Ambasada e ShBA në Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë thirrjen e re për aplikime për Programin Shkëmbim për Studentë Universitar Ndërkombëtar (Global UGRAD) 2018–2019. Global UGRAD financohet nga Byroja e Çështjeve të Edukimit dhe Kulturës së Departamentit të Shtetit të SHBA. Është një bursë e plotë për studime që zgjasin një semestër dhe nuk përfundojnë me gradë shkencore, në një universitet apo kolegj të caktuar në SHBA. Pjesëmarrësit marrin pjesë edhe në shërbime komunitare dhe forcojnë aftësitë e tyre profesionale www.worldlearning.org/ugrad
Çdo të thotë të jesh pjesëmarrës në programin Global UGRAD?
Megi Kurti studente në Informatikë Biznesi pranë Universitetit Metropolitan në Tiranë dhe Romin Hatllari nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë prisnin me padurim të fillonin këtë verë përvojën e tyre të parë ndërkombëtare. Si pjesëmarrës në programin Global UGRAD Megi po studjon në Universitetin Shtetëror të San Marcos në Kaliforni ndërsa Romini është mirëpritur në Universitetin e Fjalës së Mishëruar në San Antonio. Ata janë shumë të lumtur të ndajnë me ju këtë përvojë.
Romini punoi si vullnetar në Fshatin e Fjalës së Mishëruar, një vend i mrekullueshëm për të jetuar për njerëz në moshën e tretë nga mbarë bota. Ai i ndihmoi ata me aktivitete krijuese artizanale dhe u kënaq shumë. “Ishte shumë bukur tek i shihja ata të argëtoheshin, të dëgjoja historitë e tyre të bukura, dhe t’i ndihmoja në procesin e krijimit të kornizave për fotografi. Pjesën më të madhe të kohës e kalova me Znj. Rose një grua e mrekullueshme nga Teksas. Jam i gëzuar që e ndihmova të krijonte kornizën e saj të bukur, që siç e tha dhe ajo vetë, do të jetë një kujtim i këndshëm për të dy ne. E adhuroj mënyrën si i trajtojnë të moshuarit në fshat.”
Takojmë njerëz që të frymëzojnë për jetë
Bizneset dhe universitetet bashkëpunojnë për një përfitim të dyanshëm, të parët për të gjetur punëmarrësit e tyre të ardhshëm dhe të dytët për të përgatitur studentët konkurues ne tregun e punës. Megi ishte shumë e nderuar të takonte dhe të bisedonte me Presidentin dhe CEOn e Turnkey Strategic Relations.
Romini ishte pjesë e ekipit fitues të konkursit më të madh të trivias në San Antonio.
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.
0 comments:
Post a Comment