Raport mbi regjistrimet në Universitet për vitin akademik 2016-2017
Studentë të regjistruar gjithsej 22.963 nga 27.600 aplikantë në total, ose 83 % e aplikantëve janë regjistruar.
Në Universitete Publike janë regjistruar 18.584 ose 81 % e totalit të të rregjistruarve; ose 67 % e aplikantëve.
Në Universitete Private janë regjistruar 4.379 ose 19 % e totalit të të rregjistruarve; ose 16 % e aplikantëve.
Krahasuar me vitin e kaluar:
Në Universitete Publike janë regjistruar 1.014 studentë më shumë se një vit më parë, ose 5 % më shumë.
Në Universitete Private janë regjistruar 1.597 studentë më pak ose 27 % më pak.
Kuota të realizuara:
Në universitete publike të paplotësuara 3.370 kuota.
Kuota të mbetura por që nuk kanë garues: 2.668.
Kuota të mbetura publik që kanë garues: 702.
Në universitete private kanë mbetur të paplotësuara 4.666 kuota ose 51 %.
Rritja e cilësisë:
Nga 291 programe në total pranë universiteteve publike kemi një rritje të cilësisë së pranimeve në 162 programe ose në 56 % të tyre, prej tyre:
22 % janë me mesatare nga 6 deri në 7
33 % janë me mesatare nga 7 deri në 8
30 % janë me mesatare nga 8 deri në 9
12 % janë me mesatare nga 9 deri në 10
Studentët me notë mesatare mbi 9 janë 84 % regjistruar në universitetet publike dhe 16 % në universitetet private.
Vëmendje: 40 maturantë të ekselencës kanë përfituar bursë nga marrëveshja me qeverinë turke për studime në programet: Inxhinieri kompjuterike, elektronike, bioteknologji, aeronautike, inxhinieri matematike, planifikim urban.
Studentët me notë mesatare 8-9 janë regjistruar 80.7 % e tyre në Universitetet Publike dhe 19,3 % në Universitetet Private.
Studentët me notë mesatare 7-8 janë regjistruar 82.4 % e tyre në Universitetet Publike dhe 17,6 % në Universitetet Private.
Studentët me notë mesatare 6-7 janë regjistruar 80.8 % e tyre në Universitetet Publike dhe 19,2 % në Universitetet Private.
Studentët me notë mesatare nen 6 janë regjistruar 13.2 % e tyre në Universitetet Publike, programe dyvjecare dhe 86.8 % në Universitetet Private programet dyvjecare
Siç shihet nga shpërndarja e fashave të notave mesatare dhe shpërndarjes në total publik- privat kemi një shpërndarje normale.
Përjashtohen nga trend studentët me notë mesatare nën 6. Për këta trendi i regjistrimeve është 86.8 % të regjistruar tek universitetet private dhe 13.2 % tek universitetet publike.
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.
0 comments:
Post a Comment