UNIVERSITETI NË KOPENHAGEN KËRKON ARSIM FALAS PËR MIGRANTËT SIRIAN

Universiteti i Danimarkës në Kopenhagen nga qeveria kërkon të fillojë proces gjyqësor me të cilin do t'ju mundësohet migrantëve falas të studjojnë në Universitet.
Rektori i Universitetit Ralf Hemingsen deklaroi që është e domosdoshme të ndërmerret iniciativë që migrantët nga Danimarka të kenë arsimim falas.


"Migrantët që fituan leje të përkohshme të qëndrimit duhet që nga dita e parë të kenë të drejtën e arsimit. Shumë prej tyre kanë potencial, janë të shkolluar dhe me përvojë. Pa marrë parasysh se a do të mbeten ose do të kthehen nga kanë ardhur, talenti i tyre do të kërkohet" - thotë Hemingsen në letrën e tij ministrit për arsim të Danimarkës, Esben Launde Larsen.

Kryetari i komitetit të studentëve të Danimarkë, Jasmin Davali, deklaroi që nxënësit që vijnë nga kulturat e ndryshme mund të kontribojnë në shkencë, ndërsa dobinë më të madhe nga kjo do ta ketë Danimarka.

Menaxheri PR i Universitetit në Kopenhagen, Xhasper Stin Uinkel tha që shumica e sirianëve kanë arsim të lartë, dhe që të gjithë studentët janë mjaft të talentuar. 
Uinkel shton që ministri Larsen ende nuk i është përgjigjur rektorit, por thekson që nëse ju jepet dritë e gjelbër, është e dosmosdosme që këta studentë së pari të mësojnë anglisht dhe danisht.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts