Ëndrrat janë krijuar për t'u ndjekur,por si t'i ndjekësh kur nuk ke asnjë shteg të sigurt që të shkosh drejt tyre? (Flas për ne që nuk kemi miq me pozita të larta).
Jam një nxënëse që këtë vit përfundon klasën e 11 dhe kuptohet se jam pranë një hapi vendimtar në jetën time lidhur me profesion që dua të zgjedh.
Ndihem shumë konfuze,jo sepse nuk e di çfarë dua,por sepse nuk e di cili prefesion do më mundësonte një vend pune pas studimeve përveç ''Call Center''-it,ose cili profesion do më mundësonte një vend pune ku nëse unë e bëj punën time si duhet ,nuk rrezikohem pavarësisht se cila parti vjen në pushtet.
Kam rezultate shumë të larta në mësime dhe më pëlqen letërsia,arti dhe psikologjia.
Gjithmonë e shoh veten si një njeri që do të arrinte majat e suksesit në këto fusha,por sa herë më pyesin:''Për çfarë ke ndërmend të studiosh pasi të përfundosh gjimnazin?'' ,unë rrëfej dashurinë time për psikologjinë,shkrimin dhe artin dhe më vjen keq ,kur pas entuziazmit të pamasë me të cilin flas ,jam po unë që kaloj në nota dëshpërimi dhe them:''Por,nuk është e mundur,e ku do të punoj më pas? Këtu artistat punojnë për një copë buke,madje edhe më të shquarit,bëjnë prova në teatrin e ftohtë e me lagështi ku marrin plevitin duke i lënë paratë për ilaçe të ftohti,ndërsa psikologët shihen si psikiatër ,e jo rrallë herë kam dëgjuar shprehjen:''Psikologët kanë nevoj vetë për psikolog.'' ose ''Unë të shkoj tek psikologu?! Pse psikopat jam unë?!.''
Këtë e miratojnë edhe të tjerët kur iu a them,jo se duan të më ndalojnë së shpresuari,por sepse ata ,unë dhe të gjithë ju e njohim realitetin e zymtë shqiptar dhe sugjerimet apo opsionet më të mira mbeten mjekësia,arkitektura ose ndonje inxhineri...Dhe këto jo se ke ndonjë mundësi të fitosh shumë në Shqipëri,por se këto profesione lyp Gjermania e vendet e zhvilluara, ku populli nuk vuan për një kore bukë.
Dhe unë pastaj i them vetes,unë dhe të tjerë që kanë ëndrra si të miat: ''Mes këtyre profesioneve që korr sado pak sukses,cili më shkon më shumë?''
E zemra s'ma bën të them se më shkon ndonjë tjetër veç asaj që dua,por kujtoj pastaj frazën:''Jeta është aritmetikë Olimbi!'' dhe mes gjithë komizmit që këto fjalë mbartin unë gjej dëshpërim se fundja këtë e ndjejnë edhe ata që i duan profesionet ,të cilat unë nuk i pëlqej sepse asnjë nuk e ka të garantuar se do i arrij edhe pse mund të ketë rezultate të shkëlqyera pasi sot,të fitosh në Shqipëri mundësinë të shkosh në degën më të mirë që synon është njësoj si të të bie llotaria amerikane.
Kur e shoh sa e pashpresë është situata këtu më shkrepet një ide në mendje ,jo 1 herë,por gjithmonë të aplikoj për studime jashtë shtetit dhe vetëm aty gjej shpresë si të gjithë.Aty më ngjallen sërish ëndrrat dhe gëzimi.Ndoshta andej do jem emigrante e nuk është e lehtë do thoni ju ,por kush tha se nuk ndihem më shumë si emigrante në vendin tim?
Shpesh nervozohem për këtë.Pse vallë ne shqiptarët duhet t'i mbajmë gjithnjë shpresat tek një vend tjetër se ky vend vetëm shpresat e atyre që kanë shok me pushtet dhe para mban.
''Mos u mërzit se do bëhet Shqipëria për ty''-më thotë babai.
''Po kur ....Kur?''- them unë.
''Do bëhet Shqipëria e kemi thënë dhe ne dikur,por kanë kaluar 20 vite dhe më keq po bëhet.''- thotë mamaja dhe vetëm kjo fjali e tregon se e shtrenjta jonë Shqipëri vetëm sa na i rrokullis shpresat pafundësisht nëpër të tatëpjeta ,sërish e sërish...
~Lorena Çavani
Home »
ESE
» Ëndrrat janë krijuar për t'u ndjekur,por si t'i ndjekësh kur nuk ke asnjë shteg të sigurt që të shkosh drejt tyre?
Ëndrrat janë krijuar për t'u ndjekur,por si t'i ndjekësh kur nuk ke asnjë shteg të sigurt që të shkosh drejt tyre?
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.
0 comments:
Post a Comment