Austria ka shumë institucione cilësore të arsimit të lartë. Gjuha e studimeve zakonisht është gjermanishtja, por shumë universitete ofrojnë edhe kurse në gjuhë tjera. Shumica e universiteteve ofrojnë programe për studime bachelor nga 6-8 semestra, programe master nga 2-4 semestra dhe programe doktorature me së paku 6 semestra.
Viti akademik në Austri fillon më 1 tetor dhe përfundon më 30 shtator vitin e ardhshëm dhe përbëhet nga dy semestra dimëror (1 tetor-30 janar) dhe veror (1 mars - 30 shtator). Në Austri ka mbi 2.000 programe universitare në rreth 70 institucione të larta.
Si të aplikoni?
Për tu pranuar në ndonjë program, duhet ta kontaktoni institucionin e cila ofron atë sepse regjistrimi është i ndryshëm varësisht nga institucioni.
Sa kushtojnë studimet?
Për studentët e Austrisë dhe të BE-së, vitin e parë nuk paguhet participimi, ndërsa nga viti i dytë studentët paguajnë 363 euro për semestër. Për studentët e shteteve tjera nevojitet leja për studim, gjegjësisht viza. Participimi për një semestër është 726 euro.
Pjesëmarrja në unionin studentor kushton 17,50 euro për semestër dhe është e obligueshme për çdo student.
Ndihma financiare
Ndahen bursa nga më tepër institucione. Të gjitha mund të gjenden në www.grant.at, ku mund të kërkohen bursat dhe grantet sipas shteteve.
Me c mesatare duhet per te studiuar ne austri
ReplyDelete