ESE: Shqiptaret kombi me i vjeter I Ballkanit

Shqiptaret e lashte nenkuptojme Iliro-Pellasget ne kuptimin e 
trashegimise se emrit etnik pasi emri i Ilireve dhe Ilirise ishte i 
njohur ne perjudhen historike, ato si etni ekzistonin me parpara, sepse 
sipas studimeve gejnalogjike mbartesit e genit  te pare "I"   Dinarik ne
Europe, kane qene  populli paleolitike i pare 40.000-35.000 vjeçare i 
cili krijoj  racen qe quhet "raca Adriatike" ose Dinarike.


Plejada te tera perfaqesuesish te shkences kane dhene ndihmese te frytshme per
ndricimin e problemeve themelore te pellazgologjise ne kuadrin e kulturave
mesdhetare.

Hans E. Tunman (1746-1778) i pari studiues, që ju kushtohet pellazgëve 
në kohën moderne, i njeh ata si popull autokton para helen në rajonin e 
Egjeut, dhe shqiptarët pasardhës të tyre. Nënvizon se: “Pellazgët janë 
stërgjyshët e lashtë të maqedonasve, epirotëve dhe shqiptarëve dhe për 
rrjedhim edhe gjuha shqipe rrjedh nga ajo pellazge”.
Gjeografi francez Konrad Maltebrun (1755-1826) shkruan se gjuha shqipe 
ka karakter pellazgjik, sepse sipas Herodotit emrat e shumë perëndive 
vijnë nga gjuha pellazge.

Robert d’Angely (1893-1966) studiues francez, që gjuhën pellazge e lidh
me shqipen, epikat e Homerit fillimisht janë shkruar në gjuhën 
pellazge, më pas u transkriptuan në gjuhën helene

Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto
troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë: 
vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që 
nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet
para e.s.

Ne krahinen e dardanise (Kosova e sotme) kohët e fundit janë vënë re 
pesëdhjetë mbishkrime “zeusiane”, tashmë të botuara, shfaqje të tjera të
panumërta të trashëgimisë kulturore dhe të teogonisë pellazgjike. Duke 
mbajtur parasysh lashtësinë dhe vazhdimësinë kaq të qartë e të 
pandërprerë, studiuesi i shquar i mesjetës, Alen Dyseljë, ka thënë më 
1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të 
ardhur mjaft vonë”..

.Kombi shqiptar eshtë një nga më të vjetërit në Ballkan e në botë. Kjo 
për arësye se ky komb eshte identifikuar më herët si ilirë, ku këta të 
fundit kane një prejardhje ose nje rrenje te vjeter pellazge. Pellazget 
konsiderohen si  ajo popullsi  që ka hedhur rrenjet ne qytetërimin 
mesdhetar , që me vone do të ndahej  në qytetërimet greke, romake, ilire
etj. Pra themi se popullsia parahelene e Greqisë  dhe disa popullsi te 
tjera  ishin pellazge .Shqiptaret   jane sterniperit me autentike te 
pellazgeve, dardaneve dhe te ilirëve të vjetër .

Edhe pas shume peripecive historike, lufterave, pushtimeve etj, 
pellazget – iliro –shqiptaret e ruajten me mijera vjet te papërlyer 
genin e vet me bukuri të virtyteshme.

Dëshmitë të kesaj përcjellje vlerash jemi të gjithë ne sot. Shpalosja me
e madhe e ketyre vlerave ishte festimi madheshtor i 100 vjetorit të 
shpalljes se pavaresise, gjatë të cilit edhe njëherë treguam se 
qëndrojme denjesisht përkrah kombeve të tjerë të botës.

Se pellazgët dhe ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje 
dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtyre civilizimeve, flasin shumë 
studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre 
është nga ata të huajt. Në baze te shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë
e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga pellazgët dhe 
ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts