Keni vështirësi të përqëndroheni? Ja disa sugjerime

Të gjithë e dimë ndjenjën e të qënurit të mbingarkuar, kur jemi të rrethuar nga shpërqëndrime.
Shumë gjëra tërheqin vëmendjen tuaj. Njerëzit përpiqen të komunikojnë me ju, me telefon, e-mail, tekst, Twitter etj. Kolegët ju ndërpresin. Riktheheni sërish, rifilloni aty ku e latë por duhet të gjeni se ku e ndërpretë punën tuaj. Këto dhe të tjerë faktorë mund të sjellin shpërqëndrim, duke ju prishur mbarëvajtjen e punës tuaj.

Ka disa hapa që ju mund t’i konsideroni për të qetësuar trurin tuaj – edhe në qoftë se ju nuk doni meditoni. Përveçse do të ndiheni më të qetë dhe më të fokusuar, ju ndoshta do të jeni më efikas gjithashtu. Rezulton se njerëzit nuk janë shumë të mirë në të menduarit për dy gjëra në të njëjtën kohë. Një studim tregoi se kur njerëzit u ndërprenë për t’iu përgjigjur një email apo mesazhi, iu duhej rreth 15 minuta për ta rifilluar edhe një herë aktivitetin që po bënin në aspektin mendor.
  1. Nëse mbani një televizor, radio ose muzikë, ndize dhe vendose njërën në sfond, e në momentin që jeni të ngarkuar fikeni.
  2. Vendosni një shënim të vogël, diku në një vend të dukshëm, ku të shkruani “Mendje e qetë”
  3. Organizoni hapësirën tuaj të punës në mënyrë krijuese.
  4. Pakësoni gjërat që bëni në të njëjtën kohë. Mos flisi me dikë në telefon ndërkohë që po lani enët, mos kontrolloni e-mailin tuaj ndërsa po dëgjoni një ‘conference call’ etj
  5. Fikni zilen e telefonit tuaj. Dëgjimi i telefonit tuaj ndërsa dikush ju telefon-madje edhe thjesht imagjinata se po e dëgjoni duke rënë- është një nga shpërqëndruesit më të mëdhenj.
  6. Bëni një pushim. Mbani një listë të aktiviteteve që do të bëni gjatë ditës, por gjithashtu edhe pushoni paksa.
  7. Përdoreni internetin për të kërkuar informacion specifik; mos kalon link në link duke shkpenzuar kohën.
 Burimi: Entrepreneur
©Mundesi
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts