Gjermania kërkon të punësojë 1000 infermierë shqiptarë

Dekani i Mjekësisë: Do t’i propozoj Senatit që gjermanishtja të futet si lëndë me zgjedhje

MLU MYnih Gjermani_1“Gjermania kërkon të punësojë rreth 1 mijë infermierë shqiptarë gjatë një viti”, tha dje në ceremoninë e diplomimit të 250 infermierëve dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Petrit Bare. Kjo i ka nxitur infermierët që aktualisht punojnë, por edhe studentët e rinj që sytë t’i kenë drejt këtij shteti, i cili për hir të së vërtetës ofron paga dhe kushte mjaft të mira.
Në një takim të zhvilluar dje, ndër të tjera dekani i Fakultetit të Infermierisë pohoi se në mbledhjen e ardhshme së Senatit do të propozojë që gjuha gjermane të vihet në mënyrë që studentët të kenë të drejtën e zgjedhjes. Veç kësaj shtoi se janë gati 500 infermierët e parë që do të ikin drejt shtetit gjerman. “Për këtë vit mund të shkojnë në Gjermani 500 të diplomuar. Gjermania ka në plan që të marrë 1000 infermierë në vit, sipas dijenisë sime”, sqaroi dekani Bare. Ai nënvizoi se nuk do të krijojë boshllëqe largimi i një numri të madh infermierësh, apo ikja e më të mirëve. E pranishme në këtë takim, ku u diplomuan 250 infermierë ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj. Ajo deklaroi se departamente të gjuhës gjermane janë hapur në disa prej shkollave jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera. Sipas Malaj, mësimi i gjuhës gjermane do t’u hapë mundësinë të rinjve për punësim legal në Gjermani. Të sapodiplomuarit shprehen entuziastë për mundësitë që ofron një shtet si Gjermania. Për ta dëshira më e madhe është punësimi atje dhe sigurisht paga është një faktor kryesor për këtë zgjedhje të tyre. Më shpresën se do të largohen, një numër i madh studentësh janë futur në kurse për të mësuar gjuhën, pasi ky është elementi i parë që u hap rrugën për punësim të ligjshëm atje. Mirëpo, edhe pse Gjermania mbetet dëshira parësore, por edhe më e arritshme, ka edhe nga ata që kanë nisur aplikimet për të kërkuar mundësi punësimi në Kanada, por sigurisht procedurat janë më të vështira. Mungesa e një mundësie punësimi në vend, por edhe kushtet më të mira të punës, po i drejtojnë infermierët drejt Gjermanisë. Në një intervistë të dhënë më herët për gazetën “Shqip”, presidenti i Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi, sqaron se në Shqipëri ka rreth dy mijë infermierë të licencuar, por që janë të papunë. Sipas tij, kjo është një prej arsyeve që i shtyn, por faktorë të tjerë po kaq të rëndësishëm janë edhe paga më e lartë e kushtet e punës më të mira që ofron shteti gjerman. Sipas Skënderit, nevojat dhe kërkesat e shtetit gjerman janë më të mëdha. Veç kësaj, ai nuk përjashton mundësinë që brenda disa vitesh, ikja e më të mirëve të ndihet edhe në tregun tonë të punës. Megjithatë, kjo duket e largët, pasi sot tregu ofron më shumë sesa janë nevojat reale.

© Gazeta Shqip , 
Ilda Hoxha
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts