ESE: ...

Mes lotëve të hidhur që zbresin nga sytë tashmë të skuqur e të lodhur nga agonia dërrmuese e netëve që duken sikur nuk kanë mbarim,mendime të panumërta sundojnë për një moment skutat më të errëta të mendjes sime. Mendoj për një të ardhme,mendoj për peripecitë e jetës,për provat e kaluara dhe për sfidat që më duhet të kaloj për të qenë në paqe me shpirtin tim. Në paqe ?!
Sa kohë kam që e kam harruar shijen e ëmbël të saj ,atë shije që përcjell e balancon cdo qoshe të mendjes e në luftë me njëra-tjetrën brenda meje. Sa e largët dhe e afërt duket njëkohësisht. Nganjëherë më duket si një humnerë mes jetës e vdekjes,reales dhe surrealess,dëshpërimit e lumturisë. E kërkoj atë paqe pafundësisht , e dua marrëzishtt,por ajo nuk vjen tek unë. Eja ! kam nevojë për ty . Kam nevojë ta rinis jetën nga e para,të lë gjithcka pas,të harroj gjithcka desha dikur,të gjej një aryse për të jetuar sërish. Sërish! Sa boshe më duket kjo fjalë,sa pajetë,por prapëseprapë,ëndërroj me mall të kapem me thonj pas asaj”sërish” e ta bëj timen. Ndonëse është kaq larg ajo ditë, e di! 
Është aq e largët sac janë dhe retë në qiell,e largët sic është dhe ai,por sërish,a jetohet me shpresa të kota ? A mund të jetohet kjo jetë dëshpëruese që të kaplit shpirtin nga pak ? A duhet të vazhdoj të besoj e të jetoj në ëndrra, sikur të ishin të vetmet që ekzistonin dhe më jepnin jetë ? S’duhet, e di ,por cfarë ti bëj kësaj zemre kokëfortë që nuk dëgjon arsye ? Si t’i them që s’mundet të vrapojë më pas dickaje që nuk bën as përpjekjen më të vogël për të ardhur te ajo ?
S’do mund kurrë , e di,por dua ta vras atë shpresë mallëngjyese,dua ta bëj të kuptojë që nëse nuk e ke ,është sepse ashtu ishte e shkruar të ndodhte, ky nuk është fundi ama. E dashurove,por mos u ndjej fajtore për asgjë. Mos u ndjej fajtore për atë dashuri,pasi dashuria s’mundet kurrsesi të jetë një gabim që meriton ndëshkim. Gabimi i vetëm është që s’mundemi dot ta luftojmë atë ndjenjë,kjo është gjithcka ! vendosa ta pranoja fatin tim, vendosa të jetoj sërish ashtu sic jam,mëkatare,por ndonëse mundohem ta fsheh para zemrave të liga të botës, ndonëse them “ Ok,aq ishte ,e lash pas…. “ thjesht gënjej veten….
Por gjithsesi,vuajtjet e shkaktuara nga zemra e një “sundimtari” ,sic pushton “trojet”, thyen zemrën e një mëkatares,duke i vënë vulën asaj dashurie të mohuar….
Edhe pse lotët e dhimbjes shpirtin ma vrasin dalëngadalë,jo vetëm ato,por edhe intrigat,lakmitë,xhelozitë e dashuritë,madje edhe mes përgjërimit e ndjenjës mizore mëshirë,diku gjej forcën, mbështetjen që më duhet për ta hedhur atë hap drejt krijimit të një jete krejtësisht të re. Një jete ku të mos ekzistojë më ndjenja e fajit, le të mbesë e ngujuar në zemër,edhe pse do më duhet të paguaj. Ndoshta me buzëqeshjen time,e cila do zhduket si dielli nën re,gjithcka besoja ,cdo ëndërr,cdo minutë përqendrimi i hedhur tutje ,do mbesi atje. 
E kam të vështirë të heq dorë nga ty,askush më shumë se mua nuk e di se c’heq zemra ime kur e di që nuk do mund të të ketë kurrë . S’mund të më kuptojnë pse edhe pas cdo vuajtje, lëndime,akoma e dashuroj! Këtë ndjenjë s’mundi ta shuajë as largësia,por a do mund unë ? A do mund të zgjohem një ditë dhe të mos e kem mendjen te ai? E di cfarë moment pres ?
Momentin kur një ditë ta kem përballë e të mos ndjej asgjë,të mos ndjej ato drithërimat që më pushtojnë. Momentin kur ta shoh në sy e të mos më përcjellë asgjë i tiji shikim. Atë shikim që dikur e adhuroja,tashmë s’do mund të më stakonte, as dorën s’do bëjë më që të dridhet,e jo më të humbasë plotësisht nga vetë ai dhe të mos përcëllohem nën flakët dhe padrejtësitë përvëluese që ndesh kur ndodhem pranë teje. Vetëm atëherë pra do ia kem dalë mbanë në këtë luftë. Por e vërteta është se…Thellë brenda vetes nuk dua të heq dorë,nuk dua të harroj, por përse të vazhdoj të dua dikë që nuk ndjen asgjë për mua ? Do më dukej sikur ajo zbrazëti e heshtur që gjendet brenda meje , do shtohej dhe më shumë ,ndoshta do më thërrmonte në 000 copa,copa që tashmë do ishin pjesë e një puzzle të avancuar,në pamundësi formimi. Ja kështu do ishte shpirti im…
Por më duhet forcë ,e vështirë për ta gjetur,por jo e pamundur. Asgjë nuk është e pamundur në këtë jetë dhe as kjo nuk ka pse të përbëjë dallim. Ti që dikur ishe jeta për mua,do venitesh,do shuhesh si ato yjet në një qiell me re, të zymtë…por ndonjëherë kjo është më e mira. Pranimi i realitetit është hapi i parë drejt kurimit të zemrës së lënduar,drejt kthimit të buzëqeshjes e të paqes shpirtërore. Mund të zgjasë me vite,por ndoshta ditë dhe muaj nëse dëshira për ta shkatërruar atë dashuri makabre është më e fortë së dëshira për ta pasur e për ta lënduar.
A është kjo ajo që kërkoj ?
Share:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts