
Webfaqja „The Еuropean job mobility portal“ zbulon cilët punëtorë kërkohen në shtetet më të pasura të Evropës.
Austria dhe Gjermania kërkojnë punëtorë me shkollë
të mesme teknike
Austria është shteti i tretë më i pasur në BE. Këtu ka shumë njerëz me arsim të lartë, prandaj edhe mungon kuadri me kualifikme të ulëta, siç janë punëtorët e ndërtimtarisë. Këtu nevojiten elektrikë dhe hidraulikë. Nevojiten edhe njerëz në fushën e turizmit dhe gastronomisë, sidomos kuzhinierët dhe kamarierët.
Situata është e ngjashme në Gjermani. Por, atje rritet papunësia, prandaj zvogëlohet edhe nevoja për punëtorë të huaj. Gjasa më të mëdha për të gjetur punë atje kanë mekanikët, elektrikët, shitësit, vozitësit e transportit publik dhe punëtorët e shëndetësisë.
Ata me fakultet ta provojnë fatin më lart në veri
Vitin e kaluar, Suedi shpalli mungesë të fuqisë punuese, dhe me këtë i hapi dyert për punëtorët e huaj. Ky shtet ka mungesë të madhe të teknikëve, poashtu rritet edhe nevoja për arsimtarë. Punë mund të gjendet edhe për teknikët e informatikës, ndërtimtarët dhe punëtorët e shëndetësisë.
Kur bëhet fjalë për Holandën, më së shumti kërkohen shitësit dhe teknikët e informatikës.
Irlanda është vendi më i mirë për njerëzit me arsim të lartë. Përveç në informatikë, punë mund të gjejnë edhe profesionistët e farmacisë, bioteknologjisë dhe kimisë. Nevojiten edhe kontabilistë, statiscientë dhe analistë.
0 comments:
Post a Comment