Ky është sezoni, kur maturanët kanë mbyllur provimet dhe e gjithë vëmendja e tyre, për momentin është përqendruar te mbrëmja e maturës.
Shumë prej tyre e kanë festuar, ndërsa shumë të tjerë po bëhen gati për përgatitjet e fundit. Shpesherë, ato përfundojnë me incidente dhe aksidente automobilistike, që jo në pak raste kanë marrë edhe jetë maturantësh.
30 qershor 2013 - 4 maturantë nga
Tropoja mbetën të plagosur mëngjesin e asaj dite në vendin e quajtur “Ura e Bujanit”, teksa po ktheheshin nga mbrëmja e maturës. Të rinjtë me inicialet E.R, O.M., E.I. dhe E.B. po udhëtonin me automjetin tip “Ford” rreth orës 04:00, në momentin që makina ka dalë nga rruga. Pas ndihmës mjekësore që morën, gjimnazistët u gjendën jashtë rrezikut për jetën.
23 maj 2014 - 18-vjeçarja I. Reçi nga Peshkopia humbi tragjikisht jetën dhe 4 bashkëmoshatarët e saj mbetën të plagosur rëndë, më 23 maj 2014. Aksidenti automobilistik u shënua në fshatin Maqellarë, kur të rinjtë po ktheheshin nga një ekskursion në Bulqizë, në ditën e fundit të maturës. Makina, me të cilën ata po udhëtonin, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe. Nga hetimet rezultoi se drejtuesi i makinës, maturanti A. Hoxha nuk kishte patentë.
22 tetor 2013 - 5 maturantë nga Shkodra mbetën të vdekur, gjatë një aksidenti në orët e para të mëngjesit së 22 tetorit 2013, në aksin kombëtar Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Kryebushat, ku makina “BMW”, me të cilën ata po udhëtonin, u përplas fatalisht me një kamion, që transportonte lëndë drusore. Nga aksidenti humbën menjëherë jetën R. Dyli, Xh. Anamali, L. Pirani, O. Meçe, ndërkohë që maturanti O. Merja u nda nga jeta disa orë më pas, në spital.
21 Maj 2012 - 10 maturantë të shkollës së mesme të Vlorës mbetën të plagosur rëndë më 21 maj 2012, në ditën e fundit të përfundimit të shkollës. Aksidenti ndodhi në aksin Orikum-Vlorë, ku kamionçina, me të cilën ata po udhëtonin, doli nga rruga, si pasojë e humbjes së kontrollit nga shpejtësia e lartë. Pjesa më e madhe e maturantëve ndodheshin në pjesën e karrocerisë. Pavarësisht plagosjes së rëndë të tyre, aksidenti përfundoi fatmirësisht pa pasoja të rënda.
14 tetor 2004 - 16 maturantë të shkollës “Abdyl Frashëri” nga Malisheva e Kosovës dhe 34 të tjerë u plagosën rëndë, në një aksident në Fushë-Arrëz të Pukës. Aksidenti u shënua rreth orës 14:00 të datës 14 tetor 2004, kur autobusi, me të cilin ata po udhëtonin, doli nga rruga dhe ra në humnerë. Ky është edhe një nga aksidentet më të rënda automobilistike në vendin tonë.
©Top Channel
Home »
GJIMNAZISTET
» Kur gëzimi i festës së maturës shndërrohet në tragjedi
Kur gëzimi i festës së maturës shndërrohet në tragjedi
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.
0 comments:
Post a Comment