ESE: A mund të ecim drejt BE-së, me këtë politikë dhe mentalitet?

Shqipëria jonë,është një ndër vendet me pasuri të mëdha natyrore, historike, kulturore. Megjithëse është një vend i vogël ajo ka qënë dhë do të mbetet një ndër vendet më të bukura,që ja vlen të vizitohet nga të gjithë.
Por pavarësisht bukurisë, fatkeqësisht vendi ynë ka pasur dhe ka akoma shumë probleme siç është udhëheqja por edhe mentaliteti i njerëzve. Këto probleme duken pothuajse në të gjithë vendin, përfshirë edhe Tiranën. Tirana, si kryeqytet i vendit tonë,duhet të jetë shembull për të gjithë vendet e tjera, gjë për të cilën nuk është në rrugën e duhur. Faktor për ktë gjë mbetet politika por edhe vetë njerwzit. Njerëzit kur ecin, kudo duhet te jenë të lirë, të sigurt,të qetë dhe të pa "kërcënuar". Ndërkohë, në kryeqytetin tonë, ndodh e kundërta. Pothuajse në të gjitha rrugët e Tiranës, duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur ecën, pasi nuk dihet kur qentë e rrugës, mund tw egërsohen dhe të të sulmojnë. Fenomen të cilit akoma nuk i është dhënë zgjidhja e duhur dhe duhet marrë me seriozitetin e duhur nga udhëheqësit tanë. Një tjetër problem shumw i madh dhe ndikues nw shwndetin tonw, është edhe ajri i ndotur. Plehrat apo "mbetjet" që quhen në gjuhën moderne sipas poltikanëve tanë, mjaftojnë për të shkatërruar shëndetin tonë,prandaj udhëheqësit tanë mos të përpiqën si të sjellin plehrat e botës, por të mendohen si tju jepet zgjidhja e duhur mbeturinave në Shqipëri, pasi në vend të mendojnë si të mbushin xhepat, duhet të mendojnë si të mbushin me "jetë" shqiptarët. Gjithashtu edhe trafiku shumë i rënduar mbetet gjithmonë kërcënues ndaj nesh pasi dëmi që na shkakton është shumë i madh. Pavarësisht paaftësisë së politikanëve tanë në shumë drejtime, gjithashtu edhe njerëzit në Shqipëri nuk kanë arritur akoma emancipimin e duhur, por duket se po ecin me hapa shumë të ngadaltë. Ky fakt duket në shumë drejtime, që nga "sjellja" në rrugë, ashtu edhe në shumë fusha të tjera. Të rinjtë shqiptare duhet të edukohen në të njëjtën mënyre ashtu si bashkëmoshatarët e tyre europiane,etj. Por fatkeqësisht edukuesit e tyre, nuk janë në nivelin e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Këtë gjë e vërtëtojnë shumë individë të rritur,të cilët pavarësisht se janë në shoqërinë e fëmijve te tyre, kalojnë rrugën, kur semafori , me dritë të kuqe për ta, jua ndalon diçka të tillë. Por si mund të tregohen njerëzit kaq të papërgjegjshëm, sa vënë në rrezik jetët e tyre apo mbi të gjitha, edhe të fëmijëve? Gjithashtu një person, në moshë të madhe, ditën lypte duke ecur me paterica dhe duke i pasur të dyja këmbët, ndërsa në darkë përsëri ecte me paterica,por shtirej sikur ishte pa një këmbë. Nga ky rast për të ardhur keq, shohim se shqiptarët në vend të mendojnë për të bërë diçka për veten e tyre,për të gjetur një punë të ndershme,bëjnë budallallëqe nga më të ndryshme, duke ju dhënë shembuj të këqija rinisë shqiptare.Prandaj, kjo kulturë, ky edukim që ju jepet brezave të rinj, është shkatërruese për të ardhmen e shoqërisë sonë.

Por problemet e të rinjve, shumica e shkaktuar nga "tradita" shqiptare nuk kanë të mbaruar. Edhe pse është përmendur shumë herë, të rinjtë shqiptarë, akoma nuk kanë hequr dorë nga klubet, lokalet dhe rrjedhimisht braktisin ambientet e shkollave apo universiteteve ku mund të përvetësonin dije të reja,të cilat do ju japin drejtim jetës apo të ardhmes së tyre. Çdo ditë, shitës të ndryshëm librash, dalin në rrugë për të shitur librat e tyre me çmime të arsyeshme, por për fat të keq, një numër shumë i vogël i tyre blihet nga individët, ndërkohë që cigaret apo pijet, etj, konsumohen vazhdimisht. Ky problem rrit injorancen e tyre, duke i larguar ata nga suksesi dhe nga një e ardhme më e mirë.

Nga këto probleme , por edhe nga shumë të tjera në të gjithë shqipërinë, shohim se Shqipëria nuk po ecën aspak drej zhvillimit, drejt "europianizimit", por thjesht po ecim si gjithmonë me ritme të ngadalta, duke rënë "pre" e politikanëve dhe mentalitetit, faktorë të cilët po na lënë gjithmonë në "start". Ne, së bashku dhe me të gjitha forcat tona duhet të kërkojmë të ndryshojmë, pasi vazhdimisht jemi mësuar nga premtimet e politikanëve, por ne fund zhgënjehemi. Prandaj për të mos përsëritur gabimet, ne duhet të ndryshojmë, duke filluar që nga vetja jonë,pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara, në të njëjtën mënyrë si shtetet më të fuqishme dhe demokratike.

Renato Shkulaku/Student
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts