NDAL TREGTISE SE LIBRAVE!



Pedagogët nuk mund të sillen brenda universitetit si shitës ambulantë librash. Studentët nuk mund të detyrohen të jenë klientela e sigurt e mallit të tyre. Mallit të përkthyer nga diku – por pa përkthyes, të printuar nga diku – por pa shtëpi botuese, që përmbajtjen e ka në shqip – por pa redaktor gjuhësor, që pretendon se përçon dije te lexuesi – por pa redaktor shkencor.

Lëvizja Për Universitetin ngre alarmin për nivelin skandaloz të teksteve universitare, por sidomos për shantazhimin që u bëhet studentëve për ta blerë këtë mall kallp. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve drejtuese:

- Të ndalojnë rreptësisht përfshirjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të pedagogëve në procesin e shit-blerjes së teksteve akademike. Çdo konstatim i këtij fenomeni nga aktivistët tanë do denoncohet publikisht.

- Të parandalojnë çdo tentativë nga pedagogët për shantazhimin apo detyrimin me çfarëdolloj mënyre të studentëve për blerjen e cilitdo teksti akademik. Çdo konstatim i këtij fenomeni nga aktivistët tanë do denoncohet publikisht.

- Të ndërmarrin masa që çdo tekst i publikuar të kalojë nga një proces shqyrtimi, vlerësimi dhe miratimi nga një komision i posaçëm brenda universitetit, para se të rekomandohet si tekst akademik. Ai duhet të plotësojë kriteret minimale të autorësisë, shtëpisë botuese, kontrollit ndaj plagjiaturës etj.

- Të ndërmarrin masa që çdo tekst që rekomandohet si literaturë brenda universitetit të ekzistojë të paktën në gjashtë kopje nëpër bibliotekat e fakulteteve përkatëse.

Këto kërkesa ne i konsiderojmë si të domosdoshme për të mbrojtur studentët nga abuzimi nga ana e pedagogëve dhe për të siguruar një nivel minimal cilësie në tekstet që ndriçojnë mendjet e brezave ndër vite. Lëvizja Për Universitetin zotohet se do ndërmarrë veprime në vazhdim për përmbushjen e këtyre kërkesave.

/Levizja Per Universitetin
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts