20 gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë në 2018



Nuk ka nevojë të bëni më shumë, për t’u rritur dhe përmirësuar. Mund t’i shtoni jetës tuaj duke hequr dorë prej zakoneve negative, si dhe duke eleminuar gjendje mendore dhe besime që të lënë mbrapa dhe kanë një impakt shumë të madh mbi jetën tënde.

Hiq dorë nga bërja e zgjedhjeve në jetë, bazuar në pritshmëritë e të tjerëve
Ne jemi të ndikuar nga miqtë, familja dhe shoqëria. Shfaqjet televizive, reklamat, dhe këshillat nga të tjerët ofrojnë një prurje të vazhdueshme mesazhesh për mënyrën e duhur si duhet të jetosh. Gjithësecili ka një opinion  për atë çfarë duhet të bësh me jetën tënde. Çdo njeri ka eksperienca, frikëra dhe ëndrra që janë unike. Njerëz me besime dhe eksperienca të ndryshme nuk duhet të drejtojnë zgjedhjet e tua në jetë. Injoroi pritshmëritë që të vendos shoqëria. Hiq dorë nga të jetuarit e jetës së një tjetri.

 2.Hiq dorë nga injorimi i intuitës tënde

Për shumicën e vendimeve të rëndësishëm në jetë, ne e dimë instiktivisht zgjedhjen e duhur. Instikti na vjen si një ndjenjë, dhe na çon drejt përgjigjes. Ne mendojmë se marrja e një vendimi të madh nuk mund të jetë kaq e kollajtë. E analizojmë situatën nga të gjithë këndvështrimet, bëjmë lista me pro dhe kundra, dhe merremi me të gjithë arsyet që mbështesin secilin opsion. Vrasim e vrasim mendjen, edhe pse gjatë gjithë kohës, e kemi ditur përgjigjen. Ajo që duhet të bëjmë është që të sintonizohemi me frekuencën e zërit tonë të brendshëm.

Hiq dorë nga vënia në dyshim e ëndrrave të tua
Nuk ke pse hedh gjithçka dhe ndërmerr risqe të mëdha për të ndjekur ëndrrat e tua. Mund të fillosh me hapa të vegjël në atë drejtim. Duhet më pak presion me hapa të vegjël, në vend që të shkosh nga A tek Z, menjëherë. Mësimet nga fitoret dhe gabimet e mëhershëm do të të udhëzojnë për hapat e radhës. Teksa akumulon fitore të vockla, mund ta përshtasësh strategjinë për të ndërmarrë risqe më të mëdha. Fillimi i lëvizjes në drejtim të ëndrrave të mbush me motivim.

Hiq dorë nga të priturit për të vepruar, deri kur të kesh besim tek rezultatet
Ti ke një vizion të qartë të asaj që dëshiron të arrish. Por nuk di si të shkosh. Nuk ka një udhëzues hap-pas-hapi për të mbërritur në vijën e finishit. Edhen ëse krijon planin e përsosur, do të ketë pasiguri gjatë rrugës. Nuk mund të eleminosh gjithë risqet. Do të bësh gabime. Do të ndryshosh drejtimin, duke parë se disa strategji nuk funksionojnë siç e kishe parashikuar. Rruga do të bëhet më e qartë, teksa mëson gjatë proçesit. Pasiguria tek rezultati do të bjerë. Thjeshtë duhet të bësh hapin e parë.

Hiq dorë nga krahasimi i vetes me të tjerët
“Nuk ka asgjë fisnike në të qënurit superior ndaj të tjerëve; fisnikëria e vërtetë është që të jesh superior ndaj vetes tënde të mëparshme”

Kur krahasojmë veten me të tjerët, ne shohim tek njerëz më të suksesshëm. Kjo na bën të ndihemi të pasigurtë e të paplotësuar. Vrasim mendjen përse nuk jemi aq të suksesshëm sa ata. Ndiejmë zili. Fajësojmë veten pse nuk kemi marrë vendime më të mira. Në vend të notojmë në këto emocione negative, mund të krahasohemi me veten tonë ideale. Dhe teksa e kthejmë vëmendjen tek ajo që duam, kultivojmë besime produktive për vetveten.

Hiq dorë nga të kërkuarit vlefshmëri dhe miratim prej të tjerëve
Nëse kërkon vazhdimisht miratimin e të tjerëve, atëherë merr vendime në bazë të asaj që duan të tjerët. Në vend të mendosh për atë që ti do, ti në fakt përpiqesh të kënaqësh të tjerët. Me këtë mendësi, imazhi yt për veten dhe gjendja jote emocionale dalin jashtë kontrollit tënd. Emocionet luhaten në bazë të mendimeve të të tjerëve. Kur ke vetëvlerësim, ti sheh brenda teje për përgjigje. Analizon situatën dhe thjeshtë bën atë që mendon se është e drejtë. Dhe kështu, pushon së shqetësuari se si të tjerët do i shohin veprimet e tua.

Hiq dorë nga të kërkuarit leje prej të tjerëve
Kur ul volumin e opinioneve të të tjerëve, fiton qartësi për atë që do. Ti nuk pret dritën jeshile nga të tjerët para se të fillosh. Ti u kushtohesh objektivave që janë domethënës dhe frymëzues për ty, pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët. Mjaft kërkove leje nga të tjerët, për të bërë atë që do.

Hiq dorë nga të ankuarit
Shumë prej problemeve që hasim janë të padrejtë. Gjërat shkojnë keq për arsye që janë jashtë kontrollit tonë. Nuk është faji ynë. Mund të biem lehtësisht në joshjen e të ankuarit, për gjithçka që nuk shkon siç duam. Na bën të ndihemi mirë. Megjithatë, të ankuarit nuk e ndryshon situatën. Kur pushojmë së ankuari, mendja jonë ndryshon marsh për të kërkuar zgjidhje, në vend që të kërkojë probleme.

Hiq dorë nga të përqëndruarit tek gjërat negative
Gjëja tek e cila fokusohemi, zgjerohet. Në mënyrë të pavetëdijshme, mund ta stërvisim mendjen që të pikasë aspektet më të këqia të situatës. Por, nga ana tjetër, mund ta stërvisim mendjen që të vendosë një filtër pozitiv mbi ngjarjet, përmes përpjekjeve të disiplinuara dhe të vazhdueshme. Mund të ndryshojmë mënyrën si i shohim pengesat. Ne mund të pikasim shanse, aty ku të tjerët shohin probleme.

Hiq dorë nga të fokusuarit mbi mënyrën se si duhet që të jenë gjërat
Kolegët tanë duhet ta njohin dhe vlerësojnë punën tonë. Familja duhet t’i shohë gjërat nga perspektiva jonë. Por, rrallëherë jeta është ashtu si ne mendojmë se duhet të jetë. Eshtë më e rrëmujshme dhe më e padrejtë, nga sa duhet të jetë. Kur pranojmë mënyrën se si gjërat janë, në vend se si duhet të jenë, atëherë kapërcejmë gjendjen e frustrimit. Marrim vendime më të mirë për hapat e radhës që duhet të bëjmë.

Hiq dorë nga mos festimi i sukseseve
Ne punojmë shumë për të arritur objektiva të rëndësishëm. Pastaj, shpenzojmë pak minuta për të shijuar arritjet tona, para se të kalojmë në sipërmarrjen tjetër. Të hedhurit sytë përpara ështënjë zakon shumë i mirë, por marrja e kohës për të festuar arritjet është po kaq e rëndësishme. Bëj një hap pas për të reflektuar mbi udhëtimin e deritanishëm. Ngrin jë dolli për arritjet e tua.

Hiq dorë nga nevoja për të fituar debate
Mbrojtjen fituese ne e projektojmë në kokën tonë, si avoketërit. E përsërisim atë që do të themi. Më pas angazhohemi në debate të nxehtë. Kishim imagjinuar që në fund të debatit do të dëgjonim: “Po, ke të drejtë!” Në vend të kësaj, largohemi nga skena të mërzitur. Secili prej nesh këmbëngul më fort në anën tonë të argmentit. Të dy e humbasim atë debat. Ne mund ta fitojmë debatin vetëm nëse nuk i bëjmë qejfin egos sonë për të dalë “fitues” ashtu si e kishim në kokë.

Hiq dorë nga nevoja për t’u njohur
Ne duam që kontributet tona të vërehen dhe shpërblehen. Të kërkosh njohje është njësoj si të kërkosh miratim nga të tjerët. Gjendja dhe emocionet e tua varen nga mënyra si trajtohesh prej të tjerëve. Prodho punë të mira sepse ato janë në linjë me vlerat e tua, dhe jo sepse pret opinionin e të tjerëve. Njohja mund të mos vijë sot. Puna me cilësi të lartë, e qëndrueshme, është e pamohueshme. Duartrokitjet nga bota e jashtme janë të pashmangshme.

Hiq dorë nga të shqetësuarit për të kaluarën
Sa më shumë energji mendore i kushtojmë të kaluarës, aq më pak rritje përjetojmë në të tashmen. E kaluara nuk ndryshohet. Të shqetësuarit për të kaluarën nuk të sjell asnjë përfitim. Nuk mund ta përmirësojmë pozicionin tonë të tashëm, kur në të njëjtën kohë rijetojmë të kaluarën. Eshtë e natyrshme të kujtosh gabimet e të kaluarës. Nuk mund t’i ndalojmë këta mendime. Por ne kemi fuqinë t’i lëmë ata mendime të largohen, në vend që të na marrin zvarrë drejt tëkaluarës.

Hiq dorë nga kritikat e tepruara ndaj vetvetes
“Suksesi është aftësia për të shkuar nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziasmin”

Nëse vendos objektiva ambicioze, pjesën më të madhe të kohës do të jesh përtej zonës tënde të rehatisë. Do të dështosh vazhdimisht, teksa ngjit lartësi të reja. Përpjekjet e dështuara janë pjesë e proçesit të rritjes. Ne mund të vlerësojmë përpjekjen, në vend që të vetëfajësohemi për çdo gabim.

Hiq dorë nga të mos mësuarit prej gabimeve
Pavarësisht sa herë i riluajmë gabimet tona në teatrin e mendjes sonë, ata momente kanë kaluar tashmë. Gabimet janë histori tashmë. Në vend që të fiksohemi pas dështimeve, mund të nxjerrim mësime, të cilët mund të fillojmë t’i zbatojmë që sot. Gabimet ofrojnë informacione se si mund të përmirësohemi. Çdo gabim është një shans për të mësuar. Po të kesh këtë në mendje, atëherë nuk do të kesh asnjëherë dështime.

Hiq dorë, mos i merr gjërat shumë seriozisht
Ne kemi zgjedhjen që çdo siklet, mërzi të vogël, ta ngremë automatikisht në nivelin 10. Ose mund t’i zvogëlojmë e t’i lëmë pas. Kemi zgjedhjen që çdo situatë ta perceptojmë në një mënyrë që shfaq avantazh për ne. Mund ta shijojmë proçesin. Mund t’i mbajmë gjërat me lehtësi. Mund të qeshim shpesh. Eshtë zgjedhja jonë.

Hiq dorë nga përpjekjet për të bërë gjithçka
Opsionet janë të pafundme. Mund të bëjmë më shumë projekte në punë. Mund të lexojmë më shumë artikuj. Mund të mësojmë të gatuajmë. Mund të bëjmë 1000 gjëra të ndryshme. Ne ndihemi produktivë kur u heqim vizë atyre që kemi bërë në listën e dtyrave. Të gjitha duken si arritje dhe progres. Em egjithatë, shumica e detyrave nuk lëvizin as edhe një gjilpërë drejt objektivave tona më të vyera. Sa më e shpërndarë vëmendja jonë, aq më pak gjasa ka që të arrijmë atje ku ka më shumë rëndësi.

Hiq dorë nga përqëndrimi tek urgjentja, dhe jo tek e rëndësishmja
Mund të kalojmë pjesën më të madhe të kohës duke shuar zjarre të vegjël. Detyra urgjente do të vazhdojnë të vijnë edhe nesër, edhe pasnesër. Jeta është një rrip i gjatë lëvizës, i mbushur me zjarre të vegjël. Shumcia e tyre nuk janë të rëndësishëm. Kur krijojmë zakonin që të fokusohemi tek e rëndësishmja, jo tek urgjentja, atëherë bëjmë përparim të qëndrueshëm drejt objektivave domethënës. Krijojmë vrull drejt jetës që duam të kemi. Kjo është më mirë se të bëjmë shumë gjëra, por të mos dijmë ku duam të shkojmë.

Hiq dorë nga të ndjerit shumë i zënë
Ne jemi të gjithë fajtorë që u themi miqve: “Jam shumë i zënë”. Një pjese tonës ipëlqen të jemi shumë të zënë, sepse na bën të ndihemi të rëndësishëm dhe të vlerësuar. Ndihemi të mbytur në punë, pa e kuptuar se si ndodhi. Ne themi “po” për shumicën e ftesave dhe kërkesave, pa mednuar se si ato zënë vend në planet tona. Duhet disiplinë për të refuzuar ftesa dhe kërkesa nga miqtë dhe kolegët. Kur themi Jo, ne i japim vetes tonë hapësirën që në ditën tonë, të reflektojmë një ekuilibër mes punës, lojës dhe relaksit. Jemi në në kontroll të kohës sonë.Lifehack – Bota.al
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts