• Provimet e Matures

    Informacion per te gjithe maturantet dhe studentet rreth matures shteterore , universitetit ,profesioneve , bursa , konkurse ...!

Showing posts with label STUDENTET. Show all posts
Showing posts with label STUDENTET. Show all posts

Cfarë kanë bërë studentët e farmacisë ne datat 18 – 24 nëntor?



Nga data 18 – 24 Nëntor ishte Java Boterore e Ndergjegjesimit te Antibiotikeve. Ka lindur kjo nevoje për këtë javë pasi është vërëjtur vitet e fundit që është rritur rezistenca mikrobike të bakterevë që japin sëmundje infektive ndaj antibiotikëve që ne kemi në dispozicion. Gjatë kësaj jave bëhet një sensibilizm në të gjitha vendet e botës për përdorimin e antibiotikëve, ku edhe në Shqipëri studentët e Departamentit të Farmacisë te Universitetit te Mjekesise Tirane, kanë ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi.
Falë bashkëpunimit të Departamentit të Farmacisë, AKBPM, MShMS, IShP, Urdhri të Farmacistëve, Bashkia Tiranë dhe WHO, studentët e Departamentit të Farmacisë të ndarë në grupe nen sloganin #AntibiotiketNukJaneKaramele, kanë qenë gjatë kësaj jave në 10 kopshte, 20 shkolla dhe në pjesën më të madhe të farmacive në Tiranë, duke dhënë mesazhe sipas grupmoshave apo duke vendosur postera&stickers.

Kjo jave nuk eshte per te thene mos perdorni antibiotiket apo antibiotiket nuk duhet te perdoren, por eshte jave per te vene ne vemendje qe antibitiket duhet te perdoren vetem nga rekomandimi I mjekut. 

Marrja e antibiotikeve kur nuk eshte e nevojshme I ben ata me pak efikas kur te jene te domosdoshem

Studentët e farmacisë kanë realizuar edhe një video (të cilën mund ta shikoni këtu -  http://bit.ly/studentetfarmaci) e cila mori një vëmendje shumë të madhe, ku arriti 20k views vetëm në pak ditë. Video e realizuar nga studentët e farmacise u publikua dhe nga Organizata Botërore e Shëndëtësise.


Disa foto nga aktiviteti I studentëve të farmacisë;





Share:

KRITERET E UNIVERSITETEVE 2019



Per te pare kriteret e universiteteve per Maturen Shteterore 2018 - 2019 klikoni ne kete LINK
Kriteret e Universiteteve jane shume te rendesishme pasi ato vendosin menyren e perzgjedhjes ne universitet.
Share:

Studentët në konvikte e shtyjnë shkollimin mes papastërtisë dhe kushteve të mjeruara



Mes ankesave për kushte të këqija higjienike në godinat e konvikteve, studentët rrëfejnë mundimet e tyre të përditshme për të shtyrë vitet e shkollimit të lartë në godinat e vjetra dhe të pamirëmbajtura, ndërsa i bëjnë thirrje administratës së Qytetit Studenti të ndërhyjë menjëherë për të siguruar një jetesë normale.

I vendosur për të përjetuar plotësisht eksperiencën e viteve të tij si student, Emiljando, 19-vjeç nga Lezha, i cili studion shkenca politike në Tiranë, thotë se iu drejtua vendit të njohur si simbol i studentëve, Qytetit Studenti, i nxitur jo vetëm nga arsyet ekonomike.

Por sipas tij, miti i krijuar për Rezidencën Studentore Universitare nr. 1, siç njihet zyrtarisht kompleksi i godinave të konvikteve studentore Qyteti Studenti, rezultoi në fakt të ishte “një qytet i vdekur”, të cilin studentët e kishin braktisur.

“Kur kam pa si bëhet jeta, është si dita me natën. Kushtet janë vërtet skandaloze,” tha ai për BIRN, duke shtuar se studentët jetojnë me pajisje të vjetra, dhoma me lagështi, dushe me orare dhe banjo të pista.

“Sigurisht që vitin tjetër nuk do të jem më aty. Do të dal në shtëpi me qira me disa shokë, por kjo nuk është zgjidhje,” vazhdoi ai, ndërsa tha se kjo do t’i shtonte barrën e shpenzimeve për të mbuluar vetë faturën e dritave dhe ujit.

“Shteti duhet të gjejë një zgjidhje që godinat t’i shërbejnë studentëve,” përfundoi Emiljando.

E ndërtuar në fillim të viteve ’60 në Shqipërinë komuniste, Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve  Nr.1 që sot njihet si Qyteti Studenti, ka një histori të gjatë në strehimin e studentëve të ardhur nga rrethet për të studiuar në kryeqytet.

Megjithatë vitet kanë rënduar në infrastrukturën e 26 godinave ku strehohen disa mijëra studentë çdo vit.

Pagesa totale për një student është 4.500 lekë në muaj, ku përfshihen uji e dritat, ndërsa studentët akomodohen kryesisht në dhoma me nga dy-tre persona, të cilët vijnë nga qytete të ndryshme pa njohje paraprake.

Genta, një 20-vjeçare nga Dibra, e cila studion në fakultetin ekonomik të Tiranës i tha BIRN se jetesa në kryeqytet për studime ka rezultuar për të e vështirë dhe se largësia nga familja e lë shpesh edhe pa mjete financiare.

Ajo jeton prej një viti e gjysmë në konviktin e Qytetit Studenti, të cilin e zgjodhi prej shpenzimeve të përballueshme dhe afërsisë me shkollën.

“Tualetet janë një problem i ditur; sapunët dhe letrat i blejmë vetë, por për drynat si i bëhet?” pyet ajo, ndërsa shpjegon se këtu dyshekëve u kanë dalë sustat, ngrohëset nuk funksionojnë, interneti kap vetëm në katin e parë.

“Kërkojmë vetëm një jetesë normale. Sigurisht që 4500 lekë në muaj nuk janë shumë, por prandaj janë konviktet,” thotë ajo e shqetësuar.

Një sondazh i publikuar së fundmi nga qendra Qëndresa Qytetare zbuloi se rreth 65% e studentëve i vlerësojnë kushtet higjienike të tualeteve të konvikteve si të këqija dhe pohojnë se uji i rrjedhshëm në to mungon.

Sondazhi që u shtri mbi 300 studentë të moshave 18-27 vjeç që banojnë në Qytetin Studenti ngriti po ashtu shqetësimin se tualeteve u mungojnë sapunët dhe letrat higjienike, ndërsa 86% e studentëve pohojnë se dyert e tualeteve nuk mbyllen.

BIRN vizitoi më 19 shkurt ambientet e një godine të Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, ku fotografoi kushtet shqetësuese të tualeteve dhe banesave të studentëve.

“Kur vjen data e lekëve kujdestaret vijnë me urgjencë për t’i mbledhur,” thotë Genta, “por kur ankohemi ne, nuk e kanë me ngut të reagojnë,”.

Përveç kushteve të mjeruara brenda konviktit, studentët e intervistuar nga BIRN u ankuan po ashtu për transportin urban që lidh zonën e tyre me qendrën e qytetit. Ata thonë se autobusi merr intervale 40 minutëshe për të mbërritur në stacion dhe se mjeti i vogël mbipopullohet në përmasa çnjerëzore.

“Duam autobusë më të mëdhenj dhe më të shpeshtë,” kërkuan ata.

“Këtu as flihet, as studiohet”

Lorena Manjani, e cila prej dy vitesh jeton në konviktin e Qytetit Studenti e ka vendosur veten në frontin e parë të përpjekjeve për të zgjidhur problemet me të cilat hasen studentët në konvikt.

Ajo thotë se është ankuar deri më tani katër herë për çështje të ndryshme dhe se shtyrja e zgjidhjes së problemeve për të ardhmen është pikërisht ajo që po i largon studentët dhe po i zbraz godinat.

“Kur ankohemi thonë se do të ndërtohen godina të reja, nuk do të presim për ‘do të’ [në kohën e ardhme], duam të shikojmë përmirësime tani,” tha 22-vjeçarja, e cila studion për gazetari dhe që përfaqësoi grupimin Qëndresa Qytetare në sondazhin për kushtet e konvikteve.

Manjani thotë se përveç higjienës, ajo që e shqetëson më shumë është papërgjegjshmëria e mjekëve në lëshimin fiktiv të vërtetimit të shëndetit fizik dhe mendor që u kërkohet studentëve që regjistrohen.

Sondazhi zbuloi se studentët i marrin në shumicën e rasteve raportet mjeko-ligjore pa vizita te mjekët dhe se gjysma e tyre paguajnë ryshfet për ta siguruar atë nga mjeku i familjes apo urgjenca e Qytetit Studenti.

“Ka shumë zhurma në konvikt, kështu nuk ke mundësi as të studiosh dhe as të flesh si njeri normal,” tha Manjani për BIRN.

Sipas saj, kjo i fut konviktorët në grindje personale për ta vendosur vetë qetësinë.

“Por kush të siguron që studentja tjetër nuk ka probleme me shëndetin mendor?” pyet ajo, duke cituar raportet fiktive.

22-vjeçarja thotë se papërgjegjshmëria e mjekëve u rrezikon atyre jetën nga sëmundjet ngjitëse që mund të mbartin vajzat e tjera, rënduar kjo edhe nga higjiena e keqe në tualete dhe dushe, të cilave nuk i hidhet mjaftueshëm dizinfektues.

Pamundësitë ekonomike, i detyrojnë studentët konviktorë të ndajnë dhe pajisje të tjera për përdorim të përbashkët, duke e shtuar edhe më shumë gjasën e përhapjes së sëmundjeve.

BIRN kontaktoi drejtoreshën e Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, Anila Shehu për të komentuar mbi ankesat e studentëve për higjienën dhe kushtet e këqija të konvikteve, por nuk mori përgjigje në kohën e publikimit.


Tualetet në dispozicion të studentëve në konviktin e Qytetit Studenti. 19 shkurt 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Të punësuarit mbeten pa larë

Renato, tashmë ish-konviktor, i tha BIRN se qe i detyruar pas një viti e gjysmë qëndrimi aty, të kërkonte një shtëpi me qira me pesë shokë të tjerë pasi oraret e dusheve e linin shpesh pa u larë.

“Punoja gjithë ditën me allçi si skulptor dhe kur kthehesha në darkë në godinë kishte kaluar orari 9 me 7 i dusheve, nuk lahesha dot. Në mëngjes duhet të shkoja në shkollë,” tha ai.

“Jam ndjerë mirë në konvikt. Po të mundja do të vazhdoja të jetoja aty e nuk do të rëndohesha me pagesat e ujit dhe dritave,” shtoi ai.

Të tjerë konviktorë i thanë BIRN se ata që studionin dhe punonin, detyroheshin të laheshin me kusitë që ngrohnin në dhomat e tyre në tualetet e zakonshme, pasi dushet mbylleshin në darkë.

“Edhe kur jemi brenda orarit, lahemi sa te njëra godinë te tjetra, duke lëvizur me peshqir nëpër kate pasi dushet janë në të parin dhe hapësira është e vogël, saqë rrobat e tjera mund të lagen,” thanë ata.

“Kjo punë edhe kur temperaturat janë nën zero, ndërkohë që uji është më tepër i ftohtë se i ngrohtë,” shprehën acarimin e tyre konviktorët.

E pyetur për kohën e kaluar në Rezidencën Studentore Universitare nr. 1 në Tiranë, një 21 vjeçare nga Gjirokastra, e cila refuzoi të zbulonte emrin e saj të vërtetë, nxjerr një duhmë të gjatë dhe thotë se kujtimi i atij vendi i sjell në mendje përfytyrimin e një burgu.

21 vjeçarja tregon se kaloi një vit e gjysmë në Qytetin Studenti pasi erdhi në Tiranë për të studiuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës me paratë e ofruara nga familja.

Edhe pse ndryshoi vazhdimisht godinat – e favorizuar dhe nga njohjet që kishte me stafin e konviktit – studentja tregon se “edhe me miq, kushtet mbeteshin skandaloze”.

“Dhomat ishin me lagështi, higjiena qe aq e dobët saqë u sëmura tetë herë në një vit e gjysmë që qëndrova aty,” thotë ajo.

“Normal që do të largohesha, kushtet ishin mizerabël, thjesht një krevat, një lavaman dhe një dollap, sikur të ishe në burg,” tregon studentja nga Gjirokastra, duke shtuar se një jetesë e atillë ishte depresionuese.

Ajo thotë se qe e pamundur të gatuaje në dhomën e vogël që përdorej për studim dhe fjetje dhe se detyrohej të hante në një nga mensat aty pranë, ku siguria ushqimore qe thuajse inekzistente.

Pasi gjeti punë si operatore në një call center, ajo priti një muaj të mblidhte paratë e qirasë dhe doli në shtëpi me qira në një nga shtëpitë private të zonës mbi Qytetin Studenti e njohur si vilat gjermane, e cila ka çmime relativisht të ulëta strehimi që parapëlqehen nga studentët që refuzojnë konviktin.

“Në konvikt nuk kthehem, edhe sikur të rri pa bukë,” përfundon e ngrysur ajo rrëfimin e saj.

Nga brenda konviktit megjithatë, studentët e tjerë thonë se nuk do të dorëzohen për të marrë kushtet që meritojnë.

“Unë besoj në drejtësi dhe do të luftoj për të deri sa të përmirësohen kushtet tona,” u shpreh e vendosur Manjani.

/

RRETH AUTORIT
Ivana Dervishi
Ivana Dervishi është gazetare dhe fotoreportere e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri nga viti 2014. Dervishi është trajnuar nga Reuters për teknikat e fotolajmit në 2015, si dhe ka marrë pjesë në Shkollën Verore për Gazetari Investigative të BIRN në vitin 2016.

reporter.al
Share:

NDAL TREGTISE SE LIBRAVE!



Pedagogët nuk mund të sillen brenda universitetit si shitës ambulantë librash. Studentët nuk mund të detyrohen të jenë klientela e sigurt e mallit të tyre. Mallit të përkthyer nga diku – por pa përkthyes, të printuar nga diku – por pa shtëpi botuese, që përmbajtjen e ka në shqip – por pa redaktor gjuhësor, që pretendon se përçon dije te lexuesi – por pa redaktor shkencor.

Lëvizja Për Universitetin ngre alarmin për nivelin skandaloz të teksteve universitare, por sidomos për shantazhimin që u bëhet studentëve për ta blerë këtë mall kallp. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve drejtuese:

- Të ndalojnë rreptësisht përfshirjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të pedagogëve në procesin e shit-blerjes së teksteve akademike. Çdo konstatim i këtij fenomeni nga aktivistët tanë do denoncohet publikisht.

- Të parandalojnë çdo tentativë nga pedagogët për shantazhimin apo detyrimin me çfarëdolloj mënyre të studentëve për blerjen e cilitdo teksti akademik. Çdo konstatim i këtij fenomeni nga aktivistët tanë do denoncohet publikisht.

- Të ndërmarrin masa që çdo tekst i publikuar të kalojë nga një proces shqyrtimi, vlerësimi dhe miratimi nga një komision i posaçëm brenda universitetit, para se të rekomandohet si tekst akademik. Ai duhet të plotësojë kriteret minimale të autorësisë, shtëpisë botuese, kontrollit ndaj plagjiaturës etj.

- Të ndërmarrin masa që çdo tekst që rekomandohet si literaturë brenda universitetit të ekzistojë të paktën në gjashtë kopje nëpër bibliotekat e fakulteteve përkatëse.

Këto kërkesa ne i konsiderojmë si të domosdoshme për të mbrojtur studentët nga abuzimi nga ana e pedagogëve dhe për të siguruar një nivel minimal cilësie në tekstet që ndriçojnë mendjet e brezave ndër vite. Lëvizja Për Universitetin zotohet se do ndërmarrë veprime në vazhdim për përmbushjen e këtyre kërkesave.

/Levizja Per Universitetin
Share:

10 universitetet me te mira mjekesore



Kjo renditje eshte bazuar në një metodologji që vlerëson reputacionin akademik dhe punëdhënës, ndikimin në hulumtim ne kerkimet shkencore dhe më shumë... Këtu marrim një vështrim më të afërt në 10 shkollat ​​më të mira mjekësore;

 10. UCL (University College London)

Nje nga universitetet me te mira ne Londer dhe shtepia e mjekesise pasi ka kryer hulumtime rreth adrenaline sdhe sistemi imunitar

Ketu eshte diplomuar Hugh Owen Thomas, i cili eshte konsideruar si babai i "orthopedic surgery" ne Britani

9. Massachusetts Institute of Technology (MIT)

Ofron nje program Harvard-MIT ne Shkencat Mjekesore dhe Teknologji

8. Yale University

Eshte i njohur qe ka sjell inovacione ne mjekesi si X-ray apo perdorimi i pare i suksesshem i penicilines apo dhe kemioterapise ne vend

7. University of California, Los Angeles (UCLA)
UCLA

The University of California, Los Angeles (UCLA)’s David Geffen School of Medicine eshte i 7 i rankuar dhe e ka emrin nga  David Geffen, i cili dhuroi US$200 million per shkollen ne 2002

6. Karolinska Institute

Karolinska eshte e njohur per fitimin e cmimit Nobel per Mjeksine dhe Fiziologji eshte nje universitet i vogel me 6000 student

5. Johns Hopkins University

Johns Hopkins University eshte universiteti i pare i hapur per kerkime ne SHBA ne 1876. Eshte diplomuar  Florence R. Sabin, Denton Cooley (kirurgja e cilia ka bere implantin e pare te nje zemre artificiale/

4. Stanford University

Eshte nje nga shkollat me veshtira te mjekesise ne SHBA

3. University of Cambridge

2. University of Oxford

Ka nje sistem 6 vjecar per mjekesine , 3 vite paraklinike dhe 3 vite klinike. Eshte nje nga universitetet me te mira qe te ofron te marresh leksione nga lektoret me me emer ne bote.

1. Harvard University

Numri nje per studimet ne mjekesi eshte Harvard University. Ne kete universitet kane mbaruar
Sidney Farber, i cili eshte konsideruar dhe babai i kemioterapise , Fe del Mundo, gruaja e pare e prauar ne shkolle dhe krijuesja e pare e spitalit pedriatik ne Philippines..

Universitetet me te mira mjekesore ne vendet e tjera...

Africa
University of Cape Town, South Africa (ranked 101-150)
Asia
University of Tokyo, Japan (25th)
Australia & New Zealand
University of Melbourne, Australia (17th)
Latin America
Universidade de São Paulo, Brazil (51-100)
Middle East
King Abdulaziz University (KAU), Saudi Arabia (251-300)
Share:

Kriteret e universitet per vitin akademik 2018-2019



Njoftim per maturantet! Kane dale kriteret per universitet per vitin akademik 2018 - 2019. Pra per maturen 2018. Faqja "Provimet e Matures" eshte nga te parat qe i publikon. Na ndiqni edhe ne instagram @studente pasi edhe aty mund te merrni njoftime.

Kriteret - KLIKO KETU 
Share:

104 emra me lidhje nepotike ne Universitetin e Mjekesise. Lidhja e pedagogeve me njeri tjetrin



Para disa ditësh trajtuam rastin në shkollat e Pogradecit, ku prindërit kishin akuzuar publikisht me emra mësuesit që e kishin fituar vendin e punës për shkak të lidhjeve farefisnore dhe jo në bazë të meritës.

Sigurisht, askujt nuk i ka shkuar nëpër mend që arsimi është i vetmi sektor ku bëhen të tilla emërime, pasi në Shqipëri meritokracia na ka dhënë lamtumirën me kohë.

Megjithatë, sërish do të qëndrojmë në arsim, por kësaj radhe në rangun universitar. Në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë “Nisma Thurje” ka publikuar emrat e 104 punonjësve që kanë lidhje nepotike në këtë mjedis.

Arsimi në Shqipëri është ndër pikat nevralgjike, pasi është ende shumë mbrapa krahasuar me parametrat e fqinjëve apo edhe më larg. Mos harrojmë që një shoqëri e paarsimuar ose e keqarsimuar është injorante në kuptimin që nuk ngrihet kurrë për të kërkuar të drejtën.

Rikthehemi sërish në Fakultetin e Mjekësisë, aty ku lidhjet familjare kanë pushtuar atë që nuk e di nëse mund të quhet më “vatër e dijes”.

Më poshtë lista me 104 emrat e evidentuar me lidhje familjare:

Fakulteti i Mjekësisë

Suela Këllici, zv/Rektore, pedagoge e brendshme Departamenti i Farmacisë, vëllai Arvin Dibra pedagog i brendshëm Departamenti i Kirurgjisë, i shoqi Neritan Këllici pedagog i jashtëm Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Departamenti i i Lëndëve Paraklinike.

Etmont Çeliku, pedagog i brendshëm, Departameti i Kirurgjisë, e shoqja Silvana Çeliku pedagoge e brendshme në të njëjtin departament, e bija Ejona Çeliku pedagoge e brendëshme Departamenti i Morfologjisë.

Ledjan Malaj, pedagog i brendshëm, Departamenti i Farmacisë, e shoqja Ela Malaj , pedagoge e brendshme në të njëjtin departament.

Albana Fico, pedagoge e brendshme, Departamenti i Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, i ati Agron Fico, pedagog i jashtëm, Departamenti i Lëndë Paraklinike.

Margarita Gjata, pedagoge e brendshme, Departamenti i Sëmundjeve të Brendshme, i shoqi Agron Gjata, pedagog i Brendshëm, Departamenti i Kirurgjisë.

Agron Ylli, pedagog i brendshëm Departamenti i Sëmundjeve të Brendshme, e shoqja Zamira Ylli, pedagoge e brendshme Departamenti i Laboratorëve, e bija Dorina Ylli, pedagoge e brendshme Departamenti i Semiologjisë Imazherike dhe Klinike, djali i xhaxhait Alban Ylli pedagog i brendshëm, Departamenti i Shëndetit Publik.

Ali Refatllari, pedagog i brendshëm, Departamenti i Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, e shoqja Etleva Refatllari, pedagoge e brendshme Departamenti i Laboratorëve.

Mustafa Xhani, pedagog i brendshëm, Departamenti i Kirurgjisë, i biri Rezart Xhani, pedagog i brendshëm në të njëjtin departament.

Vilson Ruci, pedagog i brendshëm, Departamenti i Kirurgjisë, e shoqja Dorina Ruci, pedagoge Departamenti i Sëmundjeve të Brendshme.

Edmond Zaimi, pedagog i brendshëm, Departamenti i Kirurgjisë, e shoqja Eliziana Zaimi/Petrela, pedagoge e brendshme Departamenti i Shëndetit Publik.

Mentor Petrela, pedagog i brendshëm Departamenti i Neuroshkencës, kunata Raida Petrela, pedagoge e brendshme, Departamenti i Pediatrisë.

Arsen Seferi, pedagog i brendshëm Departamenti i Neuroshkencës, e shoqja Irena Seferi pedagoge e jashtme në të njëjtin departament.

Mehdi Alimehmeti, pedagog i brendshëm, Departamenti i Anatomisë Patalogjike, Mjekësisë Ligjore, i biri Ilir Alimehmeti pedagog i brendshëm, Departamenti i Mjekut të Familjes dhe Sëmundjeve Profesionale, e shoqja Jera Kruja, pedagoge e brendshme Departamenti i Neuroshkencës.

Vuksan Kola, pedagog i brendshëm, Departamenti i Neuroshkencës, e shoqja Elmira Kola, pedagoge e brendshme departamenti i Pediatrisë.

Erion Troja, pedagog i brendshëm, Departamenti i Farmacisë, e ëma Rozana Troja pedagoge e jashtme, Departamenti Lëndëve Formuese.

Enver Roshi, pedagog i brendshëm, Departamenti i Shëndetit publik, e bija Dajana Roshi pedagoge e jashtme, Departamenti i Farmacisë.

Loreta Kuneshka, pedagoge e brendshme, Departamenti i Shëndetit Publik, e motra Numila Kuneshka/Maliqari, pedagoge e brendshme Departamenti i Pediatrisë.

Ermal Likaj, pedagog i jashtëm, Departamenti i Morfologjisë, e shoqja Erjola Likaj, pedagoge e jashtme Departamenti i Semiologjisë Klinike dhe Imazherike.

Idriz Balla, pedagog i brendshëm, Departamenti i Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, e bija Enida Balla pedagoge e jashtme në të njëjtin departament.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Gentjan Stroni zv/ Dekan, pedagog i brendshëm, Departamenti i Lëndëve Paraklinike, e shoqja Suela Sallavaci pedagoge e jashtme, Departamenti Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme, Pediatri, vajza e xhaxhait Rovena Stroni pedagoge e jashtme në të njëjtin departament.

Neritan Boriçi, pedagog i brendshëm, Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Pergjithshme, Invermierisë në Sëmundje të Brendëshme, Pediatri, e shoqja Edlira Boriçi pedagoge e jashtme Departamenti i Lëndëve Paraklinike.

Floreta Kurti, pedagoge e brendshme Departamenti i Lëndëve Paraklinike, i shoqi Altin Kuqo pedagog i jashtëm, Departamenti i Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme, Pediatri.

Klerida Shehu, pedagoge e brendshme, Departamenti i Lëndëve Paraklinike, i shoqi Bernard Shehu pedagog i jashtëm Departamenti Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme, Pediatri.

Armela Maxhelaku, pedagoge e jashtëme Departamenti i Lëndëve Paraklinike, e motra Suela Maxhelaku pedagoge e jashtëme në të njëjtin departament.

Kastriot Dallaku, pedagog i jashtëm, Departamenti Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikës në Sëmundje të Brendëshme, Pediatri e shoqja Irma Dallaku, pedagoge e jashtme, Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji.

Gentjan Zikaj pedagog i jashtëm, Departamenti Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikës në Sëmundje të Brendëshme, Pediatri , e shoqja Lidra Zikaj pedagoge e jashtme, Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji.

Ferid Zavalani, pedagog i jashtëm, Departamenti Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikës në Sëmundje të Brendëshme, Pediatri e bija Sara Zavalani pedagoge e jashtme në të njëjtin departament.

Enkeleda Sinaj, pedagoge e jashtme Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, vëllai Ermir Sinaj pedagog i jashtëm në të njejtin departament.

Rozana Aleksi, pedagoge e jashtme, Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, vëllai Saimir Seferi pedagog i jashtëm , Departamenti Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme, Pediatri

Florida Dobi, pedagoge e jashtme, Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, i shoqi Drini Dobi pedagog i jashtëm në të njëjtin departament.

Kostandin Canaj, pedagog i jashtëm , Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, i ati Ferdinand Canaj, pedagog i jashtëm Departamenti i Lëndëve Paraklinike, gjyshi Profit Canaj pedagog i jashtëm, , Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji

Irena Kola pedagoge e brendshme, Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, e bija Erinda Kola departamenti i Lendëve Paraklinike, i shoqi Sandër Kola pedagog i jashtëm Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji.

Fakulteti i Mjekësisë Dentare

Esat Bardhoshi, pedagog i brendshëm, Departamenti i Kirurgjisë Oro-Maxillo-Faciale dhe Paraklinike e shoqja Merita Barshoshi pedagoge e brendshme në të njëjtin departament.

Agron Meto pedagog i jashtëm Departamenti i Terapisë Stomatologjike, e bija Aida Meto pedagoge e jashtme në të njëjtin departament.

Fejzi Keraj, pedagog i brendshëm, Departamenti i Ortopedisë Stomatologjike, i biri Kreshnik Keraj pedagog i brendshëm në të njëjtin departament.

Të tjerë

Celjana Toti pedagoge e brendshme Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Departamenti i Ortopedisë Stomatologjike, i shoqi Florian Toti Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Sëmundjeve të Brendëshme.

Argjend Tafaj, pedagog i brendshëmFakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Sëmundjeve të Brendëshme , i biri Irgen Tafaj pedagog i jashtëm, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Lendëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikes në Sëmundje të Brendshme, Pediatri, nusja e djalit Elvis Dervishi, pedagoge e jashtme, Fakulteti i Mjekësisë Departamenti i Neuroshkencës.

Petrit Bara, pedagog i brendshëm, Fakulteti i Mjekësisë Departamenti i Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, e shoqja Merita Bara, pedagoge e jashtme, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Lëndëve Paraklinike, e bija Silvana Bara, pedagoge e brendëshme, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Departamenti i Kirurgjisë Oro-Maxillo-Faciale dhe Paraklinike.

Ndok Marku, pedagog i brendshëm Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Laboratorëve, i biri Ervin Marku pedagog i brendshshëm, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Lëndëve Paraklinike.

Dariel Thereska, pedagog i brendshëm, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Kirurgjisë, e shoqja Ina Thereska, pedagoge e jashtme, Fakulteti i I Mjekësisë Dentare, Departamenti i Terapisë Stomatologjike.

Gjergj Belba, pedagog i brendshëm, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Kirurgjisë, e shoqja Monika Belba, pedagoge e jashtme, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Lendëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikes në Sëmundje të Brendshme, Pediatri

Artid Duni, pedagog i brendshëm, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i kirurgjisë, e shoqja Albana Duni, pedagoge e brendshme, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Lendëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikes në Sëmundje të Brendshme, Pediatri.

Ali Tonuzi, pedagog i brendshëm, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Orl- Okulistikës, e shoqja Orieta Tonuzi pedagoge e jashtme, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Lendëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme, Infermieristikes në Sëmundje të Brendshme, Pediatri

Alert Xhaja, pedagog i brendshëm Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Lëndëve Paraklinike, e shoqja Orsjola Xhaja pedagoge e jashtme, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Departamenti i Terapisë Stomatologjike.

Herion Muja, pedagog i jashtëm, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Shëndetit Publik, e motra Arlinda Muja pedagoge e jashtme Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Departamenti i Lëndëve Paraklinike.

Arben Zenelaj, pedagog i jashtëm, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Kirurgjisë, e shoqja Valbaona Zenelaj, pedagoge e jashtme, Departamenti i Lëndëve Klinike, Infermieristikës së përgjithshme, Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme, Pediatri.

Zana Gaçe, pedagoge e jashtme, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti Lëndë Formuese, i biri Eno Gaçe, pedagog i jashtëm, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Departamenti i Terapisë Stomatologjike.

/JOQ.al
Share:

Skandal! Nepotizmi në universitetet shtetërore

Emrat e mbi 115 pedagogë në Universitetin e Tiranës me lidhje të ngushta familjare.

Një grupim studentësh të identifikuar si “Lëvizja Studentore”, ka bërë një punë kërkimore duke analizuar lidhjet mes pedagogëve në Universitetin e Tiranës dhe ka zbuluar se janë të paktën 115 pedagogë të cilët kanë lidhje direkte familjare me njëri tjetrin, ose janë burrë e grua, ose janë prindër e fëmijë, ose kushërinj të parë.

Skema mund të jetë edhe më e madhe nëse analizohen lidhjet më të gjera familjare apo favoret politike.

Më poshtë lista e plotë e emrave dhe lidhjeve të tyre me njëri tjetrin:


2.Alda Kika Zv/Dekane, motra Klejda Kika pedagoge e jashtme Departamenti Informatikës.

3.Armand Como, pedagog Departamenti i Kimisë, e bija Alba Como pedagoge Departamenti i Informatikës, nipi Ermal Como pedagog Departameti i Gjuhës Angleze te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

4.Altin Mele, pedagog Departamenti i Kimisë, djali i Ilo Mele, ish pedagog në të njëjtin departament, e shoqja Ardita Mele pedagoge e jashtme, Departamenti i Kimisë Industriale.

5.Erinda Buhaljoti(Koni), Departamenti i Biologjisë, mbesa e Mynyr Konit, Rektor.

6.Blerina Vrenozi, Qendra Kërkimore Florës dhe Faunës, e motra Ela Vrenozi pedagoge Departamenti i Informatikës.

7.Ani Bajrami, Qendra Kërkimore e Florës dhe Faunës, Zyri Bajrami i ati, pedagog në Departamentin e Biologjisë.

8.Majlinda Vasjari, Departamenti i Kimisë, e bija Ledia Vasjari pedagoge Departameti i Biologjisë.

9.Thoma Mitre, pedagog Departamenti i Matematikës së Aplikuar, kunata Anila Mitre, pedagoge Departameti i Biologjisë.

10.Rozana Troja, shefe e Departamentit të Kimisë Industriale, i shoqi Pandeli Troja pedagog te Departamenti i Kimisë.

11.Luljeta Pinguli, pedagoge Departamenti i Kimisë Industriale, kunati Roland Pinguli pedagog në të njëjtin departament.

12.Elson Cibaku, Departamenti i Informatikës pedagog, e motra Nikoleta Cibaku Departamenti i Gjuhës Angleze pedagoge.

13.Elton Skëndaj, pedagog Departamenti i Gjuhës Angleze, e shoqja Klodjana Skëndaj pedagoge në të njëtin departament.

14.Klodiana Gorica, pedagoge Departamenti i Marketingut, motra Dorina Kripa, pedagoge Departamenti i Financës.

15.Viktor Ristani, pedagog Departamenti i Anglishtes, mbesa Nejla Qafmolla, pedagoge në të njëjtin department.

16.Kestrin Katro Zv. Dekane, e motra Eriona Katro pedagoge Departamenti i të Drejtës Civile

17.Aurela Anastasi, pedagoge e brendshme Departamenti i të Drejtës Publike, djali Kristi Anastasi pedagog i jashtëm Departamenti i të Drejtës Civile.

18.Adea Pirdeni, pedagoge e brendëshme Departamenti i të Drejtës Publike, i ati Luan Pirdeni petagog i jashtëm në të njëjtin departament.

19.Skënder Kaçupi, përgjegjës i Departamentit të të Drejtës Penale, e bija Erisa Kaçupi pedagoge e jashtme Departamenti i të Drejtës Civile.

20.Vasilika Hysi, pedagoge Departamenti i të Drejtës Penale, e bija Klesta Hysi pedagoge Departamenti i të Drejtës Publike.

21.Xhezair Zaganjori, pedagog i jashtëm Departamenti i të Drejtës Publike, Renis Zaganjori, i biri pedagog i jashtëm Departamenti i të Drejtës Civile.

22.Valentina Duka Dekane, i shoqi Ferit Duka pedagog i jashtëm Departameni i Historisë

23.Theodhor Karaj, Shef i Departamentit të Psikologjisë dhe Petagogjisë, e bija Stela Karaj pedagoge në Departamentin e Sociologjisë.

24.Ina Kokëdhima, pedagoge Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, e motra Ksanthipe Kokëdhima pedagoge Departamenti i Psikologjisë

25.Edmond Rapti Dekan, e bija Jonida Rapti dhe kunata Dorina Rapti pedagoge Departameti i Psikologjisë.

26.Inva Çela, pedagoge Departamenti i Filozofise, e bija e Gjeraqina Çelës Kancelares së Fakultetit.

27.Enis Sulstarova, pedagog Departamenti i Shkencave Politike, e shoqja Rovena Sulstarova, pedagoge Departamenti i Psikologjisë dhe Petagogjisë.

28.Shezai Rrokaj Zv. Rektor UT, i biri Ivi Rrokaj pedagog Departamenti i të Drejtës Penale Fakulteti Drejtësisë.

29.Ukë Buçpapaj, pedagog Departamenti i Anglishtes Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, njëra vajzë Era Buçpapaj pedagoge e jashtëme në të njëjtin department, ndërsa vajza tjetër Adela Buçpapaj pedagoge Departamenti i të Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë,

30.Daniela Tamo pedagoge Fakulteti i Histori Filiologjisë, Departamenti i Gjuhës Angleze, i shoqi Adem Tamo pedagog Fakulteti i Shkencave Socilale, Departamenti i Psikologjisë dhe Pediatrisë.

31.Suela Malexhaku, pedagoge Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Informatikës, e motra Armela Malexhaku pedagoe e jashtëme Fakultetit i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Publike.

32.Theodhor Karaj, pedagog Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës, mbesa Livia Karaja, pedagoge Fakulteti i Shkencave Sociale Deprartamenti i Punës dhe Politikës Sociale.

33.Petrit Dollani, pedagog Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit, i ati Kostandin Dollani pedagog I jashtëm Fakulteti I Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës.

34.Lorina Bekteshi, pedagoge Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Marketingut, e motra Arba Bekteshi, pedagoge e jashtëme Fakulteti i Shkencave Socilale, Departamenti i Shkencave Politike.

35.Ersida Teliti, pedagoge Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Civile, motra Adisa Teliti pedagoge Fakultetii I Shkencave Socilale Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale.

36.Klementina Puto, Fakulteti i Shkencave të Natyrës Përgjegjëse e Departamentit të Bioteknologjisë, nipi Erlir Puto petagog Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Publike.

37.Ilda Melo, pedagoge Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Civile, e motra Xheni Melo, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Informatikës.

38.Dhimitri Bello, pedagog Fakulteti I Histori Filiologjisë, Departamenti i Gjuhës, djali i xhaxhait Raqi Bello, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, pedagog Departameti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike.

39.Brikena Kadzadej, pedagoge Fakulteti Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Gjermane, motra Nevila Baci pedagoge Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së zbatuar.

40.Marisa Janku, pedagoge Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Gjermane, motra Dorina Koci Janku pedagoge Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Financës

41.Fatmir Hoxha Fakultetit i Shkencave të Natyrës, Përgjegjës i Departamentit të Matematikës së Aplikuar, e bija Elira Hoxha pedagoge Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i StatistikËs dhe Informatikës së Zbatuar.

42.Gëzim Kapidani, pedagog Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologjisë, e bija Mariola Kapidani, pedagoge Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Financës.

43.Artan Puto, pedagog Fakulteti i Histori Fililiologjisë, Departamenti i Arkeologjisë djali i Arben Putos ish pedagog, e shoqja Mimoza Puto pedagoge Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Departamenti i Gjuhës Spanjolle.

44.Maklenë Çabej, pedagoge Fakulteti i Histori Filiologjisë, Departamenti i Gjuhës, e ëma Argjirula Çabej pedagoge Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë.

45.Alban Tartari pedagog, Fakulteti i Histori Filiologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, e shoqja Elda Tartari pedagoge Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologji Petagogjisë.

45.Skerdilajd Xhulaj, pedagog i brendshëm Qendra Kërkimore Florës dhe Faunës, i ati Murat Xhulaj dhe e shoqja Doriana Xhulaj, pedagog në Departamentin e Biologjisë.

46.Omer Stringa, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ish Dekan, pedagog Departamenti i Matematikës së Aplikuar, e shoqja Areti Stringa pedagoge Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Statistikes dhe Informatikës së zbatuar.

47.Rajmonda Duka, pedagoge Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Ekonomiksit, i shoqi Bejo Duka pedagog, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i FIzikës.
Share:

Ndryshime te RAUNDI I DYTE. Mundesi me shume per maturantet

Disa pika kane ndryshuar duke ofruar me shume mundesi per kandidatet qe nuk jane rregjistruar ende per tu rregjistruar ne nje program studimit.

Pika e pare qe ka ndryshuar eshte per universitetet private. Per universitetet private te cilat nuk kane kritere shtese NUK APLIKOHET NDARJA NE FAZA 48 oreshe.

Per programet e studimit me kuota te paplotesuara te cilat nuk ka aplikante ne pritje do te RIKTHEHEN ne gare aplikantet e shpallur fitues ne fazat paraardhese te cilet nuk rezultojne te rregjistruar ne programe te tjera studimi. Rikthimi ne gare kryhet sipas listes se renditjes te aplikanteve per raundin e dyte

Kuotat e paplotesuara plotesohen me kandidatet e renditur sipas pikeve te fituara mbas vijes se kuqe BRENDA DATES 24 TETOR 2017




Share:

Guida e Mbijetesës në Juridik - Urtësi studentore, brez pas brezi


Fjale paraprake * Teza provimesh/permbledhje gjeni te fotokopja perballe fakultetit. * Librat i gjeni te Beqo. * Keni dhe opsionin e fotokopjeve (fotokopja perballe Mon Cheri-se), gati 4 here me lire se librat, por e drejta e autorit... *E keni zakon nga arsimi para-universitar, por mos harroni: jeni mbi 18 vjec. Jeni te rritur. Filloni ta shihni dhe ta trajtoni veten si te rritur, qe edhe pedagoget e stafi i fakultetit (*khe-khe*, sekretaret) t’ju trajtojne si te rritur. Ndryshe, ju shtypin me kembe. Pjesa e pergjithshme 1) Ndonese cdo pedagog thote qe leksioni eshte fakultativ, mos u genjeni. Ka pedagoge qe i qendrojne besnike fjales. Ka pedagoge qe marrin emrat prezente per te ngritur studente. Ka pedagoge qe marrin mungesa per te ulur studente. 2) Mos akumulo faqe. Bej si te besh, lexoji ato 50 faqe qe merr ne dite, po ate dite. Puno dhe tezat ne ato pyetje qe di pasi mbaron leximin. Kursen kohen dhe ne fund, gjate sezonit. 3) Kushtetuten gjynah te mos e keni. Eshte Bibla juaj, eshte e bukur, e vockel dhe kushton vetem 200 leke. 4) Kodet i keni online dhe mund t’i shkarkoni ne celular, per te kursyer para, pasi jane 1000 leke/copa. Rrine-rrine, u behen edhe ndryshime. 5) Kur pedagoget ju thone qe libri lejohet ne provim, mos e hani tekun komplet. Beni nje parapergatitje per cdo rast, se pastaj vjen pedagogu ne klase dhe thote “S’kam thene gje une”. Zakonisht librat i shkruajne vete pedagoget. Bejini vete llogarite. 6) Ne cdo provim, per cdo rast, edhe kur pedagogu nuk ju thote gje, ejani me librin/kodin perkates me vete (nese i keni blere, kuptohet). Mund te behet ndonje bamiresi e minutave te fundit dhe t’ju thone qe mund t’i mbani librat/kodet/shenimet hapur. 7) Shume studente bien dakord qe sic mesohet per te drejten romake ne vit te pare, nuk mesohet per provimet e tjera gjate eksperiences ne juridik. Kjo sepse eshte provimi i pare ne universitet dhe nuk dine c’te presin. 8) Quhen kolokiume, jo kolegiume. 9) Do vuani pakez kur te dalin notat - nuk do shpetoni dot nga rrasjet-plasjet pas deres, edhe nese pedagogu e ka ndare dhenien e notave me grupe dhe orar. 10) Mund ta anashkaloni pjesen e rrasjes-plasjes dhe te prisni sa te hidhet nota ne sistem, por mund t’ju dalin thinjat deri atehere. Plus, mund te humbisni mundesine per pike/note ekstra. 11) Nese i futeni juridikut per magjistrature dhe ndryshoni mendje rruges, mos u shqetesoni; nuk jeni as te paret e as te fundit. 12) Do kalitni nervat me sekretaret dhe kedo qe supozohet te jape informacion ne juridik. Durimi eshte virtyt. 13) S’do vuani per party dhe ekskursione - mendon Keshilli Studentor per keto, por vetem per keto. 14) Mos rrini te ngrefosur dhe puplosur ne juridik. Mos perdorni terma te medha e latinisht hokus-pokus per t’i rene ne sy pedagogeve. Kuptohet menjehere nese jeni kodoshe. 15) Pyesni vitet me te larta. Ju merrni informacion, ata marrin kenaqesine e ndarjes se eksperiences. 16) Ndonjehere do te degjoni keshilla te cuditshme. Nese ju thone t’i beni komplimente pedagoges, bejini komplimente pedagoges. 17) Aktivizohuni ne seminar. Pedagoget, ne fund te fundit, nuk jane gogola. Ata qe pergjigjen, i mbajne mend dhe mund te kene ndihme ekstra ne fund. Madje, eshte me mire te te mbajne mend edhe kur pergjigjesh gabim, se sa te pergjigjesh mire dhe te jesh thjesht fytyra e radhes. 18) Mos e vrit shume mendjen c’ka marre tjetri, edhe nese e ka marre me mik, sepse miku luhet fuqishem ne ca raste. S’ke c’i ben, ndaj futi nje mendje te lehte. Ti vazhdo punen tende. 19) Nuk nderrohet grupi pa mik. Me vjen keq. 20) Beni plane kursimi se ndryshe ikin leket kafeneve dhe s’e merrni vesh. Mon Cheri dhe Inside preferohen shume. 21) Dikush t’i lajmeroje vitparistet qe mesimi ne universitet s’behet si mesimi ne gjimnaz. Po s’erdhi pedagogu, ikni. Mos prisni dy ore, sic na lane njehere neve ne fillim te vitit te pare. 22) Ka pedagoge prototipa qe ngrejne ende me regjister. 23) Ka pedagoge qe thone “He, pergjigjuni, edhe sikur te jeni gabim”, e ne fund te shohin si te jesh budalla kur pergjigjesh gabim. 24) Beni follow Zyra E Informacionit FD ne Facebook - ndonese lajmi me pare kalon nga studentet se nga faqja. 25) Mos i diskutoni me te tjeret pergjigjjet e provimit pasi ta mbaroni. Thjesht MOS. Kot sa te torturoni veten, se pergjigjjet nuk i ndryshoni dot me. 26) Pergatituni per shume urrejtje nga dege te tjera me emra si “inxhinieri pularie”, qe kujtojne se ne vizatojme e recitojme vjersha tere diten. Merren me ne dhe pastaj habiten pse u zgjat shkolla 10 vjet. 27) Mire nese fusni mik para provimit, por mos u tregoni aq te trashe sa te pyesni per emrin e pedagogut publikisht ne grupin e juridiksave. Le qe, c’dem do ju vije. E keqja me e madhe: s’do merrni pergjigjje. 28) Bini dakord qe orarin ta marre nje person per cdo grup. Noten e marrim qe e marrim ngjeshur sepse eshte personale, por te pakten per orarin te kursejme sardelosjen. 29) Per vitin e pare qe nuk e di si funksionon orari: Thjesht ndiqni vizat e grupit tuaj. Akronimet jane lende te caktuara (p.sh. DR - E drejte romake). Shkronja “L” do te thote “Leksion”. Cfare nuk ka shkronjen “L” eshte seminar. Numrat poshte kutizave jane sallat ku zhvillohet leksioni/seminari. 30) Do te lexoni terma te cuditshem si “ndjekje bletesh” dhe do te degjoni norma me logjike jologjike. 31) Sigurohuni qe te zini nje mik aq te mire sa t’ju shenoje emrin ne flete kur mungoni ne leksion.
Share:

Zyrtare/ Universiteti i Tiranës më i dobëti. 12 universitetet e tjera publike me mangesi te medha

Universiteti i Tiranës është tanimë zyrtarisht Universiteti më i dobët, me vetëm 1 vit akreditim nga 6 që është maksimalja, pra me vetëm rreth 15% të standardeve të plotësuara.
Siaps Agjensisë britanike të akreditimit (Quality Assurance Agency), 12 Universitetet publike janë më mangësi të mëdha, standarde të paplota dhe e gjithë panorama e universiteteve shtetërore është ashtu siç përflitej, shumë larg standardit maksimal, standardit ligjor shqiptar, i cili i referohet standardeve ligjore europiane.

I 12-i është renditur Universiteti i Tiranës me 1 vit akreditim, i 11-i Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës me dy vite akreditim nga gjashtë, pastaj vijnë Universiteti Politeknik, universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti i Sporteve, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, universiteti “Eqerem Cabej” në Gjirokastër, me gjysmën e kritereve me 3 vite nga 6 vite akreditim, ose përafërsisht me 50% të standardeve.


Universiteti Bujqësor i Tiranës, universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Universiteti i Arteve, me përafërsisht 70% të standardeve, hyjnë në grupin tjëtër më cilësorë.
Ndërsa në grupin e parë hyjnë Universiteti “Fan Noli” i Korcës, që kanë arritur rreth 80% të standardeve, kanë marrë akreditimin 5 vite nga 6 vite që është totali.
Nga ana tjetër Universitete private kanë një paraqite mjaft të mirë, duke marrë secili 5-6 vite akreditim.
Share:

Nje shkrim rreth konvikteve e shoqeruar me foto.

Shqipëria e të rinjve konviktorë në konvikte migjeniane.Pjesa më e rëndësishme e jetës të së rinjve shqiptarë po shkatërrohet nga kushtet e vështira dhe jetesa
në godinat konviktore, sidomos në Tiranë, ndërsa në rrethe as nuk bëhet fjalë për kushtet. Nuk po flasim më për fshatrat apo qytetet e vogla me probleme të mëdha të Shqipërisë,por pikërisht për godinat mu në zemër të Tiranës.Liria që fiton mënjëherë sapo fillon jetën studentore dhe magjia e studimeve universitare,shemben si prishjet e INUK-ut,mënjëherë sapo hyn në ndertesat e mplakura të gjeneratës së re studentore.Fasadat e bukura dhe
Share:

Konkurs me Ese

Ambasada e Azerbajxhanit në Greqi ka ftuar Universitetin e Tiranës të jetë bashkëpunëtor për të dytin vit në Kokursin me Esse “Çfarë di unë për Azerbajxhanin.
Ky aktivitet zhvillohet nga Ministria e Rinisë dhe Sporte të Republikës së Azerbajxhanit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Republikën e Azerbajxhanit.
Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës nga mosha 18-29.
Aplikuesit duhet që të përgatisin një esse me maksimalisht 2500 fjalë në gjuhën angleze dhe tema e essesë mund të jetë e përgjithshme, por Ambasada e Azerbajxhanit në Greqi ka rekomanduar disa nga temat që aplikuesit mund të zgjedhin:
• Heydar Aliyev: Udhëheqësi kombëtar i Azerbajxhanit;
• Konflikti armen-azerbajxhan. Realitetet e Karabakut;
• Historia, arti dhe kultura e Azerbajxhanit;
• Popullsia, gjuha dhe traditat e Azerbajxhanit;
• Roli i Azerbajxhanit në Politikën Ndërkombëtare;
• Azerbajxhani dhe Shqipëria: marrëdhëniet historike dhe perspektivat;
• Zhvillimi ekonomik i Azerbajxhanit;
• Strategjia e naftës dhe gazit të Azerbajxhanit;
• Azerbajxhani në burimet / literaturat e lashta.
Bashkë me essenë aplikuesit duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, Cv dhe një kopje të pasaportës në adresën embassy@azembassy.gr dhe në adresën info@unitir.edu.al. Afati përfundimtar i dorëzimit të aplikimit është data 20 Korrik 2017.
Fituesit do të fitojnë një tur kulturor – historik në Azerbajxhanin në Gusht apo Shtator 2017.
Share:

30 njerezit me te zgjuar te te gjitha koherave

Historia më interesante është e William James Sidis, i cili në vitin 1900, vetëm 2 vjeç, por dinte të lexonte shumë mirë anglisht (ishte me origjinë ukrainase hebreje, por lindur dhe rritur në Amerikë), ndërsa në moshën katërvjeçare shkruante shumë mirë frëngjishten. Në moshën 5-vjeçare ai shpik një formulë matematikore, sipas të cilës tregohej dita në të cilën kishte ndonjë ngjarje historike, e cila sinjalizohej sipas llogarive të bëra nga djali.
Share:

Cfare eshte FASTIP ?

SHIKO VIDEO INFORMUESE - KLIKO KETU 
Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 827 datë 11.06.2008 "Për hapjen e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën, pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës dhe për mënyrën e funksionimit të tij në periudhën kalimtare", i ndryshuar, në fund të vitit akademik 2013-2014 përfundonte periudhën kalimtare të funksionmit të tij.
 
Në një vlerësim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për efektivitetin e funksionimit të FASTIP-it citohet se:
 
⇒ "Vërtetohet plotësisht se FASTIP-i, ka realizuar objektivat e parashikuara kjo, mbështetur në risitë që solli ky fakultet në arsimin e lartë në Shqipëri, në efektivitetin e programeve të studimit që ofroi, në ecurinë e deritanishme të tij si dhe në përvojën e fituar në këto gjashtë vite".

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron vijueshmërinë e funksionimit të FASTIP-it tanimë mbi një bazë të re ligjore.
                                     
                                                           ....
Share:

Bursa per studentet ne Shqiperi. Bursa ekselence dhe ndihme ekonomike

Të gjithë studentët që i përkasin kategorisë së studentëve në nevojë dhe përfitojnë bursë jashtë kriterit ekonomik sipas pikës 5.2 të VKM 903, datë 21.12.2016,   brenda datës 29 Dhjetor 2016, ora 14.00, duhet të dorëzojnë në Fakultet pranë zyrës së financës dokumentat si vijon:
a)  Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit(sipas Ligjit Nr. 8153, date 30.10.1996)
  1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Certefikatën e vdekjes së dy prindërve;
  3. Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e mirëqënies sociale dhe rinisë;
b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
1. Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit;
   a. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
           b.Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga të dy prindërit) ;

Share:

10 fakte rreth arsimit kinez

*Perktheu dhe pershtati ne shqip ERBLIN B. ISAKU

10 Fakte rreth arsimit kinez qe mesova gjate punes time si mesuese atje.

Te jetuarit ne Kine nuk eshte e lehte. Aty ku jane me shume se 1.5 bilion njerez si ty, ne nje vend pa garanci sociale, nuk mund te kesh zgjidhje tjeter pervecese te luftosh e te ecesh perpara.
Megjithate femijet kinez jane te gatshem per kete sepse puna e tyre e veshtire fillon qe ne vitin e pare te shkolles.
Share:

HOROSKOPI STUDENTOR

Mësimi para provimit mund të jetë i frikshëm për disa nxënës/studentë.  Prindërit mund t’I ndihmojnë fëmijët tyre të jenë më të suksesshëm, por nëse I ndihmojnë në mënyrë efikase. Në lidhje me zgjedhjen e metodës për motivim, do t’u ndihmojë astrologjia.

Dashi
Dashi dëshiron të jetë fitues, kështu që prindërit e tij duhet të mendojnë motivim, një shpërblim që fëmija tyre do ta marrë nëse e kalon testin e veshtirë. Dashi shpejt e humb durimin, që të jenë të fokusuar, kanë nevojë për pushime të shpeshta nga mësimi që përfshijnë aktivitetin fizik.
Share:

10 GJËRAT QË I BËJNË STUDENTËT

Kur të mbarosh shkollën fillore, puna e parë që të bije ndërmend është nostalgjia pas notave “të lehta” – në jetën tënde vjen një periudhë e re, njerëz të rinj, një bioritëm totalisht I ri. Kur të mbarosh të mesmen, harron filloren dhe të kujtohet e mesmja, të kujtohen ditët kur dikush tejtër ti ka mbajtur brengat, ndërsa ti shijon “problemet” e shkollës së mesme. E pastaj ato katër vite – je përsëri në fillim të fundit.


Share:

Raport mbi regjistrimet në Universitet për vitin akademik 2016-2017

Raport mbi regjistrimet në Universitet për vitin akademik 2016-2017



Studentë të regjistruar gjithsej  22.963 nga 27.600 aplikantë në total, ose 83 % e aplikantëve janë regjistruar.

Në Universitete Publike janë regjistruar 18.584 ose 81 % e totalit të të rregjistruarve; ose 67 % e aplikantëve.
Në  Universitete Private janë regjistruar 4.379 ose 19 % e totalit të të rregjistruarve; ose 16 % e aplikantëve.


Krahasuar me vitin e kaluar:

Share:
---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts