Mbrëmja e maturës po afron dhe akoma nuk keni vendosur në qoftë se do të shkoni apo jo? Bëni zgjedhjen e duhur, shkoni, por mos zgjidhni asnjë partner, shkoni vetëm. Në qoftë se merrni një partner/e në mbrëmje duhet të shoqëroheni me të gjatë gjithë natës. Por në qoftë se shkoni vetëm atëherë do të jeni të lirë të veproni dhe të kënaqeni siç dini ju.
Mund të kërceni me kë të doni
Kur shkoni në mbrëmjen e maturës vetëm, e gjithë pista e kërcimit është e juaja dhe nuk ju duhet ta ndani me dikë me “pahir”. Së dyti, mund të kërceni me kë të doni (sigurisht, pa u “vjedhur” të tjerëve partneret).
Mund të kalosh më shumë kohë me miqtë e tu
Pas shumë vitesh, edhe gjimnazi po mbaron dhe do të jetë e vështirë të jesh në kontakt me ata me të cilët kaloje pothuajse tërë ditën. Prandaj, duke kaluar më shumë kohë me miqtë tuaj dhe duke u kënaqur ashtu siç doni, kujt i duhet një shoqëruese?
Mund të flirtoni me kë të doni
“Ndriçimi” juaj nuk mund të mungojë në mbrëmjen e maturës. Veshur bukur, me tërë aksesorët e nevojshëm dhe gati për “gjueti”! Do të ishte ndryshe nëse do të kishit një partner/e… “gjuetia” do të ishte e ndaluar.
Nuk ju duhet të koordinoni veshjet
Koordinimi i veshjeve është kaq i sikletshëm! Prandaj pjesa më e bukur e të shkuarit vetëm në mbrëmjen e maturës është se nuk duhet të ecësh në “tapetin e kuq” përkrah dikujt që është veshur si ti, por në versionin e gjinisë tjetër.
Mund të shkosh e të ikësh kur të duash
Pra, po shkon vonë në mbrëmje? Pa problem!
E gjitha po kthehet në diçka të kotë e jo tërheqëse? Mund të largohesh kur të duash. Axhenda jote të mban vetëm ty dhe askënd tjetër, që do të thotë që nuk të duhet të mbash përsipër presionin e të qëndruarit në mbrëmje edhe nëse nuk të pëlqen.
0 comments:
Post a Comment