Veshtrome ne syte e mi..me thuaj cfare lexon?! Qe jam kaq i tishtuar valle a e shikon?? Une jam nje femije i pafajshem ne kete jete, pse po vuaj kaq shume kjo eshte e padrejte !!! Me thane qe duhet force dhe guxim per te jetuar ...Po kush e tha kete?? une skam buke per te ngrene apo kane harruar ...?Te punoj skam force ,e as te luaj s'mundem,sepse kam nevoje per ushqim qe te arrij te kryej nje veprim...
Trpit tim te dobet shume vitamina i mungojne ,, tashme kane mbetur vec eshtrat qe per ushqim lotojne...
Gjethet e florinjta pse jane shtrire perdhe?
Pse pemet jane zhveshur dhe po zemerojne ...? Mos ndoshta edhe pemet sic une ,ngrohtesine kerkojne...
Ne dimrin e acarte trupi me dritheron ,buza ime nxihet sepse ngrohtesi kerkon.
I pangrene shtrihem mbi dhe ,ne mes gjethesh shtrihem e fle...
I vesshtroj me syt e mi te palare e te zi, aty ulem dhe i heshtur rri.
I'u flas po sme degjojne,I'u bertas po sme shikojne . dua force ndaj bertas ,e coj zerin lart e uleras... Dua te jetoj ,ndaj te kem nje grusht te forte ,boten do te godas...
Sa shumee u lodha..
Floket si kam krehur,sa te ashpera jan, duart si kam lare, sa shume te cara kan.
Me rroba te medha edhe i palare ,rri veshtroj qiellin me sy te lotuar dhe zemer te thare... I tille jam un mbi gjethet pertoke ,sa shum u lodha duke u endur neper bote.
Dhe perseri jetoj... Si jetoj? Perse jetoj? Kush me ben mua te jetoj?! E di kete e kam dhurate nga natyra, qe me fal dashuri dhe me ben boten me ngjyra.
Lumenjte me japin ujin, Zogjte me kendojne ,ne dite te veshtira me mua qendrojne dhe ne veshin tim embel cicerojne. Lulet me falin arome,atehere kur aroma e ushqimeve me mungon.Qielli me fal ajer ,qe te marr fryme lehte, ne preherin e gjetheve veshtroj yjet i qete. Natyra qe me rrethon me fal dashurin qe njeriu kurre sma dhuron.
Ku te gjej force une qe te jetoj,vecse tek keta gjethe qe rri e vajtoj?!
ME THUAJ PSE JETOJ ???!!!
Punoi : Nezi Martini.
0 comments:
Post a Comment