• Provimet e Matures

    Informacion per te gjithe maturantet dhe studentet rreth matures shteterore , universitetit ,profesioneve , bursa , konkurse ...!

Showing posts with label KESHILLA. Show all posts
Showing posts with label KESHILLA. Show all posts

Sezon Provimesh. Si të mbash shënime të zgjuara ?



Mbajtja e shënimeve me efektivitet është e rëndësishme të mos shkruajmë çdo gjë, por të ndjekim fillin e mendimit që të kuptojmë dhe të shohim lidhjet midis gjërave që thuhen.Kur mbajmë shënime ne nuk duam te jemi si Disa njerëz (në mënyrë karakteristike shkruajnë çdo gjë. ) Duart e tyre fillojnë si motoskaf në fillim të leksionit dhe deri në fund të leksionit nuk kanë humbur asnjë fjalë.



Efektiviteti i kësaj është si puna e atij që shkoi me pushime dhe bëri foto të gjithçkaje. Kur e pyetën si i kaloi pushimet ai tha, “Nuk e di. S’i kam larë akoma filmat!”





Mbajtja e shënimeve është një proces që na ndihmon ta klasifikojmë informacionin me qëllim që ta gjejmë përsëri. Prandaj të krijojmë një tekst tjetër, por të krijojmë një ndihmë për studim. Në një ndihmë të tillë për studim duhet të bien në sy menjëherë pikat e rëndësishme si edhe lidhjet midis asaj që thuhet dhe arsyes pse thuhet.



Tani vijmë tek një parim shumë kyç që vlen në shumë fusha të studimit dhe jetës.



Parimi Pareto.



Parimi Pareto E di njeri këtë parim? Vilfredo Pareto, një ekonomist dhe sociolog italian në shekullin e 19-të vuri re se nga një grup faktesh vetëm një pjesë e vogël e tyre ndikonte në sukses. Një shembull nga bota e biznesit: nga e gjithë larmia e produkteve që një kompani ofron në treg vetëm një pjesë e vogël siguron fitimin. Rreth 80% e fitimit vjen nga 20% e produkteve të ofruara. Pjesa tjetër e produkteve sjell fitim shumë të vogël.Me fjalë të tjera, 80% e fitimit arrihet nga 20% investim.Ose le të marrim një shembull nga bota e kompjuterave.



Nga gjithë aplikimet që janë të disponueshëm në kompjuterin tim, unë NUK përdor rreth 80%. Vetëm 20% e aplikimeve janë aq të rëndësishëm sa i përdor përditë. 80 % e rezultateve shkollore mund të arrihen duke bërë mirë 20% të aktiviteteve.Kjo nuk do të thotë që të investojmë 80% më pak kohë, por koha dhe energjia më e madhe të shpenzohet në 20%-shin më të rëndësishëm.



Në këtë mënyrë mund të kursejmë kohë dhe energji. Për të zbatuar parimin Pareto në studim është e nevojshme të dimë objektivën që do të arrijë profesori.



Mendo pak cili eshte 20% i rendesishem ne librat e tu qe do te sjelle 80% te rezultatit….



Degjimi 10%

Parja 20%

Degjimi dhe parja 40- 50%

Pjesmarrja aktive 80-90%
Share:

Si të mbijetoni ekonomikisht kur jeni student?


KëshillaVitet e universitetit janë një periudhë në të cilën çështja e menaxhimit të parave, nuk është e thjeshtë. Në këtë listë ju sjellim dhjetë këshilla se si t’ia dilni larg shtëpisë suaj



Ekziston një periudhë e jetës në të cilën nuk punohet, pra që nuk  përfitohen të ardhura, por vetëm shpenzohen. Kjo është periudha universitare, kur juve si studentë, ju jepen para kryesisht nga prindërit. Padyshim ka edhe këshilla për t’u ndjekur për të kursyer diçka, dhe ne po ju sjellim disa prej tyre të publikuara nga “Courisione”.



Mësoni të gatuani

Nëse vini nga një situatë në të cilën gjatë gjithë ditëve ishte mamaja apo gjyshja ajo që ju gatuante, do ta kuptoni shumë shpejt se alternativat janë dy: restoranti, shumë i kushtueshëm dhe mensa e universitetit, ekonomike, por ndoshta me ushqime jo dhe aq të preferueshme. Ndërkohë që ka edhe një rrugë tjetër, më e mirë dhe më pak e kushtueshme. Ju mund të gatuani vetë recetat që pëlqeni më shumë e që ju leverdisin ekonomikisht.

Punoni part-time

Të qenët pa para do të thotë edhe që mos të keni asnjë mundësi për të blerë atë që dëshironi. Sigurisht, gjetja e një pune është një zgjedhje ideale për të pasur ndonjë lek më shumë nëpër xhepa. Mund ta provoni duke bërë kamerierin, apo duke bërë rolin e reklamuesit /reklamueses për ndonjë produkt të caktuar. Kërkoni për ndonjë mundësi me ngulm dhe sigurisht që do ta gjeni.

Aplikacion për kontrollin e shpenzimeve

Një smartphone në xhep e kanë të gjithë tashmë, apo jo? Ndaj, përse mos ta shfrytëzoni për të mirë, duke instaluar një aplikacion për menaxhimin e shpenzimeve? Janë aplikacione që kushtojnë vetëm 1 ose 2 euro. Mbajeni parasysh, sepse vetëm kështu do të jeni në gjendje të kuptoni se çfarë ju duhet vërtet dhe çfarë jo, ndërsa do të kuptoni se ku ju duhet të kurseni.

Para mënjanë për rastet emergjente

Përpara se të filloni rrugën e studimeve, ju leverdis të hapni një llogari bankare për të depozituar para për situatat emergjente.

Festat në shtëpi, jo në lokal

Që nga festat më të thjeshta e deri te më të rëndësishmet (ditëlindjet), organizojini më mirë në shtëpi në kohën kur jeni studentë. Sigurisht, edhe në këtë rast, nuk do të shpenzoni shumë.

Libra të përdorur ose fotokopjoje



Librat universitarë janë të domosdoshëm dhe duke qenë se janë esencialë në 90% të rasteve, vetëm për të kaluar e për të dalë mirë në provime dhe jo për punën që ju pret, është mirë që të mos i blini medoemos të rinj, por t’i gjeni ato te një i afërm, mik, shoqe, shok, ose t’i merrni me të drejtë kthimi.

Në universitet jeni për të studiuar

Është thelbësore që të kuptoni shumë mirë domethënien se në universitet shkoni për të studiuar dhe jo për t’u dëfryer në mënyrat më të ndryshme. Pra, studimet janë të parat dhe kohën e mbetur shfrytëzojeni për argëtimin tuaj, por në mënyrë të dobishme.


©N.A , Gazeta Shqip
Share:

KËSHILLA NGA TË DIPLOMUARIT PËR STUDENTËT E VITIT TË PARË

Askush nuk ju analizon aq sa mendoni ju

Ndiheni sikur gjendeni para reflektorëve, por është fakt që askush nuk ju analizon aq detajisht sikur mendoni ju.
Ushqimi i lirë në mensë nuk do të thotë që duhet të shtoni peshë

Në situata plot stres, disa i dorëzohen ushqimit, dhe në fillim të studimeve, çdo student përballet me situata të vështira. Kjo nuk do të thotë që duhet të shtoni peshë.

Alkooli është vetëm opsion

Ndoshta ahengjet studentore njihen me sasinë e madhe të alkoolit, por nuk do të thotë që nga ju pritet ta bëni atë gjithmonë që dilni me kolegët.

Ekziston një botë e tërë jashtë kampusit

Fakulteti dhe kampusi/konvikti ndosht duket si bota e tërë për studentin e vitit të parë, por jeta studentore ekziston edhe jashtë tyre.

Shoku/shoqja i/e dhomës do t'ju mësojë shumë

Mësimet më të mira për lidhjet e dashurisë, kompromisin, shoqërinë dhe bashkëjetesën do ti mësoni me ndihmën e këtij personi. Jeta e përbashkët do tju mësojë se si të jeni më tolerant dhe të qytetëruar.

Do të qani, ndoshta më shpesh

Largimi nga shtëpia mund të jetë i vështirë për shumë studentë, pa marrë parasysh se sa të pregaditur janë ndjerë. Kjo është pjesë përbërëse e rritjes dhe pjekies.

Mos u habitni nëse gjatë festave ktheheni të ndryshëm

Ndryshimet mund të fillojnë që nga dita e parë dhe deri në fund të semestrit të parë të ktheheni si një person i ri para prindërve tuaj.
Fakulteti ndryshon njeriun. Personi që jeni vitin e parë do të ndryshojë deri në fund të studimeve. Po ta kishit mundësinë të flisni me veten e diplomuar, kur keni qenë viti i parë, sigurisht do të kishit dëgjuar diçka të tillë.
Share:

Pesë këshilla për studentët e konviktit

Nuk dini si të rregulloni hapësirën e vogël, e cila ju është caktuar? Ja disa këshilla për të krijuar një mjedis të ngrohtë, që do t’ju motivojë të studioni.

Jepini dritë dhe jetë dhomës që ju është caktuar.

Rrugicat
Rrugicat i japin ndjesinë e shtëpisë dhomës tuaj. Gjeni një palë që lahen lehtë dhe me ngjyra (për të fshehur njollat që mund të lini).

Perdet
Perdet janë një tjetër element që e bëjnë dhomën të duket si shtëpi. Gjeni një palë me ngjyrë të ëmbël, p.sh lejla (është ngjyra e vjeshtës)

Share:

11 mënyra për ta përmirësuar radikalisht jetën tuaj. Menjëherë!

Është fatkeqësi sesi shumë njerëz ndihen fatkeqë, si të mbërthyer brenda një rutine, me atë ndjesinë e mishërimit në një rrotë e cila nuk po të con asgjëkundi. Për fatin tonë të mirë, ka gjëra që mund t’i bëjmë menjëherë për të përmirësuar jetët tona dhe për të qenë më të lumtur. Ja 11 gjëra me të cilat mund të filloni.

1. Fillojeni si duhet ditën tuaj
Që dita juaj të nisë në mënyrë të mrekullushme, duhet që alarmi i orës të bjerë, për të të lënë kohën e mjaftueshme për të bërë ato gjëra në mëngjes që janë të rëndësishme për ty: të hash një mëngjes të lehtë, të bësh ushtrime, të pish kafe, të përditësohesh me lajmet, të kryesh nja dy pozicione joge – çfarëdo gjëje pra që të ndihmon të karikohesh dhe të vihesh në lëvizje për të përballuar një ditë të re.

2. Zotohuni se do të hiqni një gjë negative nga jeta juaj.
Ndoshta është lëvizja në një apartament të ri, për arsye se fqinjët ju çmendin fare, ose ndoshta shoku juaj i dhomës duhet të largohet. Ndoshta është një shkundje. Ose mobiljet në zyrën tuaj. Zgjidhni një gjë që ndikon jetën tuaj në mënyrë negative dhe bëni diçka për ta eleminuar. Një gjë negative më pak në jetën tuaj është e e sigurtë që të bën njeri pak më të lumtur.

3. Largoni mendimet negative
Ne të gjithë kemi një histori. Kur ishim fëmijë na janë kanosur bashkëmoshatarët. Ose dikush në punë ka përfituar nga një gjë që në fakt e kemi bërë ne – mundësitë dhe pasojat trishtuese të tyre janë të pafundme. Pushoni së lejuari mendimet negativë të të kaluarës që t’ju godasin si një vorbull, apo të pushtojnë mendjen tuaj. Në vend të kësaj, të fokusoni energjinë në të sotmen dhe ecni përpara.

4. Jini mirënjohës për atë që keni
S’ka rëndësi sesa keq ju duket herë pas here jeta juaj, ka gjithmonë diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës. Shprehni mirënjohjen tuaj për diçka ose dikë në jetën tuaj sot.

5. Gjeni vetë qetësinë
Kur keni goditje të ankthit, është kaq e lehtë të zbrazemi tek të tjerët dhe të themi gjëra, për të cilat më vonë do të pendohemi. Kujtohuni se nuk ia vlen të harxhoni kohën tuaj duke u inatosur apo irrituar. Kur ndieni se humori juaj fillon e përkeqësohet, hiquni mënjanë mënjanë në një vend që ju qetëson, si përshembull plazhi, pylli, shkretëtira, dyqani i akullores poshtë rrugës – cdo vend që ju bën të buzëqeshni.

6. Kryeni një veprim të rastësishëm mirësjelljeje
Nëse bëni gjëra të mira për të tjerët, jo vetëm i bën ata të ndjehen të veçantë, por edhe ju vetë ju ndihmon të ndiheni më mirë me vetveten. Ju mund të ndryshoni dramatikisht jetën tuaj, pikërisht tani, nëse përgatisni ushqimin tuaj të preferuar dhe e ndani me kolegët e zyrës, apo nëse i ofroni ndihmë një bashkëpunëtori që ka në duar një detyrë shumë sfiduese. Një mënyrë tjetër për të shpërndarë mirësjellje është përmes buzëqeshjes. Kur buzëqeshni, të tjerët ju shohin juve si miqësorë – ata ndihen të pranuar dhe zakonisht ta kthejnë buzëqeshjen, e cila nga ana e saj i bën ata të ndihen më mirë. Kështu që përhapni buzëqeshjen dhe ndani lumturinë.

7. Dicka për listën e detyrave
Me shumicën e popullsisë që ka patjetër një smartphone, tani është koha të përdorim kalendarin dhe të instalojmë të gjithë ata aplikacione që të ndihmojnë të organizohesh. Sapo një ide ose diçka që keni nevojë ju shkrep në mendje, vendoseni në kalendar ose futeni atë në një nga ato aplikacionet që përdor më shumë, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kapni ato gjëra në listën tuaj që e dini se mund t’i kryeni me lehtësi dhe pastaj vazhdoni me detyrat që kërkojnë më shumë kohë.
8. Vlerësoni lumturinë e karrierës tuaj.
Ndonjëherë ia vlen t’i hidhni vërtet një sy karrierës tuaj, ose zgjedhjes së kompanisë. A jeni në një karrierë që të nxit frymëzimin dhe të bën të kërcesh nga krevati, i etur për ta nisur ditën? A punoni për një kompani që kujdeset për nevojat tuaja dhe ju bën të ndjeheni si pjesë e skuadrës? A ndiheni i shpërblyer për kontributet tuaja të përditshme? Nëse përgjigja është “Jo”! për ndonjërën ose për të gjitha këto pyetje, është koha për të menduar një zgjidhje.

9. Organizoni një hapësirë sot.
A e dinit se të qënit i organizuar mund të reduktojë stresin, përmirësojë shëndetin dhe rrisë produktivitetin tuaj? Zgjidhni një hapësirë të paorganizuar që e keni injoruar prej shumë kohësh dhe rregullojeni atë menjëherë.

10. Ndryshoni jetën tuaj.
Dilni nga rutina duke bërë diçka të re! Në më pak se një gjysëm ore, juve mund ta rrotulloni ditën 360 gradë dhe të përmirësoni jetën tuaj. A ka ndonjë procedurë jofunksionale – një që të funksionojë për disa situata, por jo për të tjera? Atëherë gjeni një mënyrë që ta përmirësoni atë dhe të krijoni një situatë që ka vetëm dobi. A keni ëndërruar të mësoni një gjuhë të re programimi, të nisni biznesin tuaj, ose të merreni me tregun e aksioneve? Çfarëdo që keni qenë duke menduar për shumë kohë, fillojeni “udhëtimin” e ndryshimit pikërisht sot.

11. Përfundojeni ditën tuaj si duhet
Përqafoni dikë pak më fort dhe duajeni dikë paksa më shumë. Nuk jeni ushtruar ende sot? Dilni jashtë, qoftë edhe për 15 minuta. Bëni zgjedhje të shëndetshme ushqimi dhe planifikoni një gjumë të mirë natën. Dhe kur ju të shiheni në pasqyrë para se të bini në shtrat, mos harroni të buzëqeshni./”Inc”/
Share:

Si të jesh më i lumtur? Merre “më shtruar”

Një gazetar veteran ulet bashkë me një murg budist. Ajo që rezulton nga diskutimi është një përmbledhje urtësish që shumica e njerëzve, sidomos e sipërmarrësve, do të përfitonin shumë

Nëse jeni duke kërkuar ide se si ta bëni jetën tuaj më të gëzueshme, ka shumë këshilla në qarkullim, shumica e të cilave do t’ju shtynin që të bëni më shumë, të mbani një ditar mirënjohjeje, të shkoni në palestër, t’i shihni të dashurit më rregullisht. Por sipas një diskutimi magjepsës të kohëve të fundit, mënyra më e mirë për të qënë më i lumtur mund të jetë e kundërta – “merre shtruar” dhe bëj më pak.
Biseda u krye midis gazetarit veteran si dhe shkrimtarit udhëtues Pico lyer, biokimistit të kthyer në murg budist, Mathieu Richard, dhe mikpritësit Guy Raz. Dhe ndërsa kjo treshe mund të mos tingëllojë si një burim i mundshëm urtësie për sipërmarrësit, diskutimi mes tyre ofroi shumë urtësi nga e cila mund të përfitojë shumëkush.
Për të qënë më të lumtur bëni më pak
Stresi, sipas të gjithë debatuesve, është “një murtajë” moderne. Por që është diçka që ka një kurë të thjeshtë: më shumë qetësi, ose në thelb, të bësh më pak dhe ndonjëherë edhe të mos bësh asgjë, megjithëse është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Lufta ndaj ngarkesave moderne  kërkon disiplinë dhe kohë, theksoi Richard, duke përngjasuar nevojën për t’u kujdesur për shëndetin tuaj nervor, me nevojën për t’u kujdesur për trupin me ushtrime të rregullta.
“Unë dëgjoj gjithë kohës njerëzit të thonë se janë kaq shumë të zënë, si mund të marrin edhe 20 minuta të tjera?” thotë ai. Por nëse i jepni prioritet mirëqënies mendore atëherë ju mundeni – dhe duhet – të gjeni kohën. “Kur njerëzit nga Nepali vijnë në Paris dhe shohin njërëz që vrapojnë herët në mëngjes, ose ia hipin biçikletës për të shkuar “asgjëkundi”, ata mendojnë se këta janë të çmendur. Ata nuk kanë nevojë për këtë, për arsye se vetë vrapojnë përditë në male. Nëse 15 minuta palëvizshmëri ndryshon 23 orë dhe 45 minuta të mbetura në ditën tuaj, duke përfshirë gjumin marrëdhëniet tuaja njerëzore, atëherë kush është ai që thotë se nuk ia vlen?
Fuqia e palëvizshmërisë
Pse është palëvizshmëria kaq e fuqishme? Iyer shpjegon se hapësira mendore na lejon të rishikojmë ngjarjet e jetës, duke i kornizuar ato në një mënyrë më të shëndetshme dhe duke e përmirësuar dukshëm panoramën.
“William James, i cili është një nga psikologët më të mëdhenj të Amerikës, thotë: “Arma më e madhe që ne kemi kundra stresit është zgjedhja e një mendimi, në vend të një tjetri”, thotë ai. “Të zgjedhësh një mendim në vend të një tjetri ka të bëjë me stërvitjen e mendjes. Në fund të ditës ju mund të mendoni për të gjitha gjërat që kanë shkuar gabim, ose mund të mendoni për të gjitha të gjitha ato gjëra që ne i marrim për të mirëqëna, dhe që kanë shkuar në rrugën e duhur”.
Ose nëse juve jeni tipi që ju bind më tepër letërsia sesa shkenca, merreni shembullin nga William Shakespeare-it, të cilin edhe Iyer e citon: “Nuk ka asgjë të mirë ose të keqe. Eshtë mendimi që i bën të tilla”.
Si duket kjo palëvizshmëria në praktikë? Mund të jetë një praktikë formale meditimi (s’është nevoja për ndonjë fantazi) ose thjesht një zotim për të lënë më shumë hapësirë të lirë në ditën tuaj, për të përpunuar dhe reflektuar. “Unë përpiqem me vetëdije që të ruaj një lloj ekuilibri dhe jo thjesht të dorëzohem ndaj tërheqjes së momentit modern, e cila është zhytja në sa më shumë informacion, ndërkohë që nuk e dimë se cfarë të bëjmë me gjithë atë informacion”, shpjegon Iyer për përpjekjet e tij. “Kur i kthehem rutinës, unë përpiqem të mos e ndez televizorin. Kur jam në avion, ndonjëherë përpiqem të mos shoh ndonjë film, ose të lexoj ndonjë libër, por ulem aty ku jam. Çdo ditë ka momente të vogla kur na duhet të zgjedhim. A do të fusim më shumë gjëra, apo thjesht do t’i lirojmë mendjet tona për pak caste? Unë përpiqem të mbështetem tek kjo e fundit.
A lini ju, aq sa duhet palëvishmëri në ditën tuaj?/huffpost/
Share:

Eshtë mirë që këto shprehje t’i shmangni

Fraza e duhur në vendin e duhur mund t’ju nderojë. Mendoni gjithnjë se jeni vetëm larg një fjale të duhur nga ajo që dëshironi. Ja disa këshilla si të mos përdorni frazën e gabuar.
Fjalët që nuk duhet t’i thoni në lidhje me pamjen e dikujt
Mos i thoni: “Dukesh i lodhur”. Kjo për arsyen se, duke thënë kështu, ju sugjeroni që ai nuk duket mirë. Në vend të kësaj mund të thoni: “Gjithçka në rregull?”. Duke bërë këtë pyetje, ka më shumë mundësi që t’i jepni një energji pozitive personit në fjalë, sepse ai do të mendojë që pyetja juaj ka karakter mbështetës. Në këtë mënyrë do të mundohet të hedhë pas krahëve lodhjen dhe t’i kthehet gjendjes së tij normale. Mos i thoni: “Sa shumë paske rënë nga pesha!” Kur shpreheni kështu, e bëni personin tjetër të mendojë se dikur nuk është dukur tërheqës në sytë tuaj. Mund të thoni: “Dukesh fantastik”. Bëni mirë ta lini me kaq, por nëse jeni kurioz të merrni vesh mënyrën sesi është dobësuar, mund ta pyesni: “Cili është sekreti yt?” Mos thoni: “Dukesh mirë për moshën që ke”. Askujt nuk i pëlqen ky koment, për vetë faktin se duke u shprehur kështu ju i lini të nënkuptojë se duket shumë mirë, në krahasim me të moshuarit. Kjo nuk është mënyra e duhur për të komplimentuar dikë, ndaj bëni kujdes. Në vend të frazës së mësipërme mund t’i thoni: “Dukesh mrekullueshëm”. Mos thoni: “S’do ta kisha veshur kurrë këtë”. Mund të tingëllojë sikur veshja e personit tjetër ju duket e shëmtuar dhe e papërshtatshme. Në vend të kësaj mund t’i thoni: “Të shkuakan shumë këto xhinse të ngushta”, ose “S’do të guxoja t’i vishja, sepse nuk kam këmbë kaq të dobëta”.
Çfarë të mos thoni gjatë një zënke më partnerin
Mos thoni: “Ti gjithmonë bën kështu” ose “Ti kurrë nuk më ke thënë” apo “Ti e ke gabim”. Duke përdorur frazat si gjithmonë, kurrë, gabim, ju e bëni partnerin të ndihet i pashpresë dhe në këtë mënyrë ai do të detyrohet të kalojë në mbrojtje, gjë që do ta përkeqësonte zënkën. Fillojini ankesat tuaja me përemrin vetor “unë”, kështu do t’u jepni fjalëve tuaja një lehtësim dhe përpjesëtim të ngarkesës emocionale, duke e bërë situatën më të butë. Mos thoni: “Nëse do të më doje me të vërtetë, atëherë do të…” Sa më shumë ta trajtoni partnerin sikur nuk ju kënaq, aq më shumë të pakënaqur do të jeni. Të impononi partnerin të bëjë diçka për ju, është një mënyrë e gabuar për të marrë atë që dëshironi. Më mirë shprehni mërzinë tuaj për një ngjarje konkrete dhe kërkojini ndihmë. Vetëm kështu do të arrini që ta bëni më të thjeshtë një zënkë, që mund të shuhet shumë shpejt ose mund të ndizet duke shkatërruar lidhjen./index/
Share:

Gjashtë strategjitë për të realizuar gjithçka dëshironi në jetë


Të dobësoheni, të ndryshoni shtëpi, të dashuroheni me personin e duhur, të bëni karrierë…në këtë artikull do të gjeni teknikat për të transformuar çdo dëshirë në realitet
I-Fiksoni dhe këmbëngulni që të merrni atë që dëshironi
Të hapni një resort në fshat, të bëheni turist i botës, të bashkëpunoni me një kompani të madhe, por edhe të mësoni të pikturoni, të martoheni ose të transferoheni jashtë…çdokush ka ëndrra, të mëdha ose të vogla në sirtar. Megjithatë, shumë prej nesh nuk ia arrin t’i realizojë. Por cila është arsyeja? Nuk besojmë deri në fund.
Sa keq, sepse nëse ëndrrat janë kripa e jetës, ato kanë më shumë “shije” kur bëhen realitet. Por në të vërtetë, askush nuk duhet të dëshpërohet për këtë gjë. Ja se si mund të veproni:
Strategjia është: ACT
ACT (Acceptance and Committment Therapy) është terapia e pranimit dhe e impenjimit, një teknikë e re sjelljeje mendore. “Qëllimi i kësaj metode është që, për të realizuar një objektiv, që ka vërtet kuptim për ne, veprimet duhet të hyjnë në sintoni me vlerat tona”, shpjegon Maria Beatrice Toro, psikoterapeutja eksperte e ACT. “Duke u impenjuar në diçka që korrespondon në atë që besojmë, veprimet tona do të funksionojnë”. Ja tre hapat për të vënë në zbatim vlerat.
1. Bëni një listë dhe zgjidhni tre vlerat që janë më të rëndësishme për ju. Nëse për shembull, konsideroheni një person xhentil, mendoni për herën e fundit kur keni ndihmuar dikë. Rikujtoni atë që keni ndier në atë moment.
2. Zbuloni se çfarë ka me të vërtetë rëndësi për ju. Rehatohuni, mbyllini sytë dhe kujtoni për shembull ditën e ditëlindjes tuaj. Miqtë sapo të kanë organizuar një festë dhe ju jeni të lumtur. Dilni nga dhoma dhe imagjinoni komentet (pozitive) të personave që të duan shumë: “Di të marrë përgjegjësitë e veta”, “Është e ndjeshme dhe bujare”. Ja para se cilat janë disa nga vlerat tuaja.
3. Tani jini gati për të vepruar. Si? Bëni në ditët në vijim diçka që kërkon medoemos vënien në pah të vlerave tuaja. Ky do të jetë thelbi e realizimit të ëndrrës tuaj.
II-Mos u dorëzoni ndaj dëshirës për të bërë karrierë
Në këto kohë krize ka më pak mundësi punësimi ose më keq akoma, puna mund të humbet shumë lehtë. Nëse ju ka ndodhur, atëherë e dini shumë mirë se çfarë do të thotë kjo gjë! Por këtë fundjavë që vjen, mos hezitoni të shihni çdo njoftim pune dhe të qëndroni me miqtë e vërtetë për të ndarë së bashku këshilla mbi këtë çështje. Ka disa teknika psikologjike që ju ndihmojnë të kaloni një moment të vështirë dhe t’ia dilni me sukses. Ja disa.
Strategjia: Terapia e elasticitetit
“Nëse në fizikë, elasticiteti është aftësia e materialeve për t’i bërë ballë stresit, në psikologji tregon aftësinë për të çliruar negativitetet në kohë të vështira”, shpjegon Elena Campanini, psikologia klinike dhe bashkautorja e librit “Arti i gjurmëve” (Mental Fitness Publishing). Në këtë libër përmblidhen historitë e kampionëve të sportit, të cilët, pas një dëmtimi serioz, ditën të reagonin. “Të përballeni me sfidat, do të thotë të forconi aftësinë tuaj të përshtatjes, aftësi që realisht i posedojmë të gjithë”. Mjafton që ta kuptoni dhe ta shfrytëzoni.
Hapat e duhur
1. Mos u fiksoni te trauma
Pas një goditjeje të keqe është e drejtë që të kujdeseni për dhimbjen tuaj. Por, për të mos “rrëshqitur” në vetëkeqardhje, në njëfarë pike duhet të thoni “mjaft”.
2. Shihni përreth
Jeni me shpatulla pas murit? Avantazhi është që mund të shihni horizontin. Zgjeroni vizionin dhe mësoni nga historia e dikujt, më fatkeq se sa ju, për t’ia dalë mbanë.
3. Gjeni një punë të çfarëdollojshme
Vihuni në lëvizje, madje edhe duke bërë një punë vullnetare. Do të ndiheni të dobishëm, ndërsa do të aktivizoni mendjen dhe trupin me përvoja që janë gjithmonë të rëndësishme.
4. Vlerësoni gjithçka që keni
“Burimet” tuaja, materiale ose psikologjike, janë bagazhi juaj më i rëndësishëm. Vlerësojini gjithmonë gjërat që keni.
5. Kërkoni aleatë ose bashkëpunëtorë
Nuk jemi të vetëm në këtë botë. Nëse ndihmoni dhe ju ndihmojnë, projekti juaj do t’ju japë më shumë kënaqësi.
III-Shtëpia e ëndërruar
E dini se sa dhoma ju duhen, keni në mendje arredimin, por jeni në dyshime për zonën se ku do t’ju pëlqente për të jetuar! Shtëpia që keni fiksuar, është në një rrugë komode, plot me dyqane, por është larg nga puna? Apo në një zonë rezidenciale më të qetë? Nëse çmimi i tyre është i barabartë, dhe ju nuk dini për cilën të vendosni, atëherë veproni kështu.
Strategjia është: intuita
Intuita është një dhuratë që e posedojmë të gjithë. Lind nga hemisfera e djathtë e trurit dhe bazohet mbi principin që e pandërgjegjshmja jonë di më shumë gjëra nga se mendojmë. “Intuita jep informacione të rëndësishme, që zakonisht i nënvlerësojmë në favor të aftësive logjike”, thotë Francesco Martelli, krijuesi i Trajtimit të Intuitës (Intuition Training) dhe autori i librit “Të jetuarit me intuitë” (Teknikat e reja). Megjithatë, intuita si një skedë e mendjes, duhet aktivizuar. Më poshtë jepen katër ushtrime për të arritur qëllimin.
Strategjia pikë për pikë
1. Para së gjithash, relaksohuni dhe fikni “spinën” e logjikës së mendjes, përndryshe do të jetë ajo që do të mbizotërojë.
2. Hapni përpara jush një hartë të qytetit ku dëshironi të blini shtëpinë. Mbyllini sytë dhe kalojeni dorën lehtësisht në zona të ndryshme dhe mundohuni të mblidhni ndjesitë. Nëse njëra ju tërheq më shumë se të tjerat, ndaloni aty dhe hapini sytë.
3. Jeni duke shfletuar dhe duke parë njoftimet? Pyesni mendjen tuaj intuitive për të zgjedhur alternativën më interesante.
4. Krijoni një kod për të komunikuar me intuitën tuaj. Do t’ju shërbejë kur të shkoni për të vizituar shtëpinë, që të kuptoni se çfarë nuk ju bind. Për shembull, përdorni ngjyrat e trafikut: jeshilen si kalim, të verdhën si kujdes dhe të kuqen si ndalim.
IV-Gjetja e personit të jetës
Sa herë që dashuroheni çmendurisht, investoni shumë energji, por më pas gjithçka dështon! Kur kjo gjë mund t’ju ketë ndodhur shumë herë dhe të gjithë ju kanë zhgënjyer, pasi keni përdorur strategjinë “përdor dhe hidh”. Ndaj, ju tashmë keni nevojë për një perspektivë të re, të cilën mund ta përdorni këtë fundjavë për të reflektuar.
Strategjia është:
“Në marrëdhënie me të tjerët, shërben inteligjenca emocionale”, thotë Vincenzo Tallarico, analisti dhe mësuesi i meditimit budist tibetian. “Në dashuri, kjo do të thotë të ndiqni ‘të mesmen e artë’. Kjo do të thotë të mbani gjallë dëshirën, por pa u fiksuar dhe pa u viktimizuar”.
“Ushtrimi” në pika
1. Viktimë ose jo? Të braktisur të përjetshëm? Pak rëndësi ka, në marrëdhënie vini në skenë modele të brendshme që dalin nga fëmijëria. Provoni të bëni meditimin mindfulness (një gjendje mendore, e cila arrihet duke e fokusuar vetëdijen në të tashmen, ndërsa me qetësi pranohen ndjenjat dhe mendimet e dikujt me anë të një teknike terapeutike).
2. Uluni dhe për 10-20 minuta përqendrohuni te vetja. Pranojeni veten ashtu siç është, pa pritje dhe me zemrën neutrale, të lirë nga antipatitë. Me praktikë, kjo teknikë do t’ju ndihmojë që të zgjidhni nyjet tuaja sentimentale.
V-Të dobësoheni njëherë e përgjithmonë
Hani pak. Jepini biçikletës dhe këto vetëm e vetëm që të hiqni ato tre apo katër kilogramët e tepërt që keni vënë me kalimin e kohës. Por duhet të kini parasysh se nëse dilni kundër vetes, nuk do t’ia dilni kurrë për t’u dobësuar. Ja përse funksionojnë mënyrat që “punojnë” me mendje, për të riprogramuar mekanizmat automatikë, që ndonjëherë ju bëjnë të kaloni kufijtë në momentin kur jeni në tryezë.
Strategjia është: PNL
PNL-ja ose programacioni neurolinguistik bazohet te vizionet apo shikimet. “Bëhet fjalë për imazhe të fuqishme mendore, të cilat ndikojnë mbi të pandërgjegjshmen, për të korrigjuar sjelljet e gabuara”, thotë Debora Conti, trajnerja e PNL. Ndaj, nëse jeni gjithmonë të uritur, provoni metodën e mëposhtme. Edhe pse do t’ju duket e çuditshme, ajo, në fakt, do t’u japë rezultate të cilat nuk i keni provuar asnjëherë më parë.
1. Teksa qëndroni në dhomën tuaj, vendosni muzikë në sfond dhe mbyllni sytë për t’u qetësuar.
2. Imagjinoni sikur në njërën dorë keni pirunin dhe në tjetrën një tullumbace të fryrë. Shpojeni. Ajo do të shfryhet dhe ju instinktivisht do ta çoni dorën me “ushqim” te goja. Do të ndjeni aromën dhe do të përtypeni ngadalë.
3. Më pas, tullumbacja e shfryrë ju bie në tokë dhe ju duhet të mundoheni ta merrni me pirunë (në mënyrë imagjinare sigurisht). Merrni frymë ngadalë dhe këtë gjë përsëriteni disa herë përpara se të uleni në tavolinë. Kjo metodë do t’ju ndihmojë për ta ngrënë ushqimin me ngadalë. Pasi, nëse do të hani ngadalë, do të ngopeni edhe më shpejt.
VI- Çlirimi prej ankthit me anë të “pickimit”
Zgjoheni në mëngjes dhe nuk keni kohë as të hapni sytë, ndërsa shqetësimet ju “pushtojnë” nga çdo anë. Madje kjo gjë ju ndodh edhe gjatë fundjavës! Buzëqeshni dhe provojeni menjëherë këtë taktikë.
Strategjia është: EFT
Teknika Emocionale e Lirë (Emotional Freedom Technique-EFT) është pjesë e Psikologjisë së Energjisë, një risi që thekson njohuritë e mjekësisë kineze. “Kjo teknikë konsiston në piketimin (pickimin-tërheqjen) të nëntë pikave të trupit për të çliruar energjinë negative”, thotë Eleonora Prazzoli, psikoterapistja dhe trajnuesja e EFT. Mjaftojnë 10 minuta në ditë për të lehtësuar çrregullimet psikologjike dhe fizike.
Veproni kështu
1. Relaksohuni, përqendrohuni dhe pyesni veten se çfarë ju shqetëson më shumë?
2. Ndërkohë që i përgjigjeni dikujt nga ana tjetër e telefonit për menaxhimin e një mbledhjeje në punë për shembull, tërhiqni butësisht flokët ose lëkurën e kokës në pjesën ballore (piketoni mesin e saj).
3. Këtë gjë përsëriteni tre herë, më pas me të njëjtën mënyrë piketoni disa pika të tjera: vetullat, mollëzat, pjesën midis hundës dhe buzës, mjekrën, klavikulat, pjesën anash gjoksit si dhe pulset.
Shtatë rregullat për të pasur sukses
1. Bëni një listë dhe vini rregull (rendisni) mes prioriteteve tuaja.
2. Tregojeni projektin tuaj në familje. Kjo shërben për t’ju mbajtur të motivuar dhe për të qenë më të përgjegjshëm.
3. Formuloni një plan veprimi. Sapo të keni të qartë qëllimin, identifikoni fazat për ta bërë sa më konkretë.
4. Vendosini vetes një afat. Vetëm kështu nuk do të humbni përqendrimin dhe vullnetin.
5. Përdorni pusullat. Në to shkruani objektivat dhe ngjitini në vendet më të dukshme në shtëpi, në këtë mënyrë do t’i keni gjithnjë përpara syve.
6. Shijojeni “udhëtimin”. Mos mendoni vetëm për qëllimin: gjithçka që do të bëni, duhet t’ju japë kënaqësi.
7. Festojini sukseset tuaja, sido qofshin ato, të mëdha ose të vogla. Kjo do t’ju kujtojë se keni qenë të zotë dhe se po ecni në rrugën e duhur. /gazeta-shqip/
Share:

Sekrete për t’u qetësuar në fund të ditës

E kush do të ishte ai ose ajo që nuk do të donte të qetësohej plotësisht pas një dite të lodhshme pune e me strese! Ne këtë herë ju sjellim disa sekrete.

Të qeshësh!

A e dini se e qeshura tonifikon muskujt, çliron energjitë negative, oksigjenon muskujt dhe indet, neutralizon stresin, ankthin dhe rrit fuqinë e përgjithshme fizike? Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, në vitet ’50 personat qeshnin mesatarisht 45 deri në 60 minuta, ndërsa sot të qeshurat kanë rënë në një mesatare prej 15 minutash në ditë. Film cilësor, teatër, lojëra me fëmijët dhe jo vetëm: të qeshurat zbulojnë kapacitetin tonë për të vazhduar për të “luajtur” me jetën, ta marrim veten dhe botën me më shumë lehtësi, të gjejmë shijen e gjërave vërtet të rëndësishme.

Si të menaxhoni stresin

Krijoni ambientin

Shpesh tentojmë të “vrapojmë” aq shpejt saqë në fund të ditës është e vështirë të jesh i/e qetë, ndërsa tensionet grumbullohen me rrezikun se mund të “mbytesh” brenda mureve të shtëpisë. Ndaj “përmbyseni” këtë mekanizëm. Shtëpia duhet të jetë streha e shpëtimit tuaj. Para së gjithash “kontaktoni” me ndjesitë më intime: hiqni orën e murit prej dhomës ku do të qëndroni, sepse boll keni “vrapuar” gjatë gjithë ditës. Hiqini rrobat e punës dhe vishni një komplet të rehatshëm për të qëndruar në qetësi gjatë kohës e cila do të jetë e gjitha për ju.

Banjë relaksuese

Çlironi tensionin

Mendoni se qirinjtë dhe tajmanët janë të dobishëm vetëm në takimet e dashurisë? Nëse po, atëherë gaboni, sepse ata janë të përshtatshëm në çdo moment, sidomos kur mendimi ynë i vetëm është relaksi. Fikni dritat, ambienti do të jetë menjëherë më qetësues. Futuni në dush ose në vaskën e banjës, ku aty mund të shtoni ndonjë lugë kripë, vaj esencial trëndafilash, kanellë, kamomil etj.

Kuzhina pa stres

Detyrë apo kënaqësi?

Ankthi dhe nxitimi i momentit të vaktit e zëvendësojnë kënaqësinë e të ulurit në tryezë, vetëm ose të shoqëruar, me një pjatë mjaftueshëm të ushqyeshme. Do të ishte mirë për ju që në mbrëmje të përgatisni receta të thjeshta dhe të shpejta. Ky është një zakon shumë i mirë për të kursyer kohë dhe për të ndikuar pozitivisht në procesin e fjetjes. E rëndësishme është që të gatuani pa stres, duke e shijuar plotësisht këtë moment dhe pse jo duke përfshirë edhe njerëzit që ju rrethojnë.

Të shkruani ditar

Vendosni rregull brenda vetes



Vazhdoni të rimendoni se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë ditës? Ndonjëherë mendja përqendrohet te disa situata pak a shumë problematike. Për të “shpëtuar” nga to dhe për të gjetur lehtësinë, është e nevojshme që këto mendime t’i shihni qartazi. Sigurisht një bisedë me një person të dashur është shumë e dobishme për të parë me më shumë qartësi ngjarjet që ju nervozojnë; përveç kësaj, gjeni pak kohë që të përshëndeteni me personat që i keni larg e që i doni shumë. Megjithatë është e rëndësishme që të tjerët të mos i shihni si “valvul” shfrimi. Ndërkaq, sipas psikologëve, e rëndësishme është që të mbani një ditar, ku në të mund të “flisni” dhe për veten, të shprehni gjithçka ndieni dhe nuk ndieni.
Share:

Këshlla prej dështimeve.

Kam mësuar që, ajo që ju mendoni se është gjëja më e keqe që mund t’ju ketë ndodhur në atë moment, në fakt mund të rezultojë të jetë gjëja më e mirë që të ka ndodhur.Mund të numëroj shumë raste kur kam menduar se bota po merrte fund, ndërkohë që pak kohë më vonë kam qeshur me të madhe. Dhe kam falënderuar yjet e fatit për faktin që ajo kthesë ka ndodhur.

Një gjë që do të vëreni tek njerëzit e suksesshëm, sidomos me ata që kanë prirje sipërmarrësi, është se ata i mirëpresin devijimet dhe dështimet si pjesë e natyrshme e udhëtimit që kanë nisur.

Kur mësoj të rinjtë, u them që pikësëpari të mos vënë asnjëherë në dyshim pasionin e tyre dhe aftësinë për të realizuar gjërat. Nëse ke besim në vetvete, në destinacionin tënd, dhe në atë që po përpiqesh të ndërtosh, të gjithë këto do të të bëjnë të kalosh edhe kohët e vështira. Dhe të tilla do të jenë, kohë të vështira, dhe jo fundi i botës.

Kështu që, klisheja e famshme “kur mbyllet një derë, hapet një tjetër”, në fund të fundit nuk është thjeshtë një klishe. Duhet të kesh vetëbesim të mjaftueshëm për të parë derën tjetër që hapet. Dhe kjo kërkon që të mos ngulësh gjatë vështrimin tek dera e mbyllur.

Ekaterina Walter

Drejtore e Househappy, autore e bestsellerit të Wall Street Journal “Mendo si Zack”
Share:

Gjëra që duhet të dini para se të filloni universitetin..

Çfarë duhet të keni parasysh para se të nisni këtë fazë të re të jetës.

1-Shoku juaj i dhomës, ndoshta sdo të jetë shoku juaj më i mirë në jetë, por kjo është ok. Gjetja e dikujt që ju lë të qetë qoftë dhe pesë minuta në ditë, do ju mbajë të qetë nga trutë.

2-Mund të jetë joshëse, por mos lini orët e mësimit.
Të lësh orët e mësimit në universitet, sdo të thotë vetëm që po humb para, por po humb dhe mundësinë e madhe për të MËSUAR në lidhje me atë që do të jetë profesioni yt i ardhshëm.
3-Gjumë, studim apo festë?

Zgjidh vetëm dy. Midis tre gjërave, zgjidh dy, sepse nuk ka kohë për tre.
4- Krijo njohje jashtë klase me profesorët.
Këta njerëz duan të rriten dhe të mësojnë, ngulmoni në këto lloj njohjesh.
5- Të ngrënurit vetëm në mencë është krejtësisht e pranueshme, edhe pse do të humbni ushqimin e shijshëm jashtë. Nuk është turp të hani një vakt vetëm, aq më tëpër kur keni paguar për të. Jo vetëm që askush s’do ju gjykojë por do jetë dhe më mirë për ju pasi po hani më shëndetshëm. Një supë apo gjellë në vënd të sufllaqeve që do të hanit me shoqërinë jashtë.
6-Nani nani dhe gjatë ditës.
Do keni mundësi të merrni një sy gjumë për tu shplodhur, dhe gjatë ditës. Sidomos për ata që studiojnë natën, kështu do jenë në formë për provime apo prezantime.
7- Mos u ndjeni keq nëse ju duhet të ndryshoni degën.
Nëse ndjeni se nuk jeni në vendin e duhur, kjo sduhet t’ju demoralizjë. Kjo sdo të thotë që ju po dorëzoheni, por që po rriteni dhe po kërkoni ëndrra të reja.
8- Mësoni të menaxhoni paratë tuaja.
Fillimisht hiqni mënjanë paratë e qirasë dhe ushqimit, kështu s’do rrezikoni të mbetëni pa ngrënë në fund të muajit.
9-Ndarja nga i dashuri gjimnazit nuk është fundi i botës.
Të qënurit single në universitet do ju ndihmojë të njihni më shumë vetën tuaj.
10- Sigurohuni që të dini mirë se çfarë studion dega juaj.
Duhet të jeni të sigurtë nëse është kjo dega që keni dashur të studioni. Merni informacionet e duhura në kohën e duhur.
11- Do të hani çfarë t’ju dojë qejfi, kështu që kujdes!
Meqë do shkëputeni nga regjimi dhe ushqimi i shëndetshëm i mamit, duke filluar të hani pa rregull dhe ushqime kalorike, kjo mund t’ju dëmtojë. Nëse nuk tregoheni të kontrolluar dhe të kujdesshëm, do të shëndosheni.
12-Jetoni vetëm dhe larg shtëpisë.
Kjo gjë do ju rrisë shumë, do krijoni personalitetin tuaj, pavarsinë dhe do jeni të aftë ti dilni për zot vetes.
13-Mos kini turp të transferoni studimet. Nëse jeni në një vend ku nuk ndjeheni i lumtur, mos ngurroni të lëvizni që aty. Ka shumë njerëz që e duan shkollën dhe studimin, por zgjedhja e tyre e gabuar mund ti ketë lënë dhe pa diplomë. Zbuloni atë që doni në kohë.
14-Sigurohuni që po kujdeseni për shëndetin tuaj mendor po aq sa për atë fizik.
Nëse ndjeheni i vetmuar dhe po e përjetoni keq përshtatjen në një jetesë vetëm dhe larg familjes, ju këshillojmë të konsultoheni me psikologun. Do ju ndihmojë të stabilizoheni emocionalisht. Shërbimin e tij e përfitoni pa pagesë.
15-Lexoni në mënnyrë sistematike, nga pak çdo ditë...
Nëse i lini të gjitha për një natë para provimit, do të jetë e tmerrshme për provimin dhe për ju. Do të stresoheni, lodheni dhe mundoheni shumë për të aritur një rezultat jo kushedi çfarë. Lexoni nga pak çdo ditë dhe do jeni shumë të lehtësuar në kohën e sezonit.
16-Edhe nëse shkoni në universitet me miqtë e gjimnazit, qëndroni i hapur për të krijuar miqësi të reja. Duhet të zgjeroni horizontin tuaj, dhe të kuptoni që tashmë jeni një i rritur.
17- Mësoni se cila mënyrë e të studiuarit ju përshtatet më mirë ju. Dëshira për të mësuar mund të jetë e madhe, por pavarsisht zgjuarsisë tuaj, nëse nuk gjeni mënyrën e përshtatshme të të studiuarit, s’do e keni të lehtë.
18- Është absolutisht OK të jeni i pavendosur për degën tuaj. Nëse akoma nuk e dini se c’doni të bëni me jetën tuaj, mos zgjidhni një degë studimi vetëm për të marrë një diplome dhe për të filluar një punë. Bëni një vit pushim, bëni cfarë doni, vetëm cfarë doni, dhe do zbuloni atë për të cilën jeni i prirur.

Informacioni i marre nga ANABEL.AL
Share:

Qëndrimi ulur në karrige, më i rrezikshëm se duhani!

Më parë, kur industria nuk ishte kaq zhvilluar, pjesën më të madhe të punës njerëzit e kryenin me krahë. Si pasojë e kësaj, ata duhet të qëndronin me orë të tëra në këmbë, por në ditët e sotme gjendja ka ndryshuar. Mesatarisht ne shpenzojmë 9.6 orë në ditë në karrige të ulur, ku sipas përllogaritjeve i bie që ju të qëndroni ulur 31 vite të jetës suaj.

Të qëndruarit në karrige për orë të gjata ka mjaft efekte negative. Trupi i njeriut është krijuar për të lëvizur (çdo ditë duhet të ecim dy orë), prandaj ulja e gjatë dëmton mëlçinë, peshën e trupit, trurin, shëndetin mendor, ndërsa mungesa e lëvizjes mund të shkurtojë edhe jetën.

Shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se nëse ju qëndroni ulur gjithë ditën, jeni 1 cm më i shkurtër natën, se sa kur zgjoheni. Një tjetër studimi del në përfundimin se qëndrimi ulur për kohë të gjatë është më e rrezikshme se pirja e duhanit.

Efektet negative të qëndruarit ulur nuk mbaron me kaq. Ju do të keni dhimbje shpine, do të ndiheni më të lodhur dhe më të trashë. Nëse jeni të detyruar që të punoni ulur, minimumi që mund të bëni është që të qëndroni drejt në karrige dhe të shkoni shpesh në palestër apo të bëni ushtrime në natyrë.

Por shkenctarët nga Kolegji Mbretëror në Londër analizuan 38 strategjitë e projektuara për të minimizuar kohën që e kalojmë ulur dhe arritën në përfundimin se ngritja e rregullt nga karrigia është mënyra më e mirë. Pra zgjidhja është për të reduktuar kohën e kaluar ulur në vend të rritjes së aktivitetit fizik.
Share:

Nxënës të ndryshëm, mësues rastësorë, rezulatate të shkëlqyera!

Drejtori i shkollës kishte thirrur në zyrën e tij tre mësues. Me t’u ulur, ai u tha: “Ju jeni zgjedhur si mësuesit më të mirë dhe më të aftë të shkollës vitin e kaluar. Për këtë, jeni zgjedhur që të jepni mësim në tre klasa. Nxënësit e përzgjedhur janë më të mirët e shkollës, më të dalluarit, më të zgjuarit dhe më të sjellshmit. Secila klasë ka 30 nxënës.

Prej jush kërkohet që të mos u tregoni se janë nxënësit më të mirë në shkollë, pasi kështu do të shkaktonim pakënaqësi tek prindërit e nxënësve të tjerë, gjë të cilën nuk e duam.”

Filloi viti i ri mësimor dhe përfundoi dhe rezultatet e këtyre nxënësve ishin rezultatet më të larta në të gjithë shkollën, siç dhe pritej. Madje, rezultatet kishin një rritje prej 20 – 30 % nga një vit më parë në rang rajonal.

Drejtori i mblodhi në fund të vitit shkollor tre mësuesit më të mirë dhe i pyeti mbi mendimin e tyre rreth kësaj përvoje të re. Secili pohoi se kishte qenë një eksperiencë e mrekullueshme dhe se ajo që ua kishte lehtësuar maksimalisht misionin, ishte përzgjedhja e atyre nxënësve me inteligjencë të lartë. Ata thanë se këta nxënës të mrekullueshëm, u kishin kursyer shumë mund e djersë.

Këtu ndërhyri drejtori dhe i la pa fjalë me atë që u tregoi. Ai u tha: “Më lejoni kolegë të nderuar që t’u tregoj të vërtetën se si qëndron puna. Në fakt, këta 90 nxënës janë përzgjedhur rastësisht, ata nuk ishin aspak më të mirët e shkollës, por ishin të përzier.”
Tre mësuesit shikonin njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thoshin. Dikush tha: “Atëherë qenkemi ne shkaku i suksesit marramendës të tyre!!!”

Drejtori, duke buzëqeshur u përgjigj: “Tani më lejoni t’u tregoj të vërtetën tjetër. Emrat tuaj u zgjodhën përsëri rastësisht. Pasi ishin shkruar emrat e të gjithë mësuesve të shkollës, unë mbylla sytë dhe vendosa gishtin tek tre emra, ishin pikërisht emrat tuaj.”

Mësuesit pyetën të tre njëzëri: “Atëherë cili është shkaku i suksesit të këtyre nxënësve?!”
Drejtori u tha: “Shkaku është se ju i ndërtuat pritshmëritë në bazë të disa informacioneve që u dhashë unë. Pritshmëritë tuaja ishin tepër të larta për këta nxënës dhe në fund të vitit, këto pritshmëri u realizuan. Kjo, edhe pse informacioni nuk ishte i saktë.”

Mesazhi
Ti je produkt i mënyrës së menduarit dhe i pritshmërive që ke për veten. Ai që ka frikë nga lugetërit, i sheh ato. Ai që pret të mirën, i vjen. Jini optimistë dhe e mira do u ndjekë pas. Në kushtet më të vështira, mos u fokusoni tek problemi, por tek zgjidhja.
Share:

5 aftesi qe do ju ndihmojne per patur nje pune.

Ky artikull eshte perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga Alesia Cenameri
Me gjithnje e me teper nxenes qe lene bangat e shkolles e qe iu drejtohen universitetit, tregu I punes sa vjen e po ngopet me te diplomuar te talentuar. Ndersa kuptimi nga ana juaj I veprave te Shekspirit ose aftesia per te koduar nje uebsajt ne kohe rekord mund t’ju ndihmojne te fitoni punen e endrrave, pertej ketyre aftesive jane disa aftesi te tjera tejet te thjeshta qe te vijne ne ndihme gjithashtu.

Rendesia e atribitueve personale dhe aftesive jo teknike jane ne rritje. Keto aftesi te quajtura ndryshe aftesi nderpersonale jane identifikuar ne LinkedIn’s 2017 Global Recruiting Trends Survey si nje zone e rendesishme per vleresimin e kandidatit ne vitet e metejshme. Forumi boteror ekonomik gjithashtu thote se punedhenesit jane duke pare pertej kualifikimeve per te gjetur se cfare aftesish te tjera kandidatet e tyre kane.

Pjesa me e madhe e punedhenesve duan te testojne aftesite nderpesonale ne interviste.

Komunikimi

Sidoqofte verbal apo I shkruar, punedhenesit preferojne nje komunikues te mire. Kur te shikojne CV tuaj, ata do te kerkojne si deshmi qe ju dini te komunikoni ne menyre te sjellshme dhe profesionale.
Sapo te arrini fazen e intervistes, aftesia e komunikimit verbal do te testohet ne maksimum, keshtu qe rrini te qete, mos flisni shume shpejt dhe kthejuni dhe nje here pyetjeve qe ndiheni se nuk u jeni pergjigjur ne potencialin tuaj te plote.

Zgjidhja e problemeve


Aftesia per te zgjidhur probleme eshte shpesh me e rendesishme per nje punedhenes se sa dikush qe nuk gabon asnjhere. Mbi te gjitha, ne jemi njerez. Keshtu, ndersa mund te jete joshese t’I pergjigjesh pyetjes “ na tregoni per nje rast kur keni zgjidhur konflikt” me pergjigjen nuk me ka rastisur, kjo pergjigje nuk jep asnje pike.
Jeta e universitetit eshte e mbushur me probleme qe duhet ti kapercesh, keshtu qe zgjidh nje shembull dhe trego qe je I afte te merresh me ceshtje problematike me maturi dhe sjellje te menduar.

Puna ne grup
Pjesa me e madhe e puneve do t’ju kerkojne te punoni me njerez te tjere, keshtu eshte e rendesishme te tregoni se jeni nje lojtar skuadre gjate intervistes. Punedhenesit zakonisht do t’ju pyesin per nje shembull te nje rasti ku ju eshte dashur te punoni si pjese e nje grupi dhe cfare roli kishit brenda tij. Ata jo patjeter do te duan te degjojne se ju ishit lideri por se ju keni kontribuar ne projekt.

Ndersa do te ishte e preferueshme te thuash se ju jeni nje lider grupi brilant dhe konfident, do te jete e qarte se ju mund te mos thoni te verteten nese jeni nje tip I ndrojtur. Keshtu, fokusohuni ne atributet tuaja me te mira. Mbase aftesite tuaja ekselente ne menaxhimin e kohes ju ndihmuan ta mbani projektin ne udhe?

Te punuarit nen presoion

Puna mund te behet e veshtire ndonjehere, dhe punedhenesi juaj I mundshem deshiron te shikoje qe nuk jeni lloji I personit qe e humb toruan nen presion. Te kesh te besh me afatet e universiteit dhe te provimeve mund te vendose edhe freskine e kastravecave nen stres, keshtu qe ju jeni tashme I mire pajisur per te demonstruar se keni aftesine per te qene I qete.

Fleksibiliteti

Vendi I punes mund te jete dicka e ndryshueshme, dhe ndonjehere do te mund t’ju duhet te pervishni menget dhe te merreni me nje projekt me te cilin nuk jeni aspak familjar. Do te mund t’ju duhet te punoni disa ore ekstra kur keni nje afat shume te shkurter. Punedhenesi juaj I ri do te doje te shikoje nese jeni fleksibel. Keshtu qe, nese ju pyet se si ndiheni per oret ekstra te punes, pergjigjuni ne nje meyre pozitive.

Perpara se te shkoni ne interviste, sigurohuni qe keni disa shembuj nen menge. Pavaresisht universitetit, ndonese I ke arritur permes punes ne grup apo projekteve vetjake, ju keni ndertuar pa dashur nje arsenal me keto aftesi. DIsa universitete jane duke I mesuar keto aftesi vecmas programeve te tyre akademike, keshtu qe nese ke fatin, rrembeje mundesine me te dyja duart.
Share:

11 Mënyra për të bërë miq kur studioni jashtë vendit/qytetit!

Ky artikull eshte perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga Laura Muçaraku

 Fillimi i universitetit është i frikshëm për të gjithë, por duke qenë në një vend të huaj mund të jetë e tmerrshme. Por me një grup të madh miqsh, përvoja juaj e studimeve jashtë vendit mund të jetë një nga më të mirat e jetës suaj.
   Mund të keni ardhur me miqtë nga shtëpia, ose ndoshta keni udhëtuar vetëm. Sido që të jetë, studimi jashtë vendit ju jep mundësinë të takoni njerëz nga e gjithë bota dhe të vendosni që të përjetoni plotësisht një destinacion të ri.
   Këtu janë disa ide që do t;ju ndihmojnë të bëni miq jashtë vendit dhe të shfrytëzoni sa më shumë jetën tuaj të re universitare ...

1. Bashkohuni me një shoqëri!
Ka, për fat të mirë, një klub për të gjithë në universitet - nga ekipet sportive dhe dramat në hobin më të zymtë. Këto ju japin shansin më të mirë për të takuar njerëz të tjerë që janë gjithashtu në kërkim për të bërë miq. Më e mira nga të gjitha, do të keni diçka të përbashkët me njerëzit që takoni (madje edhe nëse janë Quidditch ose filmat e viteve 90), çka është një akullthyes ideal. Dhe zakonisht shoqëritë do të sjellin shumë takime, kështu që ju mund të njiheni me të gjithë më mirë ndërsa ndiqni interesat tuaja të përbashkëta - e përsosur!

2. Shkoni në sa më shumë ngjarje që mundeni!
Përfitoni nga javët e para të universitetit sa më shumë që të jetë e mundur. Grupet e miqësisë nuk do të formohen plotësisht, prandaj shpesh është koha më e mirë për të bërë miq. Ndërkohë që jo të gjithë studentët kanë udhëtuar mijëra milje për studimet e tyre, shumica do të kenë lënë shtëpinë për herë të parë dhe do të jenë po aq të prirur për të gjetur një fytyrë miqësore si ju.

3. Bli nje derë-stop!
Bëjini vizitat të lehta, duke e lënë derën hapur në strehimin tuaj. Njerëzit do të kenë më shumë gjasa të ndalen dhe të njihen nëse dhoma juaj duket e mirëpritur. Ju mund të njihni fqinjët tuaj të rinj me një filxhan kafe dhe një bisedë rreth klasës në mbrëmje - një mënyrë e shkëlqyer për të pushuar pas një dite në kampus.

4. Organizoni nje darkë!
Pse të mos bëni në darkë një aktivitet komunal në shtëpinë tuaj të re? Është justifikimi i përsosur për të nxjerrë të gjithë nga dhomat e tyre dhe të argëtohen në kuzhinë. Nëse nuk jeni një kuzhinier i sigurt, mos u frikësoni! Provoni të gatuani bashkë me shokët e shtëpisë suaj ose mashtroni dhe blini disa ushqime të gatshme! Shumica e njerëzve do të jenë të lumtur të ndajnë diçka të thjeshtë, veçanërisht nëse jeni duke ndarë një pjatë nga vendi juaj.

5. Vendosini vezët në më shumë se një shportë miqësie!
Është mirë nëse krijoni një grup shokësh të mahnitshëm në universitet. Por duhet të përpiqeni të bëni disa qarqe miqësore në fusha të ndryshme të jetës suaj studentore, siç janë njerëzit nga klasa juaj, nga klubet që ju do t'i bashkoheni dhe nga akomodimin tuaj. Kjo do të thotë që gjithmonë do të keni dikë që të telefononi nëse keni nevojë për shoqëri dhe që ku garanton se nuk do të keni një moment të shurdhër!

6. Kaloni më pak kohë në dhomën tuaj!
Kaloni sa më pak kohë të jetë e mundur fshehur larg në dhomën tuaj të gjumit, edhe nëse ju keni dekoruar atë të duket mrekullisht mirë! Një nga pjesët më të mira të universitetit është të punosh me studentë të tjerë, në grupe studimi ose në projekte të përbashkëta. Asgjë nuk i bashkon të gjithë, sa një natë në bibliotekë me ushqime. Kur ju jepet një detyrë e grupit të projektit, mos zgjidhni vetëm të bashkoheni me studentët e tjerë ndërkombëtarë. Provoni dhe gjeni disa studentë vendas për t'u bërë partnerë. Ju do të keni shumë kohë për të biseduar, për të gjetur ide të shkëlqyera dhe për të festuar suksesin tuaj me disa pije.

7. Përdorni mediat sociale!
Mos u turpëroheni kur u drejtoheni shokëve të klasës dhe bashkëmoshatarëve tuaj në mediat sociale. Është një mënyrë e shkëlqyer për të gjetur se çfarë janë të tjerët duke bërë dhe të bashkoheni! Faqet e Facebook-ut të Universitetit dhe llogaritë e Twitter-it mund t;ju ndihmojnë të mësoni emrat e njerëzve dhe gjithashtu ju lejojnë të dini se çfarë ngjarjesh po vijnë, prandaj mund të siguroheni që keni kohë në orarin tuaj!

8. Jini të hapur
Edhe pse mund të mendoni se e dini se kush është lloji i shokut tuaj, mos lejoni që t'ju mbajë prapa. Universiteti është plot me njerëz të ndryshëm dhe ju nuk duhet të bëni gjykime të menjëhershme për askënd para se të njiheni mirë. Miqësitë mund të lindin në vendet më të vështira.

9. Organizoni një festë!
Nëse po kërkoni të bashkoni një grup të madh njerëzish, kjo mund të jetë mundësi e përkryer - për sa kohë që nuk është kundër rregullave te vendit ku ju qëndroni. Mënyra më e mirë për të takuar shumë njerëz të rinj është bashkimi i forcave me shokët tuaj të fjetjes. Dhe natyrisht, studentët duan çdo gjë të lirë, kështu që mendoni për ofrimin e disa gulçeve ose pijeve.

10. Jetoni në strehimin e studentëve!
Zgjedhja e këtyre sallave të studentëve është një mënyrë e shkëlqyeshme për të jetuar afër shumë
Share:

4 gjerat qe nuk do t'i mesoni ne universitet

Perktheu dhe pershtati:Sidorela Vatnikaj

Universiteti eshte fantastik per shume arsye.Te jep mundesine te zhvillosh aftesite e tua akademike,te jep mundesine te angazhohesh ne aktivitete jashtekurrikulare,dhe,sigurisht,te rritesh si person.
Dhe duket se publiku bie dakord me kete.Ne Mbreterine e Bashkuar,numri i te diplomuarve cdo vit ka qene ne rritje qe nga viti 1992.
Gjithsesi ka disa gjera qe universiteti nuk do e t'i mesoje,dhe per shkak se shume punedhenes po ankohen gjithnje e me shume per te diplomuarit "te papergatitur" per boten "e vertete" te punes,menduam t'i hidhnim nje sy.
1.Si te punosh ne jeten " e vertete"
Mund te duket e cuditshme dhe surprizuese qe shume nga universitet akademike nuk jane domosdoshmerit me te miret ne pergatitjen e studentave per jete e vertete te punes.(Shikoni edicionin e javes se ardhsme te Renditjes se Punesimit te te diplomuarve-"QS Graduate Employability Rankings"-per te kuptuar se cilet universitete jane me te miret ne kete.
Akademiket mund te te ndihmojne te arrish majat me te larta,por ato jane pasuri te paperfillshme ne boten e vertete.Askujt nuk i intereson nese ti mund te emertosh te gjtihe Papet ne rend kronologjik.A mund te punosh ne nje faqe Excel-i dhe te pergatitesh raportin ne kohe?A mundesh te qendrosh gjithe diten ulur ne tavolinen e punes dhe perseri te mbetesh produktiv?Ja pra,kjo eshte ajo per te cilen duhet te shqetesohesh.
Ne nje raport  te fundit te Universitetit Perendimor te Anglise,Bristol,eshte dale ne konluzionin se "shkollat dhe universitetet duhet te heqin dore nga mesimdhenia e aftesive thjesht funksionale dhe te vjetruara,dhe te mesohen te perqendrohen ne te nxenit e eksperiencave dhe perballimin e tyre ne boten reale.

2.Aftesite e "buta" -Aftesite komunikative dhe shprehese
Pra,ti more nje dilpome masteri te klasit te pare ne fizike dhe e di se cfare eshte relativiteti i rastit te vecante?Urime!Por, a mund t'i shpjegosh dikujt tjeter bazat e fizikes ne 10 minuta,para 50 njerezve,pa e bere te ndihet idiot?
Aftesite e vecanta te komunikimit,shprehjes,te tilla si aftesia e te zgjidhurit te problemeve,te punuarit ne nje ekip,perdorimi i inteligjences emocionale,aftesite organizative jane elemente kryesore ne vendin e punes.
Jane pikerisht keto aftesi qe e mbajne zyren te ndritshme,te mireorganizuar,dhe nje vend qe punon ne menyre perfekte.
Nuk ka rendesi nese je nje gjeni;nese nuk komunikon mire dhe mjaftueshem me shoket e skuadres,je pakashume afer te qeni i padobishem.
Nese mendon se nuk te duhen ket aftesu sepse synon per nje fushe ne Universitetin e Shkencave,Teknologjise,Inxhinierise apo Matematikes?Mendoje perseri!
Aftesite komunikative dhe te shprehise jane esenciale ne cdo vend pune,madje edhe ne vendet me teknike.Ne fakt,studentet e shkencave ekzakte duhet qe vecanerisht te punojne shume me aftesite e tyre komunikative,nese nuk duan te mbeten pas nga studentet e shkencave humane.

3.Te qenit realist
Studentet sot: Idealiste?Po!; Ambicioze?Po!;Realiste?Jo edhe aq.
Ne nje nga studimet e fundit ,doli ne pah se 93% e studenteve ne Mbreterine e Bashkuar dhe Irlande donin te benin nje pune qe "do te bente diferencen" ne bote.Me fjale te tjera,pune qe do te sillnin ndryshime ne menyren se si bota funksionon.Duke patur parasysh shumicen e kompanive qe me se shumti synojne perfitimet financiare se te qenit miqesor me mjedisin,studimet tregojne nje kategori te popullsise qe ne rastin me te mire eshte optimiste,dhe ne rastin me te keq,eshte naive.
Ne menyre te ngjashme,72% e studenteve ne prag dimplomimi,shprehen deshiren per nje rroge te larte,nderkohe qe mesatarje e pages se fillimit ne Mbreterine e Bashkuar eshte rreth £20'000.
Puna ne jeten " e vertete" eshte e veshtire,e merzitshme,dhe shpeshhere,jo e mirepaguar.Sigurisht,disa njerez "kapercejne" nga universiteti drejt e ne nje pune qe i ofron nje karriere diku rreth £40'000.Megjithate,shumica ngecin ne nje pune me te ardhura mesatare  £20'000  per te pakten disa vite.
Sigurisht qe ne nuk themi te mos enderroni.Ne fakt duhet ta beni.Ne thjesht po sugjerojme te keni parasysh mundesite dhe te mesoni te menaxhoni pritshmerite.Ne kete menyre,ka me pak gjasa "te rrezoheni pertoke",kur realiteti ju "shkelmon".

4.Maturia
Universiteti eshte periudha fantastike per t'u rritur i pavarur,per t'u shkeputur nga thonjte e prinderve e per te hapur krahet e tua ne fluturim.
Por ,domosdoshmeria e "nje organi qeverises",perfshire ketu udhezuesit qe parashtrojne vazhdimisht mundesi te dyta,nenkupton faktin se shumica e studenteve kurre nuk kane operuar ne tregun e vertet te punes pa ndonje forme udhezimi.
Eshte e lehte te mendosh se vazhdimisht ka nje afat perfundimtar te eseve dhe qe eshte normale qe ka njerez te tjere qe te mbikeqyrin,por ,ne fakt,ky eshte thejsht nje stimulim i thjeshte i realitetit.Ne kete bote te madhe,dhe (jo)cuditerisht te keqe,askujt nuk i intereson se cfare ti ben me jeten tende.
Pikerisht,kjo eshte pjesa me e veshtire per shumicen e te diplomuarve.Edukimi me kohe te plote na meson se kontributi yne eshte i rendesishem dhe vleresohet.Kur dalim nga universiteti dhe zbulojme se kjo nuk ndodh menjehere,natyrisht qe ndihemi te zhgenjyer.Kjo eshte arsyeja pse kaq shume studente rikthehen ne arsim ose regjistrohen per mesimdhenie:ata humbin,me vetedije,ne mikrokozmosin e struktures se sistemit shkollor.
Periudha kur ti duhet te lesh universitetin eshte e veshtire per te gjithe.Lajmi i mire eshte se shumica e kalojne me sukses kete periudhe rregullimi duke iu pershtatur pavaresise se vertete.
Mbani parasysh paralajmerimet dhe pergatiteni veteveten:Shpresojme se ju do t'i kuptoni te mirat qe do te vijne per ju se shpejti...

Share:

10 gabime të tmerrshme në një intervistë pune.

Ky artikull eshte perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga Sonja Alushi
Ju keni paraqitur aplikimin tuaj. George Bed Shaw ka thënë "Më mirë kurrë se vonë". Më se e saktë George - vetëm se mos shfaqja në një intervistë pune është më keq se te vonesa të kuarit vonë. Nëse ju duhet të anulloni një takim - gjë që duhet ta bëni vetëm nëse është e domosdoshme - bëjeni para datës së takimit për të mos u dukur i lëkundur. dhe keni marrë një përgjigje pozitive: një ftesë për intervistë. Çfarë mund të shkojë keq këtu? Shumë gjëra, mesa duket...
Këtu janë 10 gabime të zakonshme gjatë një interviste pune që mund të dëmtojnë seriozisht mundesitë tuaja për të fituar vendin e punës.
1. Paraqitja me vonesë.
Klasike por asgjë e madhe. Takimi me një punëdhënës të mundshëm nuk është njësoj si të pirja e kafesë me një mik; nëse je vonë ndikon në gjithçka. Sado shumë të kërkoni falje nuk mund të rregulloni një vonesë 30 minutëshe. Intervistat janë si një periudhë prove për një pozicion pune; nëse nuk do ta bënit në punë mos e bëni këtu. George Bernard Shaw ka thënë: "Më mirë kurrë sesa vonë". Më së e saktë George - vetëm se mos shfaqja në një intervistë pune është më keq se te shkuarit vonë. Nëse ju duhet të anulloni një takim - gjë që duhet ta bëni vetëm nëse është e domosdoshme - bëjeni para datës së takimit për të mos u dukur i lëkundur.
2. Të paraqitesh shumë herët. "Nëse do të jesh në kohë, shko herët" - ose të paktën kështu na kanë thënë kur ishim të vegjël. Por të qëndrosh në holl 30 minuta para "shfaqjes" e vendos intervistuesin nën presion dhe është një burim i mundshëm i turpërimit për ta. Ata nuk do të ju pëlqejnë për këtë.
Gjëja e duhur për t'u bërë është të shkoni 30 minuta përpara intervistës, të uleni në një kafene, më pas të hyni në holl 5-10 minuta para intervistës. Pa dëshpërim, plot vetëbesim.
3. Të kritikoni punëdhënësit e mëparshëm.
Kurrë mos flisni keq për punëdhënësit e mëparshëm. Kurrë mos diskutoni për menaxherin e "frikshëm", për problemet e drogës së kolegut tuaj, ose për( HR rep- nuk mund ta perkthej) që ju sulmoi në tualet. Jo vetëm që është e panevojshme por edhe mund të ju paraqesë keq- thashethemaxhinjtë e zyrave të punës janë një burim i jashtëzakonshëm i irritimit në zyrat moderne, ose të paktën kështu sugjeron kërkimi.
Nëse ju do ta lini një vend pune për shkak të vështirësive ose bullizmit(ngacmimeve) dhe ju pyesin pikërisht për këtë gjë thjesht thoni: "Kompania ishte shumë e mirë por jam gati për të vazhduar më tej". Shumë pak persona do t'ju pyesin më tej. Ju nuk jeni një rrëfyes përrallash dhe intervistuesi juaj do ta respektojë këtë.
4. Gafat e rrjeteve sociale
Ajo çfarë ti poston online nuk është vetëm për shokët e tu. Një vëzhgim i 2014 zbuloi se 93% e menaxherëve punëdhënës i "hetojnë" kandidatët përmes rrjeteve sociale. Gjysma e tyre i rishikojnë kandidatët, për keq.
Ne e dimë që seti i Futurebound ishte kaq "i sëmurë" por a është e nevojshme të postoni fotografi të netëve të vona snapchat-i? JO- të e mëdha përfshijnë edhe postimet seksuale. Kini kujdes çfarë postoni, tashmë jeni i rritur prandaj silluni si i tillë.
5. Përdorimi i telefonit.
Në një vëzhgim të careerbuilder / Harris Poll, 60% e menaxherëve të punësimit përmendin përdorimin e një telefoni celular si një nga gabimet më të mëdha gjatë një interviste pune të bëra nga aplikantët.
Por ata nuk janë të vetmit. Një studim i Pew 2015 në SHBA zbuloi se 94% e njerëzve mendojnë se përdorimi i telefonit në një takim është i papranueshëm. Psikologjikisht, edhe vendosja e telefonit tuaj në tavolinë midis vetes dhe intervistuesit jep përshtypjen e një barriere sociale brenda dhomës. Thjesht hiqeni.
6. Dështimi në të veshur.
Në vëzhgimin e mësipërm të CareerBuilder, 50% e menaxherëve të punësimit thanë se veshja e papërshtatshme mund t'i kushtonte një intervistuesi punën. Në mënyrë të ngjashme, një sondazh i OfficeTeam i punëdhënësve zbuloi tregimet e kandidatëve që ndienin tymin e cigareve, mbanin këpucë mospërputhëse dhe u kthyen në pantallona djerse. Mos u bë një anekdotë: pastrojeni.
Higjena personale, fryma e freskët dhe rrobat e pastra janë
të detyrueshme. Shmangni zbulimin ose veshjen e rastësishme dhe aksesorët. Makjazhi duhet të mbahet minimal - tani nuk është koha për atë shkëlqyesin portokalli, pavarësisht se ju shkon shumë. (Vetëm nëse aplikoni për një punë ku veshja me kreativitet është pjesë e rolit)
7. Të harroni LinkedIn-in.
Të gjitha CV-të duhet të lidhen me profilet në LinkedIn. Menaxherët e punësimit e duan LinkedIn-in, sepse u lejon të shohin kandidatët krah për krah, në të njëjtin format, pa ndonjë problem të dizajnit. Është një gjë e vogël për t'u përfshirë në "portofolin tuaj të punës", por duket profesionale dhe e menduar.
8. Të pyesni për përfitimet dhe pagën shumë shpejt
Një studim i Robert Half disa vjet më parë tregoi se 80% e punëdhënësve janë të ftohtë me intervistuesit që bëjnë pyetje rreth pagës. kjo mund të duket e lartë. Sa herë që e bëni këtë pyetje, ju jeni duke marrë një rrezik 20% për të zhgënjyer intervistuesin tuaj.
Ndërkohë që mund të jetë joshëse për të kontrolluar dy herë një pagë në
një intervistë, apo edhe të hetojë rreth gjurmëve të një pune, frenoni veten. Tani nuk është koha për bërë ato pyetjet e kontrollit të pagave. Prisni ofertën përpara hapjes së negociatave.
9. Mos bërit asnjë pyetje.
Ndërsa disa tema shmangen më së miri, është e këshillueshme që të bëhen disa pyetje. Në fakt, intervistuesit e presin atë; Pyetjet tregojnë interesin tuaj për një rol dhe tregoni se keni ndonjë iniciativë. Një sondazh i CareerBuilder 2012 i 2,500 punëdhënësve zbuloi se 32% e menaxherëve të punësimit mendojnë se kandidatët që nuk bëjnë pyetje bëjnë një gabim.
Si me çdo gjë, ka shanse të mira dhe të këqija. Sigurohuni që të lexoni opsionet tuaja dhe të keni disa pyetje të rëndësishme. një intervistë, apo edhe të hetojë rreth gjurmëve të një pune, frenoni veten. Tani nuk është koha për bërë ato pyetjet e kontrollit të pagave. Prisni ofertën përpara hapjes së negociatave.
10. Të mos dërgosh vazhdimësinë.
Të shkruarit një email vazhdimësie e maksimizon mundësinë tuaj për një përgjigje pozitive - nëse bëhet siç duhet. Shenimet duhet të jenë të shkurtra dhe drejt e në temë, duke falënderuar intervistuesin për kohën e tij. Ju mund të përmendni burime shtesë të përmendura në intervistë, ose të vazhdoni me një pyetje të bërë. Jini të sjellshëm, shmangni të dukurit të dëshpëruar dhe do të jeni mirë.
Pra ja ku janë: 10 kritika gabimesh gjatë një interviste pune të cilat nuk do t'i bëni. Ne mezi po presim të shohim rezultatet.
Share:

Provimi IELTS:Keshilla për një student të suksesshëm.

Ky artikull eshte perkthyer dhe pershtatur ne shqip nga Kiara Muka.
Shumë studentë ndërkombëtarë të cilët nuk e kanë anglishten gjuhën e tyre të parë, duhet që të bëjnë provimin IELTS (qe është akronim i sistemit ndërkombëtar të testimit të anglishtes) përpara se të aplikojnë për studime jashtë shtetit. Duke u bazuar në kursin dhe institucionin qe ata zgjedhin, varion edhe kërkesa për nivelin e provimit IELTS. Në përgjithësi, një notë si 6 apo më shumë është e mjaftueshme për një student universitar, dhe një minimum i 6.5 është i nevojshëm për një kurs pasuniversitar (megjithatë disa kurse kërkojnë edhe me shumë).

Kam parë studentë që dridhen nga pasiguria kur pyeten për të bërë një provim IELTS. Duke dyshuar tek aftësitë e tyre për asnjë arsye të logjikshme, ata besojnë se është e pamundur të marrësh një provim IELTS. Eventualisht, disa prej tyre përfundojnë duke marrë përgatitje ekstra nëpër qendra te tjera testimi, duke u shpërqendruar dhe ne disa raste duke shpenzuar me shumë.
Studentët që hezitojnë të besojnë se mund ta kalojnë provimin IELTS, janë zakonisht konfuzë për shkak të mungesës së dijeve. Në këtë seri postimesh, unë do të provoj të rrëzojë disa mite rreth provimit IELTS me ndihmën e disa studentëve që e kanë marrë këtë provim dhe kanë arritur rezultatin e dëshiruar. Le të fillojmë me Karam Farooq Ali, i cili kohët e fundit e ka marrë këtë provim duke rezultuar me notën 9,dhe ishte shumë i gatshëm për të dhënë disa këshilla.

1. Kupto formatin e provimit IELTS
Jam i sigurt se ju të gjithë e dini formatin e IELTS, por nëse formati nuk është familjar me ju, këtu kemi një guide të shpejtë.
Praktikisht, ai është i ndarë në 3 seksione dhe konsiston në testimin e aftësive tuaja për të përthithur kuptimin e tekstit që ju kanë dhënë për të lexuar. Mbajeni mend këtë. Ju nuk jeni atje për të memorizuar tekstin, kështu që mos e lejoni gjatësinë e tij tju shpërqendrojë. Ju duhet tju përgjigjeni 40 pyetjeve, dhe për një person arritja 7.30 pikëve është e mjaftueshme.

2. Kalojeni tekstin shpejt
Përderisa jeni atje për të kuptuar kuptimin e përgjithshëm të tekstit, mos u perpiqni të kuptoni çdo përsiatje të dhënë. Përqendrohuni te pjesa kryesore, atje ku gjendet përgjigjja e saktë. Rruga më e mirë për këtë është të lexosh pyetjejet në fillim, më pas tekstin. Në këtë mënyrë truri juaj do përpiqet automatikisht për të gjetur përgjigjet e duhura. Është praktike, provojeni.

Këto janë disa këshilla të nevojshme nga Ali, ku filloi duke lexuar rreshtat e parë të tekstit dhe pastaj u rikthye te pyetja e parë : Nëse përgjigjja e pyetjes së parë është tek rreshti 3 paragrafi 2,ti duhet të jesh mjaftueshëm i zgjuar të kuptosh që nuk duhet të lexosh atë pjesë përsëri. Pjesa tjetër e përgjigjeve do të jetë nga pjesa e mbetur e tekstit. Kështu që, jepi!

3. Mendo për menaxhimin e kohës
Keni vetëm 60 minuta kohë për tju përgjigjur 40 pyetjeve. Është thelbësore të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efikase që të mos përfundoni duke lënë pa bërë disa pyetje. Edhe një përgjigje e vetëm e sakte mund tju ndihmojë të merrni rezultatin e dëshiruar.
Koha mund të menaxhohet në 2 mënyra.
E para është të praktikohesh shumë më përpara. Vendos një orë para teje ndersa je duke zgjidhur shembuj të ngjashëm.
Mënyra e dytë është "të jetoni në momentin prezent të ditës së provimit". Nëse për disa arsye nuk po e gjeni përgjigjen e pyetjes, mos harxhoni kohë, vazhdoni me të tjerat menjëherë.
Metodologjia e Aliut është shumë efektive. Nese ti ke gjetur përgjigjen e pyetjes 1 dhe 3 dhe spo gjen dot 2,mendohu që e ke të përcaktuar se ne cilën pjesë të tekstit duhet të kërkosh, pra midis tyre. Nuk ke pse të lexosh të gjithë tekstin përsëri.

4. Praktika të bën më të mirë
Praktika është çelësi i suksesit. Gjatë ditëve që po afron provimi IELTS, përpiquni të lexoni sa me shumë që të keni mundësi. Revista juaj mund të jetë një fillim i mbarë. Gjatë leximit identifikoni pikat kryesore të tekstit dhe ta përmblidhni atë në mendjen tuaj. Sa më shumë që të praktikoheni, aq më të mirë bëheni.
Share:

10 mënyra për të arritur rezultatet maksimale

Specialistët e metodave të nxënies japin këshilla për studentët, që i ndihmojnë ata për të arritur rezultate të shkëlqyera në fund të programit mësimor.

Duhet të jesh i vëmendshëm siç bëjnë gjithë studentët e shkëlqyer. Kur pedagogu po jep leksion, mbaj ndonjë shënim dhe nëse nuk kupton diçka, ngri dorën dhe bëj pyetje. Sa më shumë pyetje të bësh, aq më i zgjuar do bëhesh, e beson apo jo. Duke lënë fjalitë e lektorit të ikin e duke folur me shokët e shoqet, nuk do fusësh në kokë gjë, kështu që ki kujdes!

Shikoji dhe një herë shënimet kur ke kohë të lirë, për t’i organizuar si duhet që të jenë të kuptueshme edhe kur të ketë kaluar kohë.
Share:

5 websitet më të mira për të mësuar gjuhët e programimit

Kanë ikur ditët kur gjuhët e programimit zotëroheshin vetëm nga programuesit, si Bill Gates, të cilët dominonin botën. Sot, çdokush ka potencialin dhe mundësinë të mësojë, madje dhe të bëhet një ekspert në gjuhët e programimit. Sot, do t’ju tregojmë disa website, të cilat do t’ju ndihmojnë ta bëni këtë.
Harroni strukturat e ndërlikuara dhe të zeza, të cilat ju bëjnë të hiqni dorë përpara së të filloni. Më poshtë do të gjeni disa nga website-t më interaktive, ku ju mund të mësoni gjuhë programimi, si HTML, CSS, PHP, C++ e shumë të tjera.
Share:
---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts