Si ka qene jeta studentore ne kohen e prinderve dhe si eshte tani ?

Çdo gjë ndryshon, të gjithë e dinë këtë. Koha, gjërat ndryshojnë dhe pak gjëra mbeten siç kanë qenë më parë - sidomos jeta studentore dhe studentët. Për studentët e rinj, nuk e keni idenë sa e ndryshme ka qenë jeta studentore në kohën e prindërve tuaj.

1. Hulumtimi

Më parë
 - Prindërit tuaj kanë qenë të njohur mirë me bibliotekat - sigurisht shumë më tepër sesa studentët e sotëm. Është dashur të gropojnë nëpër librat e vjetër për të fituar notë të mirë.
Tani - Një fjalë. Wikipedia.













2. Mbajtja e kontakteve

Më parë - Kur prindërit tuaj kanë dashur të mbajnë kontakt me prindërit ose shoqërinë e tyre, është dashur të shkruajnë letra, të shkojnë në postë dhe ti dërgojnë. Në zarf. Me pullë postare.
Tani - Çdo gjë rrotullohet rreth Facebook-ut.

3. Paraqitja në shtëpi

Më parë - Kur jemi tek mbajtja e kontaktit, më parë në shtëpitë studentore rrallë mund të gjehej dhomë me telefon. Studentët duheshin të paraqiten nga një telefon i përbashkët në recepcion.
Tani - Paraqitje? Pse, kur mund të shkruash SMS.

4. Të besosh në diçka


Më parë - Në varësi prej moshës së prindërve tuaj, është shumë e mundshme që kanë marrë pjesë në protesta për të drejtat e njeriut ose luftra. Edhe nëse nuk e kanë bërë këtë, moshatarët e tyre nëpër botë e kanë bërë. 
Tani - Nuk them që gjeneratat e sotme nuk kanë entuziazëm të tillë dhe që nuk luftojnë për qëllime të mira. Por, janë më pak të interesuar se më parë.

5. Dëgjimi i muzikës


Më parë
 - Radio! Pllaka! Kaseta! Duhet ta pranoni që ka qenë më tërheqëse sepse muzika ka qenë vështirë për tu arritur, në krahasim me mënyrën e sotme...një klik, dhe miliona verzione të një kënge, me cilësi të ndryshme. Nuk është keq, por pllakat muzikore japin një kënaqësi tjetër.
Tani - Çdo gjë zgjidhet me mp3 dhe iPod.

6. Shoqëria

Më parë - Kur prindërit tuaj kanë qenë në fakultet dhe kanë dashur të shoqërohen me shokët e tyre, atë e kanë bërë live. Njerëzit janë shoqëruar dhe zbavitur, tërë ditën dhe tërë natën.
Tani - Çdo gjë bëhet me Facebook, Instagram dhe Twitter. Nuk ka dalje dhe kafe prej 4 orëve.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts