gazetari

Temat e gazetarisë që ju po studioni duhet të fillojnë tju japin një tregues te llojit të karrierës së gazetarisë qe ju po i drejtoheni
Industria është shumë konkurrues, kështu që ju duhet të jeni të përgatitur që të jeni këmbëngulës dhe të punojni shumë.  Në qoftë se ju mund të filloni duke fituar përvojë pune përmes punës me kohë të pjesshme, praktikave apo rolet vullnetare gjatë studimeve tuaja, kjo do ju ndihmojë kur ju te aplikoni për punë ne te ardhmen. Me poshte do te gjeni opsionet më të zakonshme e karrierës në gazetari:

Share:

Administrim Biznesi - Mundesite e Punesimit

Objektivi kryesor i programit të studimit Bachelor në Administrim Biznesi është t’u japë studentëve një sistem bazë njohurish formuese në fushën e menaxhimit dhe të marketingut për formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushat përkatëse në subjekte të sektorit privat, të sektorit shtetëror, të sektorit jofitimprurës dhe për realizimin e studimeve të avancuara në këto fusha. Për realizimin e këtyre objektivave, programi parashikon studime në fusha të tilla si ato të menaxhimit, të marketingut, të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit tregtar, etj.

Share:

Karriera e nje te diplomuari per Psikologji

Kur është fjala për karrierë në psikologji, studimi pasuniversitare shpesh konsiderohet thelbësore në qoftë se ju dëshironi të bëheni një psikolog të kualifikuar. Kjo është veçanërisht rasti në vende të tilla si Britania e Madhe dhe SHBA, ku shumë kurse janë akredituar nga Shoqata Psikologjike Britanike apo Shoqata Psikologjike Amerikane, si rrugët e drejtpërdrejta të trajnimit për karriera të veçanta të psikologjisë.Në shumicën e rasteve, të diplomuarit e master do të duhet për të ndërmarrë studime të mëtejshme në nivelin e doktoraturës / PhD për t'u kualifikuar plotësisht si një psikolog profesionist.
Share:

Karriera e nje inxhinieri elektrik

Karriera e nje inxhinieri elektrik ofron perspektiva te fuqishme ne shume pjese te botes. Ne Australi p.sh qeveria raporton shkallën e papunësisë për inxhinierë elektrike nën mesatare,duke treguar te ardhura te larta dhe parashikon te jete nje pune e mire edhe per 2016-2017 .Edhe ne SHBA dhe UK eshte raportuar nje trend i njejte per shkak te industrise se gjere qe kerkojne te diplomuarit ne inxhinieri

Share:

Karriera e nje te diplomuari ne sociologji

Perktheu dhe pershtati ne shqip Sarah Martinez

Ashtu si shumica e degeve/kurseve humane dhe skencave sociale , nje diplome ne sociologji nuk i pergatit studentet per nje karriere te percaktuar qarte. Megjithate,nje diplome ne sociologji i pajis ato me grupe te gjere aftesishe, te transferueshme ne sektore te ndryshme punesimi. Per ata qe duan te vendosin sociologjin ne perdorim specifik, penet qe diploma e sociologjise ofron dhe perfshine jane si me poshte:

Share:

Karriera e nje arkitekti

Karriera e nje arkitekti eshte shume e ndryshme nga se mund te duket ne fillim. Shume arkitekte zgjedhin te punojne per veten e ture ose ne nje partneritet.Gjithasthtu mund te punojne per te tjeret ne nje kompani me te madhe me nje rroge fikse.

Varur ne temen qe ju zgjidhni per tu specializuar ne arkitekture , karriera e nje arkitekti mund te siguroje pune shume te ndryshme. Ju mund te fokusoheni ne dizenjimin e banesave , dizenjim komerciale , te perfshiheni ne dizenjimin e puneve te medha publike ose te punoni per disa klient te ndryshem ne te njejten kohe. Shumellojshmeria e projekteve qe ju do te punoni , do te bej qe cdo dite pune te jete pak e ndryshme dhe koha juaj do te jete e ndare midis studios ose zyres dhe vizitat ne vendet e ndertimit dhe mjediset e punes.
Share:

Karriera e nje inxhinieri mekanik.

Karriera e nje inxhinieri mekanik..

Karriera e nje inxhinieri mekanik përfshijnë sektorë të ndryshme të shoqërisë, duke përfshirë transportin, prodhim dhe industri, shëndetësi, përpunimin e ushqimit, të komunikimit dhe medias, prodhimin e energjisë dhe mbrojtjes. Brenda secilit prej këtyre sektorëve, lloje të ndryshme të roleve janë në dispozicion, duke përfshirë kërkimin shkencor, zhvillimin e produkteve, kontrollin e cilësisë dhe të mirëmbajtjes.

Share:

Shkenca Politike - Mundesite e punesimit

Studentët e diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, marrin njohuri të fushave të ndryshme, sikurse mund të jenë ato juridike, historike, politike, ekonomike. Ata mund të punësohen në institucione dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe jo qeveritare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushat e mësipërme. Si të tilla mund të mund të përmendim organizmat shtetërorë apo të shoqërisë civile që merren me çështjet juridike të mbrojtjes së të drejtave  të njeriut,
Share:

Përshkrimi i punës - Inxhinier


A ju pëlqen zgjidhja e problemeve teknike? Jeni te mirë në shkencë dhe matematikë? Ju mund të konsideroni të bëheni një inxhinier. Inxhinierët duke përdorur ekspertizën e tyre në shkencë dhe matematikë shndërrohen në zgjidhës shumë të mirë të problemeve në punën e tyre.Ata punojnë në degë të ndryshme të inxhinierisë, duke përfshirë:
Share:

Si te rekrutohem ne FA ?

Rekrutimi ushtar/detar aktiv ne FANë kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA. 
Ushtritë e vendeve të NATO i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre. 
Në kushtet e ndryshimit ligjor dhe strukturor ku koha e qëndrimit në shërbimin aktiv është rritur dhe ushtarët aktivë janë i vetmi burim për nënoficerët, rekrutimi i tyre ka një impakt të rëndësishëm mbi të ardhmen e FA. Përmbushja e kësaj kërkese kërkon që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga na fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.
Share:

PROFESIONET MË TË PAGUARA NË GJERMANI

Gjermania është një nga vendet më të njohura aktualisht pëe emigrantë në të gjithë botën, veçanërisht nga vendet e Ballkanit.

Sipas një studimi të ri në këtë vend mund të fitojnë më shumë mjekët, raporton "Faktor". Çfarë është më e paguar në Gjermani dhe cilat profesione?

Mjekët në Gjermani fitojnë një mesatare 77,950 euro në vit. Avokatët fitojnë një mesatare 65,040 euro, ndërsa inxhinierët dhe profesionistët e teknologjisë së informacionit fitojnë një mesatare 59,000 euro në vit. 

Share:

Aplikimet për Shkollën e Policisë

Fillojnë aplikimet për Shkollën e Policisë, procesi i aplikimit do jetë i hapur nga data 15 janar deri më datë 15 shkurt 2016, në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues.
Nga data 15 janar 2016, hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.
Aplikimi do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Share:

Kush dëshiron të bëhet mësues ?

Siç raporton "Pisa in focus", në shumë vende, ky profesion nuk është aq zgjedhje tërheqëse e karrierës, veçanërisht në mesin e djemve dhe studentëve të suksesshëm. Sondazhi i PISA është kryer në 60 vende për profesionin që ata duan të kenë studentët aktualë.
Përafërsisht 44% e 15-vjeçaret në vendet e ndryshme thanë se pritet që të punojnë në vende me status të lartë që kërkojnë një diplomë universitare, por vetëm 5% e tyre thanë se duan të punojnë si mësues. Në rastin e nxënësve të cilët thanë se donin të bëhen mësues, numri më i madh prej tyre janë vajza.
Share:
---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts