Nga data 18 – 24 Nëntor ishte Java Boterore e Ndergjegjesimit te
Antibiotikeve. Ka lindur kjo nevoje për këtë javë pasi është vërëjtur vitet e
fundit që është rritur rezistenca mikrobike të bakterevë që japin sëmundje
infektive ndaj antibiotikëve që ne kemi në dispozicion. Gjatë kësaj jave bëhet
një sensibilizm në të gjitha vendet e botës për përdorimin e antibiotikëve, ku
edhe në Shqipëri studentët e Departamentit të Farmacisë te Universitetit te
Mjekesise Tirane, kanë ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi.
Falë
bashkëpunimit të Departamentit të Farmacisë, AKBPM, MShMS, IShP, Urdhri
të Farmacistëve, Bashkia Tiranë dhe WHO, studentët e Departamentit të
Farmacisë të ndarë në grupe nen sloganin #AntibiotiketNukJaneKaramele, kanë
qenë gjatë kësaj jave në 10 kopshte, 20 shkolla dhe në pjesën më të madhe të
farmacive në Tiranë, duke dhënë mesazhe sipas grupmoshave apo duke vendosur
postera&stickers.
Kjo jave nuk eshte per te thene mos perdorni antibiotiket apo
antibiotiket nuk duhet te perdoren, por eshte jave per te vene ne vemendje qe
antibitiket duhet te perdoren vetem nga rekomandimi I mjekut.
Marrja e antibiotikeve kur nuk eshte e nevojshme I ben ata me pak
efikas kur te jene te domosdoshem
Studentët e farmacisë kanë realizuar edhe një video (të cilën mund
ta shikoni këtu - http://bit.ly/studentetfarmaci)
e cila mori një vëmendje shumë të madhe, ku arriti 20k views vetëm në pak ditë.
Video e realizuar nga studentët e farmacise u publikua dhe nga Organizata
Botërore e Shëndëtësise.
Disa foto nga aktiviteti I studentëve të farmacisë;
0 comments:
Post a Comment