Afati i aplikimit: 30 Nëntor, 2015
Ericsson Innovation Awards (EIA) 2016 është një konkurs i hapur për studentët nga e gjithë bota që iu jep mundësinë për të zhvilluar ide të reja në fushën e TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) në bashkëpunim me ekspertë të Ericsson. Tema për EIA 2016 është e ardhmja e jetës në qytet. Çfarë mundësish dalin kur gjithnjë e më shumë njerëz lidhen? Si mund të krijojmë mundësinë për krijimin e jetës më të mirë për miliarda njerëz që jetojnë në qytete? Si mund të transformojmë qytetet tona duke përdorur teknologji të reja? Cila është ideja juaj?
Prandaj, konkursi është i fokusuar në idetë e përdorimit të TIK për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe për të siguruar se qytetet e së nesërmes janë vende krijuese, të lidhur dhe të qëndrueshme për të jetuar dhe punuar. EIA 2016 është e hapur për ekipet me dy deri në katër studentë. Pas mbylljes së regjistrimit më 30 nëntor, 2015, dhjetë gjysmë-finalistë do të shpallen më 18 dhjetor, 2015. Nëntë nga gjysmë-finalistët do të përzgjidhen nga një juri e Ericsson, ndërsa një tjetër përmes votimit në publik.
- Çmime ‘Cash’
- Çmimi i parë – 25,000 Euro
- Çmimi i dytë – 15,000 Euro
- Dy çmime shoqërues –1,000 Euro secili
- Shpërblimet në të holla janë vetëm një aspekt i çmimeve që do të fitohen në Ericsson Innovation Awards këtë vit: ka stimuj të rëndësishme në karrierë: Të gjithëve finalistëve dhe gjysmë-finalistëve do t’ju jepet mundësia për t’u marrë në intervistë për një praktikë ose pozicion në kompaninë Ericsson
Procesi i aplikimit
- Regjistroni ekipin tuaj.
- Shikoni detejet se çfarë të zhvilloni dhe aplikoni
Për më shumë informacione, kontaktoni në adresën ericsson.innovation.awards@ericsson.com ose vizitoni faqen zyrtare Ericsson Innovation Awards.
0 comments:
Post a Comment