Sa vlen pasuria që Tito u la trashëgimi nipërve?



Beogradi është përfshirë nga diskutimet se sa vlen realisht pasuria që figura më e rëndësishme e historisë së ish-Jugosllavisë, Tito, u ka lënë nipërve të vet.

Fillimisht gjykata themelore kishte përfunduar procesin e parë gjatë 30 vite, dhe më pas ka marrë një vendin për ndarjen e trashëgimisë së Marshallit. Ky vendim pritet të merret në më pak se një muaj.

Historiani Çedomir Antiq, ka deklaruar se  Pasuria e luajtshme e Josip Broz-it vlerësohet në dhjetëra e deri në qindra miliona euro.

“Shqetësimi më i madh i gjitha gjykatave ishte përcaktimi i asaj se çfarë duhet të jetë pronë shtetërore e çfarë private”, ka shtuar Antiq.

Enigmë e madhe mbeten pronat e paluajtshme e Titos, pasi  ato që i kishte marrë kanë qenë personalisht të tijat, dhe për këtë ende nuk dihet se çfarë do të mbetet në pronësi të shtetit.
Share:

Related Posts:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts