Jo rrjeteve sociale para se të flini

Qëndrimi i gjatë para kompjuterit, tabletëve dhe telefonave inteligjentë, sidomos para se të flini, mund t’u shkaktojë pagjumësi dhe ankth.

Një studim i Universitetit të Glasgout në Skoci mbërriti në përfundimin se përdorimi i
këtyre pajisjeve inteligjente, sidomos në shërbim të socializimit virtual tek të rinjtë dhe adoleshentët shkakton pagjumësi, depreson dhe ul vetëbesimin.

Rezultatet e studimit janë bazuar në vrojtimin e 467 të rinjve dhe sjelljes së tyre para gjumit.

“Kush përdor internetin tanë, para gjumit ka prirje të preket më shumë nga depresioni, ankthi dhe pagjumësia”, deklaron Heather Cleland Woods.

Ky nuk është studimi i parë që mbërrin në të tillë përfundim për dëmin që mund të shkaktojë teknologjia e përdorur me tepri nga të rinjtë. Në 2011, një studim i “American Psychological” lidh përdorimin e tepruar të rrjeteve sociale me skizofreninë dhe depresionin akut.

/ Top Channel
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts