Si të mësoni apo përmirësoni anglishten tuaj!

Pavarësisht nëse jeni student i anglishtes apo e keni anglishten gjuhën anëtare, aftësitë tuaja gjuhësore mund të përmirësohen edhe më tej. Ka mjaft mënyra dhe metoda të sprovuara për mësimin e anglishtes. Por, pesë mënyra e mëposhtme, janë veçanërisht të vlefshme për studentët e anglishtes si gjuhë e huaj. Ato jo vetëm ju ndihmojnë ta mësoni gjuhën angleze por që të përmirësoheni edhe më tej në aftësitë tuaja me këtë gjuhë.

  1. Gjeni një fjalor të mirë dhe filloni të lexoni një libër, gazetë apo revistë në anglisht që është disi më lartë se sa niveli juaj aktual i gjuhës. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni fjalë të reja në një mënyrë më interesante. Gjithashtu, kjo metodë është e vlefshme për mësimin e termave teknike në një fushë të caktuar (ekonomi, biznes, financë, etj.). Si rrjedhojë, aftësia juaj do të rritet në mënyrë dramatike qoftë edhe duke shpenzuar vetëm 15 minuta në ditë.

  1. Dëgjoni fjalime, shihni dokumentarë apo filma në fusha me të cilat nuk jeni shumë të familjarizuar. Kjo do t’ju ndihmojnë të ushtroheni me terma dhe koncepte përtej nivelit apo njohurive që zotëroni aktualisht. Më tej, kjo metodë do t’ju ndihmojë jo vetëm me fjalorin por mbi të gjitha me aftësinë tuaj për të kuptuar gjuhën e folur. Në fillim ju mund të vendosni nën-titujt (titrat e filmit) por më pas përpiquni ta bëni gjë rregullisht pa vendosur nëntitujt dhe do të vëreni që i gjithë procesi do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës.

  1. Edhe pse mësimi i gramatikës nuk mund të konsiderohet gjithnjë si pjesa më interesante e një gjuhe, gjithsesi gramatika mbetet thelbësore. Por ju mund ta bëni këtë gjë lehtësisht ndërsa jeni duke lexuar një libër apo material më të vështirë ose duke parë një film/dokumentar pasi në të njëjtën kohë do keni mundësi të mësoni strukturën e fjalive të cilën mund ta përshtatni më pas sipas nevojave tuaja.

  1. Mbani një ditar të shkruar i cili do ju lejojë të vini në praktikë aftësitë me anglishten që ju keni qenë duke i praktikuar me materialet që keni qenë duke lexuar, dëgjuar apo gramatikën që keni mësuar deri tani. Më pas ju mund t’i ktheheni shënimeve tuaja për të parë se si keni ecur, madje mund edhe ta vlerësoni vetveten për të kuptuar se ku keni ende nevojë të përmirësoheni. Kjo, mbase, është një nga këshillat më të mira për të përmirësuar anglishten tuaj në cilindo nivel që mund të jeni.

  1. Kur ta ndieni veten se jeni gati, atëherë përpiquni që të gjeni mundësi për t’u ‘zhytur’ tërësisht në këtë gjuhë! Ju mund të kërkoni të qëndroni me persona që flasin vetëm anglisht. Kjo është edhe faza ku ju do jeni në gjendje që të testoni plotësisht aftësitë e reja me gjuhën.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts