Te gjithe,perpara se te fillojme te lexojme nje liber ,presim ne nenvetedijen tone qe aty te kete dicka magjike. Presim nje histori qe te na emcionoje.Me shume se aq, ne presim dicka ndryshe.Por magjia qendron te mendimi.Duket sikur ka nje mosperputhje mes mendimit dhe hedhjes se tij ne leter.Mendimi ka dicka qe shkrimi nuk e arrin dot. Ka mungesen e frikes.Kur lind nje mendim lind i lire dhe eshte frika jone ajo qe me pas e ndrydh ate.Frika eshte ndjesia qe percakton jetegjatesine e mendimit,pra eshte ajo qe e vret mendimin,ose e con ate ne aktin e "vetevrasjes" dhe groposjes ne nenvetedije,per tu shfaqur pas shume kohesh,ose ndoshta dhe kurre.Por megjithate,magjia e mendimit qendron ne faktin qe ti e di qe ai mendim do te ndrydhet.Ndrydhja i jep force mendimit.Psh ka raste kur ke menduar dicka te bukur dhe pernjeheresh e ke harruar.Ajo gjeja qe ke harruar eshte fara e mendimit.Nuk eshte ekzakt mendim. Eshte pak a shume si magji.Aty duhet te jene nisur njerezit kur "shpiken" magjine.Pra magjia qendron ne menyren si funksionon truri gjate fillimit te nje mendimi.Magjia qendron ne pritshmerite tona. Por si cdo gje e bukur dhe ajo zgjat pak,por mjaftueshem sa per te lene nje impakt interesant ne mendjen tone. Magjia ndodhet brenda nesh.Edhe une kur shkruaj ndonjehere,ate e ndiej perbrenda,nderkohe qe fraza e ngjitur mbi leter mund te jete per te tjeret (mbase dhe per mua) gjeja me idiote qe ekziston. E njejta gje ndodh me lirine.Ajo ndodhet brenda nesh.Liria e brendshme eshte ajo qe nese e zoteron,nuk mund te ta cenoje askush.Ndonjehere me duket qe njerezit qe kerkojne lirine e dhuruar nga te tjeret kane pak probleme me vetebesimin.Gjithsesi,pa u perpjekur te bej ekspertin,une besoj se liria e vertete ndodhet ne mendjen tone. -Marin Dulja
0 comments:
Post a Comment