"T’i lejojmë vajzat të mësojnë" - Michelle OBAMA

Momentalisht, 62 milion vajza në mbarë botën nuk shkojnë në shkollë. Ato nuk janë duke marrë arsimimin e përgjithshëm- lexim, shkrim, matematikë-asnjë nga aftësitë themelore që iu duhet për veten dhe familjet e tyre, dhe për të kontribuar plotësisht në vendet e tyre.

Shpesh, kuptohet, kjo çështje i atribuohet çështjes së burimeve-një dështim për të investuar para të mjaftueshme në edukimin e vajzave. Ne mund të zgjidhim këtë problem, vazhdon argumenti, në qoftë se ne ofrojmë më shumë bursa për vajzat në mënyrë që ato të mund të përballojnë tarifat shkollore, uniformat, dhe mjetet; dhe në qoftë se ne ofrojmë transportin e sigurt që prindërit e tyre të mos shqetësohen nëse ato do të ngacmohen seksualisht ndërsa shkojnë apo kthehen nga shkolla; dhe në qoftë se ne ndërtojmë banjo shkollore të duhura për vajzat në mënyrë që ato të mos qëndrojnë në shtëpi, kur kanë periodat e tyre.

Dhe është e vërtetë se investime të tilla janë kritike për trajtimin e krizës globale të arsimit të vajzave. Kjo është arsyeja pse, pranverën e kaluar, presidenti dhe unë lançuam “Let Girls Learn” (shqip ‘T’i lejojmë vajzat të mësojnë’), një iniciativë e re për të financuar projektet e arsimimit të vajzave si kampe lidershipi për vajzat dhe banjo të shkollave; edukimin e vajzave në zonat e konfliktit; dhe adresimin e varfërisë, HIV, dhe çështje të tjera që i mbajnë vajzat larg nga shkolla.
Por, ndërsa këto investime janë absolutisht të nevojshme për të zgjidhur problemin e arsimimit të vajzave tona, ato nuk janë thjesht të mjaftueshme. Bursat, banjot, dhe transporti i sigurt nuk do të funksionojnë në qoftë se shoqëritë ende i shohin menstruacionet si të turpshme dhe i shmangin vajzat me menstruacione.
Ose në qoftë se ato dështojnë në ndëshkimin e përdhunuesve dhe i refuzojnë të mbijetuarit e përdhunimit si “mallra të dëmtuara”. Ose, në qoftë se ato ofrojnë pak mundësi për gratë që t’i bashkohen fuqisë punëtore dhe të mbështesin familjet e tyre, për të mos qenë thjesht e zbatueshme financiarisht për prindërit që luftojnë me varfërinë për të dërguar vajzat e tyre në shkollë.
Me fjalë të tjera, ne nuk mund të trajtojmë krizën e arsimimit të vajzave tona deri sa nuk kemi thyer disa tabu më të gjera kulturore dhe praktika që mund të shkaktojnë dhe të përjetësojnë këtë krizë. Dhe ky është pikërisht mesazhi që kisha qëllim të jepja këtë javë kur udhëtova në Lindjen e Mesme.
Unë do të vizitoj vajzat në një shkollë në Jordani-një nga shumë shkolla në atë vend ku shkollohen edhe fëmijët jordanezë, edhe fëmijët, familjet e të cilëve kanë ikur prej konfliktit në Siri-për të nxjerrë në pah fuqinë e investimeve në arsimimin e vajzave.
Por unë gjithashtu do të flas në një konferencë globale për arsimin në Katar, ku do t’i bëj thirrje vendeve  për të bërë investime të reja në arsim dhe gjithashtu për të ndërhyrjë në ligjet dhe praktikat që heshtin, përulin, dhe brutalizojnė gratë-që nga dhuna seksuale, martesa e detyruar e fëmijëve,deri tek ligjet që lejojnë martesat e shoqëruara me dhunë dhe disavantazhimin e femrave në vendin e punës.
Ne e dimë se ndryshimi ligjor dhe kulturor është i mundur, sepse e kemi parë atë në vende të botës, përfshirë vendin tonë. Një shekull më parë, gratë në Amerikë madje nuk mund të votonin. Dekada më parë, ishte krejtësisht ligjore për punëdhënësit që të refuzonin punësimin e grave, dhe dhuna në familje nuk shihej si një krim, por si një çështje private familjare.
Por në çdo brez, njerëzit e guximshëm- burra dhe gra- u ngritën për të ndryshuar këto praktika. Ata e bënë nëpërmjet akteve individuale të tilla si akuzimi i pronarëve të tyre në gjykatë, duke luftuar ndjekjen penalisht të përdhunuesve të tyre, dhe duke i lënë burrat e tyre dhunues-dhe përmes lëvizjeve kombëtare dhe legjislacionit që solli ndryshime si Amendamenti i 19-të, IX, dhe Ligji për Dhunën ndaj Grave.
Ndryshime kulturore të tilla mund të nxisin vendet për të bërë investime më të mëdha në arsimimin e vajzave. Dhe, kur ata e bëjnë, kjo mund të shkaktojë një efekt të fuqishëm që mund të çojë në progres edhe më të madh kulturor dhe politik në emër të grave.
Vajzat që janë të arsimuara martohen më vonë, kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë foshnjore dhe të nënave, dhe kanë më shumë gjasa për të imunizuar fëmijët e tyre dhe më pak gjasa për të marrë HIV. Vajzat e arsimuara fitojnë paga më të mëdha-15 deri në 25 për qind më shumë për çdo vit shtesë të shkollës së mesme, dhe studimet kanë treguar se dërgimi i më shumë vajzave në shkollë, mund të rrisë GDP-në e një vendi.
Dhe, kur vajzat e arsimuara bëhen të shëndetshme, financiarisht të sigurta, gra të fuqizuara, ato janë shumë më mirë të afta për të avokuar për nevojat dhe aspiratat e tyre, dhe për të sfiduar ligjet e padrejta dhe praktikat dhe besimet e gabuara. Pra me të vërtetë, ky mund të jetë një cikël i virtytshëm.

Por në fund të fundit, për mua, kjo çështje nuk është vetëm për politikë apo ekonomi-për mua, kjo është një çështje morale. Ndërsa kam udhëtuar në botë, kam takuar kaq shumë prej këtyre vajzave. Unë kam parë që secila prej tyre ka shkëndijën e diçkaje të jashtëzakonshme brenda tyre, dhe ato janë kaq të uritura për të realizuar ëndrrat e tyre. Ata ecin për orë të tëra çdo ditë për të shkuar shkollë, për të mësuar në tavolinat e prishura në klasa të shkatërruara. Ato studiojnë për orë  të tëra çdo natë, duke shpresuar për të ardhmen, edhe pse shanset e pakta iu copëtojnë zemrën.

Këto vajza nuk janë ndryshe nga vajzat e mia ose nga vajzat tona. Dhe ne kurrë nuk duhet të pranojmë vajzat tona të kenë një trup të dhunuar apo të martohen nga të tjerët për të  rritur fëmijë ndërsa janë adoleshente, të mbyllen në një jetë të varur dhe me abuzime. Ne kurrë nuk duhet t’i rrisim ato në shoqëritë ku heshtet zëri i tyre dhe shtypen ëndrrat e tyre. Asnjë prej nesh këtu në SHBA nuk do t’a pranonte këtë për vajat dhe mbesat tona, kështu që pse ta pranojmë atë për çdo vajzë në planetin tonë?
Si një zonjë e parë, një nënë, dhe një qenie njerëzore, unë nuk mund të rri larg nga këto vajza, dhe kam në plan për të ngritur zërin tim në emër të tyre për pjesën tjetër të jetës sime. Kam planifikuar t’i bëj thirrje udhëheqësve botërorë për të investuar në potencialin e tyre dhe të krijojnë shoqëri që me të vërtetë i vlerësojnë ato si qenie njerëzore. Kam planifikuar për të arritur deri tek liderët lokal, familjet dhe tek vetë vajzat për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me rëndësinë e dërgimit të vajzave në shkollë. Dhe do të flas në lidhje me këtë çështje këtu në shtëpi, sepse unë besoj se të gjithë ne-burra dhe gra, në çdo vend në këtë planet-ka një detyrim moral për t’iu dhënë të gjitha këtyre vajzave një të ardhme të denjë për shpresat dhe ëndrrat e tyre.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts