TESTIMET E SHPESHTA E SHKATËRROJNË VETËBESIMIN, DHE KJO ËSHTË DIÇKA MË E KEQE SE NOTA E ULËT

Godi Keller është një pedagog norvegjez i cili më parë ka punuar me fëmijë, ndërsa tani me të rritur. Ai ka qenë profesor me vite në universitetin "Rudolf Shtajner" në Oslo, ndërsa tani udhëton në disa shtete dhe i këshillon arsimtarët dhe prindërit se si fëmijët ta fitojnë më të mirën, si t'ju ndihmojnë me zhvillimin e potencialit të tyre. Sipas tij, arsyeja më e madhe e mossuksesit në shkollë, sidomos në Evropë, është mungesa e vetëbesimit.
Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, Keller ka dhënë këshilla që të punohet mbi motivacionin. Shkollat e sotme nuk dinë si ti motivojnë fëmijët. Në vend të kësaj, ata i frikësojnë dhe u thonë që nuk janë mjaft të mirë. Prindërit me të cilët Keller punon anë të ngjashëm, pa marrë parasysh se në cilin shtet jetojnë.


"Më i madh është dallimi ndërmjet atyre njerëzve dhe prindërve të tij të vjetër sesa ndërmjet prindërvetë sotëm. Në këtë epokë të globalizimiz kudo shoh tip të ngjashëm të individualizmit. Mënyra perëndimore e të menduarit po merr hovin", thotë ai.

Në aspketin arsimor, kjo do të thotë që përbërja arsimore është e përgjithshme pothaujse kudo dhe përshin përgatitjen e fëmijëve për testin e ardhshëm, por jo edhe për jetën. U bëhet shumë shtypje fëmijëve që të kenë nota të mira dhe të kenë suskes, por nuk do të thotë që pregatitja për jetë është ti kesh notat e mira në të gjitha lëndët në shkollë.

Numrat e vrasin motivacionin

Keller thekson që nëse fëmija nuk tregon sukses në testime, çdo test i ri për të paraqet vetëm stres, ndërsa mesazhi që e pranon në fund është që ai nuk është mjaft i mençur.

"Fëmija që testohet shpesh dhe nuk arrin rezultate të mira, e humb vetëbesimin", thotë Keller.

Ky është një problem shumë më i madh se notat e këqia, sipas tij. Në shkolla nuk ka qasje individuale, individët që nuk përshtate në sistem trajtohen pothuajse sikur pengesë.

Më së keqi është kur fëmija i cili kritikohet në shkollë, e pret një gjë e njejtë në shtëpi. FËmijët që në shkollë nuk kanë qenë të mirë, por janë bërë të suksesshëm dhe të kënaqur janë fëmijë që prindërit i kanë mbështetur, sipas Kellerit.

Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts