
Të gjithë ata kandidatë, që kanë mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore dhe që dëshirojnë të aplikojnë më pas në programet e studimit në IAL publike apo private, duhet të plotësojnë Formularin A1Z online.
Qëllimi i këtij formulari është plotësimi i databazës së të dhënave të kandidatëve, që më pas do të aplikojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë (publike dhe private) për vitin akademik 2016-2017. Aplikimi i kandidatëve për programet përkatëse të studimit do të kryhet në një periudhë që do të përcaktohet në vijim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët e sipërpërmendur, bëhet në shkollat ku ata kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.
Procesi i plotësimit të Formularit A1Z do të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.
Kujdes: Kandidatët të cilët aplikojnë për në IAL gjatë këtij viti akademik (2016-2017) nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në ndonjë program studimi në asnjë Institucion të Arsimit të Lartë gjatë periudhës së aplikimit.
Plotësimi on-line i formularit A1Z do të realizohet nëpër DAR/ZA sipas planit kalendar të mëposhtëm:
Aplikimi me Formularin A1Z (Maturantët përpara vitit 2016)
| ||||||||||||
Datë
|
Aplikuesit në Qytetet
| |||||||||||
03.05.2016
|
Tirana Qytet
|
Tirana Qark
|
Durrës
|
Kavajë
|
Krujë
|
Kamzë
|
Mirditë
| |||||
04.05.2016
|
Tirana Qytet
|
Tirana Qark
|
Dibër
|
Vlorë
|
Gjirokastër
|
Peqin
|
Gramsh
|
Librazhd
|
Sarandë
|
Skrapar
|
Përmet
| |
05.05.2016
|
Elbasan
|
Korçë
|
Pogradec
|
Kolonjë
|
Devoll
|
Berat
|
Kuçovë
|
Kurbin
|
Kukës
|
Mat
|
Delvinë
| |
06.05.2016
|
Fier
|
Mallakastër
|
Tepelenë
|
Lushnjë
|
Shkodër
|
M. e Madhe
|
Pukë
|
Lezhë
|
Bulqizë
|
Has
|
Tropojë
|
0 comments:
Post a Comment