Ish-drejtori i arsimit parauniversitar në MAS flet për rolin e Maturës Shtetërore 2016, pas ndryshimeve që parashikohen në ligjin e ri për arsimin e lartë
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të arsimit të lartë, Matura Shtetërore cilësohet proces dalës, jo kusht për t’u pranuar në universitete. Të paktën referuar asaj që parimisht parashikon ligji, ndërsa në praktikë ky ndryshim është përkthyer ndryshe nga universitetet publike, të cilat ndonëse nuk e konsiderojnë proces hyrës rolin e Maturës Shtetërore, si mesatarja e shkollës së mesme edhe lëndët me zgjedhje përbëjnë mbi gjysmën e rëndësisë së pikëve për t’u pranuar në universitetet publike. Për këto dhe të tjera paqartësi, të papërfshira në udhëzimin e ri të Ministrisë së Arsimit, për maturën 2016-2017, ish-drejtori i Arsimit Parauniversitar në MAS, Fatmir Vejsiu, sqaron rolin e
vërtetë të këtij procesi me të ashtuquajturat ndryshimet e reja. “Në formulat e llogaritjes së pikëve merren në konsideratë mesatarja e viteve të shkollës së mesme të lartë, mesatarja e provimeve të MSH në ndonjë rast (Universiteti Politeknik i Tiranës) si dhe mesatarja e lëndëve që parapëlqen çdo fakultet. Më saktësisht, përdoren rezultatet deri në marrjen e diplomës. Përse do quhet jo hyrëse MSH?! Vetëm për faktin që formulat nuk parashikojnë koeficiente, apo për faktin se llogaritja e pikëve bëhet jo më nga AKP?!”, shprehet Vejsiu, i cili jo vetëm analizon kriteret e reja të përcaktuara nga vetë universitetet, por edhe sugjeron maturantët për lëndët që duhet të zgjedhin, në rastin kur llogaritja e pikëve nuk parashikon koeficientet.

Më hyrjen në fuqi të ligjit të ri të arsimit të lartë, Matura Shtetërore do të jetë dalëse, jo hyrëse. Cili do të jetë roli i saj, me këtë ndryshim?
Vetëm dalëse?! Përse duhet menduar kështu?! Po mundohem ta argumentoj se përse nuk më pëlqen ta quaj kështu. Së pari, dua të shpreh atë që nuk jam fanatik ndaj asaj se si mund ta quajmë Maturën Shtetërore. Unë kam punuar gjithnjë në sektorin e arsimit parauniversitar dhe jam interesuar për maturën si element dalës. Për një kohë të gjatë është shfrytëzuar edhe si element hyrës. Për mua do ishte sistemi më i mirë, me kusht që administrimi i MSH të ishte më korrekt. Maturat 2006 deri 2015 janë konsideruar edhe dalëse vetëm për faktin që formula e llogaritjes ishte e imponuar nga MAS dhe llogaritja e pikëve nga AKP. Në këtë formulë merreshin në konsideratë koeficientet e shkollave dhe të lëndëve me zgjedhje. Këto koeficiente përcaktoheshin nga universitetet. Mbi bazën e tyre bëhej rankimi i aplikantëve për secilin drejtim studimi. Sipas kuotave bëhej edhe lista e fituesve për çdo drejtim studimi. Nga vendimet e universiteteve për pranimet në vitin akademik 2016–2017 (përjashtoj vetëm universitetin e Mjekësisë), “realizohet i njëjti” proces llogaritjesh, jo nga AKP, por nga vetë fakultetet. Sipas tyre, në formulat e llogaritjes së pikëve merren në konsideratë mesatarja e viteve të shkollës së mesme të lartë, mesatarja e provimeve të MSH në ndonjë rast (Universiteti Politeknik i Tiranës) si dhe mesatarja e lëndëve që parapëlqen çdo fakultet. Më saktësisht, përdoren rezultatet deri në marrjen e diplomës. Përse do quhet jo hyrëse MSH?! Vetëm për faktin që formulat nuk parashikojnë koeficiente, apo për faktin se llogaritja e pikëve bëhet jo më nga AKP?!

Në një paragraf thuhet që provimet me zgjedhje do të vazhdojnë të jenë dy, si dikur, por numri i krediteve nuk do të ketë rëndësi në përzgjedhje. Nisur nga kjo, çfarë lëndësh u sugjeroni maturantëve të zgjedhin?
Më datë 11.02.2016 MAS ka nxjerrë udhëzimin nr. 1, “Për organizimin e dhe zhvillimin e provimeve të MSH 2016” Po ta shikosh me vëmendje ky udhëzim nuk ka asnjë ndryshim me atë për organizimin dhe zhvillimin e MSH 2015. Pra, do jenë 2 provime me zgjedhje me kushtin që shuma e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël sesa 8. (edhe pse një media e shkruar kish thënë se numri i krediteve të lëndëve me zgjedhje nuk ka rëndësi, unë nuk e besova). Deri në MSH 2015, nëpërmjet formularit A1, maturantët përzgjidhnin lëndë që kishin koeficiente më të larta. Për të pretenduar një nga fakultetet e Universitetit të Mjekësisë ato zgjidhnin gjuhën e huaj, kiminë, biologjinë apo fizikën. Në të shumtën e rasteve këto lëndë të nivelit të avancuar, me koeficient 1.4. Në këtë maturë sugjeroj që të mos ndodhë kështu. Maturantët nuk mund të riskojnë duke zgjedhur lëndë të avancuara, të cilat në të kaluarën mund të jenë bërë shkak i mos fitimit të preferencës më të parë të tyre (ka shumë raste që nxënës me një numër të madh pikësh nuk janë shpallur fitues në mjekësi, pasi në lëndët me zgjedhje nuk kanë marrë notë maksimale). Provimet me zgjedhje janë thjesht për të siguruar përfundimin e arsimit të mesëm të lartë. Në UM i kërkohet thjesht mesatarja e provimeve të kësaj mature, pavarësisht se cilat kanë qenë lëndët që ka zgjedhur maturanti. Kjo më bind të ritheksoj se maturantët nuk duhet të riskojnë për të zgjedhur ato lëndë. Ato sipas kritereve të Udhëzimit 1, të zgjedhin lëndë që i krijon mundësinë për të marrë notën më të lartë të mundshme. (këtu shikoj që cenohet procesi i MSH, gjë për të cilën më vjen keq). Deri në MSH 2015, për të ndjekur një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë në UT, kishe interes të jepje si lëndë me zgjedhje lëndën e ekonomisë, më mirë akoma atë të ekonomisë së avancuar.
Në vendimin e senatit të UT dhe anekset e saj thuhet: “Në Fakultetin e Ekonomisë 50% i ka mesatarja e thjeshtë e viteve të shkollës së mesme të lartë dhe 50% mesatarja e thjeshtë e lëndëve të preferuara Matematikë 15%, Ekonomia 15%, fizika 10% dhe gjuha e huaj 10%. Nëse një maturant është vlerësuar me 10 në ekonomi (në shumicën e rasteve këtë lëndë e zhvillojnë mësues jo ekonomistë) ai ka siguruar 15% të pikëve. Nëse do kishte ndërmend të zgjidhte Ekonominë si provim me zgjedhje për të pretenduar një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë, ai nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë, sepse rrezikon një sasi të konsiderueshme pikësh. Nota 10 e mësueses do mblidhej me notën e provimit me zgjedhje, që mund të jetë 5 ÷ 10, do pjesëtohej me dy dhe rezultati do shumëzohej me 0.15. Më konkretisht: Nëse në provimin me zgjedhje merr 8, ai ka mesataren 9 në lëndën e ekonomisë dhe sipas formulës së UT do humbasë 10% të pikëve që do i siguronte nota 10 e mësueses së Ekonomisë (mos harrojmë se mund të marrë edhe më pak sesa 8 dhe humbjet do ishin më të mëdha). Ky arsyetim mund të bëhej edhe për lëndë të tjera, jo vetëm në Fakultetin e Ekonomisë.
Tiranës, rezulton se 50% të pikëve do të zërë mesatarja e shkollës së mesme, ndërsa 50% të tjera, gruplëndët e përzgjedhura nga fakultetet. Si ta kuptojmë këtë? ..... (LEXO TE PLOTE)
0 comments:
Post a Comment