Qenie njerezore qe ecin mbi toke.Ne dukje shquhen trupa te gjate (te hijshem),te shkurter,qe mbase e ndjejne shkurtesine perballe gjatosheve.Mimikat e fytyres ndryshojne sipas njerezve.Cdokush I ka te gjitha pjeset e organeve pavaresisht fizikut te tyre.Ne rruge sheh qenie njerezore qe ecin mbi dy kembet e tyre e secili shkon ne destinacionin e nevojshem.Duke hyre brenda qenies se tyre sheh plage te hapura.Disa vatra plagesh po veteperthahen(mbase keshtu eshte qenia njerezore,vetesheruese).
Sheh vatra lumturie qe gati po shperthejne per te “infektuar” gjithe trupin e ne nje dehje sublime per te “infektuar” edhe bashkeudhetarin tend. Jeta eshte e ndertuar mbi rregulla,mbi shkelje rregullash,mbi cmenduri,mbi keqardhje,mbi pyetje qe gjithe kohen ia ben vetes dhe pergjigjet qe I jep vetes sipas momentit per tu vetekenaqur nga pergjigjet e genjeshtera.Ne jete dashurojme e ketu nis filli I problemeve te hidhura e te embla.Dhe bota numeron qindra dashuri.GJithmone te genjen casti I pare dhe dashuria te mbeshtjell ne vorbullen e saj.Nje vorbull qe ngjan me lojrat e femijerise.Dhe shpesh ne ndjejme se dashuria na kthen ne femije te lumtur.E ne keto moment dashurojme fort.Harrojme boten qe ekziston dhe jepemi me gjithe qenien tone. Dhe vijne momente te tjera qe kujtojme se jetojme ne nje bote plot paragjykime ,plot tabu.Ne nje bote me moral te shenjte dhe ne strukemi,ngurtesohemi dhe ndjejme ne fytyren tone fshikullima thashethemesh qe lene vraga te gjakosura .I puthim keto plage dhe prape harrojme boten dhe fytyra behet me e paster se me pare.Ne dashurohemi,me shpirt,me zemer,me trup,por nuk dashurojme me bote.Jemi vetem dy si nje i vetem.Jemi bere per te plotesuar njeri-tjetrin.Sa te ngjashem jemi.E nuk e di sa kohe kalon ne kete delir.Me duket sikur rrime pezull dhe nuk duam asesi te prekim kete bote paragjykuese. Ndjejme presionin e prinderve,qe gjithmone duan te shohin me larg se femijet.Asnjehere nuk I pranojne zgjedhjet e femijeve .Kerkojne te munduren mbi te pamunduren.Por ne jemi te verbuar e nuk pranojme asesi kushte.Ato I vendosim vete sepse harrova t’iu them,dashuria te ben edhe te guximshem.Dashuria te ben edhe mekatar.A nuk nisi bota nga nje mekat?! Dashuria te ben te kujdesshem,por te ben edhe te qash.Dhe nese dashurine do ta krahasoja me mollet ,po iu them se po shijojme mollen me te embel.Syte e dashurise kane nje shkelqim joshes.Nuri I dashurise leshon gjithe qenien ne nje konkurs bukurie.Te jep lirine qe mbase nuk ke guxuar kurre ta ndjesh me pare.E sado ta mbyllesh ne nje kulle te hekurt ajo prape eshte e lire,sepse eshte injektuar ne damare,pa pasur nevoje per rekomandimin e mjekut,nuk ka doktor te te sheroje nga kjo marrezi e bukur.Ka edhe dashuri mashtruese e larg qofte e mos e thente zoti te te bjere per pjese nje fat I tille.Nje fat I servirur nga mashtruesi I zgjuar si nje djall.Jo jo o zot,larg,larg! Vjen nje dite,po po vjen nje dite kur ne nxitim e siper harrojme fjalet magjike “te dua shpirt”.Kerkojme ti mbushim mendjen vetes se ishte thjeshte nje nxitim,por jo nje harrese,jo nje lodhje.Kur dashurojme falim.Shpesh I bejme pyetje vetes se si mund te dashurosh nje kriminel.Ti e sheh llumin e tij dhe prape e dashuron.Eshte dashuri apo eksperiment I eksplorimit te qenieve njerezore?Aty nuk ekziston as shpirti binjak.Ata jane mese te dashuruar dhe kuptoj se dashuria nuk kerkon shume arsye,thjesht ndodh.Diku harresa e nje pervjetori.Dhe tjetri gjithmone eshte gati per shfajesim”sa ngarkese pune “.Ndodhin vazhdimisht keto rrengje te vogla.Rrengje te embla dashurie.Rrengje mashtruese sepse nje zot e di se njeri jep me shume e prape I bie per pjese te fale me shume,te duroje me shume.Kemi edhe dashurine materialiste,vazhdimisht dhurata,hatermbetje kur mungojne dhe egoja e semure gjithmone sheh duart ne jane te zena.Dashuria e vertete te sheh syte dhe aty mbytet ne ate det lumturie me kenaqesine me te madhe,por ajo ka nevoje edhe per “ndonje” dhurate si shperblim per jeten e mrekullueshme qe shijojne.Dashuria te ben te dridhesh nga nje “ethe” pa virus,ca flutura neper stomak dhe ca lot te nxehte qe cuditerisht kane embelsi.Nese ke sinqeritet ke edhe dashuri ,mbase rruges tek-tuk shfaqet nje sinqeritet “I harruar”. Por prape dashuria mbijeton e bukur deri ne dej,pa keqardhje,pa meshire,por bindshem si kurre me pare.Secili dashuron sipas menyres se tij,por varet se cila nga keto dashuri do te lodhet me shpejt e cila do tu mbijetoje furtunave te jetes.Gjithmone dashuria ka nevoje per nje fillim te ri.Ka nevoje per largesi per te matur pulsin e zemres ne mungese.Harresat e premtimeve shpeshtohen dhe nje ftohje totale ne te ashtuquajturen cift.Nje konfuzitet ne dilemat qe te mundojne ne pritje.As puthjet nuk bejne pune tani.Fytyra ne ankth,njeri per te fshehur dhe tjetri gati per nje pyetje pa pergjigje. Gati per te rene ne nje gjume pa endrra ,por me ankthe mbytese.Zgjohesh me e brishte se kurre ,me kembe,jo ne toke,por duke prekur fundin e oqeanit.Dhe si nje notare e zonja as kjo nuk ben pune.Krahet e plagosur nuk levizin dot. Nje padeshire per ajer.I nenshtrohesh ketij fati mbytes.Nje pafuqi per rebelim.Mbase eshte me mire qe ndodhi keshtu.Jeta ka lumturi,pesime dhe mbijetese.Ben nje perpjekje te fundit.Nuk do ta le te me mbyse ankthi.Ben si e forte kur ke frike se mos plandosesh ne toke e shperbehesh ne mijera copash qelqi.Mbase dashuria eshte si qelqi.Po te thyhet mund ta hedhesh ne mbeturina sepse ne dyqane kane arritur ca me te bukura.Nuk do te shkeputesh nga ajo qe pate,mbase syri deshironte ate.Por kupton qe ajo ishte kthyer ne nje rutine,mbase nuk e kishte shkelqimin e pare ,e kishte humbur me kohe,por ti thjesht nuk doje ta vije re.Te ishte kthyer ne domosdoshmeri.Dhe tjetri ben si I lenduar pa fakte.Secili ka arsyet e veta,por arsyeja eshte ftohje,lodhje.Keto jane arsyet e zhgenjimeve dhe fshihen aq bukur.Vijne sharjet,fyerjet,mbase dhe kerkohet falje,por a ka vlere?! Perseri kerkojme nga vetja pse-ne.Degjojme vetem zerin tone.”Mori fund”…Varet se si do e perballosh kete fund .Dhe sa me shpejt te thuhet,aq me mire do jete.Me veten tende perserit se nuk do te kete here te dyte.Qenia njerezore eshte me plage vetesheruese.Perthahen ato me kohe.Dhe me kohe ne nje pesim-mesim kerkon per veten dicka me te mire,me te denje.Prape dashuron dhe kete here mendon”Sa larg dashurise paskam qene”.E prape futesh ne ato vorbulla marramendese.Sa e cuditshme qenka gjithcka!Me kalimin e viteve ,mbase ne moshen e vone njeriu kupton,se pjesen me te madhe te jetes e zene rrengjet e dashurise sa te embla aq edhe mizore.Dhe ne ate moshe kupton domosdoshmerine e te qenit dy. Ky eshte mendimi im per dashurine.Cdo qenie e ndjen sipas karakterit dhe ndertimit te vete jetes se tij.Dashuria eshte e embel.Provojeni.Nuk do humbisni asgje!!
0 comments:
Post a Comment