Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për arsimin e lartë, në një prej kapitujve të tij, parashikohet heqja e procesit të Maturës Shtetërore, si kusht për pranimet e reja në universitete. Sipas tij, Matura Shtetërore do të shkrihet për të mos u konsideruar më si proces hyrës, por dalës, çka do të thotë se rezultatet e arritura në provimet e maturës do të shërbejnë vetëm për të përmbyllur ciklin e mesëm, jo më për të konkurruar në shkollë të lartë, siç ka funksionuar prej nëntë vitesh në vendin tonë. Mirëpo, ndërsa Matura Shtetërore nuk do
të jetë më një prej kushteve për të fituar të drejtën e studimit në një prej fakulteteve publike të vendit, Ministria e Arsimit mban “peng” udhëzimin që do të përcaktojë kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për t’u pranuar si student. Rreth dy javë më parë, burime zyrtare në MAS sqaruan se do të publikonin udhëzimin, pas konsultimeve me drejtuesit e senateve, lidhur me kriteret që do të propozojë secili, në mënyrë që maturantët të jenë të përgatitur që herët me këtë ndryshim. Por, pavarësisht premtimit, MAS nuk ka publikuar ende asnjë udhëzim që parashikon kushtet që duhet të plotësojnë maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta. Në rrethana si këto, nxënësit ankohen se janë të paorientuar dhe se kërkojnë që MAS-i t’i sqarojë në lidhje me procedurat, në mënyrë që të dinë sesa do të jetë kriteri i mesatares për t’u pranuar si student. “Më herët, kur konkurronim në universitet nëpërmjet rezultateve të arritura në provimet e Maturës Shtetërore, e dinim që duhet t’i kushtonim rëndësi mesatares dhe notave të provimeve, pasi pikët e grumbulluara do të vendosnin nëse do të fitonim ose jo të drejtën e studimit, ndërsa tani, me ndryshimet e reja, nuk dimë asgjë. Dimë vetëm që provimet e maturës do të jenë dalëse, jo hyrëse, por kaq nuk mjafton. I bëjmë thirrje ministres së Arsimit të na shpjegojë se si do të procedohet me ne në vazhdim”, thotë Ervin Nezha, maturant.
Pranimet Ajo që dihet me siguri, pavarësisht se në mungesë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, është se sistemi i ri do të lërë.... LEXO TE PLOTE
0 comments:
Post a Comment