TIRANE- Universitetet publike kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit kërkesat për kuotat e pranimeve për vitin akademik 2015-2016. Kërkesat janë bërë duke u bazuar te kapacitet që ka çdo Universitet Publik, duke filluar nga ambjentet, auditoret, infrastruktura dhe trupa akademike. Për vitin akademik 2015-2016 universitetet kanë propozuar që kuotat të ulen për disa degë. Bëhet fjalë për degët në Universitetin e Tiranës dhe degët në universitetet e
rretheve.
“Nuk do të ulen kuotat për të gjitha degët, por për ato programe studimi ku është e pamundur për të pranuar një numër të lartë studentësh. Pjesa më e madhe e degëve do të kenë afërsisht të njëjtat kuota si një vit më parë,
ndërsa një pjesë do të ulen”, - u shprehën burime pranë Universitetit të Tiranës. Ndërkohë Ministria e Arsimit ka konfirmuar ditën e djeshme se po shqyrton kërkesat e të gjithë universiteteve publike. Kuotat do ti propozohen Këshillit të Ministrave për miratim dhe pritet të publikohen deri në datën 20 korrik.
Një vit më parë kuotat e pranimeve pësuan një ulje drastike. Në vitin 2013-2014 u miratuan 31 mijë kuota për të gjitha universitete publike, ndërsa një vit më parë u pranun 19 726 studentë të rinj. Ulja e kuotave edhe një vit më parë u bë pas kërkesave të universiteteve, pasi një pjesë e degëve në rrethe nuk kishin interes për t’u ndjekur nga studentët e rinj.
Tarifat
Tarifat e programeve të studimit “Bachelor”, “Master profesional” dhe “Master Shkencor” do të pësojnë një rritje të lethtë për vitin 2015-2016. Si në propozimet që ka përgatitur Universiteti i Tiranës dhe në planin afatgjatë të Ministrisë së Arsimit tarifat parashikohet të rriten me 5-9.5%. Një fakt i tillë vrehet dhe në një raport të Ministrisë së Financave ku parashikohet që për vitin 2015-2016, në fushën e arsimit të vilen rreth 4.2 miliardë lekë më shumë ose 9% më shumë se një vit më parë.
AKP, Notat e provimeve me zgjedhje, dalin në 30 qershor
Notat e provimeve me zgjedhje do të dalin ditën e nesërme ose në datën 1 korrik. Sipas Agjensisë Kombëtare të Provimeve, korigjimi i testeve ka ecur mirë dhe notat do të publikohen para afatit të përcaktuar, 5 korrik. Të dhënat paraprake tregojnë se ka një nivel të lartë të maturantëve të cilët kanë marrë nota të larta. Numri i ngelësve deri ditën e djeshme ishte më i ulët se një vit më parë. Pas publikimit të notave të provimeve me zgjedhje, do të publikohet formulari A2, ku maturantët do të zgjedhin 10 preferencat për në universitetet publike.
©Shqiptarja.com
Home »
» Universitetet, ulen kuotat e pranimeve, ndryshojnë tarifat.
Universitetet, ulen kuotat e pranimeve, ndryshojnë tarifat.
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.
0 comments:
Post a Comment