
Vetëm budallenjtë do të mohonin historinë e saj të fundit dhe të habitshme, por kjo është e ndryshme nga mënyra se si ndihen njerëzit në lidhje me të. Shumë, ndjej unë, janë të lodhur nga papajtueshmëria e madhe e revolucionit dixhital, me mburrjet e saj të pafundme dhe retë e zeza në horizont. Referencat ndaj internetit janë të dominuara nga hakerat, viruset, trolls-at, pedofilët, lajmet e rreme dhe lufta kibernetike. Një skeptik i hershëm, shkrimtari i teknologjisë Evgeni Morozov, paralajmëroi refuzimin e rrezikshëm të moralit nga ana e internetit. Algoritmet që mund të riprodhohen si patate të skuqura u bënë gjithnjë e më të fuqishme, por çështjet mbi të mirën dhe e keqen u shpërfillën, a thua se Perëndia i madh matematika t’i kishte vleftësuar të gjitha.
Shihni reagimin e parë të Facebook dhe Google vitin e kaluar ndaj skandalit të lajmeve të rreme. Ato thanë, në fakt, se etika nuk ishte punë e tyre. Interneti ka filluar të duket më pak si një motor i një lirie të re personale, dhe më shumë si e njëjta anarki monopoliste që hidhte në erë hekurudhat e baronëve në shekullin XIX-të. Teksa revolucionet qetësohen, ato zakonisht kërkojnë një proces përshtatjeje. Asokohe hekurudhat riparoheshin dhe imazhi i tyre zbutej. Ngjashëm, ne jemi tani duke u përpjekur të dallojmë online atë që ka rëndësi, çfarë është e mirë dhe çfarë jo. Dixhitalizmi na ka çuar në pikën e ngopjes. Ne tashmë duke duke u ecur drejt epokës “post-dixhitale”, në epokën e përvojës. Është një kohë që e përdor teknologjinë e re si shërbëtore, dhe jo si padron të asaj që është dëshiruar – siç u parashikua me të drejtë nga gjeniu i pare i informatikës, Ada Lavlejs në shekullin e 19-të. Ajo është “ekonomia e re e të jetuarit”, nga Ticketmaster tek Tinder.
0 comments:
Post a Comment