-Makbethi vrau gjumin.Po gjumin tënd kush e paska vrarë?-e pyeta gjithë ankth.
-O,si s’kam një grusht të fuqishëm,t’i bie mu në zemrën e malit që s’bë za-shpërtheu ajo.
Sakaq u rrethuam nga dhjetra sy e zemra tetëmbëdhjetëvjeçarësh.Mbasi dëgjuam historinë e dhimbshme që i kishte ndodhur një të afërmi të Gentës thamë një zëri:”Më i pangopur për pushtet se vetë Makbethi,më i pafytyrë se Uria Hipi, më I pashpirt se mali që s’bë za-ky qenka KORRUPSIONI.
Dhe gishtërinjtë tanë u mblodhën,u bënë grusht aq sapo ndjenim dhimbje.Sidoqoftë një dhimbje e ëmbël,një dhimbje që na ndau këto detyra:
-E para fluturoi sykaltra.Kështu e thërrisnim më imcaken e grupit tonë,S’vonoi gjatë dhe ja ku u kthye me Diogjenin ,I cili me një fener të ndezur në dorë thërriste:”Kërkoj Njerinë,,
Ditë e ftohtë ishte,por me Diell.Megjithatë feneri ishte ndezur.
-E dyta erdhi Juli.E kishin futur në mes Gëte-ja dhe Shileri.Dy njerëz të mëdhenj nga një qytet I vogël Gjerman.Ndoshta bisedonin për Beatriçen e Margaritën.Ndoshta…
Viktor Hygo-n me “Të mjerët,, e solli Iliri.I qetë,i madhërishëm Hygoi me gishtin tregues shqiptoi”Drejt Katedrales,,
Arçibald Kronin s’e mora vesh kush e solli,sepse ishte bashkë me Dikensin,por zërin gjëmimtar ia dëgjova kur thoshte”Tej fasadës,,
-Vjola erdhi bashkë me “Lulet e mollës,, dhe krah për krah me Mopasamin.”Një jetë,, me Mopasamin.
Ema solli Martin Andersen Nekse dhe të dy mbanin një parullë të madhe ku shkruhej”Dita-bijë njerin,,Unë prisja të tjerët,se, për vete,i kisha afër ata që do të sillja…! Moza solli Van Gogun me një vesh i cili kur më pa që po e shikoja me vëmendje më tha:”Sandor Petof për dashurinë jep jetën,kurse unë vetëm,vetëm një vesh,, S’pata kohë t’i përgjigjesha shakasë,sepse në krye të rrugës u dha një karrocë me një kalë të bardhë,frerët e të cilit i mbante Vincenso Belini,E kishte realizuar detyrën Ela,e cila më e gëzuar se kurrë,qëndronte përkrah Belinit.Në karrocë tronditej ëmbëlsisht pianoja.Në një cep të saj,mbështetur Pagarini me violinën e tij kapriçoze
-Melodi,sa më shumë melodi për të mos patur gjykatës-tha Belini
Ende s’kishte ardhur Genta dhe shumë të tjerë,por vendi s’po më mbante.U nisa për te Lasgushi,që me shoqëzën për krah,buzë liqenit të dremitur i pëshpërisnin njëri-tjetrit:”se s’dashuroja as unë,as ti,por dashuronte dashuria… ,, Shumë e madhe diferenca e moshës,por më e madhe dashuria… ,,
Në kthim pashë Kadarenë me një duzinë mësuesesh fshati,që,mbasi përqafoi Lasgushin I tha- Ata,”Të urta gjer në dhembje ,të thjeshta gjer në madhështi,, Janë mësuese.
Sa mirë e ndieja veten pranë tyre! …
Desha t’u bashkohesha sa më parë shokëve,por shokët s’i gjeta.Klasa s’i nxinte,gjykatat s’i nxinin,parlamenti s’i nxinte.Në hapësirën e pafundme të qytetit s’kishe ku të hidhje kokrrën e mollës.Një zjarr i madh me gjuhët e zjarrta të flakëve gllabëronte ora floriri,jaguar e kadillak,vathë,gjerdanë e stoli të shumta,pashaporta të rreme,mandate e poste të blera.
-O,sa shumë gjëra po digjeshin!
Nuk jam Neroni.E dua të bukurën.Të bukura janë dhe këto që po digjen.Por mbajnë erë,erë të keqe,erë bunkieri,erë stepe.E dua të bukurën,e dua pasurinë,por të bjerë erë djersë,e dua të pastër.Nuk dogjëm të bukurën ,nuk dogjëm pasurinë,dogjëm Korrupsionin.Së bashku.Bashkë me Evën,Ilirin,bashkë me Danten e Hygonë,bashkë me Frojdin,Kadarenë e Çabejn.Së bashku.
E tani,na prit Vjenë, na prit për të dëgjuar,Arjen e Vivaldit “4 stinët”.
Dhe t’i shtojmë dhe stinën e pestë ”JO KORRUPSIONIT,,
Punoi:Donika DOGJANI
0 comments:
Post a Comment