Migjeni “Vargjet e lira” - ANALIZE

Autori : Migjeni
Vepra : Vargjet e Lira

Paraqitja realiste e jetës mbetet thelbesore . Heronjt e Migjenit nuk hyjnizohen, përkundrazi, ata janë njerës të thjeshtë.
Tema e mjerimit të skajshëm është mbizotëruese.
Në themel shihet fati i njeriut si qenie ekzistenciale, njeriu i shqetësuar për fatin e tij në raportet me shtetin e shoqërinë.
Ai sintetizon e njëjtëson sëmundjen e tij me sëmundjen shoqërore gjë që do të lidhej dhe me planin e shprehjes.
Temat e poezive trashëgohen dhe në prozën e shkurtër dhe në novelat e tij.
PERBERJA E VARGJEVE TE LIRA :

1. përbëhet nga ciklet:
2. Kangët e ringjalljes,
3. Kangët e mjerimit,
4. Kangët e përndimit,
5. Kangë në vete,
6. Kangët e rinis
7. Kangët e fundit
Emërtimi “Vargje të lira” – simbolik:
1. Janë të lira nga pikëpamja e tematikës (psh: tek “Poema e mjerimit”, tematika dhe motivet përbëjnë risi . Për të parën herë shikimi shtrihet tek shtresat e varfëra , të cilat më pare përbënin tabu.)
2. Janë të lira nga pikëpamja e formës (vargu i organizuar nga forma të rregullta metrike, do të shkojë drejt formës së lirë)
3. Kangë është emërtim tradicional ( dëshmon vlerësimin e traditës)
4. Gjithë vëllimi është ndërtuar sipas një grupimi logjik dhe kronologjik që duket si nga renditja e titujve të cikleve, ashtu dhe nga renditja e poezive brenda ciklit.
5. Mungon tërësisht tema atdhetare – përbën risi
6. E shkuara e lavdishme plot ngjyra, i ka lënë vendin së sotmes me mjerimin dhe varfërinë e tejskajshme.
7. Temat janë shoqërore si dhe dhimbjet personale të autorit.
8. Në krye të vëllimit paraprin “Parathënia e parathënieve”, që e fton lexuesin në një kohë të re dhe i sqaron atij cila është karakteristika e kësaj kohe (perëndimi i zotave)
Ideja e zgjimit kalon në 5 shkallë:
1. “Kangët e ringjalljes” nis me
“Të birt e shekullit të ri” (të cilët duan luftëra të reja për ngadhnjim dhe nuk e duan humbjen)
Kjo kërkon “Të lindet njeriu” (një njeri që do të mëkëmbë një botë të re)
Ky njeri do të zgjojë ndërgjegjet e fjetura njerëzore për njohjen e vetes, jetës, lirisë ( poezia “Zgjimi”)
Vullnetet e ndrydhura do të simbolizohen përmes shkëndijës, që është shpirti i rebeluar që shkon drejt hapësirës (poezia “Shkëndija”)
Dhe bota i përket rinisë. (“Kanga e rinisë”)[ kjo e fundit është :
1. ide poetike dhe
2. iluzion për t’i i kur gjendjes aktuale, mjerimit
- Në mbyllje jen “Kangët e pakëndueme” . Poeti i bën potretin vetes , duke dhënë iluzionin dhe deziluzionin për fatin e këngëve të tij (unë –djepi juej/ ndoshta vorri juej) “Kangët e mjerimit”, është ndërtuar mbi shprehësitë poetike:
Të revoltës
Të tërheqjes (abstenimit)
Zotëron pesimizmi dhe thirrja për kapërcimin e tij
Tenton përshkrimin e gjendjes reale dhe reagimin e poetit ndaj kësaj gjendjeje.
Fillon me “Poemën e mjerimit”, ku bëhet një paradë e shfaqjeve të mjerimit dhe pasojave që vijnë prej tij.
Fatet e njerëzve përshkruhen me vërtetësi lakuriqe (natyraliste)/ përmbajnë dhe ndjeshmërinë e autorit bashkëvuajtës.
Këngët në vijim të ciklit sjellin motivat e “Poemës së Mjerimit “, si motive të vecanta.
“Baladë qytetse”- fati i prostitutës si tragjedi e dyfishtë shpirtërore dhe ekzistenciale.
“Recital i malsorit”- rebelim poetik ndaj pamjeve të tmerrshme të jetës; poezi e kundërshtimit
“Blasfemi” dhe “Kanga skandaloze” – sjellin dëshirën për veprim dhe vetëdijën për pamundësinë e veprimit. Janë përplasje të dramatizmit dhe tragjizmit .
“Trajtat e mbinjeriut”- shtrojnë nevojën e një qenieje pa zemër (sfinks), një njeri që lufton e fiton, që hap shtegun e jetës së re.
“Shpirt’ i ri” – autori e cilëson “shqionjë me krah t’thyem” dhe dallon frika se ky shpirt nuk do të ketë fuqinë të përballojë e të luftojë për idealin e ri.
Si rezultat i të gjithave sa më sipër autori mbyllet në vetvet sëbashku me motivet e tij: fëmijërinë, djalërinë, revoltën, vdekjen (poezia“Motivet”) “Kangët e përndimit”. Në këto këngë rindërtohet besimi i rigjetur
“Kanga e përndimit”- sjell ëndrrën e kapërcimit të pengesave drejt një lirie që nxjerr në pah vlerat njerëzore.
“Shpirtnët shtegtarë” – është profeci për jetën e re që lind në Perëndim
Kritika: “Migjeni është bir jo i shekullit të ri , por i mbrami bir rebel i shekullit të vjetër.” “Kangë në vete” është një cikël dhe një poezi. Sillet raporti i autorit me traditën. Ai shkëputet nga thirrja e së shkuarës se do të ruajë shpirtin e tij që mos joshet nga e jetra dhe prangat e saj. ‘Kangët e rinisë”. Këtu shpaloset malli migjenian i shpalosur përmes thirrjeve, shpresës, iluzionit.
Ato vijnë :
në trajtë ekstaze (“Ekstazë pranverore”)
në trajtën e mallit për vashën (“Dy buzë”)
në trajtën e mungesës, brengae, dhimbjes për dashurinë e parealizuar (“Ndeshja”- vjen alternativa se gruaja është :hyjni/ kob)
“Kangët e fundit”- janë vjershat më të fuqishme. Janë përshkrim i ngadalshëm i vdekjes. Titujt japin shkallët e rënies së poetit.
“Një natë pagjumë” – vjen një monolog i brendshëm, dilemat e mëdha shpirtërore; uni lirik është në krizë totale. ( ai lutet, kërkon mëshirë, klith; simboli i natës vjen në funksion të vetmisë dhe vdekjes.
“Vuejtja” – ka trajtë vetërrëfimi ; jepet gjendja shpirtërore që shfaqet dhe në pamjen e jashtme. Poezia shpaloset në nivel tragjik (bashkohet dhimbja fizike me atë shpirtërore). Figura e flamurit që te Poradeci vjen si simbol i triumfit, këtu vjen si simbol i humbjes së luftës së tij me jetën. Para vdekjes nuk ka vlerë himnizimi.
“Nën flamujt e melankolisë”- që në titull jepet tema . (simbolika e përmbysur e flamurit)
Vihen re nota ironie drejt realitetit të zbrazët e të mjerë. Poeti identifikohet me popullin e varfër. Madje kotësia e jetës sillet përmes një të qeshuri sarkastik plot maraz
“Kanga e fundit” – përmban vetëm dy Vargje: “Përditë shoh qartë e ma qartë/ dhe vuej thellë e ma thellë”
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts