Jepet alarmi nga parashikuesit e përmbytjeve: Nesër lumi Vjosa del nga shtrati



Klodian Zaimi, parashikues i përmbytjeve në Institutin e Gjeoshkencave, paralajmëron se nesër në mesditë Vjosa të dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje.

“Deri tani kemi pasur reshje shumë intensive që kanë ardhur nga veriu i vendit në pjesë malore dhe kanë zbritur drejt qendrës dhe po shkojnë drejt pjesës jugore.


Në pjesën qendrore do të ketë intensitet gjatë natës, por do të qëndrojnë më gjatë në Jug. Nesër intensitet të lartë të reshjeve në Jug, do të shoqërohen me përmbytje të mundshme, kanë potencial për pasoja”, thotë specialisti për Report Tv.

Sipas tij, reshje ka pasur edhe në pjesën veriore, por ne mendojmë që rreziku më i lartë është te baseni i Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit, ndërsa për Drinin dhe Bunën situata nuk paraqitet problematike.

“Ne parashikojmë që me këto reshje, deri të premten në darkë dhe të shtunën në mesditë mund të kemi dalje të Vjosës nga shtrati me pasoja.

Në momentin e tanishëm nuk mund të parashikojmë dëmet, pasi uji është në nivele mesatare, por sikur e thashë, prurjet maksimale duke ardhur nga Greqia kërkon kohë, që deri të shtunën në mesditë mund të shkaktojnë përmbytjet”, deklaroi ai./D.M-Dritare.net
Share:

Related Posts:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts