Apendisiti tek të rriturit: Si dhe përse ndodh?



A nuk është Apendesiti vetëm një patologji të rinjsh? Shpeshtësia tek të rriturrit është rreth pesë herë më pak, në krahasim tek të rinjtë dhe mund të jetë e lidhur me faktorë që pakësojnë mbrojtjet immunitare, si tek plaku, tek pacienti që ka bërë transplant, apo me sëmundje ose terapi imunodepresive.

Çfarë është apendesiti dhe përse shërben?

Është një pjesë e vogël e zorrës, në formë tubi të hollë e të zgjatur. Gjendet në pjesën e poshtme djathtas të  abdomenit (fosa iliake e djathtë). Ky rajon gjendet shumë pranë pikës në të cilën bashkohen zorra e hollë dhe e trashë. Mukoza (e cila gjendet në faqen e brendshme të apandesitit) është e veshur me ind limfoid, që ka një funksion mbrojtës, por jo perceptues në brendësi të kompleksit të sistemit imunitar.

Cili është shkaku më i shpeshtë i apandesitit?

Deri në 60 % të rasteve shkaktohet nga trashja e folikulave limfoide, që veshin paretin e mukozës së apandesitit. Në vend të dytë, akumulimi i përmbajtjes fekale përbën arsyen e një 30%-shi tjetër të rasteve të apandesitit akut. Tumoret përbëjnë shkakun e tretë, në rend shpeshtësie, por përfaqësojnë vetëm një 0,5-1% të rasteve.

Çfarë komplikacionesh mund të ketë?

Bllokimi dhe inflamacioni i apandesitit lehtëson infeksionet në brendësi të tij. Nëse këto raste nuk zgjidhen spontanisht gjaku nuk arrin, duke provokuar vdekjen qelizore të indit. Eshtë kjo që njihet si apandesiti akut: nëse nuk hiqet kirurgjikisht, apandesiti me inflamacion mund të shpohet, me rrezikun të zgjerohet infeksioni në nivel abdominal, duke provokuar një peritonit (një emergjencë që mund të vërë në vështirësi jetën).

Cilat janë përparimet e fundit në kirurgji?

Në pjesën më të madhe të rasteve ndërhyhet me laparoskopi. Falë kësaj teknike, prerjet janë me të vërtetë të vogla dhe rezultati estetik është më shumë i pranueshëm. Përveç kësaj zvogëlohet me tej rreziku i infeksionit.
Share:

Related Posts:

0 comments:

Post a Comment

---
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts