ESE : Kur fati komandon !

Po iki !!!.Po le pas cdo gje. Uroj t'ia dal.Jam ne stacionin e autobusave me dy valixhe ne duar. Shikoj autobuzat qe ikin e vijne dhe pasagjeret qe hipin e zbresin. Disa caste me vone edhe une do jem nje e tille,do ngjis shkallet e autobuzit,do ulem prane dritares drejt destinacionit"asgjekund".Nuk e di se ku do me coje fati im kete here. Cdo gjee e le ne dore te tij. Une zgjohem nje dite ne mengjes,fus rrobat ne valixhe e iki.Asnjeher nuk qendroj gjate diku,por kete here rregullat u thyen sepse takova"ate". Ate qe me fjalet e tij,me shikimet,buzeqeshjet me vodhi zemren. Per disa kohe me dukej sikur fati im kishte gjetur nje zevendesues "ate". Gabova.
Nuk ishte keshtu.Le valixhet ne toke e ulem ne stolin per te pritur autobusin. Me shume e bera se kujtimet do te lekundin qendrimin tim.E ja pra,ajo dite ne shtepizen e tij ku ai qendronte do ishte dita me e bukur e njekohesisht me e tmerrshmja per mua.Kisha marre nje vendim,do ju dorezoja e tera. Do e leja veten ne duart e tij e keshtu ndodhi,por duke qene se fati im ishte anashkaluar vendosi te nxirrte krye, e situaten t'a merrte ne duar.E ja aty ,perballe meje ,ne dhomen e tij prane deres gjendej nje "tjeter si une".Nje tjeter qe u thye ne mes nga imazhi qe ndeshi aty ne ate dhome. Une dhe ai. Mbase isha une gabimisht aty ose mbase ajo. Nuk ndjeva meshire per veten,ndjeva per ate.Mire te me behet. E dija qe dicka e tille mund te ndodhte se fati im komandon per mua.Une bej jeten e nje endacaku. Une iki,jetoj,cmendem,dashuroj,bertas,iluzionoj.S'me prish pune nje tjeter me shume ne shtrat,me shqeteson qe ky tjetri ishte ndryshe. Me kishte bere te besoj qe i'a vlente te luftoja perkundrejt fatit tim.U ngrita nga shtrati,vesha rrobat e mia e duke i thene te dyve "me duhet te iki tani" ika per te mos e kthyer me kurre koken pas.Ika drejt hotelit ku qendroja. U mbylla ne dhome per me shume se 30 ore duke pare tavanin e bardhe te saj. Se di c'ka doja ne ato momente.?Mbase nje trokitje dere nga ai. E perhumbur ne te bardhe ,nxorra valixhet ,futa rrobat e mora rrugen estacionit.E tani jam ketu.Do iki!!!! Nuk pendohem per kete. Boshlleku ne kraharor sa vjen e zmadhohet,nese deri dje mendoja qe mund t'a mbushja ate,tani s'me intereson mbushja e tij.E ja ashtu e ngrire,ngrihem nga stoli me valixhet ne duar ngjis shkallet e autobuzit . Ndjej per here te fundit eren e ketij vendi qe luan me floket e mi. Hipi,ulem nga dritarja e zhdukem. Zhdukem ne horizont .Kisha vetem nje deshire.Dua qe ky vend te me mbaje mend si vajzen e ngrire ne ate stol. Si vajzen qe betejen me fatin e ka te humbur !!!!. -Anonim
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts