Pjesa më e rëndësishme e jetës të së rinjve shqiptarë po shkatërrohet nga kushtet e vështira dhe jetesa
në godinat konviktore, sidomos në Tiranë, ndërsa në rrethe as nuk bëhet fjalë për kushtet. Nuk po flasim më për fshatrat apo qytetet e vogla me probleme të mëdha të Shqipërisë,por pikërisht për godinat mu në zemër të Tiranës.Liria që fiton mënjëherë sapo fillon jetën studentore dhe magjia e studimeve universitare,shemben si prishjet e INUK-ut,mënjëherë sapo hyn në ndertesat e mplakura të gjeneratës së re studentore.Fasadat e bukura dhe pikturat murale të romanëve,ia lenë vendit gjysmë mureve të rreckosur e të katranosura si mos më keq.Mure të ftohta e tavane gjithë lagështi,mëgjithëse uji duhet të jetë luks i tepërt në një qytezë më mijëra studentë në qytetin “Studenti” në kryqytet. Banjo që të kujtojnë shtëpitë e vjetra të fshatit,ku përveç kushteve të mjerueshme,largesia nga dhomat e studentëve të sjell një shoë të veçantë studentesh me rroba dhe peshqirë në duar, endur kateve të godinave,herë të nxituar e herë të turpëruar nga mizaskenat e kushteve për të zenë radhen e shumëpritur. Dhomat ama,janë akoma më të “bukura” nga çmund të keni dëgjuar:në një sipërfaqe katrore,më të vogel se sloganet për ardhjen në pushtet të Edi Ramës zenë hapësiren gjithsejt 4 krevate (3 nëse ke lindur me fat e mik!).Në rastet kur komoditeti nuk mungon,dhomat janë të pajisura me dy derrasa të vendosura nga secila anë e murit që lujnë rolin e raftit,dhe një lavaman antik në cep të derës... Këtu fillon edhe zhvillimi i mëtejshem i mendësisë së çdo të riu shqiptar që do jetë nesër e ardhmja e Atdheut. Në ato konvikte lindin çdo vit mendjet e reja të gjenialitetit, por në kushte mjerane jetese. Oksfordi i vjeter shihet të pasqyrohet çdo mengjes në aspiratat e tyre të së ardhmes.Të përballur me pamundësi ekonomike për të mbijetuar studentët njihen me shifra të reja studimesh dhe provimesh,që në koken e tyre përkthehet në lodhje,lot dhe mundime të prindërve të sforcuar,që duan ti mundësojnë fëmijëve të tyre një edukim të denjë. Prezantohen me peticione,mundesi punësimi në callcenter-a,e për një moment iu duket thuajse mund të bëjnë një ndryshim,mund të ecin me hapin e kohes, por a mund të rilindin siç thuhet në tilla kushte të tmerrshme jetese në qytezën e tyre rinore? Po pastaj mund të kuptohet qartë se asgjë nuk mund të bëhet.Ata që pretenduan se bënë ndryshime,ata që pretenduan se ecen me hapin e kohes,apo ata që menduan se rilinden...e kanë ende të shkuaren e tyre të rrenjosur në të njëjtat mure të godinave konviktore të kryeqytetit tonë,që ndoshta lageshtira ia u ka ftohur dhe harruar kujtimet e asaj kohe!
Lidershipi politik aktual nuk duhet të harrojë se ky brez kërkon më tepër kushte jetese, më shumë hapësirë për tu ingranuar në jetën e shoqërisë e mbi të gjitha për të dhënë kontribute nga talenti i tyre , ndonëse studentët në këtë qytezë të tyre, janë të përlyer më lagështinë e qytezës së tyre studentore, ku siç thashë , janë në kushtet e një skene migjeniane.
0 comments:
Post a Comment