"Hamleti" Shekspiri - ANALIZE

Hamleti eshte nje nga kryeveprat e te madhit Shekspir! Analize e plote e vepres...Hamleti, tragjedia me e famshme e W.Sh, sipas kritikeve eshte shkruar me 1601-1602 mbi bazen e nje sage (kenge epike popullore ose legjenda te perhapura ne vendet skandinave ne mesjeten e hershme) daneze te marre nga Sakso Gramatike a nga Belforesti, por e ndryshuar e zhvilluar dhe e zbukuruar me nje mjeshtri aq te cuditshme sa mund te quhet vepra teatrale me popullore dhe me e thelle qe luhet ne skene. Hamletin mund ta cilesojme si dushkun me te larte te pyllit Shekspirian, por nuk e shohim pasi u coptua pas rrufese. Gerrmallat tregojne madheshtine dhe tragjizmin e tij.

Subjekti tek Hamleti:
Klaudi ka vrare ne gjume mbretin Hamlet te Danimarkes, eshte martuar me te shoqen e tij dhe i ka rrembyer fronin princit Hamlet, nipit te vet. Princi Hamlet informohet per kete krim prej fantazmes se te atit dhe i betohet se do te hakmerrej. Per te arritur qellimin pa ia bere te ditur xhaxhait, Hamleti ben sikur eshte i marre dhe pas disa peripecish e mbaron zotimin plotesisht.
Motivet tek Hamleti:
Krimi i antagonistit dhe Hakmarrja e protagonistit.
Detyrat e princit Hamlet:
Sipas zakonit, ai kishte te drejte te hakmerrej per babane.
Sipas nderit ai kishte per detyre te shkepuste nenen nga duart e atij qe i vrau te shoqin e pare.
Sipas kanunit te shtetit si princ trashegimtar dhe si mbret i ligjshem i Danimarkes, ka per detyre te ndershkoje kte krim dhe te hip mbi fronin ateror qe i perket.
Sipas ligjit natyror te vetmbrojtjes ka te drejte te spastroje ate qe i ve pusi ta vrase, madje dhe vet te atin.
Sipas ndergjegjes ka te drejte dhe detyre te cliroje vendin e tij nga nje tiran gjakatar.
Kjo detyre per Hamletin ishte shume e rende. Vargjet qe mbledhin tere tragjedin e shpirtit te tij jane:
“Kjo bote u shthur! O prapesi, o dreq. Qe une paskam lindur te te ndreq”…
Hamleti si personazh:
Ai kishte jetuar ne Universitetin e Vitenbergut midis librave, studimeve te larta dhe arteve te bukura. (Nuk eshte zgjedhur rastesisht ky Universitet. Ai ka qene nje nga qendrat e studimeve antike si dhe te mendimeve liridashese te asaj kohe dhe ka pas marre fame per shkak te veprimtarise qe ka zhvilluar atje Luteri dhe Melangtoni) Ai ishte djali i perkedhelur i nje ati heroik, trim; ishte i pajisur me te gjitha virtytet morale dhe intelektuale; kishte te dashur Ofeline, vajzen me shpirtmire dhe engjellore. Dhe befas per kete shpirt delikat nga edukata, vjen katastrofa dhe i permbyset bota mbi koke. Tani sheh anen tjeter te medaljes. Vellai vret te vellane dhe i remben te shoqen, e ema mendjelehte martohet me vrasesin e babait, vrasesi merr fronin e te nipit, e dashura e padjallzuar bie pre e vrasesit qe ta spiunoje, miqte dhe shoket e femijerise i vene gracka, populli i falet nje mbreti kriminel. Ai ndihet i vetem, i neveritur dhe i pergjuar prej te gjitheve. Eshte i detyruar te lere universitetin, librat, studimet, artet e bukura, te fshije nga shpirti cdo ideal dhe te shkule nga zemra dashurine per Ofeline. Ai duhet te koncentroje te gjithe vullnetin dhe energjite per te mbaruar detyren e rende. Tani sheh vetem poshtersine njerzore. Danimarka qe i dukej si parajse, tani ishte nje burg. Bota ju nxi. Jeta si kishte me asnje vlere. Pesimizmi i turbullon koken dhe i thyen zemren. Dyshimi per veten dhe per tere boten, ja mpin shpirtin. I deshperuar, i demoralizuar, i paralizuar, me makthin ne gryke, ska force as te rroje as te vdese.
Arsyeja kryesore e vuajtjeve te Hamletit:
Arsyeja per vuajtjet e Hamletit qendron me teper ne ndjenjen qe ka pasur nje tronditje fatale per vdekjen sesa ne ndjenjen qe eshte i pazoti per veprim. Ai seshte as i gjallle, as i vdekur, as i marre, as me mend, as i zgjuar, as i fjetur, ndodhet buze gremines, buze vdekjes, ku e di qe shpejt a vone do te vdese. Mendja e tij banon midis varrezave dhe fantazmave. Aq te mos vrase veten, duhet te koncentroje vullnetin dhe energjine, duhet ta frymezoje kufomen e tij me gjalleri qe te jet gati per sulm.
Situata behet me e veshtire per shkak te ndergjegjes se tij. Ai nuk e di qe vdekja e babait nuk ishte natyra por as fatazmes nuk i beson plotesisht. Donte nje fakt nga mbreti qe te provonte nese vertet ishte ai fajtori. Kur e vertetoi se kush ishte fajtori atehere priti castin e duhur per te sulmuar. E vret ne castin kur eshte i nxire ne syte e botes si vrases dhe helmues i pabese. Hamleti e mbaron detyren per 4 muaj.
Cilesite e Hamletit ne lidhje me detyren:
Faktin qe ai largoj cdo ide nga vetja e tij tregon qe ishte nje njeri thellesisht praktik. Per te vene mbretin ne gjume ai ve masken e te marrit. E luajti rolin aq mire sa te gjithe u genjyen. Kjo tregon nje zotesi praktike dhelperie dhe vetkontrolli ne shkallen me te larte.
Menyra ne te cilen dergon Gidelsternin dhe Rozenkrasin ne vdekje, kur kta donin te vrisnin kete vet, tregon qe Hamlti ka dy cilesi praktike ne shkallen me te larte: Gjakftohtesine ne kohe rreziku dhe shpejtesi mendimi dhe veprimi.
Fakti qe e hodhi Laertin (qe ishte shume i zoti) ne toke me perdorimin aq mjeshteror te shpates, ai tregon qe ne universitet pervec artit te librave, eshte pergatitur per luften e jetes ne menyre perfekte.
Trimeria, gjakftotesia dhe shpejtesia me te cilat permbys mbretin ne gracken e tij, para se te bjeri ai vet brenda, ndonse me njeren kemb ne varr e me shpirt nder dhembe, jane majat e zotesise ne veprim dhe arrijne kulmin e heroizmit legjendar.
Si e pershkruan Ofelia:
Oborrtar- njeri i menyrave elegante.
Shkollar- njeri i mendjes se larte.
Ushtar – njeri i rrepte i luftes
Ofelia, si ndikon te ajo ndryshimi i Hamletit:
Ashtu si Hamletit dhe Ofelias ju permbys bota mbi koke. Ajo priste te hipte ne kulm te lavdise e lumturise, kur fati me nje shkelm e rrotullis tatepjete ne mjerim. Ajo nuk i kupton arsyet e ndryshimit tragjik te Hamletit, por e kupton qe u be nje ndryshim themeltar qe do i shkaterronte jeten. E pa Hamletin si trimin ideal te kohes dhe tani e sheh te marr. Ja thethiu mjaltin nga goja dhe tani i pi vrerin. I degjoj nje here zilen e embel, e cila tani i cjerr veshet. Per te dy jeta ishte nje torture e padurueshme. Por ne fund te dy shptuan, vdiqen.
Laerti dhe Hamleti:
Baza morale e gjakmarrjes se Laertit ishte e dyshimte, sepse i ati u vra prej Hamletit, kur e spiunonte dhe i vinte pusi. Hamleti pret qe te sigurohet plotesisht se kush ja vrau te atin. Kurse Laerti pa ditur as ku as si, degjoj thashthemet qe e vrau mbreti dhe ju versul mbretit. Me pas mbreti i tha qe e beri Hamleti dhe ju versul Hamletit. Hamleti i sheh rreziqet hollesisht dhe di se ku te veproje. Kurse Laerti eshte trim, nuk i sheh rreziqet sdi ku vepron, as si do perfundoje. Kur Hamleti njeh njerezit me te cilet ka te beje eshte i zoti te luaj me ta dhe di qe ne fytyren e mbretit ka nje armik kryedinak, kunder te cilit duhet proceduar me mend. Kurse Laerti ben nje kryengritje, triumfon dhe e ka ne dore ta vrase mbretin, po ky ndonse i carmatosur e fut ne gracke Laertin dhe e ben vegel per te vrare Hamletin. Kur Hamleti pret sa te falet mbreti se ishte ne kishe, Laerti ishte gati ta vriste Hamletin ne mes te kishes. Kur Hamleti e vret mbretin hapur e burrerisht, Laerti i ve pusi Hamletit dhe e vret me te pabese. Kur Hamleti del faqebardhe nga vepra e gjakmarrjes,
Laerti del i nxire nga cdo pikpamje dhe i kerkon falje Hamletit. Kur mbreti ndodhet ne meshiren e Laertit kryengrites, sja ka friken, e perballon me siguri absolute dhe brenda ca minutave e shtin ne thes. Kur e kupton qe Hamleti nuk ishte i marre sguxon ta perballoje si burre dhe i ve gracka te pabesa mbrapa kurrizit.
Horati:
Midis Hamletit te tronditur dhe Laertit te marrosur qendron figura stoike e Horatit. Ndonse i varfer nuk hidhet nga ana e fuqise, por nga ana e se drejtes, jo i fituar dhe i lutur por vetvetiu, vullnetar fisnik, pa kerkuar e pa pritur asnje cmim. Merr persiper me gjakftotesi dhe trimeri heroike detyren e rende qe i ka caktuarr vetvetes dhe mik i patundur e i patrembur, futet ne te gjitha rreziqet prane Hamletit. Nuk flet shume, nuk qahet, rralle keshillon. Eshte shembull i besnikerise dhe i nderit. Ideali i tij eshte ta perkrah Hamletin dhe ti pakesoj dhimbjet. Kur sheh mikun e tij te vdes, do te vdes dhe vet se jeta i duket pa qellim. Por permbushi amanetin e Hamletit, qe te jetonte e ti tregonte botes tragjedine e tij. Ngushellimi i thelle per kenduesin e tragjedis eshte qe paska ne bote miq gjeri ne vdekje si Hamleti.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts