Bota sociale ku jetojme dhe konflikti me individin e kohes

 "Njeriu eshte bir i shoqerise"kete perfundim ma serviren te gatshem ne vitet e shkolles.Duke pare pertej instikteve te mia,qe me mesonin vetem egzistencen,hodha syte dhe gjeta familjen,gjeta komunitetin,qytetin tim,shtetin tim,te tjere qytete e shtete.Gjeta fytyrat e njerezve me te cilet une bashkejetoj.Kaosi me dukej njemije here me i deshirueshem sesa rregulli shoqeror e njemije e nje here kuptova se pa shoqerine,ligjet e saj  s'beja dot.
  Megjithate te renit ne nje rreth ,dalja nga i cili  eshte veshtire ose me sakte e veshtire eshte  hyrja e individeve te tjere qe perbejne shoqerine me duket tragjike.Nepermend me vjen nje pjese te "Metamorfoza"kur personazhi kryesor tashme me nje forme qe per te tjeret eshte e huaj ,rrezohet dhe ah!"sa e lehte do te ishte po te me ndihmonin te ngrihesha"!keshtu mendoi ai me sa mbaj mend.Por te tjeret e jetes time,te jetes sone per arsye te ndryshme mungojne.
  Shpesh fillon nje konflikt i vazhdueshem midis vetvetes (e dyjezuar kjo ne ego  dhe nevojen per shoqerine)dhe individeve te tjere qe vijne nga e njejta situate e brendshme.Konflikti shpesh mbyllet me nenshtrim te njeres pale.Shesh-beteja vetvetiu pastrohet nga gjurmet e perleshjes, por i munduri dy here eshte rrezuar!Ka humbur veten dhe ka humbur perballe tjetrit.
   Kjo dukuri sipas mendimit tim ndodh ne pjesen me te madhe te kohes.Prandaj shoqeria merr trajta te njejta!Njelloj mendojme,paragjykojme jetojme si ushtare qe presin urdhera nga te tjeret edhe kur s'duhet!Ne rresht gatitu!E c'eshte me e keqja heshtim ne krimet qe shohim te kryhen rreth e rrotull nesh.Konflikti i gjithesecilit prej nesh nuk nderton dicka te re.Nuk sjell perparim.
    Por te tjere nuk jane nenshtruar.Jane te
" cuditshmit"e shoqerise!Ja se si shkruante Dostojevski tek Vellezerit Karamazov:Sepse njeriu i cuditshem "jo gjithmone"eshte vecori,por ne te kundert,ndodh qe ai te permbaje ne vetvete thelbin e se teres,kurse njerezit e tjere te epokes se tij ,te gjithet ,sepse jane shkeputur perkohesisht nga nje shkulm i forte ere".
"Qeshe une nje njeri ne kete bote qesh nje luftetar kjo do te thote " shkruante Getja.Une besoj te luftetaret e cuditshem te kohes sone te cilet behen bashke per te fituar lufterat e vogla apo te medha qe jane ne interes te shoqerise.Ata nuk bien ne kurthin  e kesaj dashuri-urrejtjeje midis vetes dhe shoqerise.
Fundja ta permiresosh ate a nuk do te thote te realizosh thirrjet e kembanave qe rrahin ne emer te unit tend?
Share:

Related Posts:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts