*Datat jane vendosur vetem per ilustrim!
Kanë të drejtë të konkurrojnë në raundin e dytë të pranimeve (Formulari A3):
Kanë të drejtë të konkurrojnë në raundin e dytë të pranimeve (Formulari A3):
Maturantët/kandidatë që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me formularin A3. Në këtë grup përfshihen kandidatët që:
a)kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2;
b) kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2015;
c) kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, mbi bazën e ekuivalentimit të rezultateve të shkollës së mesme, kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të parë në IALP e vendit tonë; Aplikimin me këtë formular mund ta bëjnë vetëm kandidatët e këtij grupimi që kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë të muajit shtator 2015.

Maturantët/kandidatët që nuk kanë plotësuar formularin A2, përpara se të bëjnë përzgjedhjen e preferencave me anën e formularit A3, duhet të bëjnë pagesën prej 2,000 lekësh për llogari të AKP-së në një nga zyrat e Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë (formulari për arkëtim gjendet në faqen zyrtare të AKP, si dhe do t’i dërgohet drejtorive të shkollave) dhe me mandat pagesën e kryer si dhe me dokument personal identifikimi duhet të paraqiten në shkollën ku kanë kryer aplikimin me formularin A1Z për të futur në sistemin informatik (Portalin e Maturës Shtetërore) notën mesatare. Në rast të kundërt maturantët/kandidatët nuk kanë asnjë mundësi që të aplikojnë me formularin A3, sepse nuk i lejon sistemi për shkak të mungesës së notës mesatare.
Maturantët /kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me formularin A2 (fitues ose jo dhe të regjistruar ose jo) dhe dëshirojnë të vazhdojnë garën për të qenë fitues ose për të kaluar në një preferencë më të lartë, duke ruajtur renditjen e preferencave të formularit A2 të plotësuar në raundin e parë. Këta maturantë nuk plotësojnë formular të ri, por vetëm shprehin vullnetin të vazhdojnë konkurrimin. Nëse në përfundim, maturanti/kandidati që është shpallur fitues në raundin e parë, nuk arrin të klasifikohet në një preferencë më të lartë, mbetet fitues në programin ku është regjistruar më parë dhe vijon studimet e ciklit të parë apo në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Përjashtohen nga konkurrimi në raundin e dytë, maturantët /kandidatët:
a) fitues në preferencën e parë të shprehur në formularin A2 dhe që janë regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve;
b) fitues që kanë konfirmuar regjistrimin përfundimtar në preferencën e shpallur në fazën e parë të A2, nëpërmjet regjistrimit on-line, dhe që janë të regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare, profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Klasifikimi i kandidatëve fitues në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë në raundin e dytë (formulari A3), bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në Parimin e Meritës, pikët e grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa për programet e veçanta studimit të parashikuara me konkurs, edhe nga rezultatet e konkursit të zhvilluar nga vetë kandidati/ja.
AKP shpallë listën e fituesve të raundit të dytë, më datën 23.10.2015, të ndarë sipas programeve përkatëse të studimit, në përputhje me kuotat e rishpërndara nga MAS.
Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 24.10.2015 deri 26.10.2015, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues.
Kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet, në dy programe studimi në IAL publike dhe/ose private.
0 comments:
Post a Comment