Jetojmë në një kohë dinamike dhe stresuse, që nuk na jep hapësirë as të vërejmë se sa në fakt truri ynë helmohet nga gjithçka që ndodh rreth nesh. Shumë na pengojnë dhe tinguj të ndryshëm që dëgjojmë vazhdimisht, prandaj vjen edhe deri tek stres, depresioni, ankthi.
Veshi i njeriut është programuar të dëgjojë zëra të caktuar çdo ditë pa u kushtuar vëmendje atyre. Njerëzit as nuk e kuptojnë qe sa kjo ndikon mbi stimulin e tepërt të qelizave njerëzore. Sipas hulumtimeve shkencore, kështu shkaktohet shumë dëm. Por, a mund ta zvogëlojmë këtë dëm?
Qetësia është ajo që rigjeneron qelizat njerëzore, thonë shkencëtarët.
Një deri më dy orë në ditë në qetësi sjellin shëndet për trurin, dhe për tërë trupin. Në qetësi truri ynë adaptohet në një gjendje më të qetë, gjë që sjell ndjenjën e relaksimit dhe paqes. Rregullohet frymëmarrja, madje vjen edhe deri tek ulja e stresit sepse në ato çaste nuk u ekspozoheni shumë informatave nga media dhe rrethina.
Në qetësi rigjenerohen qelizat e trurit, përmirësohet kujtesa. Rezultat i kësaj është trupi më i shëndetshëm, sepse çdo gjë fillon nga qelizat. Ato u përgjigjen çdo simuli të cilit i ekspozohemi.
Shkencëtarët thonë që duhet të zvogëlohet ndjekja e mediave. Nëse arrini që gjatë ditës të kaloni dy orë pa televizor, radio dhe internet, do ta vini re ndikimin pozitiv të paqes dhe qetësisë. Kur rrimë në qetësi, bëhemi më të vetëdijshëm për rrethinën tonë dhe u kushtojmë vëmendje tingujve të natyrës, kështu i zhvillojmë shqisat tona, por në një dimension tjetër, i cili nuk është stresues.
Qetësia i jep mundësi trurit të përqëndrohet në mënyrë natyrore. Me këtë përmirësohet aftësia e përqëndrimit dhe vëmendjes. Sipas shkencëtarëve, të kaluarit e kohës në qetësi na mundëson edhe të jemi më të hapur dhe të sinqertë me vetëveten, gjegjësisht jemi më të vetëdijshëm për mendimet dhe ndjenjat tona. Me këtë mësojmë që më mirë ti identifikojmë problemet, por edhe të gjejmë zgjidhje më të mirë për to.
0 comments:
Post a Comment