ESE: "Edhe pse ndryshe nga të tjerët, e dua jetën!"

Eseja fituese per te Drejtat e femijeve. Vertet krenare per kete cmim. Shkolla “Xhemal Jança” Gjergjan. Punoi : Orjana Çekrezi , Klasa IX.

Edhe pse ndryshe nga të tjerët, e dua jetën!

Mos më gjyko! Ti nuk e di se çdo të thotë të ndihesh ndryshe nga ty dhe nga të tjerët. Të përballesh cdo ditë me atë që urren më shumë, me veten tënde.
Kjo me ka bërë të humbas besimin në vetvete. Një shikim tallës I yti dhe une… Dhe mua më shkatërrohet bota ime e brendshme. Ndonjëherë mendoj se do të ishte mirë sikur të isha mik I yti ; të bëja atë që bën dhe ti, por vetëm e vetëm që të mos më shihje sit ë pavlerë. Por jo, e kam patur gabim. Nuk dua që çiltërsinë time të pambrojtur ta shndërroj në egoizëm apo paragjykim, ashtu siç ti ke bërë.
Tani nuk mundem të duroj më. Jam bërë armiku I vetes. Ti nuk e di, por… Çdo natë pasi ndeshem me shikimin dyshues të nënës, shkoj dhe qaj ne dhomën time. Akuzoj veten dhe të tjerët se përse jam “Kështu”, ndryshe nga ty dhe nga të tjeret… Pikërisht pra, pse Dreqin jam kështu?!

Ah, se harrova të të them. Ti më ke ndryshuar karakterin gjithshtu. Nuk ka mbrëmje që të mos kthehet ne nje dramë histerike. Unë , që fajësoj veten dhe nënën se përse jam “keshtu” dhe ajo e shkreta, e cila gjithë dashuri më mbulon me lotët e saj vajtues, që duan të më bëjnë të arsyetoj sadopak. Nejse këto raste kohet e fundit janë pakësuar, pasi tani darkën nuk e ha fare, por mbyllem në dhomën time dhe vras mendjen se si do të mundem unë të ndryshoj… Si te bëhem më I dobishëm për shoqërinë dhe sidomos për veten time. Po po, kjo, sepse unë jam I pavlerë. E di shumë mirë këtë. Kam përjetuar shumë gjëra që ti as nuk ia ke idenë se mund të ndodhnin. Jam perpjekur të hidhem nga kati I dytë I shtëpise time, por nuk ia dola dot. Nëna më pa… Oh Zot, çfarë tmerri! Si mund t’ia bëja asaj këtë?!
Për disa javë qendrova me këtë mendim. Por kur ti më shtyve herën e fundit dhe e bëre shokun tim të ngushtë që të tallej edhe ai me mua… Aty nuk po mundja më. E kuptova që isha I padobishëm. M’u dhimbs shumë fakti se nëna ime do të ndihej shumë keq, por nuk mund të duroja më, tek shihja se unë isha I tepërt në këtë botë! Mora dhe piva disa ilaçe të gjyshit. Piva ç’gjeta përpara… Vetëm kur e shoh veten para dy ditësh të shtuar në spital dhe mora vesh lajmin se:
Dhe shpresa e vetme që kisha për tu ngritur sërish në këmbë, ishte shuar!
Kjo për shkak të efektit të atyre ilaçeve të mallkuara. Vendosa të të rrëfehem, pasi kam vendosur që të ndryshoj. Nuk do të dëgjoj më ty. Nuk do të kem më as frikë. Nuk do të kem më frikë nga gjykimi yt. Unë jam I lumtur që jetoj.
Dhe a e di se nga çfarë u ndikova?
Nga një vizatim I thjeshtë; nje detaj I cili më ndryshoi jetën. Ime motër, një qenie e pafajshme vetëm 6 vjeç, kishte vizatuar në atë letër, mua të ulur në një karroce me rrota dhe veten e saj. Të dy të kapur prej dore. Lart kishte shkruajtur:
“-Nuk më intereson se si je. Unë të dua për atë që je. Kam nevojë për ty, sepse ti je heroi im.”
Aty e kuptova se më në fund isha I dobishëm për dikë. Kam rreth meje njerëz që më duan dhe më shohin për atë që unë nuk mundem. Kuptova se kam një familje që më do. Ata janë arsyeja se përse unë jetoj.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts