Inxhinieri Informatike

Inxhinieri Informatike

Objektivat

Masteri Shkencor në Inxhinierinë Informatike ka si objektiv kryesor formimin e inxhinierëve të aftë të operojnë në sektorët e projektimit, inxhinierizimit, zhvillimit, ushtrimit dhe mirëmbajtjes së aplikimeve dhe impianteve informatike, të sistemeve të përpunimit të informacionit dhe
sistemeve informative komplekse. Inxhinieri Informatik mund të operojë, si në kontekstin e prodhimit industrial, edhe në fushën e shërbimit të ndërmarrjeve.
Programi i studimit do ketë për qëllim thellimin e njohurive mbi:
- Infrastrukturën hardware
- Menaxhimin e të dhënave
- Metodologjitë e prodhimit dhe mirëmbajtjes së software
- Sisteme multimediale njeri-makinë etj.

Mundesi punesimi

Ky program studimi favorizon një përgatitje teknike dhe bazë shumë solide, në të gjithë fushat e lidhura me inxhinierinë informatike, që lejon një përshtatje të shpejtë me nevojat më të ndryshme profesionale, duke evituar rrezikun e vjetrimit në planin e formimit, me hapësira pune në fushat e mëposhtme:
- Informatikë, industritë informatike që operojnë në fushën e prodhimit hardware dhe software, ndërmarrje shërbimesh, shërbime informatike të administratës publike.
- Automatizim, ndërmarrje elektronike, elektromekanike, kimike, aeronautike në të cilat zhvillohen funksione të dimensionalizimit dhe të realizimit të arkitekturave komplekse, dhe të sistemeve të automatizuara.
- Elektronikë, ndërmarrje të projektimit dhe prodhimit të aparateve dhe sistemeve elektronike, industri prodhimi, sektorë të administratës publike dhe ndërmarrje shërbimesh që aplikojnë teknologji dhe infrastruktura informatike.
- Menaxhim, ndërmarrje prodhimi, shërbime dhe administratë publike për menaxhimin dhe organizimin e ndërmarrjes, për organizimin dhe automatizimin e sistemeve të prodhimit.
- Telekomunikacion, ndërmarrje projektuese, prodhimi dhe ushtrimi, sistemi i infrastrukturës lidhur me marrjen dhe transportin e informacionit dhe përdorimi i tyre në aplikacione telematike.
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts