Kam mësuar që, ajo që ju mendoni se është gjëja më e keqe që mund t’ju ketë ndodhur në atë moment, në fakt mund të rezultojë të jetë gjëja më e mirë që të ka ndodhur.Mund të numëroj shumë raste kur kam menduar se bota po merrte fund, ndërkohë që pak kohë më vonë kam qeshur me të madhe. Dhe kam falënderuar yjet e fatit për faktin që ajo kthesë ka ndodhur.
Një gjë që do të vëreni tek njerëzit e suksesshëm, sidomos me ata që kanë prirje sipërmarrësi, është se ata i mirëpresin devijimet dhe dështimet si pjesë e natyrshme e udhëtimit që kanë nisur.
Kur mësoj të rinjtë, u them që pikësëpari të mos vënë asnjëherë në dyshim pasionin e tyre dhe aftësinë për të realizuar gjërat. Nëse ke besim në vetvete, në destinacionin tënd, dhe në atë që po përpiqesh të ndërtosh, të gjithë këto do të të bëjnë të kalosh edhe kohët e vështira. Dhe të tilla do të jenë, kohë të vështira, dhe jo fundi i botës.
Kështu që, klisheja e famshme “kur mbyllet një derë, hapet një tjetër”, në fund të fundit nuk është thjeshtë një klishe. Duhet të kesh vetëbesim të mjaftueshëm për të parë derën tjetër që hapet. Dhe kjo kërkon që të mos ngulësh gjatë vështrimin tek dera e mbyllur.
Ekaterina Walter
Drejtore e Househappy, autore e bestsellerit të Wall Street Journal “Mendo si Zack”
0 comments:
Post a Comment