• Provimet e Matures

    Informacion per te gjithe maturantet dhe studentet rreth matures shteterore , universitetit ,profesioneve , bursa , konkurse ...!

Showing posts with label Blog. Show all posts
Showing posts with label Blog. Show all posts

Aplikimi A1 dhe A1Z per maturantet 2018



Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2018 do të kryhet në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas kalendarit bashkëlidhur këtij njoftimi.
Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2017-2018.
Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person
i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Formulari A1Z plotësohet nga:
a) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës
Shtetërore;
b) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore;
c) Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, rezultojnë
se kanë ose nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore.
Plotësimi online i Formularit A1Z bëhet në shkollat ku kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSHja
e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Kandidatët për të plotësuar formularin A1Z duhet të paraqesin tek
mbikëqyrësi një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë/vërtetimin, me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi/certifikatën e
maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentin e lëshuar nga
Arkivi i Shtetit.
Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Share:

Studentët në konvikte e shtyjnë shkollimin mes papastërtisë dhe kushteve të mjeruara



Mes ankesave për kushte të këqija higjienike në godinat e konvikteve, studentët rrëfejnë mundimet e tyre të përditshme për të shtyrë vitet e shkollimit të lartë në godinat e vjetra dhe të pamirëmbajtura, ndërsa i bëjnë thirrje administratës së Qytetit Studenti të ndërhyjë menjëherë për të siguruar një jetesë normale.

I vendosur për të përjetuar plotësisht eksperiencën e viteve të tij si student, Emiljando, 19-vjeç nga Lezha, i cili studion shkenca politike në Tiranë, thotë se iu drejtua vendit të njohur si simbol i studentëve, Qytetit Studenti, i nxitur jo vetëm nga arsyet ekonomike.

Por sipas tij, miti i krijuar për Rezidencën Studentore Universitare nr. 1, siç njihet zyrtarisht kompleksi i godinave të konvikteve studentore Qyteti Studenti, rezultoi në fakt të ishte “një qytet i vdekur”, të cilin studentët e kishin braktisur.

“Kur kam pa si bëhet jeta, është si dita me natën. Kushtet janë vërtet skandaloze,” tha ai për BIRN, duke shtuar se studentët jetojnë me pajisje të vjetra, dhoma me lagështi, dushe me orare dhe banjo të pista.

“Sigurisht që vitin tjetër nuk do të jem më aty. Do të dal në shtëpi me qira me disa shokë, por kjo nuk është zgjidhje,” vazhdoi ai, ndërsa tha se kjo do t’i shtonte barrën e shpenzimeve për të mbuluar vetë faturën e dritave dhe ujit.

“Shteti duhet të gjejë një zgjidhje që godinat t’i shërbejnë studentëve,” përfundoi Emiljando.

E ndërtuar në fillim të viteve ’60 në Shqipërinë komuniste, Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve  Nr.1 që sot njihet si Qyteti Studenti, ka një histori të gjatë në strehimin e studentëve të ardhur nga rrethet për të studiuar në kryeqytet.

Megjithatë vitet kanë rënduar në infrastrukturën e 26 godinave ku strehohen disa mijëra studentë çdo vit.

Pagesa totale për një student është 4.500 lekë në muaj, ku përfshihen uji e dritat, ndërsa studentët akomodohen kryesisht në dhoma me nga dy-tre persona, të cilët vijnë nga qytete të ndryshme pa njohje paraprake.

Genta, një 20-vjeçare nga Dibra, e cila studion në fakultetin ekonomik të Tiranës i tha BIRN se jetesa në kryeqytet për studime ka rezultuar për të e vështirë dhe se largësia nga familja e lë shpesh edhe pa mjete financiare.

Ajo jeton prej një viti e gjysmë në konviktin e Qytetit Studenti, të cilin e zgjodhi prej shpenzimeve të përballueshme dhe afërsisë me shkollën.

“Tualetet janë një problem i ditur; sapunët dhe letrat i blejmë vetë, por për drynat si i bëhet?” pyet ajo, ndërsa shpjegon se këtu dyshekëve u kanë dalë sustat, ngrohëset nuk funksionojnë, interneti kap vetëm në katin e parë.

“Kërkojmë vetëm një jetesë normale. Sigurisht që 4500 lekë në muaj nuk janë shumë, por prandaj janë konviktet,” thotë ajo e shqetësuar.

Një sondazh i publikuar së fundmi nga qendra Qëndresa Qytetare zbuloi se rreth 65% e studentëve i vlerësojnë kushtet higjienike të tualeteve të konvikteve si të këqija dhe pohojnë se uji i rrjedhshëm në to mungon.

Sondazhi që u shtri mbi 300 studentë të moshave 18-27 vjeç që banojnë në Qytetin Studenti ngriti po ashtu shqetësimin se tualeteve u mungojnë sapunët dhe letrat higjienike, ndërsa 86% e studentëve pohojnë se dyert e tualeteve nuk mbyllen.

BIRN vizitoi më 19 shkurt ambientet e një godine të Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, ku fotografoi kushtet shqetësuese të tualeteve dhe banesave të studentëve.

“Kur vjen data e lekëve kujdestaret vijnë me urgjencë për t’i mbledhur,” thotë Genta, “por kur ankohemi ne, nuk e kanë me ngut të reagojnë,”.

Përveç kushteve të mjeruara brenda konviktit, studentët e intervistuar nga BIRN u ankuan po ashtu për transportin urban që lidh zonën e tyre me qendrën e qytetit. Ata thonë se autobusi merr intervale 40 minutëshe për të mbërritur në stacion dhe se mjeti i vogël mbipopullohet në përmasa çnjerëzore.

“Duam autobusë më të mëdhenj dhe më të shpeshtë,” kërkuan ata.

“Këtu as flihet, as studiohet”

Lorena Manjani, e cila prej dy vitesh jeton në konviktin e Qytetit Studenti e ka vendosur veten në frontin e parë të përpjekjeve për të zgjidhur problemet me të cilat hasen studentët në konvikt.

Ajo thotë se është ankuar deri më tani katër herë për çështje të ndryshme dhe se shtyrja e zgjidhjes së problemeve për të ardhmen është pikërisht ajo që po i largon studentët dhe po i zbraz godinat.

“Kur ankohemi thonë se do të ndërtohen godina të reja, nuk do të presim për ‘do të’ [në kohën e ardhme], duam të shikojmë përmirësime tani,” tha 22-vjeçarja, e cila studion për gazetari dhe që përfaqësoi grupimin Qëndresa Qytetare në sondazhin për kushtet e konvikteve.

Manjani thotë se përveç higjienës, ajo që e shqetëson më shumë është papërgjegjshmëria e mjekëve në lëshimin fiktiv të vërtetimit të shëndetit fizik dhe mendor që u kërkohet studentëve që regjistrohen.

Sondazhi zbuloi se studentët i marrin në shumicën e rasteve raportet mjeko-ligjore pa vizita te mjekët dhe se gjysma e tyre paguajnë ryshfet për ta siguruar atë nga mjeku i familjes apo urgjenca e Qytetit Studenti.

“Ka shumë zhurma në konvikt, kështu nuk ke mundësi as të studiosh dhe as të flesh si njeri normal,” tha Manjani për BIRN.

Sipas saj, kjo i fut konviktorët në grindje personale për ta vendosur vetë qetësinë.

“Por kush të siguron që studentja tjetër nuk ka probleme me shëndetin mendor?” pyet ajo, duke cituar raportet fiktive.

22-vjeçarja thotë se papërgjegjshmëria e mjekëve u rrezikon atyre jetën nga sëmundjet ngjitëse që mund të mbartin vajzat e tjera, rënduar kjo edhe nga higjiena e keqe në tualete dhe dushe, të cilave nuk i hidhet mjaftueshëm dizinfektues.

Pamundësitë ekonomike, i detyrojnë studentët konviktorë të ndajnë dhe pajisje të tjera për përdorim të përbashkët, duke e shtuar edhe më shumë gjasën e përhapjes së sëmundjeve.

BIRN kontaktoi drejtoreshën e Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, Anila Shehu për të komentuar mbi ankesat e studentëve për higjienën dhe kushtet e këqija të konvikteve, por nuk mori përgjigje në kohën e publikimit.


Tualetet në dispozicion të studentëve në konviktin e Qytetit Studenti. 19 shkurt 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Të punësuarit mbeten pa larë

Renato, tashmë ish-konviktor, i tha BIRN se qe i detyruar pas një viti e gjysmë qëndrimi aty, të kërkonte një shtëpi me qira me pesë shokë të tjerë pasi oraret e dusheve e linin shpesh pa u larë.

“Punoja gjithë ditën me allçi si skulptor dhe kur kthehesha në darkë në godinë kishte kaluar orari 9 me 7 i dusheve, nuk lahesha dot. Në mëngjes duhet të shkoja në shkollë,” tha ai.

“Jam ndjerë mirë në konvikt. Po të mundja do të vazhdoja të jetoja aty e nuk do të rëndohesha me pagesat e ujit dhe dritave,” shtoi ai.

Të tjerë konviktorë i thanë BIRN se ata që studionin dhe punonin, detyroheshin të laheshin me kusitë që ngrohnin në dhomat e tyre në tualetet e zakonshme, pasi dushet mbylleshin në darkë.

“Edhe kur jemi brenda orarit, lahemi sa te njëra godinë te tjetra, duke lëvizur me peshqir nëpër kate pasi dushet janë në të parin dhe hapësira është e vogël, saqë rrobat e tjera mund të lagen,” thanë ata.

“Kjo punë edhe kur temperaturat janë nën zero, ndërkohë që uji është më tepër i ftohtë se i ngrohtë,” shprehën acarimin e tyre konviktorët.

E pyetur për kohën e kaluar në Rezidencën Studentore Universitare nr. 1 në Tiranë, një 21 vjeçare nga Gjirokastra, e cila refuzoi të zbulonte emrin e saj të vërtetë, nxjerr një duhmë të gjatë dhe thotë se kujtimi i atij vendi i sjell në mendje përfytyrimin e një burgu.

21 vjeçarja tregon se kaloi një vit e gjysmë në Qytetin Studenti pasi erdhi në Tiranë për të studiuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës me paratë e ofruara nga familja.

Edhe pse ndryshoi vazhdimisht godinat – e favorizuar dhe nga njohjet që kishte me stafin e konviktit – studentja tregon se “edhe me miq, kushtet mbeteshin skandaloze”.

“Dhomat ishin me lagështi, higjiena qe aq e dobët saqë u sëmura tetë herë në një vit e gjysmë që qëndrova aty,” thotë ajo.

“Normal që do të largohesha, kushtet ishin mizerabël, thjesht një krevat, një lavaman dhe një dollap, sikur të ishe në burg,” tregon studentja nga Gjirokastra, duke shtuar se një jetesë e atillë ishte depresionuese.

Ajo thotë se qe e pamundur të gatuaje në dhomën e vogël që përdorej për studim dhe fjetje dhe se detyrohej të hante në një nga mensat aty pranë, ku siguria ushqimore qe thuajse inekzistente.

Pasi gjeti punë si operatore në një call center, ajo priti një muaj të mblidhte paratë e qirasë dhe doli në shtëpi me qira në një nga shtëpitë private të zonës mbi Qytetin Studenti e njohur si vilat gjermane, e cila ka çmime relativisht të ulëta strehimi që parapëlqehen nga studentët që refuzojnë konviktin.

“Në konvikt nuk kthehem, edhe sikur të rri pa bukë,” përfundon e ngrysur ajo rrëfimin e saj.

Nga brenda konviktit megjithatë, studentët e tjerë thonë se nuk do të dorëzohen për të marrë kushtet që meritojnë.

“Unë besoj në drejtësi dhe do të luftoj për të deri sa të përmirësohen kushtet tona,” u shpreh e vendosur Manjani.

/

RRETH AUTORIT
Ivana Dervishi
Ivana Dervishi është gazetare dhe fotoreportere e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri nga viti 2014. Dervishi është trajnuar nga Reuters për teknikat e fotolajmit në 2015, si dhe ka marrë pjesë në Shkollën Verore për Gazetari Investigative të BIRN në vitin 2016.

reporter.al
Share:

NDAL TREGTISE SE LIBRAVE!



Pedagogët nuk mund të sillen brenda universitetit si shitës ambulantë librash. Studentët nuk mund të detyrohen të jenë klientela e sigurt e mallit të tyre. Mallit të përkthyer nga diku – por pa përkthyes, të printuar nga diku – por pa shtëpi botuese, që përmbajtjen e ka në shqip – por pa redaktor gjuhësor, që pretendon se përçon dije te lexuesi – por pa redaktor shkencor.

Lëvizja Për Universitetin ngre alarmin për nivelin skandaloz të teksteve universitare, por sidomos për shantazhimin që u bëhet studentëve për ta blerë këtë mall kallp. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve drejtuese:

- Të ndalojnë rreptësisht përfshirjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të pedagogëve në procesin e shit-blerjes së teksteve akademike. Çdo konstatim i këtij fenomeni nga aktivistët tanë do denoncohet publikisht.

- Të parandalojnë çdo tentativë nga pedagogët për shantazhimin apo detyrimin me çfarëdolloj mënyre të studentëve për blerjen e cilitdo teksti akademik. Çdo konstatim i këtij fenomeni nga aktivistët tanë do denoncohet publikisht.

- Të ndërmarrin masa që çdo tekst i publikuar të kalojë nga një proces shqyrtimi, vlerësimi dhe miratimi nga një komision i posaçëm brenda universitetit, para se të rekomandohet si tekst akademik. Ai duhet të plotësojë kriteret minimale të autorësisë, shtëpisë botuese, kontrollit ndaj plagjiaturës etj.

- Të ndërmarrin masa që çdo tekst që rekomandohet si literaturë brenda universitetit të ekzistojë të paktën në gjashtë kopje nëpër bibliotekat e fakulteteve përkatëse.

Këto kërkesa ne i konsiderojmë si të domosdoshme për të mbrojtur studentët nga abuzimi nga ana e pedagogëve dhe për të siguruar një nivel minimal cilësie në tekstet që ndriçojnë mendjet e brezave ndër vite. Lëvizja Për Universitetin zotohet se do ndërmarrë veprime në vazhdim për përmbushjen e këtyre kërkesave.

/Levizja Per Universitetin
Share:

Dhjetë histori të rralla rreth Uinston Çurçillit



Uinston Çurçill është ndoshta kryeministri më popullor në Britani. Ai i ka shërbyer vendit të tij si ushtar dhe politikan. Shpesh konsiderohet si britaniku më i madh. Por ndërsa qëndrimin e tij heroik ndaj nazistëve e njihni mirë, ka disa fakte rreth atij që do t’ju surprizojnë:

Purot e tij

Imazhi klasik i Uinston Çurçill përfshin një puro të madhe mes buzëve të tij. Çurçill “ra në dashuri” me purot që kur ishte i ri, kur udhëtoi në Kubë për të raportuar një kryengritje kundër qeverisë koloniale spanjolle. Për pjesën tjetër të jetës së tij ai konsumonte 8 deri në 9 puro në ditë. Ai e fikte dhe e ndizte atë vazhdimisht. Dhe për ta bërë që puro të mos lagej i vinte një letër ngjyrë kafe në vend të saj. Çurçill kishte 3 deri në 4 mijë puro në shtëpinë e tij. Pjesën më të madhe të firmës së tij të preferuar Romeo&Julieta. Purot i mbante në kuti të ndara nga më e vogla tek më e madhja. Pjesën më të madhe të tyre i kishte dhurata. Ndoshta historia që ilustron më mirë dashurinë e tij për purot ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ai mori një maskë të veçantë oksigjeni të krijuar në atë mënyrë që akoma të mund të pinte puro në fluturime të larta.

Arratisja e tij e guximshme nga Afrika e Jugut

Në vitin 1899, Çurçill udhëtoi për në Afrikë të Jugut për të mbuluar luftën për “The Morning Post”. Atje, atij iu dha mundësia për të shoqëruar një ekspeditë në një tren të blinduar. Edhe pse korrespondentët e The Times dhe Manchester Guardian refuzuan ftesën, se e përshkruan trenin si “kurth vdekjeje”, Çurçill ishte shumë i etur për të vazhduar. Por ky vendim ishte i gabuar. Ndërsa treni po kthehej në linjën britanike, u zu në kurth nga komandot Boer, që hapën zjarr që nga kodra. Ndërsa britanikët kthyen zjarrin, shoferi i trenit u largua. Një pjesë e grupit të britanikëve arritën të shpëtonin, ndërsa Çurçill dhe disa të mbijetuar të tjerë u zunë rob. Çurçill qëndroi i burgosur në kamp deri në vitin 1900 kur kaloi gardhin teksa rojet nuk e kishin mendjen. Ai u nis për në Pretoria nëpërmjet një treni mallrash, derisa gjeti një fshat të një inxhinieri anglez që pranoi ta fshihte atë. Thuhej se afrikano-jugorët kishin vendosur 25$ dollarë për kokën e tij. Por me ndihmën e inxhinierit, Çurçill arriti të arratisej nga Afrika e Jugut.

Dy Uinstonët

Edhe pse disi e mbetur në hije nga karriera e tij politike, Çurçill ishte edhe një shkrimtar i kompletuar. Ai fitoi Çmim Nobel për Letërsi në vitin 1953. Libri i tij i parë ishte “The story of the Malakand Field Force”, një fushatë ushtarake në atë që sot është Pakistani. Por çuditërisht, ekzistonte një tjetër shkrimtar me emrin Uinston Çurçill i cili shkroi një numër novelash, 6 ose 8 të cilat u bënë bestseller. “Richard Carvel” ishte një nga novelat historike romantike që shiti një numër prej 2 milionë kopjesh dhe e bënë autorin shumë të pasur. Akoma më surprizues është fakti që të dy Uinstonët e publikuan librin e tyre të parë në vitin 1898, edhe pse Çurçilli amerikan ishte i pari që u bë i famshëm për shkrimet e tij. Por, ai u eklipsua shpejt nga fama e homologut të tij britanik dhe tani është harruar pothuajse. Për të mos u ngatërruar, ata ranë dakord që Çurçilli britanik ta shënonte emrin “Uinston S. Çurçill” në veprat e tij kurse ai amerikan pa S. në mes.

Aksidenti që pothuajse e vrau

Në dhjetor të vitit 1931, Çurçill ndodhej për vizitë natën vonë në Nju Jork tek shoku i tij Bernard Baruch. Ndërsa kalonte rrugën, u përplas nga një makinë që më pas e tërhoqi zvarrë për një distancë të shkurtër. Meqë në Angli makinat në rrugë ecin në krah të ndryshëm nga në Amerikë ai duhet të ishte treguar i kujdesshëm nga e majta. Por ai e kaloi rrugën duke parë nga e djathta. Çurçill mori disa plagë në gjoks e shpatull. Ai e pranoi fajin për aksidentin duke informuar policinë se shoferi ishte i pafajshëm.

Interesi i tij për Islamin

Çurçill ishte kaq i apasionuar pas fesë islame sa që familja e tij mendoi se ai do të konvertohej. Interesi i tij erdhi nga zbulimi i një letre në vitin 1907 të shkruar nga zonja Gendoline Bertie, që ishte e fejuar me vëllain e tij atë kohë. Letra u shkrua në momentin që Çurçill ishte gati për t’u larguar në një tur në Afrikën e Veriut dhe zonja Gendoline i kishte thënë se “nëse bie në kontakt me islamin, konvertimi i tij do të ishte më i lehtë nga sa mendonte”. Por në të vërtetë zonja Guendoline nuk kishte pse shqetësohej, përderisa parimisht Çurçill ishte ateist dhe nuk e kishte ndonjëherë seriozisht konvertimin në mysliman. Megjithatë, tregonte interes për kulturën islamike dhe shpesh ai e shoku i tij Uilfrid Brunt visheshin me rroba arabe në privatësi. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Çurçill dha 100 mijë paund për të ndërtuar Xhaminë Qendrore të Londrës. Por Çurçill edhe e kritikonte islamin në librin e tij për mënyrën se si trajtoheshin gratë në Sudan.

“Kostumi” i ditëlindjes në Shtëpinë e Bardhë

Çurçill me sa duket ka pasur disa incidente ndërsa qëndronte në Shtëpinë e Bardhë. Në një rast, thuhej se ai ka takuar fantazmën e Abraham Linkoln ndërsa ishte nudo. Ata kishin parë njëri-tjetrin për disa minuta derisa fantazma e Linkolnit ishte zhdukur. Edhe presidenti Franklin Ruzvelt e kishte parë atë nudo, së bashku me disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë një vizite të tij në vitin 1941. Çurçill sapo kishte bërë banjë dhe po paketonte rrobat e tij, ndërkohë që Rusvelt hyri në dhomë. Presidenti u bë gati të largohej, por Çurçill e kishte ndaluar duke i thënë se s’kishte asgjë për të fshehur ndaj aleatit të tij më të mirë.

Rrethimi i Rrugës Sidnej

Më 16 dhjetor 1910, 9 policë të paarmatosur u dërguar për të investiguar një vjedhje në tentativë në Houndsditch të Londrës. Kur ata arritën, kriminelët, më vonë të identifikuar si refugjatë anarkistë nga Letonia, hapën zjarr duke vrarë tre policë e duke lënduar dy të tjerë në luftën më të keqe kundër policisë në historinë e Londrës. Policët britanikë u kapën në befasi dhe nuk mundën ta mbronin veten. Gjatë përleshjes një nga anëtarët e bandës u qëllua aksidentalisht nga miqtë e tij dhe vdiq disa ditë më vonë. Një kërkim masiv nisi shpejt për dy kriminelët e mbijetuar. Ditën e Vitit të Ri, policia mori një njoftim se vrasësit fshiheshin në një shtëpi në rrugën Sidnej. Policia rrethoi zonën dhe Uinston Çurçill, që në atë kohë ishte ministër përgjegjës i Policisë mori komandën e operacionit. Me përforcime nga ushtria, policia dhe kriminelët u përballën në një betejë të gjatë me armë. Disa plumba të kriminelëve përshkuan kapelen e Çurçill. Njëri prej kriminelëve u qëllua ndërsa tjetri u dogj nga flakët që ranë në ndërtesën ku ato fshiheshin. Çurçill duket se e shijoi këtë përvojë të frikshme duke i thënë një kolegu se “kishte qenë një kënaqësi e vërtetë”. Kjo ngjarje e rriti shumë reputacionin e tij.

Teshtima e Çurçill

Kufiri ndërmjet Jordanisë dhe Arabisë Saudite përfshin edhe një zigzage të njohur si teshtima ose lemza e Çurçill. Çurçill po vizatonte një hartë teksa papritur teshtiu dhe dora i lëvizi, duke bërë një vijë mbi Jordaninë. Është një histori qesharake dhe jo e vërtetë. Në fakt vija zigzage u krijua për t’i dhënë Britanisë një korridor ajri të pandërprerë mes Jordanisë dhe Irakut. Nëse ka një element të vërtetë në këtë histori është se Çurçill, si ministër i kolonive, luajti një rol domethënës në themelimin e kufijve të Lindjes së Mesme moderne. Nëpërmjet një marrëveshjeje, Britania dhe Franca pranuan ta ndanin Lindjen e Mesme mes tyre, duke injoruar kufijtë fetarë e etnikë në proces. Ata ishin aq të pasigurt se çfarë të bënin me Palestinën sa që vendosën t’ia jepnin Belgjikës. Britania dhe Franca gjithashtu në fillim ranë dakord për mbështetjen e krijimit të një shteti kurd por më pas prishën marrëveshjen sepse e kuptuan se do t’ju duhej të hiqnin dorë nga pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Sot, 25 milionë kurdë kanë mbetur pa një shtet që mund ta quajnë të tyrin.

Qeni i tij i zi

Gjatë gjithë jetës, Çurçill vuante nga një depresion që e quante “qeni i zi”. Disa herë, depresioni i tij ishte aq i rëndë sa që nuk pëlqente të qëndronte afër një treni që kalonte apo të shihte oqeanin nga një anije, sepse kishte frikë se kryente vetëvrasje. Miku i tij Lord Beaverbrrok thoshte se Çurçill kishte raste kur ndodhej në majën e vetëbesimit të tij por edhe raste kur ndodhej në fund të një depresioni intensiv. Gjatë depresionit, ai pushonte së funksionuari, duke kaluar shumë kohë në krevat dhe humbiste aftësinë për t’u përqendruar. Kur e rimerrte veten e përshkruante si një pikturë që i vinin ngjyrat. Kur nuk ndodhej në depresion, Çurçill njihej për karakterin e tij plot energji, zakonisht duke punuar e folur me orë të tëra që nga mëngjesi në darkë.

Thëniet e tij

Thëniet e mëdha të Uinston Çurçill kanë mbushur libra të tërë. Fatkeqësisht, shumë thënie që i janë atribuar atij nuk janë të vërteta. Për shembull, thuhet se Nancy Astor shpesh i thoshte: “Nëse do të isha gruaja jote do të hidhja helm në kafe” dhe Çurçill i thotë: “Nëse do të martohesha me ty, do ta pija kafen me helm”. Megjithatë Çurçill nuk ankohej për vrazhdësinë e Astor, pasi njëherë ai i dha një përgjigje gjeniale një tjetër deputeteje femër që e kishte akuzuar atë se ishte i pirë: “Zonjë, ju jeni e shëmtuar, ndërsa unë do jem esëll nesër”. Supozohet që Çurçill të ketë thënë: “Amerikanët gjithmonë do të bëjnë gjënë e duhur, pasi t’i kenë provuar të gjithë mënyrat”. /T.O. bota.al
Share:

Kriteret e pranimit te universiteteve 2018-2019



Ka filluar publikimi pak nga pak i te gjithave kritereve te pranimit te universiteteve. Pasi i publikuan Universiteti i Mjekesise dhe i Tiranes tani i kane publikuar edhe disa universitete te tjera. Kriteret jane shume te rendesishme pasi ato vendosin menyren se si do llogariten piket per te hyre ne nje dege te caktuar. SHIKO KRITERET - KLIKO KETU 
Share:

Një ndër dëshirat më të mëdha për të rinjtë shqiptarë është që të studiojnë në Tiranë, ku ndodhen universitetet më të mira të vendit.



Renato Shkulaku/student  informatike

Shume studentë nga rrethet arrijnë të realizojnë këtë  dëshirë, per tu arsimuar në këto universitete, dhe kjo është gjë e mirë pasi ndikon në  jetën e tyre. Pas realizimit të kësaj dëshire, studentët kanë një pikëpytje të madhe se ku të jetojnë. Shumë prejt tyre, në pamundësi për të gjetur një shtëpi, ndoshta edhe për shkak të gjendjes ekonomike, detyrohen t’iu drejtohen konvikteve.Edhe pse  thonë që jetohet mirë në konvikt, gjë e cila ndodh pasi studentët janë të zotë vetë të menaxhojnë jetën si psh nga ana e pastërtisë,ushqimit etj, për mendimin tim nuk është e vërtetë  sepse nuk e mundësojnë konviktet këtë gjë.

Ndoshta mund të jetë diskutuar me mijëra herë, ndoshta jo, por realisht jetesa këtu le për të dëshiruar. Sepse shteti ynë, qeveritë tona “të dashura” , si ato të mëparshmet, si aktualja apo ajo që do kemi, duhet ta kuptojnë njëher e mirë që në këto konvikte jetojnë NJERËZ, jetojnë STUDENTË të cilët kanë erdhur për tu arsimuar, për tu bërë dikush në jetë dhe jo të vuajnë, për shkak se shteti i tyre investon në mbjelljen e pemëve, të cilat  nga filizë bëhen pallate,apo budallëqe të tjera.

Ata kanë harruar të investojnë për ne, madje s’ju intereson fare jeta jonë, ku  ç’do dite studentit në konvikt  i duhet të përballet me frikën, si psh nga prizat , sepse kushedi që kur s’janë kontrolluar. Imagjino një dhomë, më tre student, të cilët detyrohen të përdorin vetëm një prizë për frigoriferin, rezistencën etj, pasi dy prizat e tjera janë shkrirë, dhe se merr njeri përsipër të futi duart ndërkohë që po ta lexojnë këtë gjë, politikanët tanë mund të qeshin me të madhe, sepse ju duket gallatë. Apo do të prekeshin njësoj sic u prekën për atë politikanen që kur ishte e vogël ruante delet. Haha! Se besoj, se po të kishin ndjenja, do i kishin përmirësuar me kohë kushtet. Apo s’kanë pse e bëjnë këtë gjë, sepse ata kanë mundësi të bëjnë banjo me orë të tëra, ndërsa nëse një student vonohet rreth 5 apo 6 minuta dukë bërë banjo, merr paralajmërim.

Gjithashtu , kur vinë për herë të parë studentët këtu, qellimi që ata kanë për të mësuar është 100%, më pas vjen duke u zvogëluar, sepse mendojnë për këto probleme. Një dhomë studimi që kanë , mezi e frekuentojnë sepse rreth 10 vende janë për tu ulur, dhe ato zihen nga njerëz që s’janë studente, sepse ka “ëifi free” . Madje ka patur raste ku është pirë dhe drogë në këto ambiente. Ec e të mësojë studenti i shkretë! Por edhe qytetarët shqiptarë  kanë një gjë të keqe sepse “reagojnë” apo sensibilizohen kur larg qoftë ndodh dicka e rëndë. Në botë , shtetet etj, bëjnë të pamundurën që studentët të kenë sa më shumë lehtësira,si nga ekonomia , banimi etj,  dhe të mendojnë vetëm për të mësuar, sepse ata i konsiderojnë si fëmijët e tyre, si të ardhmen  e vendit. Ndërsa ne kemi vetëm fjalë!



E si mund të flasim për tu integruar Shqipëria në BE, si mund të flasim vendi ynë po zhvillohet, ku ekzistojnë këto probleme, dhe shumë të tjera, madje më të rënda në Shqipëri. Ne jetojmë në një vend ku drejtohemi nga “kafshët” të cilët mendojnë vetëm si të mbushin xhepat e tyre. Fatkeqësisht duke ecur në këtë rrugë,ku të rinjtë duan sa më parë të largohen nga vendi, ku “atdhedashësit” tanë shesin/apo dhurojnë pjesë të territorit tonë etj ,  Shqipëria jonë s’ka për ta pasur të gjatë.

Prandaj bëni të pamundurën o njerëz ta shpëtoni këtë vend, duke u marre që nga problemet më të vogla deri tek më të mëdhatë. PASTROJENI “VJENËN”
Share:

20 gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë në 2018



Nuk ka nevojë të bëni më shumë, për t’u rritur dhe përmirësuar. Mund t’i shtoni jetës tuaj duke hequr dorë prej zakoneve negative, si dhe duke eleminuar gjendje mendore dhe besime që të lënë mbrapa dhe kanë një impakt shumë të madh mbi jetën tënde.

Hiq dorë nga bërja e zgjedhjeve në jetë, bazuar në pritshmëritë e të tjerëve
Ne jemi të ndikuar nga miqtë, familja dhe shoqëria. Shfaqjet televizive, reklamat, dhe këshillat nga të tjerët ofrojnë një prurje të vazhdueshme mesazhesh për mënyrën e duhur si duhet të jetosh. Gjithësecili ka një opinion  për atë çfarë duhet të bësh me jetën tënde. Çdo njeri ka eksperienca, frikëra dhe ëndrra që janë unike. Njerëz me besime dhe eksperienca të ndryshme nuk duhet të drejtojnë zgjedhjet e tua në jetë. Injoroi pritshmëritë që të vendos shoqëria. Hiq dorë nga të jetuarit e jetës së një tjetri.

 2.Hiq dorë nga injorimi i intuitës tënde

Për shumicën e vendimeve të rëndësishëm në jetë, ne e dimë instiktivisht zgjedhjen e duhur. Instikti na vjen si një ndjenjë, dhe na çon drejt përgjigjes. Ne mendojmë se marrja e një vendimi të madh nuk mund të jetë kaq e kollajtë. E analizojmë situatën nga të gjithë këndvështrimet, bëjmë lista me pro dhe kundra, dhe merremi me të gjithë arsyet që mbështesin secilin opsion. Vrasim e vrasim mendjen, edhe pse gjatë gjithë kohës, e kemi ditur përgjigjen. Ajo që duhet të bëjmë është që të sintonizohemi me frekuencën e zërit tonë të brendshëm.

Hiq dorë nga vënia në dyshim e ëndrrave të tua
Nuk ke pse hedh gjithçka dhe ndërmerr risqe të mëdha për të ndjekur ëndrrat e tua. Mund të fillosh me hapa të vegjël në atë drejtim. Duhet më pak presion me hapa të vegjël, në vend që të shkosh nga A tek Z, menjëherë. Mësimet nga fitoret dhe gabimet e mëhershëm do të të udhëzojnë për hapat e radhës. Teksa akumulon fitore të vockla, mund ta përshtasësh strategjinë për të ndërmarrë risqe më të mëdha. Fillimi i lëvizjes në drejtim të ëndrrave të mbush me motivim.

Hiq dorë nga të priturit për të vepruar, deri kur të kesh besim tek rezultatet
Ti ke një vizion të qartë të asaj që dëshiron të arrish. Por nuk di si të shkosh. Nuk ka një udhëzues hap-pas-hapi për të mbërritur në vijën e finishit. Edhen ëse krijon planin e përsosur, do të ketë pasiguri gjatë rrugës. Nuk mund të eleminosh gjithë risqet. Do të bësh gabime. Do të ndryshosh drejtimin, duke parë se disa strategji nuk funksionojnë siç e kishe parashikuar. Rruga do të bëhet më e qartë, teksa mëson gjatë proçesit. Pasiguria tek rezultati do të bjerë. Thjeshtë duhet të bësh hapin e parë.

Hiq dorë nga krahasimi i vetes me të tjerët
“Nuk ka asgjë fisnike në të qënurit superior ndaj të tjerëve; fisnikëria e vërtetë është që të jesh superior ndaj vetes tënde të mëparshme”

Kur krahasojmë veten me të tjerët, ne shohim tek njerëz më të suksesshëm. Kjo na bën të ndihemi të pasigurtë e të paplotësuar. Vrasim mendjen përse nuk jemi aq të suksesshëm sa ata. Ndiejmë zili. Fajësojmë veten pse nuk kemi marrë vendime më të mira. Në vend të notojmë në këto emocione negative, mund të krahasohemi me veten tonë ideale. Dhe teksa e kthejmë vëmendjen tek ajo që duam, kultivojmë besime produktive për vetveten.

Hiq dorë nga të kërkuarit vlefshmëri dhe miratim prej të tjerëve
Nëse kërkon vazhdimisht miratimin e të tjerëve, atëherë merr vendime në bazë të asaj që duan të tjerët. Në vend të mendosh për atë që ti do, ti në fakt përpiqesh të kënaqësh të tjerët. Me këtë mendësi, imazhi yt për veten dhe gjendja jote emocionale dalin jashtë kontrollit tënd. Emocionet luhaten në bazë të mendimeve të të tjerëve. Kur ke vetëvlerësim, ti sheh brenda teje për përgjigje. Analizon situatën dhe thjeshtë bën atë që mendon se është e drejtë. Dhe kështu, pushon së shqetësuari se si të tjerët do i shohin veprimet e tua.

Hiq dorë nga të kërkuarit leje prej të tjerëve
Kur ul volumin e opinioneve të të tjerëve, fiton qartësi për atë që do. Ti nuk pret dritën jeshile nga të tjerët para se të fillosh. Ti u kushtohesh objektivave që janë domethënës dhe frymëzues për ty, pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët. Mjaft kërkove leje nga të tjerët, për të bërë atë që do.

Hiq dorë nga të ankuarit
Shumë prej problemeve që hasim janë të padrejtë. Gjërat shkojnë keq për arsye që janë jashtë kontrollit tonë. Nuk është faji ynë. Mund të biem lehtësisht në joshjen e të ankuarit, për gjithçka që nuk shkon siç duam. Na bën të ndihemi mirë. Megjithatë, të ankuarit nuk e ndryshon situatën. Kur pushojmë së ankuari, mendja jonë ndryshon marsh për të kërkuar zgjidhje, në vend që të kërkojë probleme.

Hiq dorë nga të përqëndruarit tek gjërat negative
Gjëja tek e cila fokusohemi, zgjerohet. Në mënyrë të pavetëdijshme, mund ta stërvisim mendjen që të pikasë aspektet më të këqia të situatës. Por, nga ana tjetër, mund ta stërvisim mendjen që të vendosë një filtër pozitiv mbi ngjarjet, përmes përpjekjeve të disiplinuara dhe të vazhdueshme. Mund të ndryshojmë mënyrën si i shohim pengesat. Ne mund të pikasim shanse, aty ku të tjerët shohin probleme.

Hiq dorë nga të fokusuarit mbi mënyrën se si duhet që të jenë gjërat
Kolegët tanë duhet ta njohin dhe vlerësojnë punën tonë. Familja duhet t’i shohë gjërat nga perspektiva jonë. Por, rrallëherë jeta është ashtu si ne mendojmë se duhet të jetë. Eshtë më e rrëmujshme dhe më e padrejtë, nga sa duhet të jetë. Kur pranojmë mënyrën se si gjërat janë, në vend se si duhet të jenë, atëherë kapërcejmë gjendjen e frustrimit. Marrim vendime më të mirë për hapat e radhës që duhet të bëjmë.

Hiq dorë nga mos festimi i sukseseve
Ne punojmë shumë për të arritur objektiva të rëndësishëm. Pastaj, shpenzojmë pak minuta për të shijuar arritjet tona, para se të kalojmë në sipërmarrjen tjetër. Të hedhurit sytë përpara ështënjë zakon shumë i mirë, por marrja e kohës për të festuar arritjet është po kaq e rëndësishme. Bëj një hap pas për të reflektuar mbi udhëtimin e deritanishëm. Ngrin jë dolli për arritjet e tua.

Hiq dorë nga nevoja për të fituar debate
Mbrojtjen fituese ne e projektojmë në kokën tonë, si avoketërit. E përsërisim atë që do të themi. Më pas angazhohemi në debate të nxehtë. Kishim imagjinuar që në fund të debatit do të dëgjonim: “Po, ke të drejtë!” Në vend të kësaj, largohemi nga skena të mërzitur. Secili prej nesh këmbëngul më fort në anën tonë të argmentit. Të dy e humbasim atë debat. Ne mund ta fitojmë debatin vetëm nëse nuk i bëjmë qejfin egos sonë për të dalë “fitues” ashtu si e kishim në kokë.

Hiq dorë nga nevoja për t’u njohur
Ne duam që kontributet tona të vërehen dhe shpërblehen. Të kërkosh njohje është njësoj si të kërkosh miratim nga të tjerët. Gjendja dhe emocionet e tua varen nga mënyra si trajtohesh prej të tjerëve. Prodho punë të mira sepse ato janë në linjë me vlerat e tua, dhe jo sepse pret opinionin e të tjerëve. Njohja mund të mos vijë sot. Puna me cilësi të lartë, e qëndrueshme, është e pamohueshme. Duartrokitjet nga bota e jashtme janë të pashmangshme.

Hiq dorë nga të shqetësuarit për të kaluarën
Sa më shumë energji mendore i kushtojmë të kaluarës, aq më pak rritje përjetojmë në të tashmen. E kaluara nuk ndryshohet. Të shqetësuarit për të kaluarën nuk të sjell asnjë përfitim. Nuk mund ta përmirësojmë pozicionin tonë të tashëm, kur në të njëjtën kohë rijetojmë të kaluarën. Eshtë e natyrshme të kujtosh gabimet e të kaluarës. Nuk mund t’i ndalojmë këta mendime. Por ne kemi fuqinë t’i lëmë ata mendime të largohen, në vend që të na marrin zvarrë drejt tëkaluarës.

Hiq dorë nga kritikat e tepruara ndaj vetvetes
“Suksesi është aftësia për të shkuar nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziasmin”

Nëse vendos objektiva ambicioze, pjesën më të madhe të kohës do të jesh përtej zonës tënde të rehatisë. Do të dështosh vazhdimisht, teksa ngjit lartësi të reja. Përpjekjet e dështuara janë pjesë e proçesit të rritjes. Ne mund të vlerësojmë përpjekjen, në vend që të vetëfajësohemi për çdo gabim.

Hiq dorë nga të mos mësuarit prej gabimeve
Pavarësisht sa herë i riluajmë gabimet tona në teatrin e mendjes sonë, ata momente kanë kaluar tashmë. Gabimet janë histori tashmë. Në vend që të fiksohemi pas dështimeve, mund të nxjerrim mësime, të cilët mund të fillojmë t’i zbatojmë që sot. Gabimet ofrojnë informacione se si mund të përmirësohemi. Çdo gabim është një shans për të mësuar. Po të kesh këtë në mendje, atëherë nuk do të kesh asnjëherë dështime.

Hiq dorë, mos i merr gjërat shumë seriozisht
Ne kemi zgjedhjen që çdo siklet, mërzi të vogël, ta ngremë automatikisht në nivelin 10. Ose mund t’i zvogëlojmë e t’i lëmë pas. Kemi zgjedhjen që çdo situatë ta perceptojmë në një mënyrë që shfaq avantazh për ne. Mund ta shijojmë proçesin. Mund t’i mbajmë gjërat me lehtësi. Mund të qeshim shpesh. Eshtë zgjedhja jonë.

Hiq dorë nga përpjekjet për të bërë gjithçka
Opsionet janë të pafundme. Mund të bëjmë më shumë projekte në punë. Mund të lexojmë më shumë artikuj. Mund të mësojmë të gatuajmë. Mund të bëjmë 1000 gjëra të ndryshme. Ne ndihemi produktivë kur u heqim vizë atyre që kemi bërë në listën e dtyrave. Të gjitha duken si arritje dhe progres. Em egjithatë, shumica e detyrave nuk lëvizin as edhe një gjilpërë drejt objektivave tona më të vyera. Sa më e shpërndarë vëmendja jonë, aq më pak gjasa ka që të arrijmë atje ku ka më shumë rëndësi.

Hiq dorë nga përqëndrimi tek urgjentja, dhe jo tek e rëndësishmja
Mund të kalojmë pjesën më të madhe të kohës duke shuar zjarre të vegjël. Detyra urgjente do të vazhdojnë të vijnë edhe nesër, edhe pasnesër. Jeta është një rrip i gjatë lëvizës, i mbushur me zjarre të vegjël. Shumcia e tyre nuk janë të rëndësishëm. Kur krijojmë zakonin që të fokusohemi tek e rëndësishmja, jo tek urgjentja, atëherë bëjmë përparim të qëndrueshëm drejt objektivave domethënës. Krijojmë vrull drejt jetës që duam të kemi. Kjo është më mirë se të bëjmë shumë gjëra, por të mos dijmë ku duam të shkojmë.

Hiq dorë nga të ndjerit shumë i zënë
Ne jemi të gjithë fajtorë që u themi miqve: “Jam shumë i zënë”. Një pjese tonës ipëlqen të jemi shumë të zënë, sepse na bën të ndihemi të rëndësishëm dhe të vlerësuar. Ndihemi të mbytur në punë, pa e kuptuar se si ndodhi. Ne themi “po” për shumicën e ftesave dhe kërkesave, pa mednuar se si ato zënë vend në planet tona. Duhet disiplinë për të refuzuar ftesa dhe kërkesa nga miqtë dhe kolegët. Kur themi Jo, ne i japim vetes tonë hapësirën që në ditën tonë, të reflektojmë një ekuilibër mes punës, lojës dhe relaksit. Jemi në në kontroll të kohës sonë.Lifehack – Bota.al
Share:

Një gotë verë është e barasvlefshme me një orë palestër



Një gotë verë është e barasvlefshme me një orë palestër.

Sipas dietologëve, vera e kuqe ndihmon në djegien e kalorive të tepërta.

Efekti i djegies së kalorive nis 90 minuta pas konsumimit të gotës së alkoolit.

Por kjo vlen në veçanti vetëm për verën e kuqe.
Share:

Goditja finale për call center, sidomos të voglat



Me ligjin e ri duket se qendrat telefonike kanë marrë goditjen finale nga shteti italian. Në vështirësi me likuiditetet, kompanitë e vogla po shkojnë drejt falimentimit, ndërsa ato që menduan se shpëtuan duke u kthyer në Forex duket se nuk do ta kenë të gjatë.
A kanë hapësira për diversifikim kompanitë call center apo të gjitha do shkojnë në të ardhmen mbylljes?

Nga Ledina Loga

Ish-stacioni i trenit, në një ditë të zakonshme, gumëzhin prej zhurmave të të rinjve. Në të katërta anët lehtësisht mund të dallosh banderolat e qendrave telefonike, ku me germa të mëdha janë afishuar të dhënat e adresave të burimeve njerëzore, si për të përforcuar faktin se janë ndër bizneset me qarkullimin më të madh të personelit. Në një prej pallateve të asaj zone, i cili për çdo kat ka minimalisht një qendër telefonike, punon prej më shumë se shtatë vitesh Xh. L., së bashku me të shoqen M.S., me shtetësi italiane. Për shkak të ndjeshmërisë tek operatorët, çifti nuk kërkoi që të identifikohej me emër në artikull, për të shmangur panikun dhe largimet e mëtejshme të personelit.

Dikur, çifti kishte pasur në pronësi tri qendra telefonike dhe aktualisht operojnë me vetëm njërën prej tyre. Në fund të nëntorit të vitit që lamë pas, kur Monitor shkroi artikullin e radhës për sektorin call center, në kompaninë e fundit të tyre ishin të punësuar 110 operatorë. Tkurrja kishte nisur që në atë kohë, megjithatë shpresa kishte ende për kontrata me tregun spanjoll.

Por ky vit, nuk ka nisur aspak mirë për të gjithë sektorin. Sot, ky call center kishte mbetur vetëm me 40 të punësuar. Për dy administratorët, arsyeja ishte e qartë, ligji italian po i mposht. Për shkak të shtrëngimit me anë të legjislacionit, kompanitë shqiptare të qendrave telefonike nuk po munden më që të sigurojnë kontrata të vlefshme për të vazhduar aktivitetin e tyre. Në përgjithësi call center e vegjël, janë të nënkontraktuara prej agjencive italiane të marketingut, të cilat nuk janë të rregullta me pagesat.

Agjencitë serioze nuk iu sjellin më kontrata, ndërsa ato që operojnë nuk i paguajnë, duke i zhytur qendrat e vogla në krizë likuiditeti. Sipas Xh.L., për shkak të mungesës së përkohshme të likuiditeteve nuk po mundet dot që të shlyejë detyrimet tatimore, kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më problematikja, pagat e operatorëve. Në biznese me qarkullim shumë të lartë të punonjësve, pamundësia për të paguar në kohë pagat është shkatërruese. Ishte e dukshme, në më pak se tre muaj, më shumë se gjysma e stafit ishte larguar.

Ndryshe nga hera e kaluar ku shprehej disi me optimizëm dhe kishin shpresa se situata mund të përmirësohej me operimin në tregjet e reja, këtë herë situatën e shikonin më gri. Senati italian miratoi edhe dy ligje të reja, të cilat i japin goditjen finale sektorit. Ndërkohë që nga fushatat me Spanjën, për shkak se kishin dështuar prej stafit të pakualifikuar, kishin marrë dhe një penalitet nga kompania spanjolle prej 10 mijë eurosh për arsye etike.



Po mbyllen shumë…

M.S., tregon se çdo ditë dëgjon për call center që po mbyllen në zonën ku ajo operon. Tani afër u mbyllën dy qendra telefonike, me një numër të konsiderueshëm operatorësh, SaraCall, me degë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, si dhe Future Call Center.
Në nëntor, “Monitor” kreu një sondazh me qendrat telefonike që kishin kaluar në listën e bizneseve. Ishin të paktën 30 subjekte call center, që operonin në sektorin e telemarketingut, që kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2017. Kompanitë u identifikuan pasi “Monitor” i filtroi sipas emrave nga lista e subjekteve totale, që kishin kaluar në status pasiv në periudhën janar – 8 nëntor 2017 dhe i kontaktoi për t’i pyetur në lidhje me arsyet që kishin mbyllur aktivitetin. Megjithatë numri i tyre është edhe më i madh, pasi një pjesë e tyre janë të regjistruar si persona fizikë, ose me emra tregtarë, që është e vështirë për t’i identifikuar si qendra telefonike.

Mbylljen e qendrave telefonike kanë filluar ta ndiejnë dhe agjencitë e pasurive të paluajtshme, të cilat pohojnë për “Monitor”, se kjo po rrit ofertën në sipërfaqe të zyrave. Çmimi i qirave për këto ambiente është shumë më i lartë se ai i mjediseve të tjera të biznesit dhe sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, pronarët kanë nisur që të ulin çmimet e qirave. Xh.L, tregon se për hapësirën ku ai po zhvillon aktivitetin paguan çdo muaj rreth 1500 euro qira. E gjithë zona e ish-stacionit të Trenit funksionon si zonë biznesi, që deri diku kanë qenë të stabilizuar.



Vështirësitë në likuidim

Pa para, çifti rrëfen se nuk mund të shkojë shumë larg. Xh., tregon se së fundmi, Drejtoria e Mbledhjes me Forcë, e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, i ka nisur kërkesën për të paguar detyrimet e prapambetura. Plot 501,843 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore, që në rast se nuk paguheshin, Tatimet do të nisnin procedurën standarde të mbledhjes me forcë të detyrimit. I gjendur në vështirësi, Xh., tha se edhe ato pagesa që i kryhen nga agjencitë italiane të marketingut, menjëherë që vijnë në emër të tyre në llogarinë bankare, bllokohen nga Drejtoria Rajonale të Tatimeve dhe nuk mund të paguajë dot as kredinë që ka marrë në një bankë të nivelit të dytë.
Për sa i përket kreditimit, bankat kanë nisur të jenë shumë herë më të kujdesshme për të dhënë kredi për këtë sektor. Xh., tregoi se kishte aplikuar për një kredi bazuar mbi kolateral, e cila nuk i ishte aprovuar nga banka.



Stafi i paqëndrueshëm

Sipas të dhënave të INSTAT, sektori punësonte rreth 25 mijë persona. Sipas të dhënave të fundit, edhe pse janë 800 kompani, të punësuarit janë të përqendruar vetëm në 7-8 kompani. Në përgjithësi ky sektor ka tërhequr të rinjtë.
Duke qenë se biznesi i call center u bë masiv, u vështirësua procesi i rekrutimit dhe i punësimit të operatorëve të kualifikuar. Sipas aktorëve kryesorë të tregut, një nga vështirësitë kryesore të operimit në këtë sektor është pikërisht stafi. Megjithëse ofrojnë pagesa të larta (kosto kryesore e këtij aktiviteti është pikërisht krahu i punës), kompanitë e pranojnë që e kanë të vështirë ta menaxhojnë.

Lorenc Goga është administrator i një prej call center më të mëdhenj në treg, Facile.it, i cili punëson rreth 700 operatorë. Sipas analizave që Goga ka bërë për kompaninë e tij, numri optimal i të punësuarve, duke marrë në konsideratë fluksin e punës, është rreth 950, një diferencë prej 250 operatorësh. Sipas zotit Goga, arsyeja kryesore e numrit të vogël të punonjësve është konkurrenca e madhe midis kompanive.
“Çdo muaj më largohen prej kompanisë rreth 15 operatorë. Disa gjejnë punë në profesionin për të cilin kanë studiuar, një pjesë shkon në call center e tjerë, ndërsa 3-4 operatorë shkojnë drejt kompanive që merren me tregtimin e titujve (Forex)”,- tha Goga për “Monitor” kur u pyet mbi arsyet e largimit të stafit.
Megjithatë, përveç vështirësive me operatorët, ai shtoi dhe vështirësitë që ka për stafin e burimeve njerëzore. Rekrutimi i punonjësve, trajnimi i tyre, i gjithë procesi, është kyç për mbarëvajtjen e të gjithë aktivitetit.



Diversifikimi në Forex, nuk do të funksionojë për shumë kohë

Për disa prej aktorëve kryesorë të tregut, kompanitë e Forex nuk do të zgjasin gjatë. Sikurse u pohua nga ata, një pjesë e operatorëve largohen drejt këtyre kompanive për shkak të pagesave më të larta, megjithatë shtojnë se puna në këto kompani nuk mund të përballohet nga të gjithë për shkak të “agresivitetit” të fushatave që aplikojnë këto kompani.
Sipas administratorëve të kompanive call center, edhe kompanitë që operojnë me Forex, nuk do ta kenë shumë të gjatë. Aktualisht këto kompani duke shfrytëzuar hendekun ligjor po arrijnë të operojnë në treg. Sipas përllogaritjeve, numri i kompanive Forex që operojnë është rreth 50, si dhe janë të palicencuara.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare janë vetëm tre kompani të licencuara dhe të kontrolluara, të cilat operojnë duke zbatuar ligjet dhe rregullat. Pjesa tjetër operon nën fshehtësi. Frika më e madhe e kompanive të licencuara është se mënyra se si operojnë kompanitë e palicencuara do të ndikojë në prishjen e imazhit të tyre, dhe në këtë mënyrë të pengohen kontratat me kompanitë europiane të brokerimit.
Sipas aktorëve të tregut, kompanitë Forex nuk mund të operojnë në Amerikë, por as edhe në Francë, për shkak të kornizës ligjore të këtyre shteteve. Sipas burimeve për “Monitor”, këto kompani operojnë kryesisht me tregjet e largëta si Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, por edhe me shtetet europiane, Itali, Angli dhe Spanjë.

Vetë kompanitë shprehen se nuk kanë interes që të operojnë brenda Shqipërisë për shkak të tregut të vogël dhe fuqisë investuese jo fort të kënaqshme. I vetmi kërcënim i tyre është përsëri mundësia e forcimit të ligjeve në vendet ku ata operojnë. Në rast se të njëjtin ligj të Francës e zbatojnë edhe shtetet e tjera, as Forex nuk do të mund “ta shpëtojë” punësimin e të rinjve.

Ligji i ri, goditja finale

Në dhjetor 2017, një tjetër ligj i kaluar me buxhetin italian detyron që të bëhen të identifikueshme telefonatat që arrijnë nga call center. Kjo është një masë kundër telemarketingut agresiv, e cila u bë ligj, shkruajnë mediat italiane. Ligji italian detyron brenda tre muajsh vendosjen e një prefiksi për telefonatat komerciale, duke i dhënë një goditje telemarketingut.

Ligji synon që të mbrojë miliona italianë nga bezdisja e call center, pasi ai është kundër telemarketingut agresiv: kush nuk do të marrë oferta të padëshiruara mjafton të regjistrohet që të mos i marrë më ato. Kjo do të sjellë më pak klientë potencialë të arritshëm dhe më pak punë për kompanitë call center. “Në këtë mënyrë do të ketë më pak mashtrime dhe do të mund të dallohen call center serioze nga ato bandite, ato që bëjnë kontrata serioze dhe ato që shfrytëzojnë njerëzit”, ka pohuar deputeti italian Michele Mognato, gjatë referimit të ligjit në Senatin italian.

Ndonëse ligji është kundër call center dhe thirrjeve dalëse (outbound) në përgjithësi, operatorët shqiptarë të tregut pohojnë se kjo lëvizje do ta vështirësojë më shumë punën edhe për kompanitë që veprojnë në Shqipëri në aktivitetin e call center, ku klientët kryesorë janë sipërmarrjet italiane (operatorët shqiptarë marrin në telefon klientë potencialë, për llogari të kompanive të ndryshme italiane, që t’i bindin ata për produkte apo shërbime të caktuara). Operatorët e tregut pohojnë se, më shumë se gjysma e aktivitetit të kompanive call center në Shqipëri është në telemarketing.

Kjo është goditja e radhës, pasi në prill të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në dhjetor 2016, që forcoi masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Itali, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës është transferuar në Shqipëri për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane. Ligji vendosi sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtja e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimi i punonjësve etj. Kjo bëri që shumë kompani italiane të frenoheshin për të sjellë punë te partnerët shqiptarë, duke vijuar vetë me kontratat ekzistuese dhe duke mos lidhur të reja.



Të mëdhenjtë nuk kanë pasur probleme

Sipas Lorenc Gogës, administrator i Facile.it, ligji thjesht ka rregulluar një sektor që deri dje operonte në kaos total. Ishin kompanitë e vogla që sipas tij, vuajtën pasojat më të mëdha të ligjit. Një call center quhet i vogël, bazuar mbi strukturën që ai ka, ofron shërbime inbound (thirrje hyrëse) apo outbound (thirrje dalëse), numrit të kontratave dhe bashkëpunimit me call center e tjerë në BE.

Megjithatë, aktorët e mëdhenj të tregut pranojnë se marzhet e fitimit të këtyre bizneseve janë ulur për shkak të konkurrencës së lartë, veçanërisht prej qendrave telefonike të vogla. Kontrollet prej shtetit italian, më së shumti janë fokusuar te kompanitë e mëdha. Sipas Lorenc Gogës, kontrollet po iu bëhen të mëdhenjve, veçanërisht shërbimeve inbound.

Ligji italian i delokalizimit, që detyronte kompanitë e mëdha të tregonin shtetin se ku kryhej ose po pritej telefonata (në varësi të shërbimit) nuk ka ndikuar te të mëdhenjtë. Sipas statistikave të Gogës, më pak se 1% e klientëve kanë kërkuar që të mos marrin shërbim prej operatorëve shqiptarë dhe kjo sepse ata janë të ndërgjegjshëm se telefonata do t’ju transferohet përsëri jashtë Italisë. “Për konsumatorët nuk përbën problem nëse operatori është shqiptar, rumun apo bullgar, për sa kohë i shërbehet ashtu siç duhet”, – tha Goga.
Kontrollet te të vegjlit kanë qenë minimale, – thotë Goga.

Problem do të jetë vendosja e një kodi të unifikuar për të gjithë call center. Në momentin që klientët do të shikojnë se po telefonohen nga një call center nuk do ta hapin më telefonin, duke nxjerrë praktikisht jashtë loje të gjitha kompanitë që punojnë me thirrjet dalëse.
Ofrimin e shërbimit inbound e ofrojnë vetëm kompanitë e mëdha, të cilat janë të ndara 50% inbound dhe po aq outbound. Kompanitë e vogla operojnë vetëm me thirrje hyrëse.



Të mëdhenjtë do të vazhdojnë të rriten, të vegjlit do të reduktohen

Flet Lorenc Goga, Administrator i Facile.it



Si ndikoi ligji në ecurinë e aktivitetit tuaj gjatë 2017-s?

Ligji vendos disa parametra se si duhet të punojnë call center, për rregullat etike dhe morale që duhet të ndjekin që të punojnë në mënyrë të pastër. Para se të dilte ligji ka pasur shumë call center që nuk kanë punuar në mënyrë të rregullt dhe kanë përdorur etika shitje jo shumë të mira, jo të moralshme, duke krijuar një problem në të gjithë sektorin.

Në Itali, kur flitet për call center, bëhet fjalë për një unitet në total të tyre, pra ato nuk e bëjnë dallimin se Facile apo Alba Call, Teleperformance nuk punon në këtë mënyrë. Klienti italian nuk e bën këtë dallim. Ai identifikohet me emrin e brandit që këto call center shesin, sepse nuk e di kush po i merr.

I përfshijnë në një kazan të gjithë call center. Në fakt nuk është ashtu, pasi ka shumë që punojnë në mënyrë të rregullt dhe shumë që punojnë në mënyrë të parregullt. Ky ligj ka vendosur disa parametra për të rregulluar një sektor që ka qenë plotësisht i çrregulluar. Rezultatet që shikojmë gjatë kësaj periudhe, u bë thuajse një vit që kur ka hyrë në fuqi ligji, janë ato që call center të cilat kanë punuar pa rregulla vijojnë të veprojnë po njësoj. Problemi qëndron se është shumë e vështirë që të kontrollohen, të gjendet një mënyrë që të mos punojnë fare apo të ndjekin rregullat.

Kompanitë e mëdha kanë marrë të gjithë pikat e ligjit dhe i kanë analizuar për të gjetur parametrat e reja që përdorin për të shitur. Diferenca ka qenë për të thënë vendin ku pritet apo ku bëhet telefonata dhe i jepet mundësia klientit që të zgjedhë nga ku do të bëhet telefonata.
Kur ligji na kërkoi këtë gjë të re patëm pak frikë, pasi operatorët shqiptarë japin të njëjtin shërbim, ndoshta edhe më të mirë se nga operatorët që operojnë në BE. Sot nuk e kemi këtë problem, pasi më pak se 1% pranojnë që të flasin në Shqipëri. Duke njohur statistikat e kompanisë sime, për klientin është e rëndësishme që të marrë shërbimin.

Duke qenë se ju operoni në shitjen online të shërbimeve, a keni menduar që ta zgjeroni aktivitetin edhe në Shqipëri?

Facile.it merret me shitjen e policave të sigurimit, si dhe të kredive. Në Itali, aktualisht aplikohet ligji Bonus-Malus, i cili po mendohet të zbatohet edhe në Shqipëri. Për sa kohë që ky ligj nuk ka filluar të zbatohet, nuk ka logjikë ekonomike që të hyjmë në tregun shqiptar, të paktën për momentin. Facile.it operon në shitjen e policave të sigurimit. Nëse nuk kemi gjë për të krahasuar, nuk mund të operojmë në këtë realitet. Megjithatë është diçka që po mendohet. Ne i kemi algoritmet gati në rast se tregu i policave të sigurimit do të zhvillohet në Shqipëri. Sot tregu shqiptar nuk është i përgatitur për këtë.

Si kanë qenë marzhet e fitimit?

Marzhet e fitimit janë reduktuar shumë, nëse ne marrim një call center standard që punon në shitje, outbound. Sepse sot, kemi të bëjmë me qindra call center, sepse agjentët dhe subagjentët italianë, kryesisht të produkteve si energji, gaz dhe internet, duke qenë se kanë kërkesë të madhe në territorin shqiptar për punë, fitimet kanë ardhur duke u ulur për këto lloj kompanish. Këtë e shikoj sepse shpesh bëjmë takime.
Përkundrazi, fitimet janë rritur për kompanitë e mëdha. Kompanitë e vogla me 30-50 të punësuar, që punojnë me subagjentë, janë kompani të nënkontraktuara nga kompanitë e mëdha italiane. Kompanitë e shërbimit të klientëve kanë marzhe gjithmonë më të larta dhe po vijnë shumë kompani të reja të mëdha.

Sot kemi në Shqipëri kompani si Apple, Alitalia, eBuy, Sky, që jepet shërbimi nga call center shqiptarë. Kompanitë e mëdha po punojnë me kontratë. Këto kanë një problem tjetër, rinovimin e kontratës. Kur flasim për klientë si Apple, nuk është vetëm fakti nëse mbetën të kënaqur, por edhe pjesa e çmimit. Nëse humbim një kontratë për shkak të një shteti tjetër, si p.sh. Tunizia do të ishte me të vërtetë problem.
Mendoj që të mëdhenjtë do të bëhen më të mëdhenj ndërsa të vegjlit do të reduktohen.

Cila është problematika kryesore?

Neve na shqetësojnë sot në Shqipëri burimet, pasi nuk ka më njerëz. Aktualisht jemi rreth 700 punonjës dhe për këtë arsye, nuk po arrijmë që të rritemi. Duhet të dini që sektori ynë paguan shumë, edhe më lart se mesatarja shqiptare. Paga mesatare bruto është rreth 70 mijë lekë.
Ka edhe shërbime të veçanta, që kërkojnë një përgatitje më të mirë, background ekonomik dhe një italishte të një niveli të lartë, paga e të cilëve shkon deri në 1000 euro. Ne kemi mundësi që të punësojmë njerëz relativisht mesatarë në njohuritë e tyre dhe njerëz me kualifikim të lartë.
Nëse ne do të kishim hapësirë më të madhe burimesh njerëzore, ne duhet të ishim sot rreth 950 punonjës, duke llogaritur numrin e klientëve, kohën që duhet për t’i shërbyer.

Jemi të gatshëm për të rekrutuar punonjës. Mesatarisht neve na largohen rreth 15 persona, për shkak se gjejnë një punë në profesionin e tyre, shkojnë në call center të tjerë apo edhe në Forex. Për aq kohë sa do të zgjasë, do të na krijojë probleme në burime njerëzore. Megjithëse jo të gjithë njerëzit mund të punojnë në Forex, sepse duhet të tërhiqen klientët të investojnë në një produkt që ka rrezik shumë të lartë, duke premtuar përfitime më të mëdha.

Personat me temperament të qetë do të kishin vështirësi. Forex kërkon individë agresivë në shitje.
Kur të rregullohet me ligje dhe me rregulla, bota e Forex nuk do të zgjasë më. Sot ka një hendek ligjor, në Shqipëri nuk ka të bëjë shumë, pasi operojnë jashtë. Statistikat thonë se 99 për qind të njerëzve humbin dhe nuk mund t’ua lësh në dorë një kompanie të palicencuar, të pakontrolluar. Nuk mund të jetë aq e lehtë. Normalisht do të vijë momenti që do të sistemohen.

Burimi: Revista Monitor
Share:

Ja pasojat që sjell konsumimi i tepërt i kafesë



Kafeja na mban zgjuar? Na ndihmon të jemi në formë? Mund të jetë e vërtetë, por nëse e konsumoni në sasi të mëdha mund t’ju sjellë probleme serioze shëndeti.

Sasia e madhe e kafeinës mund të çojë drejt intoksikimit, i cili bëhet shkaktar i disa pasojave në organizmin tonë si:

1- Shtim i rrahjeve të zemrës

2- Djegie të stomakut

3- Ankth dhe të dridhura

4- Dehidratim

5- Hipertension

6- Haluçinacione

7- Migrenë

8- Urinim të shpeshtë

9- Probleme me përqëndrmin

10- Koma
Share:

Ja pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt!



Jetëgjatësia mesatare e njeriut të sotëm është 78 vjet e nëntë muaj e gjysmë. Por, sipas statistikave, një vajzë e porsalindur mund të pritet se mund të jetojë 81 vjet, ndërsa një djalë i lindur në të njëjtin vit mund të pritet se mund të jetojë 76 vjet. Meshkujt janë biologjikisht dhe sociologjikisht në një pozitë më të pavolitshme gjatë gjithë jetës. Këtu janë arsyet.

– Vajzat janë më të forta derisa janë në barkun e nënës: Djemtë në barkun e nënës zhvillohen më ngadalë sesa vajzat, që do të thotë se ata kanë më shumë të ngjarë të vdesin nëse lindin para kohe, për shkak të moszhvillimit të mushkërive ose të trurit, shpjegon Dr. Maria Legato, profesoreshë e mjekësisë klinike në Universitetin Kolumbia.
– Femrat rrezikojnë më pak sesa meshkujt: Lëndimet e paqëllimshme janë shkaku i tretë kryesor i vdekjes në mesin e meshkujve. Në këtë listë, femrat janë në vendin e gjashtë. Por, edhe kjo është një çështje e biologjisë: Pjesa e trurit që ndodhet në pjesën e përparme të kafkës kontrollon përgjegjësinë dhe vlerëson rrezikun, kurse kjo pjesë zhvillohet shumë më shpejt te femrat sesa te meshkujt, thotë Dr. Legato. Kjo është arsyeja pse meshkujt ekspozohen më shumë ndaj rrezikut dhe ndeshen me shumë probleme që mund të jenë fatale, shkruan Zëri.
– Femrat më vonë iu nënshtrohen sëmundjeve të zemrës: Sëmundjet e zemrës janë shkaqet kryesore të vdekjes tek burrat dhe gratë, por burrat preken dhe më shumë dhe ka të ngjarë të vdesin nga kjo, edhe në të tridhjetat dhe të dyzetat e tyre.

Tek gratë mesatarisht zhvillohen sëmundjet e zemrës 10 vjet më vonë se tek meshkujt. Ato janë të mbrojtura prej tyre deri në menopauzë, pasi trupat e tyre deri atëherë prodhojnë shumë estrogjen, i cili i mban arteriet e forta dhe fleksibile.
– Femrat kanë marrëdhënie të mira shoqërore: Miqtë shërojnë. Njerëzit me lidhje të forta sociale kanë 50 për qind më pak gjasa të vdesin para kohe sesa ata me pak kontakte sociale, sipas një studimi britanik nga viti 2010.
“Shumica e burrave e mbajnë stresin dhe shqetësimet e tyre në vetvete, ndërsa gratë shprehen me të tjerët”, shpjegon mjekja. Përjashtime bëjnë burrat e martuar, e cila edhe një herë konfirmon përfundimet e arritura nga shumë studime që sugjerojnë, se ata janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.
– Femrat më tepër kujdesen për shëndetin e tyre: Femrat 24 për qind më shumë vizitojnë mjekun, sipas disa agjencive përkatëse. Në fakt, një e katërta (28 për qind), e meshkujve nuk shkojnë për kontrolle të rregullta. Meshkujt zakonisht mohojnë se ata janë të sëmurë duke zvogëluar simptomat e tyre, sepse ata nuk duan të shkojnë te mjeku dhe të zbulojnë se diçka nuk është në rregull, thotë Dr. Legato./Express
Share:

5 gjërat për një mëngjes produktiv



Merruni me aktvitet fizik
Ata që stërviten në mëngjes kanë më shumë energji dhe pikëpamje pozitive gjatë ditës.
Pini ujë me limon para ushtrimeve
Të pirit ujë me limon sapo zgjohesh ngre nivelin tuaj të energjisë fizikisht dhe mendërisht.

I thoni “jo” telefonit dhe rrjeteve sociale nw mwngjes
E-mailet, mesazhet apo rrjetet sociali, ju bwjnw tw humbisni fokusin dhe tw shmangni nevojat njeriu ka në mëngjes.

 Hani mëngjes të bollshëm
Nëse hani mëngjes të bollshëm, mos kini frikë se do të bëheni obezë, sepse gjatë ditës do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do keni nevojë për shumë ushqim.

Vendosni objektiva për ditën

Duke pasur objektiva konkrete do tw keni më shumë vetëbesim dhe do tw ndiheni më mirw. Kini parasysh që gjithnjë objektivat tuaj të jenë të arritshëm.
Share:

Me këta tipa meshkujsh nuk ja vlen të merresh



Ka disa lloj meshkujsh me të cilët nuk ia vlen që të harxhoni kohën tuaj, pasi mund të humbisni disa shanse më të mira.

Djali që iu shkruan çdo ditë, më pas zhduket për 10 ditë për t’u rishfaqur, duke iu shkruar sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Mashkulli që iu bën komplimente të “pabesa”. Psh. “Dukeni shumë bukur me flokë të drejta”.
Djali që iu kërkon të mos përdorni masa mbrojtëse.
Djali që pret tw bëni vetëm ju marrëdhënie seksuale orale.
Mashkulli që nuk di se çfarë do.
Mashkulli qw nuk di tw planifikojw.
Mashkulli që bën sikur është në dashuri me ju, ndërsa një ditë më pas poston një fotografi në “Facebook” me një vajzë që është e qartë që frekuentohet me të.
Djali që nuk iu ka prezantuar asnjë prej shokëve të tij, ndërkohë që ka takuar të gjithë shoqërinë tuaj.
Mashkulli i cili nuk do të angazhohet kurrë në lidhje, gjë për të cilën ju jeni e vetëdijshme, por vazhdoni të frekuentoheni pasi ai është joshës dhe keni një jetë të mirë seksuale.
Djali që vetëm ju shkruan mesazhe dhe nuk ju telefonon asnjëherë.
Djali që duket se nuk ka para. Ju jeni e mirë, por jo aq e mirë.
Mashkulli, “Instagramit”. Qëllimi i tij është ndoshta të shkojë me shumë femra.
Djali që po shkon 34 për 35 vjeç, por nuk di të bashkojë dy gjëra dhe të angazhohet në një lidhje të veçantë me ty.
Share:

Thinjat mund ti errësoni ne kete menyre..



Çaji i zi

Merrni gjethet e çajit të zi dhe vendosini në një litër ujë. Vlojini për 30 minuta dhe lëreni të pushojë për 24 orë. Filtrojeni ujin dhe shpëlani flokët me pas çdo larje me shampo.

Kakao

Edhe me kakao mund të errësoni flokët gri, natyrisht duke formuar një krem të përbërë nga 3 lugë mjaltë dhe 3 lugë kakao. Aplikoni maskën në flokët e thatë për rreth 1 orë dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Sherebela
Vloni një litër ujë me 200 gram gjethe sherebele për 30 minuta dhe pastaj lëreni të ftohet.
Përdoreni çajin si maskë para larjes dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Vaj Amla

Në Indi për të lyer flokët e bardhë përdoret zakonisht vaji Amla, ose vaji i rrushit indian.
Butësisht masazhoni kokën tek rrënjët me vaj amla dhe pastaj gradualisht të gjithë gjatësinë për rreth 15 minuta çdo ditë.
Share:

10 vendet që duhet të vizitoni në 2018



Ja cilat janë 10 vendet që duhet të vizitoni me patjetër në  2016

Amsterdami
Big Sur, Kaliforni
Malta
Burano, Itali
Cape Toën, Afrika Jugut
Korfuz, Greqi
Rio De Janiero, Brazil
Alpet zviceriane
New York
Mustique, ishujt Grenada
Share:

Ja arsyeja pse disa femra nuk mund të dobësohen



Kilët e tepërta janë shqetësimi i vazhdueshëm i femrave, veçanërisht atyre që interesohen shumë për pajmen e tyre të jashtme.

Por pavarësisht trajtimeve mjekësore dhe orëve të gjata të palestrës, disa e kanë të pamundur të humbasin kile duke ia vënë fajin ushqimit që konsumojnë.

Shumë pak femra e dinë se arsyeja fshihet në tipin hormonal të trupit të tyre.

Estrogjeni, gestagjeni (progjesteroni) dhe testosteroni zotërojnë  trupin tonë nga lindja. Megjithatë, tek çdo femër është më i theksuar një, i cili përcakton llojin e saj personal hormonal.

Tri lloje hormonale të femrave, dallohen për sa i përket shpërndarjes së indit dhjamor në trup dhe me prirjen më të madhe apo më të vogël ndaj trashjes.  Mosbalancimi hormonal mund të shfaqet në secilën moshë të jetës, ndërsa për rivendosjen e tij e cila çon në dobësim të suksesshëm është i nevojshëm programi i cili i përshtatet tipit tuaj hormonal.

Tipi estrogjenik i femrës

Ky tip i femrës janë pothuajse gjysma e femrave.
Ndërtimi trupor: janë shumë femërore, kanë bel të hollë, zakonisht gjoks të madh, vithe të rrumbullakuara dhe kofshë të plota.

Duke mbizotëruar estrogjeni, veçanërisht në vitet e hershme, mund të nxiten vështirësi tipike psikike të sindromit paramenstrual si nervozizmi, ndryshime në disponim dhe sulme të urisë.

Duhet të përdorin ushqim pa yndyrë me karbohidrate nga drithërat dhe sasi të vogël  të proteinave me origjinë shtazore.

Tipi progjestin i femrës

Tipi progjestin i femrës sipas pamjes gjendet midis tipit estrogjen dhe atij testosteron, ndërsa i takojnë 25 deri 35 për qind e femrave

Tipi progjestin ka ndërtim të brishtë trupor, bel të hollë, gjoks të vogël, legen të ngushtë, vithe të vogla dhe kofshë vitale.

Për të qëndruar vitale, shmangni konsumimin e karbohidrateve në mes vakteve dhe rrisni aktivitetin trupor. Rekomandohen ushtrimet të cilat kanë për qëllim forcimin, ushtrimet për fuqi, dhe praktikimi i rregullt i jogës, dieta insulinike dhe periudhat e rregullta të relaksimit.

Tipi testosteron i femrave

Këtij tipi hormonal të femrës-atlete i takon rreth 15 për qind e femrave

Për shkak nivelit të lartë të testosteroneve, muskujt janë më të theksuar dhe zhvillohen lehtë me ushtrime.  Shtimin në peshë e ndihmon ushqimi i përzier, ndërsa pesha rritet edhe me ushtrimet e rregullta për fuqi, sepse rritet edhe masa muskulore. Për linja të holla rekomandohet edhe ushqimi insulinik dhe praktikimi i jogës për lëvizshmëri më të mirë dhe çlirim nga stresi.
Share:

Studimi/ Muzika zhvillon trurin e fëmijëve



Muzika mund të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e trurit të foshnjave. Në këtë rezultat kanë mbërritur studiuesit e Universitetit kanadez në Ontario.

Fëmijët që kanë marrë pjesë në programin interaktiv të kurseve të muzikës kanë treguar përparim në aftësitë e komunikimit, siç është bërja me dorë apo të treguarit me dorë ndaj objektit të largët.

Fëmijët po ashtu kanë qeshur më shumë dhe kanë qenë shumë më të qetë dhe nuk kanë reaguar vrullshëm kur janë gjetur në një situatë të panjohur ose të padëshiruar.

Disa fëmijë kanë zhvilluar më herët ndjeshmërinë ndaj muzikës dhe janë mësuar ta njohin atë.
Share:

Ja çfarë tregon gërma M në pëllëmbën e dorës, për fatin tuaj



Prej kohësh vijat e pëllëmbës së dorës kanë qenë të lidhura me fatin e njeriut dhe janë konsideruar parathënëse të tij.

Por tashmë edhe një studim ka treguar që vijat në formën e gërmes M në pëllëmbën e dorës e bëjnë një njeri më të veçantë.

Nëse vijat e dorës krijojnë gërmën “M”, kjo do të thotë se jeni sipërmarrës i suksesshëm, inuitiv dhe keni shpirt të mirë.

Po ashtu mendohet se njerëzit që kanë gërmën M në dorë, janë të sinqertë, ndërsa femrat me këtë shkronjë thuhet se kanë intuitë më të madhe se meshkujt.

Besohet se këtë shenjë në të kaluarën në dorë e kanë pasur shumë njerëz të njohur, mes të cilëve dhe liderë botëror dhe profetë.
Share:

Momentet prekëse, kur Sidorela e sëmurë takon të preferuarin e saj Alban Skënderaj



Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në ‘News24’ Sidorela rrëfeu një dëshirë personale; ajo ka një idhull. Do donte ta shihte njëherë nga afër kantautorin Alban Skenderaj. Muzika e tij i qetëson dhimbjet e turpit dhe të shpirtit. Sidorela shprehet se këngët e Albanit e frymëzojnë dhe ajo humbet në tingujt e zërit të tij kur e dëgjon

“Unë e pëlqej shumë muzikën. Këngëtari im i preferuar është Alban Skënderaj dhe kam shumë dëshirë ta takoj njëhëre. Cdo këngë e tij kur e degjoj, më duket se më lexon shpirtin. E nis ditën me këngët e tij. Kur nuk më zë gjumi dëgjoj këngët e tij. Kur jam me dhimbje dëgjoj këngët e tij. Është një këngëtar, që lum ne që e kemi. Mjafton t’i dëgjoja njëherë zërin, se e kam dëgjuar gjithmonë duke kënduar. Të më merrte Albani mua në telefon? Thjesht do bllokohesha. Nuk do më besohej se do ishte ai. Do doja të ishte dikush pranë meje të më pickonte, të më thoshte, shiko se është vërtet Albani.
Unë kur dëgjoj këngët e tij, humbas. Flasin njerëzit përreth, por une jam duke kënduar këngët e tij. Është emocion që kush ka një idhull më kupton. Ai të frymëzon, jep mesazhe shumë në tekstet e tij që shkruan, në muzikën që bën. Është më i miri, është i paarritshëm. E kam shumë qejf”, tregon Sidorela.

Duke ditur se dy motrat janë të lidhura me teknologjine pasi është dritarja e vetme me botë, këngëtari Sidrit Bejleri u dhuroi Ipad vajzave. Por surpriza nuk përfundoi këtu.

VIDEO - Kliko KETU

Në momentin kur Sidorela do dëgjontë në Ipad këngët e Albanit dera hapet. Shfaqet Alban Skënderaj. Ajo nuk e sheh, por i dëgjoi zërin dhe e njohu. Sidorela nuk përmban dot emocionet. Një ëndërr u bë realitet. Një përqafim nga idhulli i saj, zëri i cilit i shëron shpirtin. Së bashku me Albanin flasin për muzikën e tij, vecanërisht për tekstet domethënëse. Sidorela ka fituar një mik të ri. Albani i thotë se sa herë ndihet e vetmuar të mos ngurrojë t’i telefonojë. Momenti më i bukur është kur këndojnë të dy këngën e preferuar të Sidorelës “Dhurata”. / Balkanweb

Share:

Ja cfare parandalon peshku te femrat..



Instituti i Kërkimeve Menzis në Australi ka zbuluar se peshku dhe frutat e detit janë tepër të shëndetshëm për trupin e fëmrës, më shumë se sa për trupin e meshkujve.

Ata kanë zbuluar se vaji i peshkut i pasur me aminoacidet omega 3 në kombinim me hormonet seksuale të femrës ndikon si parandalim i depresionit.

“Tashmë ekzistojnë gjithnjë e më shumë fakte se mishi i peshkut ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të femrës.” – thotë udhëheqësi i studimeve, dr. Richard Marsh.

Ai po ashtu shton se femrat preken dyfish më shumë nga depresioni në krahasim me meshkujt.
Share:
---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts