Nëse i besoni Wikipedias, termi "maturant" ka prejardhje gjermane dhe me të shënohet provimi përfundimtar i arsimit të mesëm. Rrënjët e veta, si shumica e fjalëve evropiane, i ka nga gjuha latine, në fjalën maturus që do të thotë i/e pjekur.
Me çdo fund të arsimit vjen edhe fillimi i diçkaje të re dhe të ndryshme, nuk është e pazakonshme që të rinjtë, maturën, përkatësisht vitin e fundit, ta festojnë me një kremtim të përbashkët. Diçka e ngjajshme vërehet edhe
tek shkollat fillore, pas klasës së tetë/nëntë. Por, sa pjekuri ka në kokat e këtyre të rinjve, tregojnë jo vetëm notat e faqeve veçse të harruara të ditarit, por edhe parada e tyre e zhurmshme nëpër qytet.Gjatë natës së maturës, shumë maturantë vijnë me veturat e tyre, që nuk mundet askush tjua ndalojë, sepse i kanë lejet e drejtimit. Por, të gjithë e dinë që nuk ekziston natë e maturës pa pije alkoolike. Dhe, për shkak se të gjithë tanimë janë mbi moshën 18 vjeçare, mund të porosisin birrë, verë, tekila,......Problemi është që pas përfundimit të natës, një pjesë e madhe e tyre ulen prapa timonit. Prandaj, prindërit nuk duhet t'ju lejojnë atë natë ta marrin veturën.
Një pjesë e madhe e të rinjve nuk mendojnë që kjo natë mund të kalojë pa alkool, sepse, bëhen të pjekur dhe munden pa fshehur të pinë sa të duan. Kështu, alkooli bëhet veti e përbashkët e maturantëve dhe një "karakteristikë e veçantë e pjekurisë".
"Në një kafene të paajrosur, në perfieri të qytetit. Më kujtohet kur dikush më pyeti si mund ta këshilloj popullin, por vetëm me dy-tre fjalë. Atëherë nuk iu përgjigja pyetjes, por tani e kam mjaft të qartë. Këshilla do të ishte - Mos u dehni."
0 comments:
Post a Comment